Lloji i Aplikimit
EPO patents
Nënlloji i Aplikimit
EPO Patent
(10) Numri dhe Data e Regjistrimit
6402
2017.04.03
Status
Refuzuar
(180) Data e mbarimit të afatit
2034.01.23
(20) Numri dhe Data e Depozitimit
AL/P/2017/112
2017.02.21
(40) Numri dhe Data e Publikimit
2017.04.21
(86) Data dhe Numri Ndërkombëtar i Depozitimit
14703626.3
2014.01.23
Status
Refuzuar
Data dhe Numri Ndërkombëtar i Publikimit
EP2959024
2016.11.23
(30) Detajet e Prioritetit
| Kodi | ID e prioritetit |
|---|---|
| AT | 1312013 |
(51) Klasat e KNP-së (IPC)
(71/73) Aplikanti
| Aplikanti | Adresa |
|---|---|
| Seirlehner, Leopold | Jägerstrasse 18, 4040 Linz |
| MCR Holding metallurgical car recycling AG | Oberneuhofstrasse 5, 6340 Baar |
(72) Shpikës
| Emri | Adresa |
|---|---|
| Seirlehner, Leopold | Jägerstrasse 18, 4040 Linz , AT |
| MCR Holding metallurgical car recycling AG | Oberneuhofstrasse 5, 6340 Baar , CH |
(74) Emri i Përfaqësuesit
| Emri | Adresa |
|---|---|
| Krenar Loloçi | Rr. Deshmoret e 4 Shkurtit, Pall.1/1, Kati 2, Tiranë , AL |
| Krenar Loloçi | Rr. Deshmoret e 4 Shkurtit, Pall.1/1, Kati 2, Tiranë , AL |
(54) Titull
METODA DHE NJË PAJISJE PËR PRODHIMIN NË MËNYRË TË VAZHDUESHME TË ÇELIKUT TË SHKRIRË NGA METALI I SKRAPIT
(57) Abstrakt
(58) Pretendime
| Pretendim | Përshkrim |
|---|---|
| 1 | Metoda për prodhimin në mënyrë të vazhdueshme të çelikut të shkrirë nga metali i skrapit, që përfshin hapat e: - shkrirjes në mënyrë të vazhdueshme të metalit të skrapit në një furrë në formë boshti (1) - shkarkimin e çelikut të shkrirë të prodhuar dhe të skories së akumuluar përmes një vrime shkarkimi (11) të rregulluar në pjesën e poshtme të furrës në formë boshti (1), - futjen në mënyrë të vazhdueshme të çelikut të shkrirë dhe skories të shkarkuar në një furrë të vazhdueshme (13), - tejnxehjen dhe rafinimin në mënyrë të vazhdueshme të çelikut të shkrirë në furrën e vazhdueshme (13), - shkarkimin e çelikut të shkrirë dhe skories nga furra e vazhdueshme (13) në mënyrë të vazhdueshme dhe në mënyrë të ndarë nga njëri-tjetri, - nxjerrjen e gazit të furrës jashtë prej furrës së vazhdueshme (13), - fshirjen e pluhurit të gazit të furrës të paktën pjesërisht, - kalimin e gazit të furrës të fshirë nga pluhuri të paktën pjesërisht përmes një bojleri të rikuperimit të nxehtësisë së humbur (27) për të mundësuar nxehtësinë e ndjeshme të tij për t’u përdorur për qëllime të energjisë, - përdorimin e gazit të furrës si gaz për djegie për një aparat për djegie (7) të furrës në formë boshti (1). |
| 2 | Metoda sipas pretendimit 1, karakterizuar në atë që një furrë me hark elektrik përdoret si furrë e vazhdueshme (13), kazani i furrës (60) i së cilës ka një dimension më të madh në drejtimin përmes rrymës (61) sesa në mënyrë transversale me të. |
| 3 | Metoda sipas pretendimit 1 ose 2, karakterizuar në atë që gazi i shkarkimit i nxjerrë nga furra në formë boshti (1) furnizohet në një post-djegie termale. |
| 4 | Metoda sipas pretendimit 1, 2 ose 3, karakterizuar në atë që gazi i furrës i nxjerrë nga furra e vazhdueshme (13) dhe/ose gazi i furrës i nxjerrë nga furra në formë boshti (1) i nënshtrohet një hapi të fshirjes së pluhurit, dhe pluhuri i ndarë shkrihet në një reaktor të shkrirjes së pluhurit (56). |
| 5 | Metoda sipas çdonjërit prej pretendimeve 1 deri në 4, karakterizuar në atë që pluhuri i shkrirë në reaktorin e shkrirjes së pluhurit (56) kthehet në furrën e vazhdueshme (13). |
