Lloji i Aplikimit
EPO patents
Nënlloji i Aplikimit
EPO Patent
(10) Numri dhe Data e Regjistrimit
6669
2017.08.08
Status
Refuzuar
(180) Data e mbarimit të afatit
2032.02.09
(20) Numri dhe Data e Depozitimit
AL/P/2017/107
2017.02.21
(40) Numri dhe Data e Publikimit
2017.08.23
(86) Data dhe Numri Ndërkombëtar i Depozitimit
12000862.8
2012.02.09
Status
Refuzuar
Data dhe Numri Ndërkombëtar i Publikimit
EP2626473
2016.12.07
(30) Detajet e Prioritetit
(51) Klasat e KNP-së (IPC)
(71/73) Aplikanti
| Aplikanti | Adresa |
|---|---|
| JAN DE NUL N.V. | Tragel 60, 9308 Hofstade-Aalst |
(72) Shpikës
| Emri | Adresa |
|---|---|
| Dietens, Walter | Wittenberg 4, 2200 Herentals , BE |
(74) Emri i Përfaqësuesit
| Emri | Adresa |
|---|---|
| Ditika HOXHA | Rr.'' Emin Duraku'' , Pall.6/1, Ap.4-02 Tiranë, Shqipëri , AL |
| Ditika HOXHA | Rr.'' Emin Duraku'' , Pall.6/1, Ap.4-02 Tiranë, Shqipëri , AL |
(54) Titull
METODË PËR REDUKTIMIN E TRANSMETIMIT TË DRIDHJEVE NË NJË DRAGË PRERËSE ME THITHJE TË GJENERUARA NGA NJË KOKË PRERËSE DHE NJË DRAGË PRERËSE ME THITHJE MBI TË CILËN APLIKOHET KJO METODË
(57) Abstrakt
(58) Pretendime
| Pretendim | Përshkrim |
|---|---|
| 1 | Dragë prerëse me thithje (1), që përmban një shkallë të rrotullueshme të dragës prerëse (3) e montuar në një ekstremitet të parë (7) në dragën prerëse me thithje (1) dhe që ka një ekstremitet të dytë (11) i cili është pajisur me një kokë prerëse (12), ku koka prerëse në fjalë është (12) është e lëzishme lart dhe poshtë në lidhje me dragën (1) me anë të një sistemi telash që realizon ngritjen (22), ku sistemi i telave që realizon ngritjen (22), përfshin të paktën: - mjetet ngritëse (23) në dragën prerëse me thithje (1) për të mbledhur dhe lëshuar një tel në një rrotull (bobinë); - mjetet që drejtojnë lëvizjen (32) në një vinç (29) të dragës prerëse me thithje (1) për të drejtuar lëvizjen e një teli; - mjetet e mbajtjes pezull të shkallës (42) në dragën prerëse me shkallë (3) për të mbajtur pezull dragën prerëse me shkallë (3) me të paktën një tel; dhe - një ose më shumë tela (55) nga të cilat mbahet shkalla e dragës prerëse (3), të paktën njëra pjesë e telit (49,52) të jetë pjesërisht e mbledhur në mjetet e ngritjes (23) dhe të drejtohet mbi mjetet e drejtimit (32) nga vinçi (29) deri tek mjetet e mbajtjes pezull të shkallës (42) në shkallën e dragës prerëse (3), karakterizuar nga fakti që sistemi i telave që realizon ngritjen (22) është pajisur me mjete që reduktojnë dridhjet (56) për të reduktuar transmetimin e dridhjeve që gjenerohen nga koka prerëse (12) në dragën prerëse me thithje (1) përmes sistemit të telave që realizojnë ngritjen (22) dhe nga fakti që mjetet e drejtimit (32) janë montuar në vinç (29) me anë të një ose më shumë elementëve të bazamentit (57,61),mjetet e reduktimit të dridhjeve (56) janë vendosur të paktën pjesërisht midis elementeve të lidhura me bazamentin (57,61) dhe vinçit (29) ose janë vendosur midis shkallës së dragës prerëse (3) dhe mjeteve që mbajnë pezull shkallën (42). |
| 2 | Dragë prerëse me thithje (1), sipas pretendimit 1, karakterizuar nga fakti që mjetet të cilat realizojnë ngritjen (23) përmbajnë një çift çikrikësh (25,26) në dragën prerëse me thithje (1) p.sh një çikrik në anën e djathtë të pjesës së përparme (25) dhe një çikrik nga ana e portit (26); që mjetet drejtuese (32) përmbajnë një çift setesh (33,34) rrotullash vinçi në vinçin (29) e dragës prerëse me thithje (1) p.sh. një set i rrotullave të vinçit në anën e djathtë të pjesës së përparme (33) dhe një set i rrotullave të vinçit nga ana e portit (34); që mjetet e mbajtjes pezull (42) në shkallën e dragës prerëse (3) përmbajnë një çift setesh (43,44) të mjeteve që