REGJISTRI I OBJEKTEVE TE PRONESISE INDUSTRIALE

Lloji i Aplikimit
EPO patents
Nënlloji i Aplikimit
EPO Patent
(10) Numri dhe Data e Regjistrimit
6468 2017.04.24
Status
Refuzuar
(180) Data e mbarimit të afatit
2030.12.23
(20) Numri dhe Data e Depozitimit
AL/P/2017/212 2017.04.12
(40) Numri dhe Data e Publikimit
2017.05.29
(86) Data dhe Numri Ndërkombëtar i Depozitimit
10798240.7 2010.12.23
Status
Refuzuar
Data dhe Numri Ndërkombëtar i Publikimit
EP2516466 2017.03.15
(30) Detajet e Prioritetit
Kodi ID e prioritetit
US 328316
US 290092
US 356126
US 306359
US 349273
(51) Klasat e KNP-së (IPC)
(71/73) Aplikanti
Aplikanti Adresa
Regeneron Pharmaceuticals, Inc. 777 Old Saw Mill River Road,Tarrytown, NY 10591
(72) Shpikës
Emri Adresa
SLEEMAN, W., Mark 118 Lake Drive Mahopac, NY 10541 , US
GUSAROVA, Viktoria 3315 Park Place Springfield, NJ 07081 , US
KIM, Jee, H. 25 Bank Street, 222k White Plains, NY 10606 , US
CHEN, Gang 2478 Mill Pond Road Yorktown Heights, NY 10598 , US
(74) Emri i Përfaqësuesit
Emri Adresa
Vladimir NIKA Bul. Gj.Fishta Pall.1 Jeshil prane Shallvareve, Kati 6, Ap. 16, Tirane , AL
Vladimir NIKA Bul. Gj.Fishta Pall.1 Jeshil prane Shallvareve, Kati 6, Ap. 16, Tirane , AL
(54) Titull
ANTITRUPE NJEREZORE KUNDER PROTEINES ANALOGE ME ANGIOPOIETINEN 4 NJEREZORE
(57) Abstrakt
(58) Pretendime
Pretendim Përshkrim
0
1 Antitrup njerëzor i izoluar ose fragment i tij që lidhet tek një antigen i cili në mënyrë specifike lidhet tek proteina 4 e tipit angiopoietin njerëzor, që përfshin: (a) një zonë që përcakton komplementaritetin 1 të zinxhirit të rëndë / një zonë që përcakton komplementaritetin 2 të zinxhirit të rëndë / një zonë që përcakton komplementaritetin 3 të zinxhirit të rëndë që ka një kombinim të sekuencave amino acide të SEK ID NR: 28/30/32; dhe (b) një zonë që përcakton komplementaritetin 1 të zinxhirit të lehtë / një zonë që përcakton komplementaritetin 2 të zinxhirit të lehtë / një zonë që përcakton komplementaritetin 3 të zinxhirit të lehtë që ka një kombinim të sekuencave amino acide të SEK ID NR: 36/38 /40.
2 Antitrup njerëzor i izoluar ose fragment i tij që lidhet tek një antigen i një antitrupi sipas pretendimit 1, që përmban një zonë të ndryshueshme të zinxhirit të rëndë të zgjedhur nga SEK ID NR: 487, 26, 42 dhe 46.
3 Antitrup njerëzor i izoluar ose fragment i tij që lidhet tek një antigen i një antitrupi sipas pretendimit 1 ose 2, që përmban një zonë të ndryshueshme të zinxhirit të lehtë të zgjedhur nga SEK ID NR: 44, 34 dhe 48.
4 Antitrup njerëzor i izoluar ose fragment i tij që lidhet tek një antigen i një antitrupi sipas pretendimeve 1 deri në 3, që përmban një çift të sekuencave të zonave të ndryshueshme të zinxhirit të rëndë / zonave të ndryshueshme të zinxhirit të lehtë të përzgjedhur nga SEK ID NR: 487/44, 26/34, 42/44 dhe 46/48.
