REGJISTRI I OBJEKTEVE TE PRONESISE INDUSTRIALE

Lloji i Aplikimit
National Patent
Nënlloji i Aplikimit
National Patent
(10) Numri dhe Data e Regjistrimit
7285 2018.06.01
Status
Refuzuar
(180) Data e mbarimit të afatit
2037.03.03
(20) Numri dhe Data e Depozitimit
AL/P/2017/133 2017.03.03
(40) Numri dhe Data e Publikimit
2018.11.14
(86) Data dhe Numri Ndërkombëtar i Depozitimit
Status
Refuzuar
Data dhe Numri Ndërkombëtar i Publikimit
(30) Detajet e Prioritetit
(51) Klasat e KNP-së (IPC)
(SQ)  26
(71/73) Aplikanti
Aplikanti Adresa
FP Capital Virtus shpk Rruga "Mihal Grameno" 55 1000, Tiranë, Shqipëri
(72) Shpikës
Emri Adresa
Fiordi PERNASKA Rruga "Mihal Grameno" 55 1000, Tiranë, Shqipëri , AL
Gerti STRUGA Rruga "Mihal Grameno" 55 1000, Tiranë, Shqipëri , AL
(74) Emri i Përfaqësuesit
Emri Adresa
Fiordi Pernaska Rruga "Mihal Grameno" 55 , AL
Fiordi Pernaska Rruga "Mihal Grameno" 55 , AL
(54) Titull
PRODHIME BETONI TRANSPARENT PËR INTERIERE, EXTERIERE, AKSESORË DUKE PËRDORUR TEKNOLOGJINË E PRINTIMIT TRE-DIMENSIONAL
(57) Abstrakt
(58) Pretendime
Pretendim Përshkrim
1 Një metodë për të prodhuar beton transaparent për interiere, exteriere edhe aksesorë duke përdorur teknologjinë e printimit tre-dimensional, ku metoda përmban hapat si më poshtë vijon: - krijimin edhe dizenjimin e një teksture duke përdorur programe (software) kompjuterike dhe modelimin tre-dimensional të kësaj dizenjoje po me programe grafike tre-dimensionale (software) kompjuterike. - modifikimin e modelit tre-dimensional përmes një programi të tipit ndarës (slicer) tre-dimensional edhe përshtatjen e tij për tu printuar nga makineritë tre-dimensionale duke vendosur dhe specifikuar vetitë e prodhimit të materialit plastik që do të përdoren për printim, si: temperatura e kokës së makinerisë prodhuese, temperatura e bazës së makinerisë prodhuese ku do printohet materiali plastik, përcaktimi i trashësisë së shtresave (layers), përcaktimi i trashësisë së perimetrit, përcaktimi i trashësisë së shtresës së parë (bottom layer) dhe të fundit (top layer), përcaktimi i shpejtësisë së printimit të makinerisë së prodhimit duke vendosur parametrat për pjesën e jashtme dhe të brëndshme të perimetrit, shpejtësia e printimit të shtresës së parë dhe të fundit, përcaktimi i shpejtësisë së spostimit (travel speed), përcaktimi i trashësisë së objekteve plastike të printuara me makineritë tre-dimensionale, përcaktimi i suportit ngjitës me bazën e makinerisë prodhuese, përcaktimi i mbushjes së brëndshme. - kalimin e modelit final në makinerinë tre-dimensionale duke kryer përshtatjet e fundit si: temperatura, lagështia edhe izolimi nga lëvizjet e ajrit të ambjentit ku ndodhen makineritë prodhuese. - sigurimin e një kallupi(me përbërje druri ose metalike) të ngurtë me trashësi dhe madhësi të ndryshme, i cili shërben si lidhës i pjesëve të printuara me betonin, duke përbërë një trup të vetëm të ngurtë, betonin transparent. - vendosjen në prodhim (printim) të modelit final tre-dimensional ku përcaktohet rrjedhshmëria e materialit plastik nga koka e makinerisë tre-dimensionale dhe printimi i shtresave, makineria programohet që të ndalojë pas përfundimit të printimit të modelit dhe pasi makineria ndalon fillon të printojë modelet tre-dimensionale të rradhës deri sa të prodhohen të gjitha modelet e nevojshme për të formuar teksturën e një pjesë betoni transparent, proces që përsëritet deri sa të prodhohen të gjitha modelet tre-dimensionale të nevojshme për të