Lloji i Aplikimit
EPO patents
Nënlloji i Aplikimit
EPO Patent
(10) Numri dhe Data e Regjistrimit
6185
2017.01.06
Status
Refuzuar
(180) Data e mbarimit të afatit
2033.10.14
(20) Numri dhe Data e Depozitimit
AL/P/2016/629
2016.11.18
(40) Numri dhe Data e Publikimit
2017.01.18
(86) Data dhe Numri Ndërkombëtar i Depozitimit
13776491.6
2013.10.14
Status
Refuzuar
Data dhe Numri Ndërkombëtar i Publikimit
EP2895117
2016.10.05
(30) Detajet e Prioritetit
| Kodi | ID e prioritetit |
|---|---|
| DE | 102012220129 |
(51) Klasat e KNP-së (IPC)
(71/73) Aplikanti
| Aplikanti | Adresa |
|---|---|
| optimed medizinische Instrumente GmbH | Ferdinand-Porsche-Str.11, 76275 Ettlingen, Germany |
(72) Shpikës
| Emri | Adresa |
|---|---|
| FISCHER, Harald | Königsbergerstr. 2, 76356 Weingarten , DE |
(74) Emri i Përfaqësuesit
| Emri | Adresa |
|---|---|
| FATOS DEGA | NIKOLLA TUPE; Nd. 2; H. 4; Ap. 30; NJËSIA ADMINISTRATIVE NR. 5; NJËSIA BASHKIAKE NR. 5; 1019; TIRANË, TIRANË, TIRANË , TIRANË , AL |
| FATOS DEGA | NIKOLLA TUPE; Nd. 2; H. 4; Ap. 30; NJËSIA ADMINISTRATIVE NR. 5; NJËSIA BASHKIAKE NR. 5; 1019; TIRANË, TIRANË, TIRANË , TIRANË , AL |
(54) Titull
STENTË
(57) Abstrakt
(58) Pretendime
| Pretendim | Përshkrim |
|---|---|
| 1 | Një stentë për ngulitje ndërluminale në organet e zgavërta, në veçanti brenda enëve të gjakut, ureterëve, gurmazit, zorrës së trashë, duodenit ose rrugëve biliare, që, në thelb, kanë një trup tubolar që mund të kthehet nga një gjendje e mbledhur me një diametër seksioni tërthor të parë në një gjendje të zgjeruar me një diameter seksioni tërthor të dytë të zmadhuar, ku stenta përmban të paktën dy seksione mbështetëse (12) dhe të paktën një seksion lidhës (14) që pasojnë njëri tjetrin në drejtimin gjatësor (10) të stentës; ku seksionet mbështetëse (12) kanë secili një shumësi hapjesh (16) të murit të trupit tubolar dhe elementësh kufitarë (18) që formohen prej trupit tubolar, të cilat rrethojnë hapjet (16) dhe që formojnë së bashku me to qelizat (20) të seksioneve mbështetëse (12) në gjendjen e zgjeruar; ku seksionet mbështetëse (12) fqinje përgjatë drejtimit gjatësor (10) lidhen me njëri tjetrin nëpërmjet një seksioni lidhës (14) të vendosur ndërmjet tyre; ku faqet fundore përballë njëra tjetrës (28) të seksioneve mbështetëse fqinje (12) formohen secila nga një rradhë (22) qelizash të faqeve fundore (20) të seksioneve mbështetëse përkatëse (12); ku seksioni lidhës (14) përmban një ose më shumë elemente lidhës (26) që formohen prej trupit tubolar dhe që lidhin me njeri tjetrin faqet fundore përballë njëra tjetrës (28) të dy seksioneve mbështetëse fqinje (12), dhe ku vetëm disa prej qelizave (20), që formojnë njërën prej dy faqeve fundore përballë njëra tjetrës (28) të seksioneve mbështetëse fqinje (12), lidhen drejtpërdrejt te faqja tjetër e dy faqeve fundore përballë njëra tjetrës (28) të seksioneve mbështetëse fqinje (12) nëpërmjet një elementi lidhës (26), karakterizohet nga ajo se stenta përmban një seksion mbështetës fundor (12) të vendosur në skajin përgjatë saj gjithashtu një zonë qendrore të stentës që fqinjëzohet me seksion mbështetës fundor (12), ku zona qendrore e stentës formohet nga një shumësi seksionesh mbështetëse (12) të fqinjëzuara në drejtimin gjatësor, që lidhen me njëri tjetrin nëpërmjet seksioneve lidhëse (14) dhe që secili ka saktësisht një rradhë (22) qelizash (20) që pasojnë njëra tjetrën në drejtimin periferik (24) të stentës; dhe me seksionin mbështetës fundor (12) që ka një shumësi rradhësh (22) me qeliza (20) që pasojnë njëra tjetrën në drejtimin gjatësor (10) të stentës, me qeliza (20) të një rradhe (22) që vendosen duke pasuar njëra tjetrën në drejtimin periferik (24) të stentës, në mënyrë të tillë që seksioni mbështetës fundor (12) ka gjatësi aksiale më të madhe dhe numër rradhësh më të madh (22) qelizash (20), se rradhët që pasojnë njëra tjetrën në drejtimin gjatësor (10) të stentës dhe qelizat që pasojnë njëra tjetrën në drejtimin periferik (24) të stentës, të seksioneve mbështetëse (12) të vendosura në zonën qendrore të stentës. |
| 2 | Një stentë sipas pretendimit 1, që karakterizohet nga ajo se numri i elementëve lidhës (26) të seksionit lidhës (14) është më i vogël se numri i atyre qelizave (20) e të paktën njërit prej seksioneve mbështetëse fqinje, dhe në veçanti e të dy seksioneve mbështetëse fqinje (12), që formojnë njërën prej dy faqeve fundore përballë njëra tjetrës (28) të lidhura me njera tjetrën nëpërmjet elementëve lidhës (26) të seksionit lidhës (14). |