mbajnë pezull shkallën (42) p.sh. mjeteve që mbajnë pezull shkallën në anën e djathtë të pjesës së përparme (43) dhe një set i mjeteve që mbajnë pezull shkallën nga ana e portit (44); që një pjesë e telit në anën e djathtë të pjesës së përparme (49) është lidhur me një pjesë të ekstremitetit (50) të pjesës së telit në anën e djathtë të pjesës së përparme në rrotullën e anës së djathtë të pjesës së përparme (25) dhe që një pjesë e mbetur (51) e telit në anën e djathtë të pjesës së përparme (49) është drejtuar në setin e rrotullave të vinçit (33) në anën e djathtë të pjesës së përparme të vinçit dhe orientuar në setin e rrotullave të vinçit (43) në anën e djathtë të pjesës së përparme të mjeteve që mbajnë pezull shkallën ; dhe që një pjesë e telit nga ana e portit (52) është lidhur me një pjesë ekstremiteti (53) të pjesës së telit nga ana e portit (52) në çikrikun nga ana e portit (26) dhe që pjesa e mbetur (54) e seksionit të telit nga ana e portit (52) është drejtuar në setin e rrotullave të vinçit (34) dhe orientuar në setin e rrotullave të vinçit (43) të mjeteve që mbajnë pezull shkallën. |
| 3 | Dragë prerëse me thithje (1), sipas pretendimit 2, karakterizuar nga fakti që seti i mjeteve që mbajnë pezull shkallën (43) në anën e djathtë të pjesës së përparme përmban një set rrotullash që mbajnë pezull shkallën në anën e djathtë të pjesës së përparme (45-47) dhe që pjesa e telit në anën e djathtë të përparme (49) pjesa e telit nga ana e portit (52) janë pjesë të një teli të vetëm (55) i cili drejtohet nga vinçi i anës së djathtë të përparme (25) në vinçin nga ana e portit (26) mbi rrotullat e vinçit dhe rrotullat që mbajnë pezull shkallën. |
| 4 | Dragë prerëse me thithje (1), sipas pretendimit 3, karakterizuar nga fakti që mjetet drejtuese (32) në vinç (29) janë pajisur gjithashtu me një set të ndërmjetëm rrotullash vinçi të pozicionuara në qendër midis setit të rrotullave të vinçit në anën e djathtë të përparme (33) dhe setit të rrotullave të vinçit në anën e portit (34) dhe që teli (55) kalon nga njera prej rrotullave të shkallës në anën e djathtë të përparme mbi setin e ndërmjetëm (35) të rrotullave të vinçit dhe në njërën prej rrotullave të shkallës në anën e portit. |
| 5 | Dragë prerëse me thithje (1), sipas pretendimit 4, karakterizuar nga fakti që seti i rrotullave të vinçit në anën e djathtë të përparme (33) dhe seti i rrotullave të vinçit në anën e portit (34) përbëhen secili nga tre rrotulla vinçi që formojnë tre çifte (36-38) rrotullash vinçi të montuara simetrikisht dhe që gjithashtu edhe seti i rrotullave që mbajnë pezull shkallën në anën e djathtë të përparme (43) dhe seti i rrotullave që mbajnë pezull shkallën në anën e portit (44) përbëhen secili nga tre rrotulla vinçi që formojnë tre çifte (45-47) rrotullash vinçi të montuara simetrikisht. |
| 6 | Dragë prerëse me thithje (1), sipas pretendimit 4, karakterizuar nga fakti që çifti i seteve të rrotullave të vinçit (33,34) përmban 2 çifte (37,38) rrotullash vinçi të orientuara në mënyrë boshtore dhe mjetet që mbajnë pezull shkallën (42) përmbajnë tre çifte rrotullash (45-47) që mbajnë pezull shkallën orientuara në mënyrë boshtore, ku rrotullat e orientuara në mënyrë boshtore të përmendura me sipër janë zakonisht në formë disku të cilat kanë një plan të diskut paralel me drejtimin boshtor të dragës (AA’) dhe që ka një bosht rrotullim (40,48) pingul me drejtimin boshtor në fjalë (AA’). |
| 7 | Dragë prerëse me thithje (1), sipas secilit prej pretendimeve nga 4 në 6, karakterizuar nga fakti që seti i ndërmjetëm (35) i rrotullave të vinçit përbëhet nga një çift rrotullash që janë rrotulla të tërthorta në atë që rrotullat janë zakonisht në formë disku të cilat kanë një plan të diskut paralel me drejtimin boshtor të dragës (AA’) dhe që ka një bosht rrotullim (40,48) paralel me drejtimin gjatësor në fjalë (AA’). |