5 Antitrup njerëzor i izoluar ose fragment i tij që lidhet tek një antigen i cili në mënyrë specifike lidhet tek proteina 4 e tipit angiopoietin njerëzor, që përmban sekuencat e zonave përcaktuese të komplementaritetit të zinxhirëve të rëndë dhe të lehtë të vazhdueshëm, brenda çiftit të sekuencave të zonës së ndryshueshme të zinxhirit të rëndë / zonës së ndryshueshme të zinxhirit të lehtë të antitrupit ose fragmentit që lidhet me një antigen, sipas pretendimit 4.
6 Antitrup ose fragment që lidhet tek një antigen sipas pretendimit 4, ku antitrupi ose fragmenti që lidhet tek një antigen ushtron një veprim të kryqëzuar me proteinën 4 të tipit angiopoietin të majmunit cynomolgus dhe me proteinën 4 të tipit angiopoietin të majmunit rhesus.
7 Molekulë acidi nukleik e izoluar që kodon për antitrupin ose fragmentin që lidhet tek një antigen sipas çdonjërit prej pretendimeve të mëparshme.
8 Vektor shprehjeje që përmban molekulën e acidit nukleik sipas pretendimit 7 ose qelizë pritëse që përmban vektorin e shprehjes.
9 Metodë për prodhimin e një antitrupi anti-protein 4 e tipit angiopoietin njerëzor ose të një fragmenti të tij që lidhet tek një antigen, që përfshin rritjen e qelizës pritëse sipas pretendimit 8 në kushte që lejojnë prodhimin e antitrupit ose fragmentit të tij dhe rekuperimin e antitrupit ose fragmentit të tij të prodhuar kështu.
10 Përbërje farmaceutike që përmban antitrupin ose fragmentin që lidhet tek një antigen, sipas secilit prej pretendimeve nga 1 deri në 6 dhe një bartës farmaceutikisht të pranueshem.
11 Përbërje farmaceutike sipas pretendimit 10, që përmban ndër të tjera: (i) një ose më shumë agjentë terapeutik shtesë të përzgjedhur nga një frenues i HMG-CoA reduktaze; dhe një frenues të thithjes së kolesterolit dhe rithithjes së acideve biliare, ose të dyja; një agjent që rrit katabolizmin e lipoproteinave; një agjent që zvogëlon numrin e krizave kardiake jofatale; dhe një aktivizues të faktorit të transkriptimit LXR; ose (ii) një ose më shumë agjentë terapeutik shtesë të zgjedhur nga statinë, niacinë, fibrat, dhe një antitrup anti-PCSK9.
12 Antitrup ose fragment që lidhet tek një antigen sipas çdonjërit prej pretendimeve 1 deri në 6 për përdorim në një metodë për përmirësimin, korrigjimin, ndalimin ose parandalimin e një sëmundjeje ose një çrregullimi të shkatuar (e) nga një proteinë 4 e tipit angiopoietin, ku sëmundja ose çrregullimi të shkaktuar nga një protein 4 e tipit angiopoietin përzgjidhet nga hipertrigliceridemia, hiperkolesterolemia, kilomicronemia, dislipidemia aterogjenike, një sëmundje ose çrregullim kardiovaskular, pankreatiti akut, steatoza hepatike jo alkoolike, diabeti dhe obeziteti.
13 Përdorimi i një antitrupi ose fragmenti të tij që lidhet tek një antigen sipas çdonjërit prej pretendimeve 1 deri në 6 në prodhimin e një medikamenti për përmirësimin, korrigjimin, ndalimin ose parandalimin e një sëmundjeje ose një çrregullimi të shkaktuar nga një proteinë 4 e tipit angiopoietin, ku sëmundja ose çrregullimi të shkaktuar nga një proteinë 4 e tipit angiopoietin përzgjidhet nga hipertrigliceridemia, hiperkolesterolemia, kilomicronemia, dislipidemia aterogjenike, një sëmundje ose çrregullim kardiovaskular, pankreatiti akut, steatoza hepatike jo alkoolike, diabeti dhe obeziteti.