Lloji i Aplikimit
EPO patents
Nënlloji i Aplikimit
EPO Patent
(10) Numri dhe Data e Regjistrimit
6455
2017.04.19
Status
Regjistruar
(180) Data e mbarimit të afatit
2035.04.13
(20) Numri dhe Data e Depozitimit
AL/P/2017/175
2017.03.24
(40) Numri dhe Data e Publikimit
2017.05.29
(86) Data dhe Numri Ndërkombëtar i Depozitimit
15734553.9
2015.04.13
Status
Regjistruar
Data dhe Numri Ndërkombëtar i Publikimit
EP3008253
2016.12.28
(30) Detajet e Prioritetit
Kodi | ID e prioritetit |
---|---|
DE | 102014005737 |
(51) Klasat e KNP-së (IPC)
(71/73) Aplikanti
Aplikanti | Adresa |
---|---|
Linner, Georg | Willerstedt 1, 83562 Rechtmehring |
(72) Shpikës
Emri | Adresa |
---|---|
Linner, Georg | Willerstedt 1, 83562 Rechtmehring , DE |
(74) Emri i Përfaqësuesit
Emri | Adresa |
---|---|
Krenar Loloçi | Rr. Deshmoret e 4 Shkurtit, Pall.1/1, Kati 2, Tiranë , AL |
Krenar Loloçi | Rr. Deshmoret e 4 Shkurtit, Pall.1/1, Kati 2, Tiranë , AL |
(54) Titull
PAJISJE GËRRYESE PËR MBLEDHJEN DHE HEQJEN E MATERIALEVE BALTË OSE TË NGJASHËM NGA SHTRATI I DETIT
(57) Abstrakt
(58) Pretendime
Pretendim | Përshkrim |
---|---|
1 | Pajisje për mbledhjen dhe heqjen e materialeve plastike dhe mbetëse të depozituar në shtratin e masave ujore, ku një trup kontrollues notues lidhet me një modul thithës përmes linjave fleksibël, e karakterizuar në atë që trupi kontrollues notues (12; 18) është i pajisur të paktën me një pompë/kompresor (13) dhe të paktën një njësi hidraulike (16) si dhe të paktën me një njësi fuqie (20) dhe në tokë lidhet në njërën anë me një urë mbetjesh ose depozitë sedimentesh ose një kontenier i transportueshëm nëpërmjet tubacionesh (22; 14) dhe në anën tjetër me modulin thithës (11), i cili > lëviz në mënyrë të pavarur mbi shtratin e masës së ujit në një shasi me zinxhirë qarkullues special (10), > lidhet me një dëgjues-zhurme (26) dhe/ose një marrës GPS që noton në sipërfaqen e ujit mbi modulin thithës (11) me anën e një kablli (30), > ka një krah mbështetës, një krahësh, dy ose më shumë krahësh, që lëviz lirisht (2) që adoptohet në mënyrë autonome me shtratin e masës së ujit, i vendosur ndërmjet dhe/ose përpara dhe/ose pas gjurmëve të zinxhirit qarkullues të shasisë me zinxhirë rotullues (10), dhe > një platformë mbyllëse (3) e vendosur ndërmjet krahut(ëve) mbështetës (2) dhe një cilindri pastrues (6), > ku cilindri pastrues (6) është montuar brenda një këmbane thithëse (4), > në të cilën një njësi prerëse (5) është fiksuar, > dhe këmbana thithëse (4) ka një fllanxhë/portë thithëse (9) për të paktën një tubacion fleksibël thithës (14). |
2 | Pajisja sipas pretendimit 1, e karakterizuar në atë që moduli thithës (11) ka të paktën një mjet gërryes (7) i vendosur brenda pjesë së preferuar gjysmësfere të këmbanës thithëse (4) para dhe/ose pas cilindrit pastrues (6) me drejtim nga shtrati i masës së ujit, kryesisht në drejtimin e njësisë prerëse (5), gërryes i cili udhëzohet të paktën rreth një pjese të cilindrit pastrues (6) dhe bashkohet të paktën me disa prej fibrave të saj. |
3 | Pajisja sipas pretendimit 1 dhe 2, e karakterizuar në atë që një platformë mbyllëse (3) dhe/ose një platformë udhëzuese është e lidhur ndërmjet dy krahëve mbështetës (2) mbi cilindrin pastrues (6), platformë e cila formon një kanal me cilindrin pastrues (6), kanal i cili kontrollon shpejtësinë e rrymës përgjatë gjatësisë së cilindrit pastrues (6) sipas formës së tij. |
