REGJISTRI I OBJEKTEVE TE PRONESISE INDUSTRIALE

Lloji i Aplikimit
EPO patents
Nënlloji i Aplikimit
EPO Patent
(10) Numri dhe Data e Regjistrimit
6377 2017.03.28
Status
Refuzuar
(180) Data e mbarimit të afatit
2030.09.08
(20) Numri dhe Data e Depozitimit
AL/P/2017/59 2017.01.27
(40) Numri dhe Data e Publikimit
2017.04.21
(86) Data dhe Numri Ndërkombëtar i Depozitimit
10754387.8 2010.09.08
Status
Refuzuar
Data dhe Numri Ndërkombëtar i Publikimit
EP2475684 2016.11.30
(30) Detajet e Prioritetit
Kodi ID e prioritetit
US 240783
US 317839
US 242821
(51) Klasat e KNP-së (IPC)
(71/73) Aplikanti
Aplikanti Adresa
Regeneron Pharmaceuticals, Inc. 777 Old Saw Mill River Road, Tarrytown, NY 10591
(72) Shpikës
Emri Adresa
MACDONALD, Lynn c/o Regeneron Pharmaceuticals, Inc., 777 Old Saw Mill Road, Tarrytown New York 10591 , US
MURPHY, Andrew, J. c/o Regeneron Pharmaceuticals, Inc., 777 Old Saw Mill Road, Tarrytown New York 10591 , US
PAPADOPOULOS, Nicholas, J. c/o Regeneron Pharmaceuticals, Inc., 777 Old Saw Mill Road, Tarrytown New York 10591 , US
MORRA, Marc, R. c/o Regeneron Pharmaceuticals, Inc., 777 Old Saw Mill Road, Tarrytown New York 10591 , US
SALZLER, Robert, R. c/o Regeneron Pharmaceuticals, Inc., 777 Old Saw Mill Road, Tarrytown New York 10591 , US
LACROIX-FRALISH, Michael, L. c/o Regeneron Pharmaceuticals, Inc., 777 Old Saw Mill Road, Tarrytown New York 10591 , US
(74) Emri i Përfaqësuesit
Emri Adresa
Krenar Loloçi Rr. Deshmoret e 4 Shkurtit, Pall.1/1, Kati 2, Tiranë , AL
Krenar Loloçi Rr. Deshmoret e 4 Shkurtit, Pall.1/1, Kati 2, Tiranë , AL
(54) Titull
ANTITRUPA HUMANË ME AFINITET TË LARTË PËR RECEPTORIN-2 TË AKTIVIZUARA NGA PROTEAZA HUMANE
(57) Abstrakt
(58) Pretendime
Pretendim Përshkrim
0
1 1. Një antitrup human i izoluar ose fragment antigjen lidhës i tij, që lidhet në mënyrë specifike me PAR-2 human (SEQ ID NR:851) dhe ndërvepron me Val-42 dhe Asp-43 të PAR-2 human, ku antitrupi ose fragmenti antigjen lidhës përmban regjionet komplementare përcaktuese (CDR), që përfshijnë sekuencat aminoacide HCDR1-HCDR2-HCDR3 / LCDR1-LCDR2-LCDR3 të përzgjedhura nga grupi i përbërë prej: (a) SEQ ID NR:100-102-104 / 108-110-112; dhe (b) SEQ ID NR:700-702-704 / 708-710-712.
2 Antitrupi human i izoluar ose fragmenti antigjen lidhës i pretendimit 1, ku antitrupi ose fragmenti antigjen lidhës ndërvepron gjithashtu me një ose më shumë mbetje të përzgjedhura nga grupi i përbërë prejSer-37, Leu-38, Ile-39, Gly-40dhe Gly-44 të PAR-2 human.
3 Antitrupi human i izoluar ose fragmenti antigjen lidhës i pretendimit 1 ose 2, ku antitrupi ose fragmenti antigjen lidhës nuk ndërvepron me Lys-41 të PAR-2 human.
4 Antitrupi human i izoluar ose fragmenti antigjen lidhës sipas çdonjërit prej pretendimeve 1 deri në 3, ku antitrupi ose fragmenti antigjen lidhësndërvepron me Ser-37, Leu-38, Ile-39, Gly-40, Val-42 dhe Asp-43 të PAR-2 human, por nuk ndërvepron me Lys-41 të PAR-2 human.
5 Antitrupi human i izoluar ose fragmenti antigjen lidhës sipas çdonjërit prej pretendimeve 1 deri në 4, ku antitrupi ose fragmenti antigjen lidhës bllokon ndarjen e tripsinës sëPAR-2 human në zonën e ndarjes, të vendosur në vendtakimin e mbetjeve Arg-36 dhe Ser-37 të PAR-2 human.
