Lloji i Aplikimit
EPO patents
Nënlloji i Aplikimit
EPO Patent
(10) Numri dhe Data e Regjistrimit
6492
2017.05.16
Status
Regjistruar
(180) Data e mbarimit të afatit
2031.09.12
(20) Numri dhe Data e Depozitimit
AL/P/2017/167
2017.03.20
(40) Numri dhe Data e Publikimit
2017.05.29
(86) Data dhe Numri Ndërkombëtar i Depozitimit
11862244.8
2011.09.12
Status
Regjistruar
Data dhe Numri Ndërkombëtar i Publikimit
EP2675759
2016.12.28
(30) Detajet e Prioritetit
Kodi | ID e prioritetit |
---|---|
US | 201161469548 |
US | 201113136458 |
(51) Klasat e KNP-së (IPC)
(71/73) Aplikanti
Aplikanti | Adresa |
---|---|
Crystal Lagoons Technologies Inc. | 1395 Brickell Avenue, Suite 800 |
(72) Shpikës
Emri | Adresa |
---|---|
FISCHMANN, T., Fernando | Avenida Kennedy 8830 Vitacura, Santiago / CL , CL |
(74) Emri i Përfaqësuesit
Emri | Adresa |
---|---|
Krenar Loloçi | Rr. 'Dëshmorët e 4 Shkurtit , AL |
Krenar Loloçi | Rr. 'Dëshmorët e 4 Shkurtit , AL |
(54) Titull
METODË DHE SISTEM I QËNDRUESHËM ME KOSTO TË ULËT PËR TRAJTIMIN E TRUPAVE UJORË TË PREKUR NGA BAKTERET DHE MIKROALGAT
(57) Abstrakt
(58) Pretendime
Pretendim | Përshkrim |
---|---|
1 | 1. Një metodë e qendrueshme me kosto të ulët për trajtimin dhe mbajtjen e një trupi artificial të madh prej uji me një vëllim prej të paktën 15,000 m3 të prekur nga bakteret dhe mikroalgat nëpërmjet filtrimit të një fraksioni të vogël të vëllimit total të trupit prej uji, metoda që përfshin: a. Mbledhjen e ujit me një përqendrim prej trupash të ngurtë të tretur total (TDS) prej deri në 50,000 ppm; a. nëse uji ka një përqendrim të trupave të ngurtë të tretur total më pak se ose të barabartë me 10,000 ppm, Indeksi i Ngopjes Langelier duhet të jetë më pak se 3, ku Indeksi i Ngopjes Langelier mbahet nën 2 nëpërmjet një procesi të zgjedhur nga rregullimi i pH, shtimi i antiskalantëve, ose një procesi të zbutjes së ujit; ose b. nëse uji ka një përqendrim të trupave të ngurtë të tretur total më shumë se 10,000 ppm, Indeksi i Ngopjes Stiff & Davis duhet të jetë më i ulët se 3, ku Indeksi i Ngopjes Stiff & Davis mbahet nën 2 nëpërmjet një procesi të zgjedhur nga rregullimi i pH, shtimi i antiskalantëve, ose një procesi të zbutjes së ujit; b. Ruajtjen e ujit të lartpërmendur në të paktën një mjet mbajtës (12), i cili është trupi artificial i madh prej uji, ku mjeti mbajtës i lartpërmendur ka një sipërfaqe të poshtme në gjendje për t’u pastruar terësisht nëpërmjet një mjeti të thithjes së lëvizsshëm të pandërfutur (3); c. Kufizimin e densitetit të larësve deri në 0.05 larës për metër kub në ujin e lartpërmendur të përmbajtur në mjetin mbajtës (12); d. Brenda periudhave prej 7 ditësh, dhe për temperatura uji deri në 45 gradë Celsius, duke mbajtur ORP e ujit të lartpërmendur prej të paktën 500 mV, për një periudhë minimale prej 1 orë për çdo gradë Celsius të temperaturës së ujit, nëpërmjet shtimit të agjentëve dezinfektues tek uji; e. Aktivizimin e proceseve vijues përmes të paktën një mjeti koordinimi (1), ku të paktën një mjet koordinimi përfshin pajisje elektronike, dhë është në gjendje për marrjen e informacionit, duke përpunuar atë informacion, dhe duke aktivizuar procese të tjera, ku proceset pastrojnë ujin dhe eleminojnë trupat e ngurtë të pezulluar nëpërmjet filtrimit vetëm të një fraksioni të vogël të vëllimit total të ujit: i. Thithjen e një pjese të ujit të lartpërmendur që përmban grimca të dekantuara të prodhuara nëpërmjet proceseve vijues me një mjet të thithjes së lëvizsshëm (3) për të parandaluar trashësinë e materialit të dekantuar nga tejkalimi i një mesatareje prej 3 mm; ii. Filtrimin e pjesës së ujit të thithur nëpërmjet mjetit të thithjes së lëvizsshëm (3) ku mjeti i filtrimit (7) aktivizohet njëherësh në mënyrë që të filtrojë ujin e thithur nëpërmjet mjetit të thithjes së lëvizsshëm të pandërfutur (3); dhe iii. Kthimin e ujit të filtruar tek të paktën një mjet mbajtës i lartpërmendur (12); ku nivelet ORP mbahen vetëm për një periudhë kohore të përcaktuar sipas temperaturës së ujit, dhe ku mjeti i filtrimit (7) dhe mjeti i thithjes i lëvizsshëm (3) operojnë vetëm sipas nevojës për të mbajtur parametrat e ujit brenda limiteve të tyre. |
2 | Metoda e pretendimit 1, ku antiskalantët përfshijnë përbërje me bazë fosfonate, acid fosfonik, PBTC (acid fosfobutan-trikarboksilik), kromate, polifosfate zinku, nitrite, silikate, substanca organike, soda kaustike, polimerë me bazë acidi malik, poliakrilate sodiumi, kripra sodiumi të acidit etilene diamine tetracetik, benzotriazole, ose një kombinim të tyre. |
