Lloji i Aplikimit
EPO patents
Nënlloji i Aplikimit
EPO Patent
(10) Numri dhe Data e Regjistrimit
6489
2017.05.15
Status
Regjistruar
(180) Data e mbarimit të afatit
2031.09.12
(20) Numri dhe Data e Depozitimit
AL/P/2017/170
2017.03.20
(40) Numri dhe Data e Publikimit
2017.05.29
(86) Data dhe Numri Ndërkombëtar i Depozitimit
11862833.8
2011.09.12
Status
Regjistruar
Data dhe Numri Ndërkombëtar i Publikimit
EP2691340
2016.12.28
(30) Detajet e Prioritetit
| Kodi | ID e prioritetit |
|---|---|
| US | 201161469537 |
| US | 201113136474 |
(51) Klasat e KNP-së (IPC)
(71/73) Aplikanti
| Aplikanti | Adresa |
|---|---|
| Crystal Lagoons Technologies Inc | Kaya W.F.G. (Jombi) Mensing 14 / CW |
(72) Shpikës
| Emri | Adresa |
|---|---|
| FISCHMANN, T., Fernando | Avenida Kennedy Vitacura, Santiago 8830 / CL , CL |
(74) Emri i Përfaqësuesit
| Emri | Adresa |
|---|---|
| Krenar Loloçi | Rr. Deshmoret e 4 Shkurtit, Pall.1/1, Kati 2, Tiranë , AL |
| Krenar Loloçi | Rr. Deshmoret e 4 Shkurtit, Pall.1/1, Kati 2, Tiranë , AL |
(54) Titull
METODË PËR TRAJTIMIN E UJIT TË PËRDORUR PËR QËLLIME INDUSTRIALE
(57) Abstrakt
(58) Pretendime
| Pretendim | Përshkrim |
|---|---|
| 1 | 1. Metodë me kosto të ulët për trajtimin e ujit, dhe për përdorimin e tij në një proces industrial të rrjedhës së poshtme(2), që pastron ujin dhe eleminon trupat e ngurtë të varur në ujë nëpërmjet filtrimit të një fraksioni të vogël të vëllimit total të ujit, metoda që përfshin: a. Mbledhjen e ujit me një përqendrim të trupave të ngurtë të tretur total (TDS) prej deri në 60,000 ppm; b. Ruajtjen e ujit të lartpërmendur në të paktën një mjet mbajtës (8) me një vëllim prej të paktën 15,000 m3, ku mjeti mbajtës i lartpërmendur ka një pjesë të poshtme (17) në gjendje për t’u pastruar terësisht nëpërmjet një mjeti të thithjes së lëvizsshëm (5); c. Aktivizimin e proceseve vijues përmes të paktën një mjeti koordinimi (1): i. Brenda periudhave prej 7 ditësh, nëpërmjet shtimit të agjentëve dezinfektues tek uji: (1) Për temperatura të ujit deri në 35 gradë Celsius, duke mbajtur ORP e ujit të lartpërmendur prej të paktën 500 mV për një periudhë minimale prej 1 orë për çdo gradë Celsius të temperaturës së ujit: (2) Për temperatura të ujit më të mëdha se 35 gradë Celsius dhe deri në 69 gradë Celsius, duke mbajtur ORP e ujit të lartpërmendur prej të paktën 500 mV për një periudhë minimale prej orësh, ku periudha minimale prej orësh llogaritet nëpërmjet ekuacionit vijues: [35 orë] - [Temperaturë e ujit në gradë Celsius - 35] = periudhë minimale prej orësh; dhe (3) Për temperatura të ujit prej 69 gradë Celsius ose më shumë, duke mbajtur ORP e ujit të lartpërmendur prej të paktën 500 mV për një periudhë minimale prej 1 orë; ii. Aplikimin e agjentëve oksidant për të shmangur përqendrimet e hekurit dhe manganit të tejkalojnë 1 ppm; iii. Aplikimin e koagulantëve, flokulantëve, ose një përzierje të tyre për të shmangur trazimin të tejkalojë 5 NTU; iv. Thithjen e rrjedhjes së ujit që përmban grimca të dekantuara, të prodhuara nëpërmjet proceseve të mëparshëm, me një mjet të thithjes së lëvizsshëm (5) për të shmangur trashësinë e materialit të dekantuar të tejkalojë 100 mm mesatarisht; v. Filtrimin e rrjedhjes së thithur nëpërmjet mjetit të thithjes së lëvizsshëm (5), me të paktën një mjet filtrimi (3); dhe vi. Kthimin e ujit të filtruar në të paktën një mjet mbajtës të lartpërmendur (8); ku proceset pastrojnë ujin dhe eleminojnë trupat e ngurtë të pezulluar nëpërmjet filtrimit vetëm të një fraksioni të vogël të vëllimit total të ujit, dhe ku mjeti i koordinimit (1) merr informacion (10) në lidhje me parametrat që kontrollohen, dhe aktivizon në kohë proceset e hapit c) për të rregulluar parametrat e lartpërmendur brenda limiteve të tyre, ku kimikatet (14) aplikohen vetëm kur ato nevojiten, dhe ku mjeti i filtrimit (3) dhe mjeti i thithjes i lëvizsshëm (5) operojnë vetëm sipas nevojës për të mbajtur parametrat e ujit brenda limiteve të tyre; dhe d. Përdorimin e ujit të trajtuar të lartpërmendur në një proces industrial të rrjedhës së poshtme (2), ku uji i trajtuar i lartpërmendur përdoret si material i papërpunuar për një proces industrial (2) dhe qarkullon në një cikël të hapur, ku procesi industrial (2) përfshin osmozë të kundërt, desalinim, kultivim të algave, një proces akuakulturë, një proces miniere, dhe kombinime të tyre. |