| 3 | Një stentë sipas pretendimit 1 ose pretendimit 2, që karakterizohet nga ajo se të paktën njëri prej seksioneve mbështetëse fqinje, dhe në veçanti të dy seksionet mbështetëse fqinje (12), përmbajnë përkatësisht një rradhë (22) qelizash (20) që pasojnë njëra tjetrën në drejtimin periferik (24) të stentës dhe që preferueshëm formojnë një unazë të mbyllur (23) që endet në drejtimin periferik (24) të stentës. |
| 4 | Një stentë sipas të paktën njërit prej pretendimeve paraprirëse, që karakterizohet nga ajo se qelizat (20) që formojnë faqen fundore (28) të një seksioni mbështetës (12) kanë secila një skaj të lirë (21) që qëndron përballë seksionit mbështetës fqinj përkatës (12) dhe që ka një formë të rrumbullakët. |
| 5 | Një stentë sipas të paktën njërit prej pretendimeve paraprirëse, që karakterizohet nga ajo se qelizat e faqeve fundore reciprokisht përballë njëra tjetrës (20) të dy seksioneve mbështetëse fqinje (12) vendosen në mënyrë të spostuar nga njëra tjetra në drejtimin periferik (24) të stentës. |
| 6 | Një stentë sipas të paktën njërit prej pretendimeve paraprirëse, që karakterizohet nga ajo se qelizat (20) të seksioneve mbështetëse (12) janë në thelb në formë diamanti në gjendjen e zgjeruar të stentës dhe/ose kanë të paktën një seksion dhe preferueshëm tre seksione (20', 20", 21'") të vendosura pjerrtas me aksin gjatësor të stentës. |
| 7 | Një stentë sipas të paktën njërit prej pretendimeve paraprirëse, që karakterizohet nga ajo se të paktën një element lidhës (26) i seksionit lidhës (14) ka gjatësi të matur në drejtimin gjatësor (10) të stentës në gjendje të zgjeruar dhe/ose në gjendje të mbledhur që përbën të paktën 50%, të paktën 75%, të paktën 100% ose më shumë të gjatësisë (l) së qelizave (20) të lidhura me anë të elementit lidhës (26). |
| 8 | Një stentë sipas të paktën njërit prej pretendimeve paraprirëse, që karakterizohet nga ajo se të paktën një element lidhës (26) i seksionit lidhës (14) lidhet te faqja fundore (28) e seksionit mbështetës (12) në një zonë (30) në të cilën dy qeliza (20) të këtij seksioni mbështetës (12) që formojnë faqen fundore (28) janë të lidhura me njera tjetrën. |
| 9 | Një stentë sipas të paktën njërit prej pretendimeve paraprirëse, që karakterizohet nga ajo se të paktën një element lidhës (26) i seksionit lidhës (14) orientohet të paktën seksionalisht tërthorazi me drejtimin gjatësor (10) të stentës. |
| 10 | Një stentë sipas të paktën njërit prej pretendimeve paraprirëse, që karakterizohet nga ajo se të paktën një element lidhës (26) i seksionit lidhës (14) ka formë të përthyer ose të lakuar dhe ka preferueshëm në thelb formë S ose formë Z. |
| 11 | Një stentë sipas të paktën njërit prej pretendimeve paraprirëse, që karakterizohet nga ajo se stenta ka më shumë se dy seksione mbështetëse (12) dhe një shumësi seksionesh lidhëse (14) që pasojnë njëra tjetrën në drejtimin gjatësor (10) të stentës, me një seksion lidhës (14) që lidh përkatësisht dy seksione mbështetëse fqinjë (12) me njëri tjetrin. |
| 12 | Një stentë sipas pretendimit 11, që karakterizohet nga ajo se elementët lidhës (26) të dy seksioneve lidhës (14), në veçanti fqinj me njëri tjetrin, vendosen të spostuar nga njëri tjetri në drejtimin periferik (24) të stentës. |
| 13 | Një stentë sipas të paktën njërit prej pretendimeve paraprirëse, që karakterizohet nga ajo se të paktën një seksion lidhës (14) përmban ndërmjet një dhe dhjetë elemente lidhës dhe preferueshëm një, dy, tre ose katër elemente lidhës (26). |
| 14 | Një stentë sipas të paktën njërit prej pretendimeve paraprirëse, që karakterizohet nga ajo se të paktën një seksion lidhës (14) përmban një shumësi elementësh lidhës (26) që vendosen të shpërndarë të paktën përafërsisht në të njëjtët intervale këndore përgjatë periferisë së stentës. |
| 15 | Një stentë sipas të paktën njërit prej pretendimeve paraprirëse, që karakterizohet nga ajo se të paktën një faqe fundore (28) e një seksioni mbështetës (12) formohet nga ndërmjet dy dhe dyzet, preferueshëm ndërmjet katër dhe tridhjetë, dhe në veçanti preferueshëm ndërmjet tetë dhe njëzet e katër qeliza (20). |