Lloji i Aplikimit
EPO patents
Nënlloji i Aplikimit
EPO Patent
(10) Numri dhe Data e Regjistrimit
6812
2017.10.06
Status
Refuzuar
(180) Data e mbarimit të afatit
2030.11.04
(20) Numri dhe Data e Depozitimit
AL/P/2017/270
2017.05.11
(40) Numri dhe Data e Publikimit
2017.10.24
(86) Data dhe Numri Ndërkombëtar i Depozitimit
10785218.8
2010.11.04
Status
Refuzuar
Data dhe Numri Ndërkombëtar i Publikimit
EP2496735
2017.02.15
(30) Detajet e Prioritetit
| Kodi | ID e prioritetit |
|---|---|
| ZA | 200907752 |
| ZA | 201006338 |
(51) Klasat e KNP-së (IPC)
(71/73) Aplikanti
| Aplikanti | Adresa |
|---|---|
| FFGF Limited | Sea Meadow House Road Town, Tortola |
(72) Shpikës
| Emri | Adresa |
|---|---|
| WOLFOWITZ, Steven, Alan | 18 Neels Street, Menkenkop Hartenbos, 6520 , ZA |
(74) Emri i Përfaqësuesit
| Emri | Adresa |
|---|---|
| Krenar Loloçi | Rr. Deshmoret e 4 Shkurtit, Pall.1/1, Kati 2, Tiranë , AL |
| Krenar Loloçi | Rr. Deshmoret e 4 Shkurtit, Pall.1/1, Kati 2, Tiranë , AL |
(54) Titull
PRODHIM HIDROKARBURESH
(57) Abstrakt
(58) Pretendime
| Pretendim | Përshkrim |
|---|---|
| 1 | Mënyrë prodhimi hidrokarburesh nga dioksidi i karbonit dhe uji, që përmban këto etapa: (a) furnizimi me një recipient të reaksionit (14) që përmban një elektrodë pozitive (34) dhe një mjedis elektrolitik të lëngshëm që përmban ujë dhe material jonizues; (b) furnizimi i një recipienti të dytë të reaksionit (12) që përmban një elektrodë negative (32) dhe një mjedis elektrolitik të lëngshëm që përmban një përzierje uji dhe dioksidi karboni; (c) lidhjen e recipientëve të parë dhe të dytë të reaksionit (12, 14) me mjete lidhjeje të përcaktuar nga një ose disa tuba (16) që përmbajnë një mjedis elektrolitik të lëngshëm; (d) aplikimi i një korrenti elektrik të vazhdueshëm në elektrodën pozitive (34) dhe në elektrodën negative (32) për: • të formuar hidrokarbure, si metani, në nivelin e elektrodës negative (32) në recipientin e reaksionit (12) dhe • të formuar oksigjen në nivelin e elektrodës pozitive (34) në recipientin të reaksionit (14); në të cilin recipientet e reakisonit (12) dhe (14) funksionojnë në një trysni më të lartë se 5,2 bar (5,1 atm) dhe në temperatura të ndryshme, me recipientin e parë të reaksionit (14) që funksionon në një temperaturë nga 20 °C në 30 °C dhe recipienti i dytë i reaksionit (12) që funksionon në një temperaturë nga 50 °C në 200 °C. |
| 2 | Mënyrë sipas pretendimit 1, në të cilin recipientët e reaksionit (12) dhe (14) funksionojnë në trysni të njëjtë. |
| 3 | Mënyrë sipas pretendimit 1 ose 2, në të cilin mënyra e lidhjes përmban një membranë që mundëson që elektronet të kalojnë dhe eventualisht edhe disa jone, por jo atomet. |
| 4 | Mënyrë sipas një prej pretendimeve çfarëdo të mëparshme, në të cilin mënyra e lidhjes është e pajisur më një mënyrë ndalimi, si për shembull një valvulë ose disa valvula. |
| 5 | Mënyrë ipas një prej pretendimeve çfarëdo të mëparshëm, në të cilin mjediset elektrolitike në recipentët e parë dhe të dytë të reaksionit (12, 14) janë mbajtur në gjendje të lëngshme duke bërë që të funksionojnë recipentët (12) dhe (14) në kushtet e trysnisë dhe të temperaturës së përshtatshme. |
| 6 | Mënyrë sipas një prej pretendimeve çfarëdo të mëparshme, në të cilin recipentët e parë dhe të dytë të reaksionit (12, 14) funksionojnë në një trysni më të lartë se 5,2 bar (5,1 atm) deri 1 013 bar (1 000 atm), në mënyrë të preferueshme nga 10,1 bar (10 atm) deri 405 bars (400 atm), në mënyrë edhe më të preferueshme nga 10,1 bar (10 atm) deri 203 bar (200 atm). |
| 7 | Mënyrë sipas një prej pretendimeve çfarëdo të mëparshëm, në të cilin tensioni i aplikuar nëpërmjet elektrodës pozitive (34) dhe elektrodës negatvie (32) është nga -0,5 V deri -20 V, në mënyrë të preferueshme nga -0,5 V deri-10 V, në mënyrë edhe më të preferueshme nga -0,5 V deri -6 V, në mënyëë akoma dhe më të preferueshme nga -0,5 V deri -3 V. |
| 8 | Mënyrë sipas një prej pretendimeve çfarëdo të mëparshëm, në të cilin korrenti i vazhdueshëm i aplikuar në elektrodën pozitive (34) dhe elektrodën negative (32) është nga 50 deri 500 mA, në mënyrë të preferueshme nga 100 deri 200 mA. |
| 9 | Mënyrë sipas një prej pretendimeve çfarëdo të mëparshëm, në të cilin dioksidi i karbonit dhe uji në recipentin e dytë të reaksionit (12) janë përzier në një raport volumetrik prej 1:1 deri 1:2 ose në përpjestime stoekiometrike (ose më shumë) sipas formulës: CO2 + 2H2O → CH4 + 2O2. |
| 10 | Aparat (10) për prodhimin e hidrokarbureve nga dioksidi i karbonit dhe uji, i cili aparat përfshin: një recipent të parë të reaksionit (14), i konceptuar për funksionim në një trysni më të lartë se 5,1 atm, për të mbajtur ujin në fazë të lëngshme; një recipient të dytë të reaksionit (12), konceptuar për funksionim në një trysni më të lartë se 5,1 atm, për të mbajtur një përzierje dioksidi karboni dhe uji në fazë të lëngshme; një elektrodë pozitive (34) të gjendur brenda recipentit të parë të reaksionit (14) ; një elektrodë negative (32) të gjendur brenda recipientit të dytë të reaksionit (12) dhe një mënyrë lidhjeje, përcaktuar për një ose më shumë tuba (16) për të mbajtur një mjedis elektrolitik të lëngshëm, që lidh mjediset elektrolitike në recipientët e parë dhe të dytë të reaksionit (14) dhe (12), në të cilin recipientët e reaksionit (12, 14) janë të aftë të funksionojnë në temperatura të ndryshme, me recipientin e parë të reaksionit (14) që funksionon në një temperaturë nga 20 °C deri 30 °C dhe recipienti i dytë i reaksionit (12) që funksionon në një temperaturë nga 50 °C deri 200 °C. |
| 11 | Aparat sipas pretendimit 10, në të cilin mënyra e lidhjes përmban një membranë që u mundëson elektroneve të kalojnë dhe, eventualisht disa joneve, por jo atomet. |
| 12 | Aparati sipas pretendimit 10 ose 11, në të cilin mënyra e lidhjes është e pajisur me ndalesa, si valvul ose valvula. |