Lloji i Aplikimit
EPO patents
Nënlloji i Aplikimit
EPO Patent
(10) Numri dhe Data e Regjistrimit
6525
2017.05.31
Status
Refuzuar
(180) Data e mbarimit të afatit
2031.12.09
(20) Numri dhe Data e Depozitimit
AL/P/2017/180
2017.03.29
(40) Numri dhe Data e Publikimit
2017.06.27
(86) Data dhe Numri Ndërkombëtar i Depozitimit
11808286.6
2011.12.09
Status
Refuzuar
Data dhe Numri Ndërkombëtar i Publikimit
EP2648699
2017.03.01
(30) Detajet e Prioritetit
| Kodi | ID e prioritetit |
|---|---|
| GB | 201020895 |
(51) Klasat e KNP-së (IPC)
(71/73) Aplikanti
| Aplikanti | Adresa |
|---|---|
| Euro-Celtique S.A. | 1, rue Jean Piret, 2350 Luxembourg |
(72) Shpikës
| Emri | Adresa |
|---|---|
| MOHAMMAD, Hassan | 191 Cambridge Science Park Milton Road, Cambridge Cambridgeshire CB4 0GW , GB |
(74) Emri i Përfaqësuesit
| Emri | Adresa |
|---|---|
| FATOS DEGA | NIKOLLA TUPE; Nd. 2; H. 4; Ap. 30; NJËSIA ADMINISTRATIVE NR. 5; NJËSIA BASHKIAKE NR. 5; 1019; TIRANË, TIRANË, TIRANË , TIRANË , AL |
| FATOS DEGA | NIKOLLA TUPE; Nd. 2; H. 4; Ap. 30; NJËSIA ADMINISTRATIVE NR. 5; NJËSIA BASHKIAKE NR. 5; 1019; TIRANË, TIRANË, TIRANË , TIRANË , AL |
(54) Titull
FORMË DOZIMI E PACËNUESHME
(57) Abstrakt
(58) Pretendime
| Pretendim | Përshkrim |
|---|---|
| 1 | Një formë dozimi që përmban: grimca të presuara në gjendje të shkrirë, të pashtrira, që përmbajnë një ilaç që është një agonist opioid; dhe një matricë; ku grimcat e presuara në gjendje të shkrirë të sipërpërmendura janë të pranishme si një fazë e pandërprerë në matricën e sipërpërmendur; kjo matricë përmban një fazë të pandërprerë që përmban një agjent xhelformues; dhe grimcat e sipërpërmendura përmbajnë një kopolimer të estereve alkile të acidit akrilik dhe të estereve alkile të acidit metakrilik ose përzierje të tyre. |
| 2 | Një formë dozimi sipas pretendimit 1, ku grimcat e sipërpërmendura përmbajnë 10 deri 50 % në peshë të kopolimerit të sipërpërmendur, kundrejt peshës së plotë të një grimce, ku kopolimeri i sipërpërmendur jep qëndrueshmëri ndaj thërmimit. |
| 3 | Një formë dozimi sipas pretendimit 1 ose pretendimit 2, ku grimcat e presuara në gjendje të shkrirë kanë diametër dhe/ose gjatësi më pak se rreth 900 µm. |
| 4 | Një formë dozimi sipas cilitdo prej pretendimeve 1 deri 3, ku grimcat e sipërpërmendura përmbajnë edhe një agjent shpejtësi kontrollues ose modifikues. |
| 5 | Një formë dozimi sipas pretendimit 4, ku agjenti shpejtësi kontrollues ose modifikues i sipërpërmendur është alkil celulozë. |
| 6 | Një formë dozimi sipas pretendimit 5, ku alkil celuloza e sipërpërmendur është etilcelulozë. |
| 7 | Një formë dozimi sipas cilitdo prej pretendimeve 4 deri 6, ku grimcat e sipërpërmendura përmbajnë 20 deri 50 % në peshë të agjentit shpejtësi kontrollues ose modifikues të sipërpërmendur, kundrejt peshës së plotë të një grimce. |
| 8 | Një formë dozimi sipas cilitdo prej pretendimeve 1 deri 7, ku agjenti xhelformues i sipërpërmendur përzgjidhet nga oksid polietileni, polivinil alkool, hidroksipropil metil celulozë, karbomere, acide poli(uronike) ose përzierje të tyre. |
| 9 | Një formë dozimi sipas cilitdo prej pretendimeve 1 deri 8, ku agjenti xhelformues i sipërpërmendur është i fortësueshëm. |
| 10 | Një formë dozimi sipas cilitdo prej pretendimeve 1 deri 9, ku agonisti opioid i sipërpërmendur përzgjidhet nga grupi i përbërë nga oksikodon, oksimorfon, hidrokodon, hidromorfon, morfinë, kodeinë, buprenorfinë, fentanil, tramadol, tapentadol dhe kripëra farmaceutikisht të pranueshme të tyre. |
| 11 | Një formë dozimi sipas cilitdo prej pretendimeve 1 deri 10, që përmban edhe një ose më shumë përbërës aktivë të tjerë. |
| 12 | Një formë dozimi sipas pretendimit 1, ku grimcat e sipërpërmendura përmbajnë oksikodon ose hidromorfon, një kopolimer etil akrilat dhe metil metakrilat, etil celulozë si agjent shpejtësi kontrollues ose modifikues, alkool stearil dhe/ose trietil citrat si plastifikues, gliceril dibehenat si lubrifikues dhe jodetyrimisht antagonist opioid. |
| 13 | Një formë dozimi sipas pretendimit 12, ku oksikodoni ose hidromorfoni i sipërpërmendur është i pranishëm si kripë klorhidrike e tij. |
| 14 | Një formë dozimi sipas cilitdo prej pretendimeve 1 deri 13, ku grimcat e sipërpërmendura përmbajnë edhe një antagonist opioid. |
| 15 | Një formë dozimi sipas cilitdo prej pretendimeve 1 deri 14 për përdorim si një ilaç. |
| 16 | Një formë dozimi sipas pretendimit 15, për përdorim në mjekimin ose menaxhimin e dhimbjes. |
| 17 | Një proces për përgatitjen e një forme dozimi sipas cilitdo prej pretendimeve 1 deri 14 që përfshin: i) presimin në gjendje të shkrirë të një përbërjeje që përmban një agonist opioid dhe një kopolimer të estereve alkile të acidit akrilik dhe të estereve alkile të acidit metakrilik, ose përzierje të tyre, përmes vrimave të kokës së stampës presuese me diametër më të vogël se 1.0 mm për të formuar një ekstrudat të shkrirë me diametër mesatar më të vogël se rreth 1000 µm; ii) prerja e ekstrudatit të shkrirë për të fomuar grimca me diametër mesatar më të vogël se rreth 1000 µm; iii) përzierja e grimcave të sipërpërmendura me një material matricor në mënyrë që grimcat e sipërpërmendura të formojnë një fazë të pandërprerë në matricën e sipërpërmendur; dhe iv) formimi me matricën e sipërpërmendur i një forme dozimi. |
| 18 | Një proces sipas pretendimit 17, ku vrimat e kokës së stampës presuese kanë diametër 0.1 mm deri 0.9 mm. |