REGJISTRI I OBJEKTEVE TE PRONESISE INDUSTRIALE

Lloji i Aplikimit
EPO patents
Nënlloji i Aplikimit
EPO Patent
(10) Numri dhe Data e Regjistrimit
6693 2017.08.22
Status
Refuzuar
(180) Data e mbarimit të afatit
2033.09.16
(20) Numri dhe Data e Depozitimit
AL/P/2017/238 2017.04.25
(40) Numri dhe Data e Publikimit
2017.09.26
(86) Data dhe Numri Ndërkombëtar i Depozitimit
13774496.7 2013.09.16
Status
Refuzuar
Data dhe Numri Ndërkombëtar i Publikimit
EP2896218 2017.03.15
(30) Detajet e Prioritetit
Kodi ID e prioritetit
HU 1200534
(51) Klasat e KNP-së (IPC)
(71/73) Aplikanti
Aplikanti Adresa
Magyar Innovációs Szövetség Árpád Fejedelem útja 79, 1036 Budapest
Novinex Innováció és Kutatás-Hasznositó Iroda Budafoki út 91, 1117 Budapest
Papp, Gergely Köztársaság u.9, 6768 Baks
(72) Shpikës
Emri Adresa
PAPP, Gergely Köztársaság u.9., H6768 Baks , HU
(74) Emri i Përfaqësuesit
Emri Adresa
Krenar LOLOÇI Rr. Ibrahim Rugova, P.1/1, Kati II, Tiranë, Shqipëri (Albania) , AL
Krenar LOLOÇI Rr. Ibrahim Rugova, P.1/1, Kati II, Tiranë, Shqipëri (Albania) , AL
(54) Titull
PËRSHTATJE E NJË ALTOPARLANTI KOAKSIAL
(57) Abstrakt
(58) Pretendime
Pretendim Përshkrim
1 Përshtatje e një altoparlanti koaksial me një diafragmë të jashtme (21) me qëllim për të operuar në një nivel frekuence më të ulët, një diafragmë e brendshme (23) për operimin në një nivel më të lartë frekuence, të dyja të përshtatura në bosht të përbashkët në një kornizë të përbashkët altoparlanti (10), me një spirale të jashtme zëri (22) të lidhur me diafragmën e jashtme (21), një spirale e brendshme zëri (24) e lidhur me diafragmën e brendshme (23), një magnet i jashtëm dhe i brendshëm i përshtatur në bosht të përbashkët (31, 32), dhe baza hekuri (41, 42, 43), në lidhje me magnetet ku spiralja e zërit (22) e diafragmës së jashtme (21) shtrihet në një hapësirë të jashtme ajri (51) dhe spiralja e zërit (24) e diafragmës së brendshme (22) shtrihet në një hapësirë të brendshme ajri (52) ndërmjet bazave të hekurit, dhe diafragmat (21, 22) sigurohen nëpërmjet elementeve fleksibël penguese (12-14), karakterizuar në atë që magneti i jashtëm (31) orientohet në formë boshtore me polet e tij magnetike, dhe magneti i brendshem (32) eshte orientuar ne menyre radiale me polet e tij magnetike, dhe ne ndonjë pikë ndërmjet bazave të hekurit (43a, 43b) të magnetit të jashtëm (31) dhe bazën e brendshme të hekurit (41) të magnetit të brendshëm (32) një baze e ndërmjet me hekur (42) organizohet, e cila ndahet nga baza e brendshme e hekurit (41) e magnetit të brendshëm (32) nga hapësira e brendshme e ajrit (52) dhe nga baza e sipërme e hekurit (43a) e magnetit të jashtëm (31) nga hapësira e jashtme e ajrit (51).
2 Përshtatja e altoparlantit të pretendimit 1, karakterizuar në ate që magneti i brendshëm (32) dhe magneti i jashtëm (31) të jenë vendosur të paktën pjesërisht në të njëjtin plan.
3 Përshtatja e altoparlantit të pretendimit 2, karakterizuar në mënyrë që sipërfaqja e sipërme e planit të magnetit të brendshëm (32) është vendosur në afërsi të sipërfaqes së sipërme të planit të magnetit të jashtëm (31), mbi sipërfaqen e sipërme të planit të magnetit të jashtëm (31), dhe sipërfaqja e ulët e planit të magnetit të brendshëm (32) është vendosur ndërmjet sipërfaqes së sipërme të planit dhe sipërfaqes së ulët të planit të magnetit të jashtëm (31).