6 Antitrupi human i izoluar ose fragmenti antigjen lidhës i pretendimit 5, ku antitrupi ose fragmenti antigjen lidhës nuk bllokon ndarjen e tripsinës së PAR-2 human në një ose më shumë zona ndarjeje joaktivizuese, të përzgjedhura nga zona e ndarjes joaktivizuese në vendtakimin e mbetjeve Arg-31 dhe Ser-32 të PAR-2 human dhe zona e ndarjes joaktivizueseqë gjendet në vendtakimin e mbetjeve Lys-34 dhe Gly-35 të PAR-2 human.
7 Antitrupi human i izoluar ose fragmenti antigjen lidhës i pretendimit 1, ku antitrupi ose fragmenti antigjen lidhës përzgjidhet nga grupi i përbërë prej: (a) një antitrupi që përmban një regjion të vargut të rëndë të ndryshueshëm(HCVR) që ka sekuencën aminoacide të SEQ ID NR:714 dhe një regjion të vargut të lehtë të ndryshueshëm(LCVR) që ka sekuencën aminoacide të SEQ ID NR:692; dhe (b) një antitrupi që përmban një HCVR që ka sekuencën aminoacidetë SEQ ID NR:98 dhe një LCVR që ka sekuencën aminoacide të SEQ ID NR:106.
8 Një përbërje farmaceutike që përmban antitrupin ose fragmentin antigjen lidhës të çdonjërit prej pretendimeve 1 deri në 7 dhe një bartës ose hollues farmaceutikisht të pranueshëm.
9 Antitrupi human i izoluar ose fragmenti antigjen lidhës i çdonjërit prej pretendimeve 1 deri në 7 ose përbërja farmaceutike e pretendimit 8 për përdorim në një metodë trajtimi të një pacienti, ku pacienti shfaq një ose më shumë simptoma ose shenja të një sëmundjeje ose çrregullimi të shkaktuar nga aktiviteti i PAR-2, ku sëmundja apo çrregullimi i shkaktuar nga PAR-2 është një sëmundje ose çrregullim i përzgjedhur nga grupi i përbërë nga dhimbja, pruriti, astma, artiti reumatoid, fibroza, dermatiti atopik, sëmundja inflamatore e zorrëve, koliti ulceroz, pankreatiti, ulcera, sëmundja Crohn, kanceri dhe sëmundja Netherton.
10 Antitrupi i izoluar, fragmenti antigjen lidhës ose përbërja e pretendimit 9, për përdorim sipas pretendimit 9, ku metoda përshin më tej administrimin te pacienti të të paktën një përbërësi aktiv terapeutik shtesë, të përzgjedhur nga grupi i përbërë nga një inhibitor i IL-1, një inhibitor i IL-18, një inhibitor i IL-4, një inhibitor i receptorit të IL-4, një inhibitor i IL-6, një inhibitor i receptorit të IL-6, një inhibitor i faktorit të rritjes së nervit (NGF), një inhibitor i faktorit të nekrozës tumorale (TNF), një inhibitori receptorit të TNF, një inhibitor i sintezës së acidit urik dhe një kortikosteroid.
11 Përdorimi i antitrupit të izoluar ose fragmentit antigjen lidhës të çdonjërit prej pretendimeve 1 deri në 7, ose përbërjes farmaceutike të pretendimit 8, në prodhimin e një bari për përdorim në trajtimin e një pacienti që shfaq një ose më shumë simptoma ose shenja të një sëmundjeje ose çrregullimi të shkaktuar nga aktiviteti i PAR-2, ku sëmundja ose çrregullimi i shkaktuar nga aktiviteti i PAR-2 është një sëmundje ose çrregullim i përzgjedhur nga grupi i përbërë nga dhimbja, pruriti, astma, artriti reumatoid, fibroza, dermatiti atopik, sëmundja inflamatore e zorrëve, koliti ulceroz, pankreatiti, ulcera, sëmundja Crohn, kanceri dhe sëmundja Netherton.
12 Një molekulë acidi nukleik që kodon një antitrup ose fragment antigjen lidhës të tij, sipas çdonjërit prej pretendimeve 1 deri në 7, një vektor shprehës rekombinant që bart acidin nukleik ose një qelizë bartëse në të cilën është prezantuar vektori.
13 Një metodë e prodhimit të një antitrupi ose fragmenti antigjen lidhës të tij, sipas çdonjërit prej pretendimeve 1 deri në 7, metodë e cila përfshin mbjelljen e një qelize bartëse sipas pretendimit 12, në kushte që lejojnë prodhimin e antitrupave, dhe rikuperimin e antitrupave të prodhuar.