4 | Pajisja sipas pretendimeve 1 deri 3, e karakterizuar në atë që një filtër dhe/ose një barrierë është/janë vendosur mbi cilindrin pastrues (6) dhe mbi platformën mbyllëse (3) dhe/ose platformën udhëzuese. |
5 | Pajisja sipas pretendimit 4, e karakterizuar në atë që të paktën një thikë vendoset poshtë filtrit dhe/ose barierës si njësi prerëse rrotulluese (5). |
6 | Pajisja sipas pretendimit 5, e karakterizuar në atë që një thikë statike në formën e një drapëri të dyfishtë vendoset nën thikën rrotulluese. |
7 | Pajisja sipas pretendimit 5 dhe 6, e karakterizuar në atë që thikat janë bërë sipas dizenjoa së gërshërës. |
8 | Pajisja sipas pretendimeve 5 deri 7, e karakterizuar në atë që njësia prerëse (5) vihet në lëvizje nga një njësi motorike/lëvizëse (8) e vendosur në të jashtmen e kurbës së rumbullakët të këmbanës thithëse (4). |
9 | Pajisja sipas pretendimeve 1 deri 4, e karakterizuar në atë që një ose më shumë njësi prerëse vendosen në pjesën e përparme të shasisë me zinxhirë qarkullues (10). |
10 | Pajisja sipas pretendimeve 5 deri 9, e karakterizuar në atë që pompa (13) vendoset mbi ose anash këmbanës thithëse. |
11 | Pajisja sipas pretendimit 10, e karakterizuar në atë që pompa (13) është e lidhur me urën e mbetjeve ose me depozitën e sedimenteve ose me kontenierin e transportueshëm përmes tubacioneve (22; 14) ose përmes trupit notues (12; 18) ose drejtpërdrejt. |
12 | Pajisja sipas secilit prej pretendimeve nga 1 deri 4, e karakterizuar në atë që cilindri pastrues (6) ka njësinë e vet që e vë në lëvizje. |
13 | Pajisja sipas secilit prej pretendimeve nga 1 deri 4 dhe 12, e karakterizuar në atë që cilindri pastrues (6) është i aftë të rrotullohet në të majtë dhe në të djathtë. |
14 | Pajisja sipas pretendimit 1, e karakterizuar në atë që shasia me zinxirë qarkullues (10) ka një pjesë të pjerrët që ngrihet në të dyja anët. |
15 | Pajisja sipas pretendimit 1 dhe 14, e karakterizuar në atë që shasia me zinxhirë qarkullues (10) ka një gërryes si dhëmbë në mënyrë të preferueshme në mes të brendësisë së saj, në të cilin një njësi lëvizëse vihet në punë me kutinë e vet të shpejtësisë. |
16 | Pajisja sipas secilit prej pretendimeve nga 1 deri 15, e karakterizuar në atë që dëgjuesi i zhurmës (26) dhe/ose sistemi GPS dhe/ose sistemi i kamerave gjenden në trupin kontrollues notues dhe është i lidhur me njësinë e vënies në lëvizje të shasisë me zinxhirë qarkullues (10) dhe me një kontrollues për këtë qëllim. |
17 | Pajisja sipas pretendimit 16, e karakterizuar në atë që kontrolluesi gjeneron një profil pastrues sistematik të shtratit të masës së ujit dhe siguron që moduli thithës (11) të pastrojë vendet e caktuara të shtratit të masës së ujit të paktën njëherë. |
18 | Pajisja sipas pretendimit 1, e karakterizuar në atë që trupi notues (18) është një katamaran ose një mjet lundrues (pontoon), që ka njësinë e vet që e vë në lëvizje. |
19 | Pajisja sipas pretendimit 1, e karakterizuar në atë që tubacionet (14) dhe/ose tubat fleksibël të presionit (22) janë bërë si tuba fleksibël të sheshtë, tek të cilët një tub tjetër fleksibël (24) në mënyrë të preferueshme i mbushur me ajër të kompresuar lidhet ose ngjitet ose bashkohet në një mënyrë tjetër për qëllime të qëndrimit në sipërfaqe. |
20 | Pajisja sipas secilit prej pretendimeve nga 1 deri 19, e karakterizuar në atë që moduli thithës (11) është pajisur me një trup që qëndron në sipërfaqe. |