Lloji i Aplikimit
EPO patents
Nënlloji i Aplikimit
EPO Patent
(10) Numri dhe Data e Regjistrimit
6354
2017.03.06
Status
Regjistruar
(180) Data e mbarimit të afatit
2032.11.08
(20) Numri dhe Data e Depozitimit
AL/P/2017/104
2017.02.17
(40) Numri dhe Data e Publikimit
2017.04.21
(86) Data dhe Numri Ndërkombëtar i Depozitimit
12794811.5
2012.11.08
Status
Regjistruar
Data dhe Numri Ndërkombëtar i Publikimit
EP2776427
2017.02.01
(30) Detajet e Prioritetit
| Kodi | ID e prioritetit |
|---|---|
| US | 201161557043 |
| US | 201261610257 |
(51) Klasat e KNP-së (IPC)
(71/73) Aplikanti
| Aplikanti | Adresa |
|---|---|
| Vertex Pharmaceuticals Incorporated | 50 Northern Avenue, Boston, MA 02210 |
(72) Shpikës
| Emri | Adresa |
|---|---|
| LOOKER, Adam, R. | 1 Wright Street, Winchester, MA 01890 , US |
| LITTLER, Benjamin, Joseph | 7016 Ivy Street, Carlsbad, CA 92011 , US |
| CHOUDHURY, Anusuya | 131 Edwards Drive, Churchville, PA 18966 , US |
| HARRISON, Cristian | 13 Laurel Street, Beverly, MA 01915 , US |
| VELURI, Ravikanth | 39 Lantern Lane, Burlington, MA 01803 , US |
| RYAN, Michael, P. | 12 Chesterton Street, Apt. 2, Roxbury, MA 02119 , US |
| JIANG, Licong | 8503 Stage Coach Place, San Diego, CA 92129 , US |
| LUSS-LUSIS, Eduard | 1277 Massachusetts Avenue, Apt. 2, Arlington, MA 02476 , US |
(74) Emri i Përfaqësuesit
| Emri | Adresa |
|---|---|
| Ela SHOMO PANIDHA | Euromarkpat Albania LTD , Rr. A.Z. Çajupi, Pall. 20/4, Ap.15, Tiranë , AL |
| Ela SHOMO PANIDHA | Euromarkpat Albania LTD , Rr. A.Z. Çajupi, Pall. 20/4, Ap.15, Tiranë , AL |
(54) Titull
MODULATORË TË TRANSPORTUESVE TË KASETËS LIDHËSE TË ATP
(57) Abstrakt
(58) Pretendime
| Pretendim | Përshkrim |
|---|---|
| 0 | |
| 1 | Një komponim i formulës II: ose një kripë e tij farmaceutikisht e pranueshme, ku në mënyrë të pavarur për secilën shfaqje: R është H, OH, OCH3 ose dy R të marra sëbashku formojnë -OCH2O- ose -OCF2O-; R1 është H ose deri në dy C1-C6 alkil; R2 është H ose halo; R3 është H ose C1-C6 alkil; Y është O ose NR4; dhe R4 është H ose C1-C6 alkil. |
| 2 | Komponimi i pretendimit 1 të formulës II, ku dy R të marra sëbashku formojnë -OCF2O-, R1 është H, dhe R2 është F. |
| 3 | Komponimi i pretendimit 1 të formulës II, ky dy R të marra sëbashku formojnë -OCF2O-, R1 është H, R2 është F, dhe R3 është CH3. |
| 4 | Komponimi i pretendimit 1, i cili ka formulën IIa: ose një kripë e tij farmaceutikisht e pranueshme, ku: R2 është H ose halo. |
| 5 | Komponimi i pretendimit 4, ku R2 është F. |
| 6 | Komponimi i pretendimit 1, ku komponimi është ose |
| 7 | Komponimi i pretendimit 1, ku komponimi është |
| 8 | Një përbërje farmaceutike e cila përmban (i) një komponim sipas secilit prej pretendimeve 1-7; dhe (ii) një transportues farmaceutikisht i pranueshëm. |
| 9 | Përbërja e pretendimit 8, e cila për më tej përmban një agjent shtesë të përzgjedhur nga një agjent mukolitik, bronkodilator, një antibiotik, një agjent kundër infeksionit, një agjent kundër inflamacionit, një korrigjues CFTR, një fuqizues CFTR, ose një agjent ushqyes. |
| 10 | Një metodë ex vivo për të rritur numrin e transportuesve ABC në një membranë të një qelize, e cila përmban hapin e kontaktimit të qelizës me një komponim të secilit prej pretendimeve 1-7. |
| 11 | Metoda e pretendimit 10, ku transportuesi ABC është CFTR. |
