REGJISTRI I OBJEKTEVE TE PRONESISE INDUSTRIALE

Lloji i Aplikimit
EPO patents
Nënlloji i Aplikimit
EPO Patent
(10) Numri dhe Data e Regjistrimit
6610 2017.07.04
Status
Refuzuar
(180) Data e mbarimit të afatit
2033.11.08
(20) Numri dhe Data e Depozitimit
AL/P/2017/275 2017.05.15
(40) Numri dhe Data e Publikimit
2017.08.23
(86) Data dhe Numri Ndërkombëtar i Depozitimit
13829002.8 2013.11.08
Status
Refuzuar
Data dhe Numri Ndërkombëtar i Publikimit
EP2917150 2017.02.15
(30) Detajet e Prioritetit
Kodi ID e prioritetit
IT 20120548
(51) Klasat e KNP-së (IPC)
(71/73) Aplikanti
Aplikanti Adresa
ENEA-Agenzia Nazionale per le Nuove Tecnologie, l''Energia e lo Sviluppo Economico Sostenibile Lungotevere G.A. Thaon di Revel 76, 00196 Roma (RM)
(72) Shpikës
Emri Adresa
TOSTI, Silvano Via della Sorgente 6, I- 00044 Frascati (RM) , IT
SANSOVINI, Mirko Via Sulo 8, I-00189 Roma , IT
(74) Emri i Përfaqësuesit
Emri Adresa
Krenar Loloçi Rr. Deshmoret e 4 Shkurtit, Pall.1/1, Kati 2, Tiranë , AL
Krenar Loloçi Rr. Deshmoret e 4 Shkurtit, Pall.1/1, Kati 2, Tiranë , AL
(54) Titull
PROCES PËR TRAJTIMIN E UJVARAVE TË PËRDORUR NGA MAKINERITË SHTRYDHËSE TË VAJIT TË ULLIRIT ME ANËN E REAKSIONEVE TRANSFORMUESE, DHE FABRIKA PËRKATËSE
(57) Abstrakt
(58) Pretendime
Pretendim Përshkrim
1 Një process për trajtimin e ujrave të përdorur nga makineritë shtrydhëse të vajit të ullirit, karakterizohet në atë që ai përmban hapat e mëposhtëm: - filtrimin e ujrave të përdorur për heqjen e mbetjeve të ngurta (fixed residue); - përqëndrimi i ujrave të përdorur i trajtuar në këtë mënyrë për të eliminuar pjesë të ujit ekzistues; - nxehja dhe avullimi i ujrave të përdorur i trajtuar në këtë mënyrë; - transformimi në një reaktor shtrat-katalitik të ujrave të përdorur në fjalë; - ndarja përmes kondensimit të ujit nga rryma që del nga transformuesi; dhe - rikuperimi i mundshëm i nxehtësisë; përftimi në dalje i një rryme të gastë të përbërë nga hidrogjeni, CO2, metani, CO, dhe përbërës të tjerë.
2 Procesi sipas Pretendimit 1, karakterizohet në atë që reaksionet transformuese ndodhin në një reaktor membrane që kryen në të njëjtën kohë reaksionet transformuese dhe ndarjen e hidrogjenit të prodhuar, duke përftuar nëpërmjet tyre, pas ndarjes përmes kondensimit të ujit nga rryma që del nga transformuesi, një rrymë të gastë pa hidrogjen
3 Procesi sipas Pretendimit 2, karakterizohet në atë që reaktori membranë në fjalë përdor membrana metalike të ngjeshura të afta për të ndarë në mënyrë selektive hidrogjenin nga përzierjet në fazën e gastë.
4 Procesi për trajtimin e ujrave të përdorura nga makineritë shtrydhëse të vajit të ullirit sipas Pretendimit 1, karakterizohet në atë që reaksionet transformuese ndodhin në një transformues që furnizohet me metan, ku uji i reaksionit përbëhet nga vetë ujërat e përdorur që çohen tek transformuesi menjëherë pas filtrimit, duke mos qenë i nevojshëm operacioni i përqëndrimit.
5 Procesi sipas pretendimeve të mëparshme, karakterizohet në atë që ai parasheh përdorimin e një nxehësi (boiler) për djegjen e bërsive të ullirit të prodhuara nga makineria shtrydhëse e vajit me qëllim që të integrojë nxehtësinë e prodhuar në këtë mënyrë në fazat e rikuperim-nxehtësisë të procesit.
