REGJISTRI I OBJEKTEVE TE PRONESISE INDUSTRIALE

Lloji i Aplikimit
EPO patents
Nënlloji i Aplikimit
EPO Patent
(10) Numri dhe Data e Regjistrimit
6356 2017.03.07
Status
Refuzuar
(180) Data e mbarimit të afatit
2033.11.06
(20) Numri dhe Data e Depozitimit
AL/P/2017/93 2017.02.14
(40) Numri dhe Data e Publikimit
2017.03.30
(86) Data dhe Numri Ndërkombëtar i Depozitimit
13191790.8 2013.11.06
Status
Refuzuar
Data dhe Numri Ndërkombëtar i Publikimit
EP2762416 2017.01.18
(30) Detajet e Prioritetit
Kodi ID e prioritetit
PL 40268213
(51) Klasat e KNP-së (IPC)
(71/73) Aplikanti
Aplikanti Adresa
SILBO Sp. z o.o. Wygoda 12, 44-240 Zory
(72) Shpikës
Emri Adresa
Spiewok, Marcin Karola Miarki 15, 44-330 Jastrzebie Zdrój , PL
(74) Emri i Përfaqësuesit
Emri Adresa
FATOS DEGA NIKOLLA TUPE; Nd. 2; H. 4; Ap. 30; NJËSIA ADMINISTRATIVE NR. 5; NJËSIA BASHKIAKE NR. 5; 1019; TIRANË, TIRANË, TIRANË , TIRANË , AL
FATOS DEGA NIKOLLA TUPE; Nd. 2; H. 4; Ap. 30; NJËSIA ADMINISTRATIVE NR. 5; NJËSIA BASHKIAKE NR. 5; 1019; TIRANË, TIRANË, TIRANË , TIRANË , AL
(54) Titull
MATERIAL PAKETUES VEÇANËRISHT PËR FRUTA DHE PERIME DHE NJË METODË PËR PRODHIMIN E MATERIALIT PAKETUES
(57) Abstrakt
(58) Pretendime
Pretendim Përshkrim
1 1. Materiali paketues, që ka formën e një shiriti të pandërprerë të bashkuar me anën e një metode saldimi me elementë rrjetorë të vendosur mbi të (të mbivendosur), ku ky shirit i pandërprerë (1) përbëhet prej letre me të paktën njërën anë të veshur me poliolefinë, që karakterizohet nga ajo se shiriti i pandërprerë (1) lidhet drejtëpërdrejtë në anën e tij të veshur me poliolefinë me elementët rrjetorë (2) nëpërmjet saldimit, ku poliolefina është PE (polietilen) dhe materiali rrjetor është gjithashtu PE, ose poliolefina është PP (polipropilen) dhe materiali rrjetor është gjithashtu PP.
2 2. Materiali sipas pretendimit 1, që karakterizohet nga ajo se ai është i veshur me poliolefinë me përzgjedhje, domethënë veshja është me ndërprerje.
3 3. Materiali sipas pretendimit 1, që karakterizohet nga ajo se shiriti prej letre (1) vishet me poliolefinë në zonën e mbivendosjes (3) që rezulton nga mbivendosja e shiritit dhe rrjetës (2) dhe në zonën e mbivendosjes (4) ku pakua saldohet prej makinës paketuese.
4 4. Materiali sipas pretendimit 2, që karakterizohet nga ajo se shiriti i pandërprerë (1) vishet me poliolefinë në pika të veçanta.
5 5. Materiali sipas cilitdo prej pretendimeve 1 - 4, që karakterizohet nga ajo se pesha specifike e letrës shkon deri në 60 gramë për metër katror, pesha specifike e veshjes polietilene është 17 gramë për metër katror, dhe rrjeta polietilene ka një peshë specifike prej 20 - 60 gramë për metër katror të sipërfaqes së saj.
6 6. Materiali sipas cilitdo prej pretendimeve 1 - 5, që karakterizohet nga ajo se shiritat e pandërprerë prej letre (1) bashkohen me shiritat prej rrjete (2) në mënyrë të tillë që shiritat prej letre ndërkëmbehen me këto shirita prej rrjete.
7 7. Materiali sipas cilitdo prej pretendimeve 1 - 6, që karakterizohet nga ajo se copat e rrjetës (2) saldohen te vrimat (5) të hapura në fletët prej letre.
8 8. Metoda e prodhimit të materialit të projektuar për paketim në formën e një shiriti të pandërprerë, që përmban elementë rrjetorë, ku shiritat e pandërprerë prej letre (1) vishen me poliolefinë në të paktën njërën anë, ku metoda karakterizohet nga ajo se rrjeta (2) vendoset drejtëpërdrejtë në anën e veshur të letrës në mënyrë të tillë që një pjesë e rrjetës mbivendoset tek cepi i letrës dhe formon mbivendosjen (3), dhe pastaj kjo pjesë e rrjetës i nënshtrohet saldimit në temperaturën 180 - 300°C, ku si poliolefinë përdoret PE (polietilen) dhe si material rrjetor përdoret gjithashtu PE, ose si poliolefinë përdoret PP (polipropilen) dhe si material rrjetor përdoret gjithashtu PP.
9 9. Metoda sipas pretendimit 8, që karakterizohet nga ajo se shiritat e pandërprerë prej letre (1) saldohen me shirita të pandërprerë rrjete ndërkëmbyeshëm.
10 10. Metoda sipas pretendimit 9, që karakterizohet nga ajo se në shiritat e pandërprerë prej letre (1) hapen vrimat (5) dhe pastaj pjesë të rrjetës (2) që i korrespondojnë këtyre vrimave vendosen mbi to dhe saldohen në zonën e mbivendosjeve (3).
11 11. Metoda sipas pretendimit 10, që karakterizohet nga ajo se mbivendosja (3) e formuar nga shiriti prej letre (1) dhe rrjeta (2) që mbivendosen tek njëra tjetra është 2.5 cm e gjerë, dhe shpejtësia e saldimit është 25 cikle në minutë.
12 12. Metoda sipas pretendimit 6, që karakterizohet nga ajo se shiriti prej letre (1) është i veshur me poliolefinë në të paktën njërën anë me përzgjedhje.