REGJISTRI I OBJEKTEVE TE PRONESISE INDUSTRIALE

Lloji i Aplikimit
EPO patents
Nënlloji i Aplikimit
EPO Patent
(10) Numri dhe Data e Regjistrimit
6467 2017.04.24
Status
Refuzuar
(180) Data e mbarimit të afatit
2033.09.18
(20) Numri dhe Data e Depozitimit
AL/P/2017/211 2017.04.12
(40) Numri dhe Data e Publikimit
2017.05.29
(86) Data dhe Numri Ndërkombëtar i Depozitimit
13773474.5 2013.09.18
Status
Refuzuar
Data dhe Numri Ndërkombëtar i Publikimit
EP2897978 2017.03.22
(30) Detajet e Prioritetit
Kodi ID e prioritetit
US 201261703170
(51) Klasat e KNP-së (IPC)
(71/73) Aplikanti
Aplikanti Adresa
AbbVie Biotherapeutics Inc. 1500 Seaport Boulevard, Redwood City, CA 94063
(72) Shpikës
Emri Adresa
HARDING, Fiona A. 772 Lewis Street Santa Clara, California 95050 , US
RAZO, Olivia Jennifer 6364 Mirabeau Drive Newark, California 94560 , US
(74) Emri i Përfaqësuesit
Emri Adresa
Vladimir NIKA Bul. Gj.Fishta Pall.1 Jeshil prane Shallvareve, Kati 6, Ap. 16, Tirane , AL
Vladimir NIKA Bul. Gj.Fishta Pall.1 Jeshil prane Shallvareve, Kati 6, Ap. 16, Tirane , AL
(54) Titull
METODE PER IDENTIFIKIMIN E ANTITRUPAVE ME IMUNOGENICITET TE REDUKTUAR
(57) Abstrakt
(58) Pretendime
Pretendim Përshkrim
1 Variant i nje antitrupi reference anti-TNFα, ose i një fragmenti lidhës të një antitrupi reference anti-TFNα, ku antitrupi ose fragmenti lidhës i referencës permban gjashtë CDR (zona përcaktuese të komplementaritetit) që kanë sekuenca amino acide që korrespondojnë me Sekuencat Nr. 5 (CDR-H1), Nr. 6 (CDR-H2), Nr. 7 (CDR-H3), Nr. 8 (CDR-L1), Nr. 9 (CDR-L2), dhe Nr. 10 (CDR-L3), dhe i cili variant mbart një zëvendësim Y2K në zonën CDR-H1, dhe ku gjashtë CDR mbartin në total deri në 8 zëvendësime amino acide, krahasuar me sekuencat e CDR së antitrupit ose fragmentit lidhës të referencës.
2 Variant sipas pretendimit 1, i cili mbart më tej të paktën një prej zëvendësuesve të mëposhtëm në zinxhirin e rëndë: i) T6V në CDR-H3, ii) V1G në CDR-H3 dhe T6V në CDR-H3.
3 Variant sipas pretendimit 1 ose 2, i cili mbart më tej të paktën një prej zëvendësuesve të mëposhtëm në zinxhirin e lehtë: i) G5S në DR-L1 dhe A11S në CDR-L1, ii) R7l në CDR-L1, iii) G5S në CDR-L1, R7T në CDR-L1 dhe A11S në CDR-L1, iv) G5S në CDR-L1, R7l në CDR-L1 dhe A11S në CDR-L1.
4 Variant sipas pretendimit 1, i cili mbart më tej të paktën një prej zëvendësuesve të mëposhtëm në zinxhirin e lehtë: i) R7i në CDR-L1, ii) R7T në CDR-L1.
5 Variant sipas pretendimit 1, i cili mbart më tej të paktën një prej zëvendësuesve të mëposhtëm në zinxhirin e lehtë: i) G5S në CDR-L1, R7T në CDR-L1 dhe A11S në CDR-L1, ii) G5S në CDR-L1, R7l në CDR-L1 dhe A11S në CDR-L1.
6 Variant sipas çdonjërit prej pretendimeve të mëparshme, ku antitrupi i reference anti-TFNα ose fragment lidhës i referencës anti-TNFα përmban një zonë të ndryshueshme të zinxhirit të rendë që ka sekuencën amino acide që korrespondon me Sekuenën Nr. 2 dhe një zone të ndryshueshme të zinxhirit të lehtë që ka sekuencën amino acide që korrespondon me Sekuencën Nr. 4.
7 Molekulë acidi nukleik që kodon një variant sipas çdonjërit prej pretendimeve nga 1 deri në 6.
8 Qelizë pritëse që përmban një molekulë acidi nukleik që kodon një variant sipas çdonjërit prej pretendimeve nga 1 deri në 6.
9 Përbërje farmaceutike që përmban një variant sipas çdonjerit prej pretendimeve 1 deri në 6 dhe një bartës farmaceutikisht të pranueshëm.
10 Variant sipas çdonjërit prej pretendimeve 1 deri në 6 për përdorim në një metodë për trajtimin e një çrregullimi imun në një pacient njeri, që përfshin administrimin e variant në fjalë tek pacienti, në një sasi me efekt terapeutik.
11 Variant për përdorim sipas pretendimit 10, duke ditur se çrregullimi imun zgjidhet nga: poliartriti reumatoid, artriti idiopatik fëminor, artriti psoriatik, spondilatriti ankilozues, sëmundja Crohn, psoriazisi pllakë dhe spondilatriti aksial.