formuar teksturën e të gjitha pjesëve që përbëjnë projektin (5) nëse projekti përmban më shumë se një pjesë betoni transparent. - pritjen e ftohjes së bazës së makinerisë prodhuese dhe zhvendosjen e bazës për të hequr modelet e printuar, modulin (1) me anë të një mjeti të mprehtë dhe pastrimin e tij nga mbetjet dhe përsëritja e të njëjtit proces prodhimi për aq module (1) deri sa te arrihet dizenjo finale e projektit përfundimtar (5) të dizenjuar duke i bashkuar modulet (2) nëse projekti përmban më tepër se një modul. - përgatitjen e përzierjes së betonit me raportet përkatëse dhe shtimi ose jo i pigmenteve për ti dhënë ngjyrë sipas projektit, i cili do të derdhet në kallupin e përgatitur. - bashkimin e të gjithë moduleve (2) nëse projekti përfundimtar (5) përmban më tepër se një modul, pasi mbaron printimi i tyre, vendosja e tyre në kallup, derdhja e përzierjes së betonit të përgatitur, integrimi në këtë përzierje i shufrave metalike, rrjetës plastike ose fijeve të polipropilenit për forcimin e strukturës trupore në rast se dimensionet e dizenjos janë mbi 50cm dhe pritja për tharjen në një ambjent me temperaturë dhe lagështi të kontrolluar për realizimin e projektit përfundimtar (5). - pastrimi, smerilimi dhe lucidimi i betonit transparent (4) të krijuar në varësi të projektit përfundimtar (5).
2 Metoda sipas pretendimit 1, ku përcaktimi i trashësisë së shtresës varion nga 60μmderi në 900μm(micron): - përcaktohet trashësia e shtresës së parë e cila varion nga 60μmderi në 900μm; - përcaktohet trashësia e shtresës së fundit e cila varion nga 60μm deri në 900μm.
3 Metoda sipas secilit prej pretendimeve 1 deri në 2, ku përcaktimi I trashësisë së perimetrit varion nga 0,5mm deri në 3mm (milimeter).
4 Metoda sipas secilit prej pretendimeve 1 deri në 3, ku sipërfaqja e printuar me makinerinë tre-dimensionale në raport me sipërfaqen totale të betonit duhet të jetë nga 1% deri në 50%.
5 Metoda sipas secilit prej pretendimeve 1 deri në 4, ku temperatura e bazës së makinerisë prodhuese duhet të jetë nga 57C deri në 95C dhe temperatura e kokës së makinerisë prodhuese duhet të jetë nga 180C deri në 260C.
6 Metoda sipas secilit prej pretendimeve 1 deri në 5, ku trashësia e objekteve plastike të printuara me makineritë e prodhimit tre-dimensionale, të cilat përbëjnë teksturën e dizenjuar, varion nga 0,7cm deri në 15cm (centimeter).
7 Metoda sipas secilit prej pretendimeve 1 deri në 6, ku lënda rrjedhëse e cila shërben si lëndë e parë për prodhimin, është lëndë plastike, përkatësisht PLA (PolyLactic Acid), ABS (Acrylonitrile-Butadiene Styrene), Resin, PETG (Polietilene Tereftalato), Nylon, CPE ose PC (Policarbonat).
8 Metoda sipas secilit prej pretendimeve 1 deri në 7, ku shpejtësia e kokës së makinerisë prodhuese varion nga 10mm/s deri në 160mm/s dhe shpejtësia e kokës së makinerisë prodhuese nga një pjesë plastike e prodhuar në pjesën tjetër plastike të prodhuar brënda teksturës së dizenjuar për prodhim varion nga 180mm/s deri në 300mm/s.
9 Metoda sipas secilit prej pretendimeve 1 deri në 8, ku tesktura e dizenjuar mund të ketë tipologji (6) nga më të ndryshmet dhe mundësi të shumta personalizimi në varësi të projektit, ku këto dizenjo mund të kenë madhësi, formë dhe shpërndarje të ndryshme.
10 Metoda sipas secilit prej pretendimeve 1 deri në 9, ku temperatura e ambjentit në të cilin operojnë makineritë prodhuese duhet të jetë nga 15C deri në 30C edhe lagështia e ambjentit duhet të jetë nga 20% deri në 50%.