| 8 | Dragë prerëse me thithje (1), sipas secilit prej pretendimeve të mëparshme, karakterizuar nga fakti që mjetet e reduktimit të dridhjeve (56) përfshijnë mjete të reduktimit të zhurmës që vjen nga dridhja (60,65). |
| 9 | Dragë prerëse me thithje (1), sipas secilit prej pretendimeve të mëparshme, karakterizuar nga fakti që mjetet e reduktimit të dridhjeve (56) përfshijnë mjete të izolimit të dridhjes. |
| 10 | Dragë prerëse me thithje (1), sipas secilit prej pretendimeve të mëparshme, karakterizuar nga fakti që mjetet e reduktimit të dridhjeve (56) përfshijnë një ose më shumë prej elementeve të mëposhtëm të reduktimit të dridhjes : - Një element elastik; - Një element gome; - Një sustë; - Një zhurmëmbytës pneumatik; - Një amortizator dridhjesh; - Një absorbues tronditjesh;dhe/ose - Një balancues elektrik. |
| 11 | Dragë prerëse me thithje (1), sipas secilit prej pretendimeve të mëparshme, karakterizuar nga fakti që mjetet drejtuese (32) të vinçit (29) përmbajnë rrotulla të shumëfishta (36) secila e montuar në vinç ( 26) me anë të një elementi të bazës (57) në formën e një këmbe (57) të rrotullës së lidhur me të (36) , këmba (57) e çdo rrotulle të lidhur me të (36) është montuar në një reduktues dridhjesh të veçuar (58). |
| 12 | Dragë prerëse me thithje (1), sipas secilit prej pretendimeve të mëparshme, karakterizuar nga fakti që vinçi (29) është pajisur me një strukturë mbështetëse (30) në të cilën ndodhet një element i bazës (61) në formën e një baze montimi (61),mjetet drejtuese (32) të vinçit përmbajnë rrotulla të shumëfishta (35,37,38) secila e montuar drejtëpërdrejtë në bazën e montimit (61) dhe mjetet e reduktimit të dridhjes (56) janë vendosur të paktën pjesërisht midis strukturës mbështetëse (30) të vinçit (29) dhe bazës së montimit (61) të vinçit (29). |
| 13 | Dragë prerëse me thithje (1), sipas secilit prej pretendimeve të mëparshme, karakterizuar nga fakti që mjetet e reduktimit të dridhjes (56) janë të përshtatshme për të reduktuar transmetimin e dridhjeve nga koka prerëse (12) në dragën prerëse me thithje (1) që ka një frekuencë midis 0.5 Hz dhe 10 Hz. |
| 14 | Dragë prerëse me thithje (1), sipas secilit prej pretendimeve të mëparshme, karakterizuar nga fakti që në një model të thjeshtëzuar të mbajtjes pezull të shkallës së dragës prerëse (3) në dragë (1) me anë të një modeli amortizuesi-zhurmash me sustë, mjetet e reduktimit të dridhjes (56) së sistemit të telave që realizojnë ngritjen (22) janë të tilla që modeli i amortizuesit- të zhurmave me sustë ka një shkallë amortizimi-zhurmash të paktën 0.5. |
| 15 | Dragë prerëse me thithje (1), sipas secilit prej pretendimeve të mëparshme, karakterizuar nga fakti që në një model të thjeshtëzuar më realist të mbajtjes pezull të shkallës së dragës prerëse (3) në dragë (1) me anë të një modeli amortizuesi-zhurmash me sustë, mjetet e reduktimit të dridhjes (56) të sistemit të telave ngritës (22) janë të tilla që modeli i amortizuesit-të zhurmave me sustë ka frekuencë (Fn) natyrale zhurme të pa-shuar prej më shumë se 15 Hz. |
| 16 | Dragë prerëse me thithje (1), sipas secilit prej pretendimeve të mëparshme, karakterizuar nga fakti që mjetet e reduktimit të dridhjes (56) janë pajisur me mjete të matjes së frekuencës dhe amplitudës së dridhjes për të matur aplitudën e dridhjeve të gjeneruara nga koka prerëse (12) si një funksion i frekuencës së dridhjes dhe/ose për të matur reagimin e frekuencës ndaj mjeteve të reduktimit të dridhjes (56) në dridhjen e gjeneruar nga koka prerëse (12). |