| 2 | Metoda me kosto të ulët për trajtimin e ujit, sipas pretendimit 1, ku: a. nëse uji i mbledhur në fazën a) ka një përqendrim të trupave të ngurtë të tretur total më pak se ose të barabartë me 10,000 ppm, Indeksi i Ngopjes Langelier Index duhet të jetë më pak se 3; ose b. nëse uji i mbledhur në fazën a) ka një përqendrim të trupave të ngurtë të tretur total më të madh se 10,000 ppm, Indeksi i Ngopjes Stiff & Davis duhet të jetë më i ulët se 3. |
| 3 | Metoda me kosto të ulët për trajtimin e ujit, sipas pretendimit 2, ku Indeksi i Ngopjes Langelier ose Indeksi i Ngopjes Stiff & Davis Saturation mbahet nën 2 nëpërmjet një procesi të zgjedhur nga rregullimi i pH, shtimi i antiskalantëve, ose një procesi të zbutjes së ujit. |
| 4 | Metoda me kosto të ulët për trajtimin e ujit, sipas pretendimit 3, ku antiskalantët përfshijnë acid fosfonik, PBTC (acid fosfobutan-trikarboksilik), kromate, polifosfate zinku, nitrite, silikate, substanca organike, soda kaustike, polimerë me bazë acidi malik, poliakrilate sodiumi, kripra sodiumi të acidit etilene diamine tetracetik, benzotriazole, ose një kombinim të tyre. |
| 5 | Metoda me kosto të ulët për trajtimin e ujit, sipas pretendimit 1, ku uji i mbledhur mund të jetë një lëng i mbetur nga një proces industrial ose ujë i mbledhur nga një burim uji natyror dhe/ose ujë i trajtuar. |
| 6 | Metoda me kosto të ulët për trajtimin e ujit, sipas çdonjërit prej pretendimeve 1 deri në 5, ku agjentët dezinfektues përfshijnë ozone, produkte biguanide, përbërje me bazë bromine, përbërje me bazë halogjeni, ose një kombinim të tyre. |
| 7 | Metoda me kosto të ulët për trajtimin e ujit, sipas çdonjërit prej pretendimeve 1 deri në 6, ku informacioni i marrë nëpërmjet mjetit të koordinimit (1) përftohet nëpërmjet inspektimit vizual, algoritmave në bazë të eksperiencës, nëpërmjet detektorëve elektronik ose kombinimeve të tyre. |
| 8 | Metoda me kosto të ulët për trajtimin e ujit, sipas çdonjërit prej pretendimeve 1 deri në 7, ku agjentët dezinfektues përfshijnë përbërje me bazë halogjeni; kripra permanganate; perokside; ozone; sodium persulfate; potasium persulfate; oksidantë të prodhuar nëpërmjet metodave elektrolitike, ose një kombinim të tyre. |
| 9 | Metoda me kosto të ulët për trajtimin e ujit, sipas çdonjërit prej pretendimeve 1 deri në 8, ku agjentët flokulant ose koagulant përfshijnë polimerë, si polimerë kationik dhe polimerë anionik; kripra alumini; kuatë dhe polikuatë; okside kalciumi; hidrokside kalciumi; ferror sulfate; ferrik kloride; poliakrilamide; sodium aluminate; sodium silikate; kitosan; xhelatinë; rrëshirë guar; alginate; farëra moringa; derivate niseshteje, ose një kombinim të tyre. |
| 10 | Metoda me kosto të ulët për trajtimin e ujit, sipas çdonjërit prej pretendimeve 1 deri në 9, ku nëse metoda përdoret për trajtimin e ujit për qëllime desalinimi, mjeti i thithjes i lëvizsshëm (5) aktivizohet nëpërmjet mjetit të koordinimit për të shmangur trashësinë e materialit të dekantuar të tejkalojë 10 mm. |
| 11 | Metoda me kosto të ulët për trajtimin e ujit, sipas çdonjërit prej pretendimeve 1 deri në 10, ku një hap deklorinimi kryhet nëse klorine e mbetur zbulohet, hapi i deklorinimit që përfshin një filtër karboni aktiv ose kimikate që përfshijnë sodium bisulfite, sodium metabisulfite, ose një kombinim të tyre. |