REGJISTRI I OBJEKTEVE TE PRONESISE INDUSTRIALE

Lloji i Aplikimit
EPO patents
Nënlloji i Aplikimit
EPO Patent
(10) Numri dhe Data e Regjistrimit
6319 2017.02.27
Status
Regjistruar
(180) Data e mbarimit të afatit
2031.03.22
(20) Numri dhe Data e Depozitimit
AL/P/2016/740 2016.12.28
(40) Numri dhe Data e Publikimit
2017.03.30
(86) Data dhe Numri Ndërkombëtar i Depozitimit
11715961.6 2011.03.22
Status
Regjistruar
Data dhe Numri Ndërkombëtar i Publikimit
EP2549860 2016.10.19
(30) Detajet e Prioritetit
Kodi ID e prioritetit
FR 1001115
(51) Klasat e KNP-së (IPC)
(71/73) Aplikanti
Aplikanti Adresa
Fiiish 8 rue Henri Waquet, 29200 Brest
(72) Shpikës
Emri Adresa
GUENNAL, Matthieu 2 rue Louis Hemon, F-29720 Ploneour Lanvern , FR
(74) Emri i Përfaqësuesit
Emri Adresa
Krenar Loloçi Rr. Deshmoret e 4 Shkurtit, Pall.1/1, Kati 2, Tiranë , AL
Krenar Loloçi Rr. Deshmoret e 4 Shkurtit, Pall.1/1, Kati 2, Tiranë , AL
(54) Titull
KARREM ARTIFICIAL PESHKIMI
(57) Abstrakt
(58) Pretendime
Pretendim Përshkrim
1 Karrem artificial peshkimi që ngjan si një peshk i vërtetë, që përmban: - një kokë të ngurtë (12) që ka një fytyrë në pjesën e pasme (16), - një trup materiali fleksibël (18) që zgjatet në mënyrë gjatësore ndërmjet një skaji të përparmë (20) dhe një skaji të pasëm (22), skaji i përparmë (20) që përshtatet për të ardhur në kontakt me fytyrën në pjesën e pasme (16), në mënyrë të tillë që të formojë një karrem artificial (10) që ka formën e karremit për peshk, - një grep (30) që zgjatet ndërmjet një skaji të parë që përmban një vrimë (34) dhe një skaji të dytë që përmban një majë (36), - një kallam të bashkëlidhur (32) që përmban një skaj të parë të lidhur tek koka (12) dhe një skaj të dytë të lirë në mënyrë që vrima (34) e grepit (30) mund të depërtojë në kallamin e bashkëlidhur (32), kallami i bashkëlidhur (32) që përmban gjithashtu ndërmjet skajit të parë dhe skajit të dytë të kallamit të bashkëlidhur një pjesë fiksuese (42) rreth së cilës vrima (34) e grepit (30) mbahet; karremi artificial që karakterizohet në atë që - kallami i bashkëlidhur (32) është në formë S dhe përfshin një pjesë mbajtëse (44) që shtrihet kryesisht në një plan vertikal që kalon përmes boshtit gjatësor, pjesa mbajtëse (44) që përshtatet për të ushtruar një forcë që ngjesh pjesën e trupit (18) të vendosur ndërmjet fytyrës në pjesën e pasme (16) të kokës (12) dhe kallamit të bashkëlidhur (32) në mënyrë të tillë që të mbajë trupin (18) kundrejt fytyrës në pjesën e pasme (16) të kokës (12), - trupi (18) përfshin hapje (28) të përshtatura për të pranuar grepin (30) dhe kallamin e bashkëlidhur (32); - skaji i pasëm (22) është i rrafshët në një plan kyesisht të pjerrët që kalon përmes një segmenti të parë linje të drejtë kryesisht të pjerrët (51) që shtrihet në planin e kallamit të bashkëlidhur (32) dhe të pjerrët në krahasim me vertikalin (50) dhe një segment të dytë linje të drejtë (52) në drejtim horizontal tërthor në krahasim me boshtin gjatësor të karremit artificial; - një përforcues vendoset ndërmjet skajit të pasëm (22) dhe trupit (18).
2 Karrem artificial peshkimi sipas Pretendimit 1, ku fytyra në pjesën e pasme (16) përfshin një disk të parë (24) që përshtatet për të ardhur në kontakt me një teh të dytë (26) të trupit (18).
3 Karrem artificial peshkimi sipas njërit prej pretendimeve të mëparshëm, ku pjesa fiksuese (42) e përshtatur për të pranuar vrimën (34) e grepit (30) fiksohet në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe në mënyrë të vendosur tek koka (12).
4 Karrem artificial peshkimi sipas secilit prej pretendimeve të mëparshëm, ku skaji i lirë (40) i kallamit të bashkëlidhur (32) lakohet për të parandaluar skajin e lirë (40) që të gërmojë në trup (18).
5 Karrem artificial peshkimi sipas secilit prej pretendimeve të mëparshëm, ku fytyra në pjesën e pasme (16) të kokës (12) ka një zonë të ulët tek e cila pjesa fiksuese (42) fiksohet, një zonë qendrore të cilën pjesa mbajtëse (44) ndesh, dhe një zone të sipërme.
6 Karrem artificial peshkimi sipas secilit prej pretendimeve të mëparshëm, ku maja (36) e grepit (30) vendoset jashtë prej trupit (18) dhe është e rrafshët me trupin.