Lloji i Aplikimit
EPO patents
Nënlloji i Aplikimit
EPO Patent
(10) Numri dhe Data e Regjistrimit
Status
Refuzuar
(180) Data e mbarimit të afatit
(20) Numri dhe Data e Depozitimit
AL/P/2017/98
2017.02.16
(40) Numri dhe Data e Publikimit
(86) Data dhe Numri Ndërkombëtar i Depozitimit
10737346.6
2010.06.23
Status
Refuzuar
Data dhe Numri Ndërkombëtar i Publikimit
EP2586870
2016.11.30
(30) Detajet e Prioritetit
(51) Klasat e KNP-së (IPC)
(71/73) Aplikanti
| Aplikanti | Adresa |
|---|---|
| Stroïazzo-Mougin, Bernard A. J. | c/ Josep Poveda Verdú 4F, 03560 El Campello (Alicante) |
(72) Shpikës
| Emri | Adresa |
|---|---|
| Stroïazzo-Mougin, Bernard A. J. | c/ Josep Poveda Verdú 4F, 03560 El Campello (Alicante) , ES |
(74) Emri i Përfaqësuesit
| Emri | Adresa |
|---|---|
| Krenar Loloçi | Rr. Deshmoret e 4 Shkurtit, Pall.1/1, Kati 2, Tiranë , AL |
| Krenar Loloçi | Rr. Deshmoret e 4 Shkurtit, Pall.1/1, Kati 2, Tiranë , AL |
(54) Titull
PROCESI PËR PRODHIMIN E NJË LËNDE TË PARË BIO NGA MIKROALGAT
(57) Abstrakt
(58) Pretendime
| Pretendim | Përshkrim |
|---|---|
| 1 | Procedura për përftimin e një lënde të parë bio nga një gaz që përfshin CO2, e cila përfshin hapat e: a. furnizimit të gazit i cili përfshin CO2 në një reaktor që përmban një kulturë e cila përfshin të paktën një lloj të mikroalgave i cili është në gjendje për fotosintezë; b. fotosintezës së kryer nëpërmjet llojit të mikroalgave që përdor CO2 e furnizuar për të prodhuar një biomasë; c. fermentimit anaerobik të biomasës së përftuar; d. dekompozimit termokimik të biomasës së fermentuar në një presion midis 0 dhe 20 MPa dhe një temperature midis 200 dhe 420ºC në mënyrë që të përftojë një lëndë të parë bio të përzier me ujë dhe gazra, dhe e. ndarjes së lëndës së parë bio të përftuar, karakterizuar në atë që në vijim të fazës së fotosintezës, midis 5 dhe 100% e kulturës largohet nga reaktori e cila ndahet më pas në një fraksion të ngurtë i cili përmban biomasë, fraksioni i ngurtë i të cilit do t’i nënshtrohet më pas fazës së fermentimit anaerobik, dhe një fraksion të lëngshëm që përmban karbonate dhe/ose bikarbonate, të cilët ndahen nga fraksioni i lëngshëm, dhe fraksioni i lëngshëm i të cilëve kthehet të paktën pjesërisht tek reaktori që i mungojnë karbonate dhe bikarbonate në thelb. |
| 2 | Procedura sipas pretendimit 1, ku, në hapin e largimit të paktën të pjesshëm nga reaktori, midis 5 dhe 50% e kulturës largohet. |
| 3 | Procedura sipas pretendimit 2, ku, në hapin e largimit të paktën të pjesshëm nga reaktori, përafërsisht 10% e kulturës largohet. |
| 4 | Procedura sipas çdonjërit prej pretendimeve të mësipërm, ku, përpara hapit të fotosintezës kryhet në një regjim të përzier dhe ekspozohet ndaj dritës natyrore dhe/ose artificiale. |
| 5 | Procedura sipas çdonjërit prej pretendimeve të mësipërm ku, në vijim të hapit të largimit të paktën të pjesshëm të kulturës nga reaktori, kultura e larguar acidifikohet në një pH midis 3.5 dhe 8. |
| 6 | Procedura sipas pretendimit 5, ku acidifikimi kryhet nëpërmjet shtimit në kulturë të të paktën një agjenti acidifikues të zgjedhur nga grupi i përbërë prej CO2, një përzierje të CO2 dhe ajër, acide të forta ose të dobëta ose çdo kombinim i tyre. |
| 7 | Procedura sipas çdonjërit prej pretendimeve të mësipërm ku, në vijim të hapit të largimit të paktën të pjesshëm të kulturës nga reaktori, ndarja e fraksionit të ngurtë i cili përmban biomasë dhe fraksionit të lëngshëm i cili përmban karbonate dhe/ose bikarbonate kryhet nëpërmjet të paktën një teknike të zgjedhur nga grupi i përbërë prej filtrimi, centrifugimi, flokulimi, elektrokoagulimi, ultratingujt, avullimi, dekantimi ose çdo kombinim i tyre. |
| 8 | Procedura sipas çdonjërit prej pretendimeve të mësipërm, ku ndarja e karbonateve dhe/ose bikarbonateve nga fraksioni i lëngshëm që rezulton nga largimi të paktën i pjesshëm i kulturës nga reaktori kryhet nëpërmjet precipetimit të kriprave të gazuara përkatëse që rrjedhin nga shtimi i të paktën një alkali. |
| 9 | Procedura sipas çdonjërit prej pretendimeve të mësipërm, ku hapi i fermentimit anaerobik përfshin fermentim anaerobik të një biomase në të cilën përqendrimi i trupave të ngurtë është nga 1 deri në 50% dhe i cili kryhet në një temperaturë midis 10 dhe 165°C. |
| 10 | Procedura sipas pretendimit 9, ku biomasa ka një 5 deri në 12% përqendrim të trupave të ngurtë dhe fermentimi anaerobik kryhet në një temperaturë midis 30 dhe 75ºC. |
| 11 | Procedura sipas çdonjërit prej pretendimeve të mësipërm, ku paraprakisht ose pas hapit të fermentimit anaerobik, një nënhap i homogjenizimit ose kavitacioni i biomasës kryhet gjatë së cilës ai i nënshtrohet presionit midis 250 bar dhe 1,200 bar. |
| 12 | Procedura sipas pretendimit 11, e cila përsëritet 1 dhe 5 herë. |
| 13 | Procedura sipas çdonjërit prej pretendimeve të mësipërm, ku në vijim të hapit të fermentimit anaerobik dhe përpara hapit të dekompozimit termokimik, një fraksion ujor që përmban kripra amoniumi ndahet nga biomasa që rezulton nga fermentimi anaerobik, fraksioni ujor i së cilës kthehet pastaj tek reaktori përsëri. |
| 14 | Procedura sipas çdonjërit prej pretendimeve të mësipërm, ku mikroalga e cila kryen fotosintezën zgjidhet nga grupi i përbërë prej Chlorophyceae, Bacillariophyceae, Dinophyceae, Cryptophyceae, Chrysophyceae, Haptophyceae, Prasinophyceae, Raphidophyceae, Eustigmatophyceae, ose çdo kombinim i tyre. |