REGJISTRI I OBJEKTEVE TE PRONESISE INDUSTRIALE

Lloji i Aplikimit
EPO patents
Nënlloji i Aplikimit
EPO Patent
(10) Numri dhe Data e Regjistrimit
6471 2017.05.04
Status
Refuzuar
(180) Data e mbarimit të afatit
2030.07.01
(20) Numri dhe Data e Depozitimit
AL/P/2017/138 2017.03.07
(40) Numri dhe Data e Publikimit
2017.05.29
(86) Data dhe Numri Ndërkombëtar i Depozitimit
10752533.9 2010.07.01
Status
Refuzuar
Data dhe Numri Ndërkombëtar i Publikimit
EP2449066 2016.12.28
(30) Detajet e Prioritetit
Kodi ID e prioritetit
IT 2009000290
(51) Klasat e KNP-së (IPC)
(71/73) Aplikanti
Aplikanti Adresa
Carbosulcis S.P.A. Loc. Monte Sinni Nuraxi Figus, 09010 Gonnesa
(72) Shpikës
Emri Adresa
FOIS, Elisabetta Via Lubiana 305, I-09013 Carbonia , IT
PISTIS, Agata Via Vivaldi 21, I-09034 Villasor , IT
ANEDDA, Antonio Via Satta 3, I-09010 Musei , IT
(74) Emri i Përfaqësuesit
Emri Adresa
Krenar Loloçi Rr. Deshmoret e 4 Shkurtit, Pall.1/1, Kati 2, Tiranë , AL
Krenar Loloçi Rr. Deshmoret e 4 Shkurtit, Pall.1/1, Kati 2, Tiranë , AL
(54) Titull
PROCESI PËR DESULFURIZIMIN E QYMYRGURIT TË KATEGORISË TË ULËT-TË MESËM
(57) Abstrakt
(58) Pretendime
Pretendim Përshkrim
1 Një proces për desulfurizimin e qymyrgurit të kategorisë të ulët-të mesëm që përfshin hapat e: a) sigurimit të qymyrgurit të kategorisë të ulët-të mesëm; b) shpëlarjen e qymyrgurit të lartpërmendur në një tretësirë ujore që përfshin 10 deri në 20 wt.% prej potasium hidrokside, për një periudhë kohore prej 4 deri në 8 orë në një temperaturë prej më pak se 100ºC; c) larjen dhe filtrimin e qymyrgurit të shpëlarë në këtë mënyrë; d) shpëlarjen e qymyrgurit në një tretësirë ujore që përfshin 2 deri në 30 vol.% prej hidrogjen perokside, për një periudhë kohore prej 2 deri në 6 orë në një temperaturë prej 60 deri në 90ºC; dhe e) larjen dhe filtrimin e qymyrgurit të përftuar në këtë mënyrë.
2 Procesi sipas pretendimit 1 ku në hapin b) shpëlarja kryhet për një periudhë kohore prej 5.5 deri në 6.5 orë në një temperaturë prej 65 deri në 75ºC.
3 Procesi sipas pretendimit 1 ose 2 ku në hapin d) tretësira ujore përfshin 3 deri në 4 vol.% prej hidrogjen perokside.
4 Procesi sipas pretendimit 3 ku në hapin d) shpëlarja kryhet për një periudhë kohore prej 5.5 deri në 6.5 orë në një temperaturë prej rreth 90ºC.
5 Procesi sipas pretendimit 1 ku hapi d) kryhet në vend të hapit b) dhe hapi b) kryhet në vend të hapit d), dhe ku në hapin c) larja zhvillohet derisa rivendoset pH neutral.
6 Procesi sipas pretendimit 5 ku në hapin d) tretësira ujore përfshin 15 deri në 25 vol.% prej hidrogjen perokside.
7 Procesi sipas pretendimit 5 ose 6 ku në hapin d) shpëlarja kryhet në një temperaturë dhome.
8 Procesi sipas çdonjërit prej pretendimeve 5-7 ku në hapin b) shpëlarja kryhet për një periudhë kohore prej 5.5 deri në 6.5 orë në një temperaturë prej 65 deri në 75ºC.
9 Procesi sipas çdonjërit prej pretendimeve 1-8 ku në hapin a) qymyrguri i kategorisë të ulët-të mesëm i lartpërmendur ka një madhësi prej -5.60 mm.
10 Procesi sipas pretendimit 9 ku në hapin a) qymyrguri i kategorisë të ulët-të mesëm i lartpërmendur ka një madhësi prej -1 mm +0.71 mm.
11 Procesi sipas çdonjërit prej pretendimeve 1-10, që përfshin më tej një hap të rivendosjes së sodium hidrokside ku: i) tretësira e shpëlarjes që rezulton në fund të hapit b) dhe që përmban potasium sulfide kundërvepron me karbon diokside për të përftuar potasium karbonate; dhe ii) potasium karbonate i lartpërmendur kundërvepron me kalcium okside për të përftuar kalcium karbonate dhe potasium hidrokside.
12 Procesi sipas çdonjërit prej pretendimeve 1-10, ku acidet humike dhe/ose humatet nxirren nga tretësira e shpëlarjes që rezulton në fund të hapit b).