| 17 | Dragë prerëse me thithje (1), sipas secilit prej pretendimeve të mëparshme, karakterizuar nga fakti që mjetet e reduktimit të dridhjes (56) janë pajisur me mjete përshtatëse/rregulluese për të ndryshuar reagimin e frekuencës së mjeteve të reduktimit të dridhjes (56). |
| 18 | Dragë prerëse me thithje (1), sipas pretendimit 17, karakterizuar nga fakti që mjetet përshtatëse/rregulluese janë pajisur me mjete për të ndryshuar karakteristikat e zhurmëmbytëse të mjeteve të reduktimit të dridhjes (56). |
| 19 | Dragë prerëse me thithje (1), sipas pretendimit 17 ose 18, karakterizuar nga fakti që mjetet përshtatëse/rregulluese përfshijnë mjete për të ndryshuar ngurtësinë e mjeteve të reduktimit të dridhjes (56). |
| 20 | Dragë prerëse me thithje (1), sipas pretendimit 17 ose 19, karakterizuar nga fakti që mjetet përshtatëse/rregulluese përfshijnë mjete për të ndryshuar peshën e disa elementeve të sistemit të telave që realizojnë ngritjen (22). |
| 21 | Dragë prerëse me thithje (1), sipas secilit prej pretendimeve të mëparshme, karakterizuar nga fakti që mjetet e reduktimit të dridhjes (56) përfshijnë mjete aktivizuese për të kompesuar në mënyrë dinamike dridhjet e gjeneruara nga koka prerëse (12). |
| 22 | Metodë për reduktimin e transferimit të dridhjeve në një dragës prerëse me thithje (1) të gjeneruara nga një kokë prerëse (12) e cila gjendet në një shkallë të dragës prerëse (3) të dragës prerëse me thithje (1), ku shkalla e rrotullueshme të dragës prerëse (3) është montuar në një ekstremitet të parë (7) në dragën prerëse me thithje (1) dhe ka një ekstremitet të dytë (11) i cili është pajisur me një kokë prerëse (12), ku koka prerëse në fjalë është (12) është e lëzishme lart dhe poshtë në lidhje me dragën (1) me anë të një sistemi telash që realizon ngritjen (22), ku sistemi i telave që realizon ngritjen (22), përfshin të paktën: - mjetet ngritëse (23) në dragën prerëse me thithje (1) për të mbledhur dhe lëshuar një tel në një rrotull (bobinë); - mjetet që drejtojnë lëvizjen (32) në një vinç (29) të dragës prerëse me thithje (1) për të drejtuar lëvizjen e një teli; - mjetet e mbajtjes pezull të shkallës (42) në dragën prerëse me shkallë (3) për të mbajtur pezull dragën prerëse me shkallë (3) me të paktën një tel; dhe - një ose më shumë tela (55) nga të cilat mbahet shkalla e dragës prerëse (3), të paktën njëra pjesë e telit (49,52) të jetë pjesërisht e mbledhur në mjetet e ngritjes (23) dhe të drejtohet mbi mjetet e drejtimit (32) nga vinçi (29) deri tek mjetet e mbajtjes pezull të shkallës (42) në shkallën e dragës prerëse (3), karakterizuar nga fakti që sistemi i telave që realizon ngritjen (22) është pajisur me mjete që reduktojnë dridhjet (56) për të reduktuar transmetimin e dridhjeve që gjenerohen nga koka prerëse (12) në dragën prerëse me thithje (1) përmes sistemit të telave që realizojnë ngritjen (22) dhe nga fakti që mjetet e drejtimit (32) janë montuar në vinç (29) me anë të një ose më shumë elementëve të bazamentit (57,61),mjetet e reduktimit të dridhjeve (56) janë vendosur të paktën pjesërisht midis elementeve të lidhura me bazamentin (57,61) dhe vinçit (29) ose janë vendosur midis shkallës së dragës prerëse (3) dhe mjeteve që mbajnë pezull shkallën (42 |
| 23 | Metodë sipas pretendimit 22, karakterizuar nga fakti që mjetet e reduktimit të dridhjes (56) të një tipi pasiv janë destinuar për të mbështetur mjetet e orientimit (32) në vinç (29). |
| 24 | Metodë sipas pretendimit 22 ose 23 , karakterizuar nga fakti që mjetet e reduktimit të dridhjes (56) të një tipi aktiv që shkatohen nga lëvizjet vibruese në sistemin e telave që realizojnë ngritjen (22) kompesohen në mënyrë aktive . |