Lloji i Aplikimit
EPO patents
Nënlloji i Aplikimit
EPO Patent
(10) Numri dhe Data e Regjistrimit
6283
2017.02.14
Status
Regjistruar
(180) Data e mbarimit të afatit
2033.07.23
(20) Numri dhe Data e Depozitimit
AL/P/2016/745
2016.12.29
(40) Numri dhe Data e Publikimit
2017.02.28
(86) Data dhe Numri Ndërkombëtar i Depozitimit
13767115.2
2013.07.23
Status
Regjistruar
Data dhe Numri Ndërkombëtar i Publikimit
EP2888455
2016.12.07
(30) Detajet e Prioritetit
| Kodi | ID e prioritetit |
|---|---|
| EP | 12178430 |
(51) Klasat e KNP-së (IPC)
(71/73) Aplikanti
| Aplikanti | Adresa |
|---|---|
| Cohen, Yoav | 5, chemin de la Tour-de-Pinchat, 1234 Vessy |
(72) Shpikës
| Emri | Adresa |
|---|---|
| Cohen, Yoav | 5, chemin de la Tour-de-Pinchat, 1234 Vessy , CH |
(74) Emri i Përfaqësuesit
| Emri | Adresa |
|---|---|
| FATOS DEGA | NIKOLLA TUPE; Nd. 2; H. 4; Ap. 30; NJËSIA ADMINISTRATIVE NR. 5; NJËSIA BASHKIAKE NR. 5; 1019; TIRANË, TIRANË, TIRANË , TIRANË , AL |
| FATOS DEGA | NIKOLLA TUPE; Nd. 2; H. 4; Ap. 30; NJËSIA ADMINISTRATIVE NR. 5; NJËSIA BASHKIAKE NR. 5; 1019; TIRANË, TIRANË, TIRANË , TIRANË , AL |
(54) Titull
PROCES QË PRODHON ENERGJI TË DOBISHME NGA ENERGJIA TERMIKE
(57) Abstrakt
(58) Pretendime
| Pretendim | Përshkrim |
|---|---|
| 1 | Një proces që prodhon energji të dobishme nga energjia termike, që karakterizohet nga ajo se një popullatë e tërë fluidike grimcash të lëvizshme, të kufizuara në një qark i mbyllur me rrjedhje njëdrejtimëshe të kanaleve përcjellëse (1-2-3-3'-4-1;31-32-33-33'-34-31), i nënshtrohet një fushe force konservative ose efektivisht konservative, me përjashtim të fushës së forcës çentrifugale dhe gravitacionale, ku qarku duke qënë termikisht i izoluar me përjashtim të dy zonave jo pranë njëra tjetrës, një zone të parë (2-3;33-33') që lejon këmbimin termik të nxehtësisë (Qhyrje) nga një mjedis më i ngrohtë jashtë qarkut, një zone të dytë (4-1;31-32) që, sipas nevojës, lejon këmbimin termik të nxehtësisë (Qdalje) për ftohje, me një mjedis më të ftohtë jashtë qarkut, nga ajo se qarku i mbyllur i sipërpërmendur është i pajisur me një ngarkesë (3'-4;33'-44) e destinuar të konvertojë energjinë që ai merr nga rrjedhja e grimcave të lëvizshme në energji të dobishme në dalje në drejtim të rrjedhjes pas zonës së parë jo të izoluar (2-3;33-33'), nga ajo se në të dyja pjesët e qarkut njëdrejtimësh të vendosura para (3-3';33-33') dhe pas (1-2;31-32) ngarkesës së sipërpërmendur, vektori i shpejtësisë së rrjedhjes është paralel ose ka një komponente që është paralele me fushën e forcës konservative ose efektivisht konservative, një pjesë me rrjedhën e ngrohtë dhe pjesa tjetër me rrjedhën e ftohtë të grimcave të lëvizshme dhe nga ajo se nëse densiteti i grimcave të lëvizshme të përzgjedhura ulet kur temperatura rritet, drejtimi i fushës së forcës konservative është i njëjtë me atë të vektorit të shpejtësisë së rrjedhjes së ftohtë ose të komponentes së vektorit të shpejtësisë së rrjedhjes së ftohtë në pjesën e qarkut të sipërpërmendur dhe e kundërt nëse densiteti i grimcave të lëvizshme të përzgjedhura rritet kur temperatura rritet. |
| 2 | Procesi sipas pretendimit 1, që karakterizohet nga ajo se gjatësia e secilës prej të dyja pjesëve jo termikisht të izoluara të sipërpërmendura ndryshon sipas nevojës. |
| 3 | Procesi sipas pretendimit 1 ose 2, që karakterizohet nga ajo se një pjesë e energjisë së dobishme në dalje përdoret mbrapsht për të ftohur grimcat e lëvizshme për të ruajtur gjëndjen e qëndrueshme sipas nevojës. |
| 4 | Procesi sipas pretendimit 1 ose 2 ose 3, që karakterizohet nga ajo se grimcat e lëvizshme janë grimca që mund të lëvizin lirisht në kanalet e qarkut dhe mund të jenë të çdo lloji: të ngarkuara ose jo elektrikisht si elektronet, jonet, atomet elektrikisht neutrale, molekulat, dhe mund të jenë në cilëndo gjëndje, të tillë si gaz ideal ose i degjeneruar, lëng, trup i ngurtë, plazëm gjysëm e ngurtë, gjysmëpërcjellës. |
| 5 | Procesi sipas cilitdo prej pretendimeve 1 deri 4, që karakterizohet nga ajo se fusha e forcës konservative ose efektivisht konservative është elektrike (E) ose magnetike. |