3 | Metoda e çdonjërit pretendim 1 deri në 2, ku mjeti i koordinimit (1) merr informacion në lidhje me parametrat që kontrollohen dhe aktivizon në kohë proceset e hapit e) për të rregulluar parametrat e lartpërmendur brenda limiteve të tyre. |
4 | Metoda e pretendimit 3, ku informacioni i marrë nëpërmjet mjetit të koordinimit (1) përftohet nëpërmjet metodave empirike. |
5 | Metoda e çdonjërit prej pretendimeve 1 deri në 4, ku agjentët dezinfektues zgjidhen nga klorine dhe përbërje klorine; ozone; produkte biguanide; përbërje me bazë halogjeni; përbërje me bazë bromine, ose një kombinim i tyre. |
6 | Metoda e çdonjërit prej pretendimeve 1 deri në 5, ku mjeti i thithjes i lëvizsshëm (3) përshkon pjesën e poshtme të mjetit mbajtës (12) dhe thith pjesën e ujit që përmban grimcat e dekantuara. |
7 | Një aparat që përfshin një trup artificial të madh prej uji dhe sistemi me kosto të ulët për trajtimin dhe mbajtjen e tij nëpërmjet filtrimit të një fraksioni të vogël të vëllimit total të trupit prej uji, ku trupi prej uji ka një vëllim prej të paktën 15,000 m3 dhe preket nga bakteret dhe mikroalgat, trupi artificial prej uji dhe sistemi që përfshin: - të paktën një linjë furnizimi (13) të ujit të bollshëm tek të paktën një mjet mbajtës (12); - të paktën një mjet mbajtës (12) në formën e një trupi artificial të madh prej uji, mjeti mbajtës (12) që përfshin një mjet marrës (2) ku mjeti marrës (2) fiksohet në pjesën e poshtme të mjetit mbajtës (12) dhe ndërtohet prej një materiali jo-poroz në gjendje për t’u pastruar, në mënyrë që pjesa e poshtme e mjetit mbajtës (12) mbulohet më një material jo-poroz që lejon një mjet të thithjes së lëvizsshëm të pandërfutur (3) për të përshkuar të gjithë sipërfaqen e mjetit mbajtës (12) dhe të thithë grimcat e dekantuara; - të paktën një mjet koordinimi (1) ku të paktën njëri mjet koordinimi përfshin pajisje elektronike dhe është në gjendje për marrjen e informacionit në lidhje me parametrat e cilësisë së ujit, duke përpunuar atë informacion dhe aktivizon në kohë proceset e nevojshme për të rregulluar parametrat e ujit brenda limiteve të parapërcaktuar; - të paktën një mjet aplikimi kimik (6); - të paktën një mjet të thithjes së lëvizsshëm të pandërfutur (3) për lëvizjen përgjatë pjesës së poshtme të të paktën një mjeti mbajtës të lartpërmendur dhe që thith ujin që përmban grimca të dekantuara; - të paktën një mjet shtytës (4) për lëvizjen e të paktën një mjeti të thithjes së lëvizsshëm të pandërfutur përgjatë pjesës së poshtme të të paktën një mjeti mbajtës të lartpërmendur; - të paktën një mjet lidhës (5) që lidh të paktën një mjet shtytës të lartpërmendur (4) me të paktën një mjet të thithjes së lartpërmendur (3); - të paktën një mjet filtrimi (7) për filtrimin e ujit që përmban grimca të dekantuara; - të paktën një linjë mbledhëse (10) të lidhur midis të paktën njëmjeti të thithjes së lëvizsshëm të lartpërmendur (3) dhe të paktën një mjet filtrimi të lartpërmendur (7); dhe - të paktën një linjë kthimi (11) nga të paktën një mjet filtrimi të lartpëmerndur (7) tek të paktën një mjet mbajtës të lartpërmendur (12), ku aparati konfigurohet për të kryer metodën e pretendimit 1. |
8 | Aparati i pretendimit 7, ku mjeti marrës (2) që mbështjell pjesën e poshtme të konteinerit (12) përfshin një membranë, gjeo-membranë, membranë gjeotekstile, vizues plastik, ose një kombinim i tyre. |
9 | Aparati i çdonjërit prej pretendimeve 7 deri në 8, ku mjeti i aplikimit kimik (6) përfshin një injektor, një spërkatës, një shpërndarës sipas peshës, të mprehtë, ose një kombinim të tyre. |
10 | Aparati i çdonjërit prej pretendimeve 7 deri në 9, ku mjeti shtytës (4) përfshin një sistem hekurudhor, një sistem kabllor, një sistem vetë-shtytës, një sistem robotik, një sistem të drejtuar nga një largësi, një varkë me një motor, një pajisje lundruese me një motor, ose një kombinim të tyre. |
11 | Aparati i çdonjërit prej pretendimeve 7 deri në 10, ku mjeti lidhës (5) përfshin një kordon, kavo, litar, kabëll, lidhëse fleksibël, ose një kombinim të tyre. |
12 | Aparati i çdonjërit prej pretendimeve 7 deri në 11, ku mjeti lidhës (5) përfshin një shufër, traversë, shtyllë, bosht të papërkulshëm, ose një kombinim të tyre. |
13 | Aparati i çdonjërit prej pretendimeve 7 deri në 12, ku mjeti i filtrimit (7) përfshin një filtër rezervë, filter rërë, mikro-filtër, ultra-filtër, nano-filtër, ose një kombinim të tyre. |