REGJISTRI I OBJEKTEVE TE PRONESISE INDUSTRIALE

Lloji i Aplikimit
EPO patents
Nënlloji i Aplikimit
EPO Patent
(10) Numri dhe Data e Regjistrimit
6566 2017.06.08
Status
Regjistruar
(180) Data e mbarimit të afatit
2031.08.25
(20) Numri dhe Data e Depozitimit
AL/P/2017/279 2017.05.17
(40) Numri dhe Data e Publikimit
2017.06.27
(86) Data dhe Numri Ndërkombëtar i Depozitimit
15164909.2 2011.08.25
Status
Regjistruar
Data dhe Numri Ndërkombëtar i Publikimit
EP2923688 2017.03.22
(30) Detajet e Prioritetit
Kodi ID e prioritetit
US 376912
(51) Klasat e KNP-së (IPC)
(71/73) Aplikanti
Aplikanti Adresa
Takeda Pharmaceutical Company Limited 1-1, Doshomachi 4-chome, Chuo-ku, Osaka-shi, Osaka
(72) Shpikës
Emri Adresa
Houghton, Frederick Charles ll 4671 Meadow Court, Moorpark, CA California 93021 , US
Roush, Daniel E. 9020 Maryland Street, Niles, IL Illinois 60714 , US
Ariagno, Scott 958 W. Wood Street, Palatine, IL Illinois 60067 , US
(74) Emri i Përfaqësuesit
Emri Adresa
Fatos DEGA Rr.Nikolla Tupe, Pall. tek bar 3 Plepat, Kati 9/1, Tirane , AL
Fatos DEGA Rr.Nikolla Tupe, Pall. tek bar 3 Plepat, Kati 9/1, Tirane , AL
(54) Titull
KONSTRUKSION PËR LEHTËSIMIN E RIFORMULIMIT TË PËRDORUESIT
(57) Abstrakt
(58) Pretendime
Pretendim Përshkrim
1 Një konstruksion riformulues që përmban një enë të parë dhe një enë të dytë, ku konstruksioni është i përshtatshëm për riformulimin e një ilaçi, që përmbahet në enën e parë, me një tretës, që përmbahet në enën e dytë, ku ena e parë përfshin një hapje të parë të mbuluar me një kapak mbyllës të depërtueshëm, ena e dytë përfshin një hapje të dytë të mbuluar me një kapak mbyllës të depërtueshëm, konstruksioni përmban më tej: (a) një karkasë (12, 20, 30) që formon një rrugëkalim (11), ku të paktën një pjesë e enës së parë (70) ekspozohet brënda rrugëkalimit (11), ku karkasa mban në mënyrë të lëvizshme enën e parë në një pozicion pushimi të parë, të paktën një pjesë e enës së dytë ekspozohet brënda rrugëkalimit (11), ena e parë dhe ena e dytë (70, 80) vendosen në mënyrë të tillë që hapja e parë e enës së parë vihet përballë hapjes së dytë të enës së dytë; (b) një nyje transferuese (40) të bashkuar te karkasa (12) dhe të pozicionuar ndërmjet enës së parë (70) dhe enës së dytë (80), ku nyja transferuese (40) përmban një kulm të parë (52) që shtrihet drejt kapakut mbyllës të depërtueshëm të parë dhe një kulm të dytë (62) që shtrihet drejt kapakut mbyllës të depërtueshëm të dytë, ku nyja formon një rrugë fluidi (42) që shtrihet përmes të paktën një pjese të kulmit të parë dhe një pjese të kulmit të dytë, ku kulmi i parë nuk depërton te kapaku mbyllës i parë kur ena e parë është në pozicionin pushues të parë; dhe (c) një mekanizëm lëshimi (100) të konfiguruar për të kapur enën e dytë dhe që përmban një shumësi gishtash (të dalurash) (102, 104, 106) që shtrihen brënda rrugëkalimit (11) për të kapur në mënyrë të çlirueshme karkasën dhe për të mbajtur enën e dytë në një pozicion pushimi të dytë me kapakun e dytë të padepërtuar nga kulmi i dytë, ku gishtat konfigurohen për t’u kapur nga ena e parë, kur ena e parë lëviz pranë një pozicioni aktivizimi të parë, me të paktën një pjesë të kulmit të parë që depërton te kapaku mbyllës i parë për të vendosur komunikim fluid ndërmjet brendësisë së enës së parë dhe rrugës së rrjedhjes, kapja e enës së parë te gishtat, çliron gishtat nga karkasa duke lejuar në mënyrë të mjaftueshme enën e dytë të lëvizë drejt enës së parë për te një pozicion aktivizimi i dytë me të paktën një pjesë të kulmit të dytë që depërton nëpër kapakun mbyllës të dytë për të vendosur komunikim fluid me rrugën e rrjedhjes.
2 Konstruksioni sipas pretendimit 1, ku nyja transferuese (40) formon një rrugë hyrëse (400) dhe një pjesë e jashtme e nyjes transferuese shtrihet përmes karkasës për të formuar një portë dalëse (66) për hyrje nga një përdorues, ku rruga hyrëse siguron komunikimin fluid ndërmjet portës dalëse dhe një pjese të kulmit të dytë.
3 Konstruksioni sipas pretendimit 2, ku rruga hyrëse (400) formohet për të siguruar komunikimin fluid ndërmjet brendësisë së enës së dytë dhe portës dalëse (66), kur ena e dytë është në pozicion të aktivizuar.
4 Konstruksioni sipas pretendimit 2 ose 3, ku porta dalëse (66) përmban një filtër (402) të konfiguruar për të parandaluar grimcat e ngurta të papërziera (83) nga dalja.
5 Konstruksioni sipas cilitdo prej pretendimeve 2 deri 4, ku rruga hyrëse (400) përmban një valvol kontrolli.
6 Konstruksioni sipas pretendimit 5, ku valvola e kontrollit parandalon keqpërdorimin e konstruksionit duke parandaluar ajrin ose lëngun të injektohet në rrugën hyrëse (400).
7 Konstruksioni sipas cilitdo prej pretendimeve paraprirëse, ku ena e parë (70) përfshin një buzë që ndodhet pranë hapjes, gishtat e mekanizmit lëshues (100) konfigurohen që të kapin buzën, kur ena e dytë është në pozicionin aktivizuar të dytë, për të parandaluar lëvizjen kthyese të enës së parë në pozicionin pushues të parë.
8 Konstruksioni sipas cilitdo prej pretendimeve paraprirëse, ku karkasa (12, 20, 30) ruan një konfiguracion statik kur ena e parë (70) lëviz nga pozicioni i parë pushues te pozicioni i aktivizuar i parë dhe ena e dytë (80) lëviz nga pozicioni pushues i dytë te pozicioni i aktivizuar i dytë.