| 12 | Komponimi i secilit prej pretendimeve 1 deri në 7 ose përbërja e secilit prej pretendi-meve 8 deri në 9 për tu përdorur në një metodë për trajtimin e një gjendjeje, sëmund-jeje, ose çrregullimi tek një subjekt i shkaktuar nga veprimtaria transportuese e ABC, ku metoda e përmendur përmban hapin e administrimit tek subjekti të një komponimi të secilit prej pretendimeve 1 deri në 7 ose përbërjen e secilit prej pretendimeve 8 deri në 9, ku gjendja, sëmundja ose çrregullimi është përzgjedhur nga fibroza cistike, emfize-ma, hemokromatoza e tarshëgueshme, defiçencat e koagulim-fibrinolizës, defiçenca e proteinës C, angioedema e trashëgueshme e Tipit 1, defiçencat e procesimit lipid, hi-perkolesterolemia familjare, kilomikronemia e Tipit 1, abetalipoproteinemia, sëmundjet e depozitimit lisosomal, sëmundja e qelizave I/pseudo-Hurler, mukopolisakaridozat, sëmundja Sandhof/Tay-Sachs, sëmundja Crigler-Najjar e tipit II, poliendokrinopa-tia/hiperinsulemia, diabetes mellitus, nanizmi laron, defiçenca e mileoperoksidazës, hi-poparatiroidizmi parësor, melanoma, glikanoza CDG e tipit 1, hipertiroidizmi i lindur, osteogenesis imperfecta, hipofibrinogjenemia e trashëguar, defiçenca ACT, diabetes insipidus (di), di neurofizeal, DI neprogjenik, sindroma Charcot-Marie Tooth, sëmundja Perlizaeus-Merzbacher, sëmundjet neurodegjenerative, sëmundja Alzheimer, sëmundja Parkinson, skleroza amiotrofike laterale, paralizia suprabërthamore progresive, sëmundja Pick, çrregullimet neurologjike të poliglutaminës, Huntington, polyglutamine neurological disorders, Huntington, ataksia spinocerebelare e tipit I, atrofia muskulare bulbare spinale, atrofia dentatorubale palidoluisiane, distrofia miotonike, encefalopatia sponxhiforme, sëmundja e trashëguar e Creutzfeldt-Jakob, sëmundja Fabry, sindroma Straussler-Scheinker, Sëmundja Pulmonare Obstruktive Kronike, sëmundja e syrit të thatë, ose sëmundja Sjögren. |
| 13 | Komponimi i secilit prej pretendimeve 1 deri në 7 ose përbërja e secilit prej pretendi-meve 8 deri në 9 për tu përdorur ashtu siç pretendohet në pretendimin 12, ku gjendja, sëmundja, ose çrregullimi ëstë përzgjedhur nga fibroza cistike, emfizema, Sëmundja Pulmonare Obstruktive Kronike, ose sëmundja e syrit të thatë. |
| 14 | Një kit për tu përdorur në matjen e veprimtarisë së një transportuesi ABC ose të një fragmenti të tij në një provë biologjike in vitro, i cili përmban: (i) një komponim sipas secilit prej pretendimeve 1-7; dhe (ii) instruksione për: a) kontaktimin e komponimit me provën biologjike; dhe b) matjen e veprimtarisë së transportuesit të përmendur ABC ose të një fragmenti të tij. |
| 15 | Kiti sipas pretendimit 14, i cili për më tej përmban instruksione për a) kontaktimin e një komponimi shtesë me provën biologjike; b) matjen e veprimtarisë së transportuesit të përmendur ABC ose të një fragmenti të tij në praninë e komponimit shtesë të përmendur, dhe c) krahasimin e veprimtarisë së transportuesit ABC në praninë e komponimit shtesë me dendësinë e transportuesit ABC në praninë e komponimit të parë. |
| 16 | Një kit për tu përdorur në matjen e veprimtarisë së një transportuesi ABC ose të një fragmenti të tij në një provë biologjike in vivo, e cila përmban: (i) një komponim sipas secilit prej pretendimeve 1-7; dhe (ii) instruksione për: a) kontaktimin e komponimit me një provë biologjike; dhe b) matjen e veprimtarisë së transportuesit ABC të përmendur ose të një frag-menti të tij. |
| 17 | Kiti sipas pretendimit 16, i cili për më tej përmban instruksione për a) kontaktimin e një komponimi shtesë me provën biologjike; b) matjen e veprimtarisë së transportuesit ABC të përmendur ose të një fragmenti të tijnë praninë e komponimit shtesë të përmendur, dhe c) krahasimin e veprimtarisë së transportuesit ABC në praninë e komponimit shtesë me dendësinë e transportuesit ABC në praninë e komponentit të parë. |
| 18 | Një proces për të përgatitur një komponim të formulës IIa ku R2 është H ose halo, duke përfshirë: (a) kontaktimin e komponimit të formulës I-5 me diimidazol karbonili (CDI) në pra-ninë e një tretësi për të dhënë një komponim të formulës I-4; (b) kontaktimin e komponimit të formulës I-4 me një oksidues në praninë e një tretësi për të dhënë një komponim të formulës I-3; dhe (c) kontaktimin e komponimit të formulës I-3 me një bazë në praninë e një tretësi për të dhënë një komponim të formulës IIa; |
| 19 | Procesi i pretendimit 18, ku R2 është H ose F. |