4 Përshtatja e altoparlantit të pretendimeve 1 deri në 3, karakterizuar në ate qe magneti i jashtëm (31) është vendosur mbi një bazë hekuri të poshtme dhe të sipërme (43a, 43b), ku diametri i jashtëm i dy bazave të hekurit (43a, 43b) është kryesisht në përputhje me perimetrin e jashtëm të magnetit të jashtëm (31) dhe përmasën e hapësirës së ajrit (51) ndërmjet diametrit të brendshëm të bazës së sipërme të hekurit (43a) dhe diametri i jashtëm i bazës së ndërmjetme të hekurit (42) është përzgjedhur në përputhje me përmasat e spirales së jashtme të zërit (22).
5 Përshtatja e altoparlantit të pretendimeve 1 deri në 4, karakterizuar në ate që sipërfaqja e thjeshtë e sipërme e bazës së ndërmjetme të hekurit (42) është vendosur kryesisht në të njëjtin plan me atë të sipërfaqes së sipërme të planit të bazës së sipërme të hekurit (43a) dhe sipërfaqja e sipërme e planit e bazës së brendshme të hekurit (41) është vendosur në afërsi të sipërfaqes së sipërme të planit të bazes së ndërmjetme të hekurit (42), poshtë siperfaqes së sipërme të planit të bazës së ndërmjetme të hekurit (42).
6 Përshtatja e altoparlantit të pretendimeve 1 deri në 5, karakterizuar në ate që baza e ndërmjetme e hekurit (42) përbëhet nga një pjesë e sipërme pranë spirales së brendshme të zërit (24) dhe një pjesë e poshtme e cila përshtatet në bazën e brendshme të hekurit (41) ku përmasa e hapësirës së ajrit (52) ndërmjet diametrit të brendshëm të pjesës kryesore të bazës së ndërmjetme të hekurit (42) dhe diametrit të jashtëm të bazës së brendshme të hekurit (41) është përzgjedhur në përputhje me përmasat e spirales së brendshme të zërit (24).
7 Përshtatja e altoparlantit të pretendimit 6, karakterizuar në ate që një pjesë e mesme bosh krijohet ndërmjet pjesës së sipërme dhe pjesës së poshtme të bazës së ndërmjetme të hekurit (42) dhe pjesa kryesore e sipërme përbëhet nga një sipërfaqe konike e cila shtrihet nga një mur i lartë i jashtëm në një mur të brendshëm të ulët.
8 Përshtatja e altoparlantit të pretendimeve 1 deri në 7, karakterizuar në ate që baza e brendshme e hekurit (41) ka një formë kryesisht cilindrike me një ndërprerje në pjesën e sipërme për tërheqjen e magnetit të brendshëm (32).
9 Përshtatja e altoparlantit të pretendimit 8, karakterizuar në ate që siperfaqja e sipërme e planit të bazës së brendshme të hekurit (41) është vendosur më sipër se siperfaqja e sipërme e planit të magnetit të brendshëm (32) dhe magneti i brendshëm (32) i vendosur në bazën e brendshme të hekurit (41) është mbuluar nga një bazë hekuri (44) me një formë disku të rrumbullakët dhe i cili përshtatet në ndërprerjen e bazës së brendshme të hekurit (41).
10 Përshtatja e altoparlantit të pretendimeve 8 dhe 9, karakterizuar në ate që pjesa më e ulët e sipërfaqes së jashtme të bazës së brendshme të hekurit (41) formohet një ndërprerje periferike e cila bashkohet me këndin e brendshëm të bazës së poshtme të hekurit (43b).
11 Përshtatja e altoparlantit të pretendimeve 1 deri në 10 karakterizuar në ate që poli i veriut dhe poli i jugut tëmagnetit të jashtëm (31) drejtohen drejt bazës së sipërme dhe të poshtme të hekurit (43a, 43b).
12 Përshtatja e altoparlantit të pretendimeve 1 deri në 11 karakterizuar në ate që poli i veriut dhe poli i jugut të magnetit të brendshëm (32) drejtohen në drejtim të jashtëm dhe të brendshëm përkatësisht dhe poli në drejtim të jashtëm i magnetit të brendshëm (32) është identik me polin e magnetit të jashtëm (31) i cili drejtohet drejt bazës së sipërme të hekurit (43a).
13 Përshtatja e altoparlantit të pretendimeve 1 deri në 12 karakterizuar në ate që të paktën një nga spiralet e zërit (22, 24) ka një spirale të shumëllojshme ku numri i shtresave mbi njëra-tjetrën ndryshon nëpër spirale.
14 Përshtatja e altoparlantit të pretendimeve 13 karakterizuar në ate që të paktën një nga spiralet e zërit (22, 24) ka një formë kryesisht konike me më shumë brryla mbi njëra-tjetrën në anën e diafragmës dhe më pak brryla në anën tjetër të kundërt të diafragmës.
15 Përshtatja e altoparlantit të pretendimeve 1 deri në 14 karakterizuar në ate që materiali i përdorur për magnetet është neodimium apo përbëhet nga neodimiumi.