6 Procesi sipas Pretendimit 5, karakterizohet në atë që nxehtësia e prodhuar nga djegja e bërsive të ullirit përdoret për të nxehur dhe avulluar ujërat e përdorur dhe për të mbështetur gjithashtu pjesërisht reaksionin transformues në rast të transformimit avullues dhe për hapin e përqëndrimit të ujrave të përdorur.
7 Procesi sipas Pretendimit 1, karakterizohet në atë që rryma e gastë e përbërë nga hidrogjeni, CO2, metani, CO, dhe përbërës të tjerë përdoret të furnizojë me nxehtësi pajisjen e procesit.
8 Procesi sipas Pretendimit 1, karakterizohet në atë që rryma e gastë e përbërë nga hidrogjeni, CO2, metani, CO, dhe përbërës të tjerë përdoret për të prodhuar energji elektrike.
9 Procesi sipas Pretendimit 2, karakterizohet në atë që rryma e gastë e përbërë nga CO2, metani, CO, dhe përbërës të tjerë përdoret të furnizojë me nxehtësi pajisjen e procesit.
10 Procesi sipas Pretendimit 2, karakterizohet në atë që rryma e gastë e përbërë nga CO2, metani, CO, dhe përbërës të tjerë përdoret për prodhimin e energjisë elektrike.
11 Procesi sipas secilit prej pretendimeve të mëparshme, karakterizohet në atë që ujrat e përdorur për t’u përdorur si një rrymë furnizuese përbëhet nga ujra të përdorur tëshmë të trajtuar sipas proceseve të tjera.
12 Një fabrikë për trajtimin e ujrave të përdorur nga makineritë shtrydhëse të vajit të ullirit, karakterizohet në atë që ajo përmban: një stacion filtrimi të ujrave të përdorur për heqjen e mbetjeve të ngurta (fixed residue); një aparat për përqëndrimin e ujrave të përdorur, pasi të jenë filtruar, me qëllim që të përftohet një solucion i lëngshëm me një fraksion organik të përqëndruar për t’u përdorur si rrymë furnizuese; një pajisje për nxehjen dhe avullimin e rrymës furnizuese në fjalë; një reaktor me shtrat katalitik që kryen reaksione të transformimit të avullit ose të transformimit oksidues së bashku me reaksionin e shndrrimit-ujë-gas; një shkëmbyes nxehtësie për rikuperimin e nxehtësisë së rrymës së gastë që del nga reaktori shtrat-katalitik; dhe një aparat kondensimi për ndarjen e ujit nga rryma e gastë që del nga shkëmbyesi i nxehtësisë.
13 Fabrika për trajtimin e ujrave të përdorur nga makineritë shtrydhëse të vajit të ullirit sipas Pretendimit 12, karakterizohet në atë që, kur reaktori shtrat-katalitik zëvendësohet nga një reaktor membrane, ndërmarrja në fjalë përmban: një stacion filtrimi të ujrave të përdorur për heqjen e mbetjeve të ngurta (fixed residue); një aparat për përqëndrimin e ujrave të përdorur, pasi të jenë filtruar, me qëllim që të përftohet një solucion i lëngshëm me një fraksion organik të përqëndruar për t’u përdorur si rrymë furnizuese; një pajisje për avullimin e rrymës së furnizimit në fjalë; reaktori membranë në fjalë, që kryen në të njëjtën kohë reaksionet transformuese dhe ndarjen e hidrogjenit të prodhuar; një shkëmbyes nxehtësie për rikuperimin e nxehtësisë së rrymës së gastë pa hidrogjen që del nga reaktori membranë; dhe një aparat kondensimi për ndarjen ujit nga rryma e gastë që del nga shkëmbyesi i nxehtësisë.
14 Fabrika për trajtimin e ujrave të përdorur nga makineritë shtrydhëse të vajit të ullirit sipas Pretendimit 12, karakterizohet në atë që, në rast se transformimi i metanit ndodh në reaktorin shtrat-katalitik, për të çuar ujrat e përdorur drejtpërdrejt tek transformuesi pas stacionit të filtrimit.