| 6 | Metoda sipas çdonjërit prej pretendimeve 1 deri në 5, karakterizuar në atë që gazi i furrës i nxjerrë nga furra në formë boshti (1) kalon përmes një bojleri të rikuperimit të nxehtësisë së humbur (44) për të mundësuar energjinë e nxehjes së ndjeshme në gazin e furrës për t’u përdorur, dhe avulli i gjeneruar në bojlerin e rikuperimit të nxehtësisë së humbur (44) përdoret në mënyrë të preferuar në një impiant të nxehjes së qarkut ose konvertohet në elektricitet nëpërmjet një turbine avulli. |
| 7 | Metoda sipas çdonjërit prej pretendimeve 1 deri në 6, karakterizuar në atë që një presion negativ krijohet në furrën në formë boshti (1) dhe/ose në furrën e vazhdueshme (13). |
| 8 | Pajisja për prodhimin në mënyrë të vazhdueshme të çelikut të shkrirë nga metali i skrapit, në mënyrë të veçantë për qëllimin e kryerjes së metodës sipas çdonjërit prej pretendimeve 1 deri në 7, që përfshin një furrë në formë boshti (1) për shkrirjen e metalit të skrapit, që ka një vrimë shkarkimi (11) për shkarkimin e çelikut të shkrirë të prodhuar dhe skories së akumuluar, dhe një furrë të vazhdueshme (13) të lidhur me vrimën e shkarkimit (11) për tejnxehjen dhe rafinimin e çelikut të shkrirë, ku furra e vazhdueshme (13) ka një vrimë furnizimi (14) në njërin skaj për futjen e çelikut të shkrirë të shkarkuar nga furra në formë boshti (1), një vrimë të parë shkarkimi (16) të rregulluar në skajin e kundërt të saj për shkarkimin e çelikut të shkrirë, një vrimë të dytë shkarkimi (18) të rregulluar në mënyrë të ndarë nga vrima e parë e shkarkimit për shkarkimin e skories, dhe një grykë të shkarkimit të gazit të furrës (24), ku gryka e shkarkimit (24) e furrës së vazhdueshme (13) lidhet me një pajisje për fshirjen e pluhurit dhe me një bojler të rikuperimit të nxehtësisë së humbur (27) në mënyrë të tillë që gazi i shkarkimit mund të kalojë përmes bojlerit të rikuperimit të nxehtësisë së humbur (27), ku gazi i furrës furnizohet në një aparat për djegie (7) të furrës në formë boshti (1). |
| 9 | Pajisja sipas pretendimit 8, karakterizuar në atë që furra e vazhdueshme (13) është një furrë me hark elektrik, kazani i furrës (60) i së cilës ka një dimension më të madh në drejtimin përmes rrymës (61) ndërmjet vrimës së furnizimit (14) dhe vrimës së parë të shkarkimit (16) sesa në menyre transversale me të. |
| 10 | Pajisja sipas pretendimit 8 ose 9, karakterizuar në atë që gazi i shkarkimit i nxjerrë nga furra në formë boshti (1) furnizohet në një post-djegie termale. |
| 11 | Pajisja sipas pretendimit 8, 9 ose 10, karakterizuar në atë që gryka e shkarkimit (24, 40) e furrës së vazhdueshme (13) dhe/ose e furrës në formë boshti (1) lidhet me një pajisje për fshirjen e pluhurit, e cila lidhet me një reaktor të shkrirjes së pluhurit (56) për shkrirjen e pluhurit që ndahet në pajisjen për fshirjen e pluhurit. |
| 12 | Pajisja sipas pretendimit 11, karakterizuar në atë që reaktori i shkrirjes së pluhurit (56) lidhet me furrën e vazhdueshme (13) për të mundësuar pluhurin e shkrirë për t’u furnizuar në furrën e vazhdueshme (13). |
| 13 | Pajisja sipas çdonjërit prej pretendimeve 8 deri në 12, karakterizuar në atë që gryka e shkarkimit (40) e furrës në formë boshti (1) lidhet me një bojler të rikuperimit të nxehtësisë së humbur (44) në mënyrë të tillë që gazi i shkarkimit të mund të kalojë përmes bojlerit të rikuperimit të nxehtësisë së humbur (44). |
| 14 | Pajisja sipas çdonjërit prej pretendimeve 8 deri në 13, karakterizuar në atë që një ventilator (29, 50) lidhet me furrën në formë boshti (1) dhe/ose furrën e vazhdueshme (13) në mënyrë që të krijojë një presion negativ në furrën në formë boshti (1) dhe/ose në furrën e vazhdueshme (13). |