Lloji i Aplikimit
EPO patents
Nënlloji i Aplikimit
EPO Patent
(10) Numri dhe Data e Regjistrimit
6157
2016.12.14
Status
Refuzuar
(180) Data e mbarimit të afatit
2031.01.28
(20) Numri dhe Data e Depozitimit
AL/P/2016/615
2016.11.11
(40) Numri dhe Data e Publikimit
2017.01.18
(86) Data dhe Numri Ndërkombëtar i Depozitimit
11701735.0
2011.01.28
Status
Refuzuar
Data dhe Numri Ndërkombëtar i Publikimit
EP2528945
2016.10.26
(30) Detajet e Prioritetit
| Kodi | ID e prioritetit |
|---|---|
| US | 299801 |
| US | 361687 |
| US | 388697 |
(51) Klasat e KNP-së (IPC)
(71/73) Aplikanti
| Aplikanti | Adresa |
|---|---|
| Regeneron Pharmaceuticals, Inc. | 777 Old Saw Mill River Road, Tarrytown, NY 10591 |
(72) Shpikës
| Emri | Adresa |
|---|---|
| SKOKOS, Dimitris | c/o Regeneron Pharmaceuticals, Inc., 777 Old Saw Mill River Road, Tarrytown, NY 10591 , US |
(74) Emri i Përfaqësuesit
| Emri | Adresa |
|---|---|
| Krenar Loloçi | Rr. Deshmoret e 4 Shkurtit, Pall.1/1, Kati 2, Tiranë , AL |
| Krenar Loloçi | Rr. Deshmoret e 4 Shkurtit, Pall.1/1, Kati 2, Tiranë , AL |
(54) Titull
METODA PËR TRAJTIMIN E DIABETIT ME ANTAGONISTË TË DLL4
(57) Abstrakt
(58) Pretendime
| Pretendim | Përshkrim |
|---|---|
| 1 | Një antagonist i ligandit delta-like 4 (Dll4) për përdorim në parandalimin, trajtimin ose përmirësimin e diabetit melit të tipit 1 në një subjekt, ku antagonisti bllokon një ndërveprim midis Dll4 dhe receptorit Notch dhe diabeti parandalohet, trajtohet ose përmirësohet dhe ku antagonisti i Dll4 është një antitrup ose fragment i tij, i cili lidh në mënyrë specifike hDll4 dhe bllokon rrugët sinjal Dll4-Notch, ose një proteinë fuzioni që përmban domenin jashtëqelizor të Dll4 që është shkrirë me domenin Fc të një IgG humane. |
| 2 | Një antagonist i ligandit delta-like 4 (Dll4) për përdorim në uljen e nivelit të glukozës në gjak të lidhur me diabetin melit të tipit 1, në një subjekt në nevojë për këtë, ku antagonisti bllokon një ndërveprim midis Dll4 dhe receptorit Notch dhe niveli i glukozës në gjak ulet, dhe ku antagonisti i Dll4 është një antitrup ose fragment i tij, i cili lidh në mënyrë specifike hDll4 dhe bllokon rrugët sinjal Dll4-Notch, ose një proteinë fuzioni që përmban domenin jashtëqelizor të Dll4 që është shkrirë me domenin Fc të një IgG humane. |
| 3 | Antagonisti i Dll4 për përdorim sipas çdonjërit prej pretendimeve pararendëse, ku antitrupi ose fragmenti i tij përmban një regjion të ndryshueshëm të vargut të rëndë (HCVR) që përfshin sekuencat e vargut të rëndë CDR1, CDR2 dhe CDR3 të përkatësisht SEQ ID NO: 22, 24 dhe 26, dhe një regjion të ndryshueshëm të vargut të lehtë (LCVR) që përfshin sekuencat e vargut të lehtë CDR1, CDR2 dhe CDR3 të përkatësisht SEQ ID NO: 30, 32 dhe 34. |
| 4 | Antagonisti i Dll4 për përdorim sipas pretendimit 3, ku antitrupi ose fragmenti i tij përfshin (a) një sekuencë HCVR të SEQ ID NO:20 ose 116 dhe një sekuencë LCVR të SEQ ID NO:28 ose 118, ose (b) një kombinim HCVR/LCVR të SEQ ID NO:20/28 ose 116/118. |
| 5 | Antagonisti i Dll4 për përdorim sipas çdonjërit prej pretendimeve pararendëse në kombinim me të paktën një agjent terapeutik shtesë të përzgjedhur nga agjent për uljen e glukozës në gjak, imunosupresiv, agjent anti-inflamator dhe agjent analgjezik, ku në mënyrë opsionale: (i) agjenti terapeutik shtesë është të paktën një agjent i përzgjedhur nga grupi që përmban insulinë ose analogë të saj, glukokortikoidë, ciklosporinë, metotreksat, barna anti-inflamatore josteroide (AIJS), antagonistë të FNT-α, antagonistë të IL-1, antagonistë të IL-6 dhe opioide; dhe/ose (ii) antagonisti i Dll4 dhe të paktën një agjent terapeutik shtesë janë për administrim të njëkohshëm ose vijues. |
| 6 | Përdorimi i një antagonisti të ligandit delta-like 4 (Dll4) në prodhimin e një bari për parandalimin, trajtimin ose përmirësimin e diabetit melit të tipit 1 në një subjekt, ku antagonisti bllokon një ndërveprim midis Dll4 dhe receptorit Notch, dhe ku antagonisti i Dll4 është një antitrup ose fragment i tij, i cili lidh në mënyrë specifike hDll4 dhe bllokon rrugët sinjal Dll4-Notch, ose një proteinë fuzioni që përmban domenin jashtëqelizor të Dll4 që është shkrirë me domenin Fc të një IgG humane. |
| 7 | Përdorimi i një antagonisti të ligandit delta-like 4 (Dll4) në prodhimin e një bari për uljen e nivelit të glukozës në gjak, të lidhur me diabetin melit të tipit 1, në një subjekt ku antagonisti bllokon një ndërveprim midis Dll4 dhe receptorit Notch, dhe ku antagonisti i Dll4 është një antitrup ose fragment i tij, i cili lidh në mënyrë specifike hDll4 dhe bllokon rrugët sinjal Dll4-Notch, ose një proteinë fuzioni që përmban domenin jashtëqelizor të Dll4 që është shkrirë me domenin Fc të një IgG humane. |
| 8 | Përdorimi sipas pretendimeve 6 ose 7, ku antitrupi ose fragmenti i tij përmban një regjion të ndryshueshëm të vargut të rëndë (HCVR) që përfshin sekuencat e vargut të rëndë CDR1, CDR2 dhe CDR3 të përkatësisht SEQ ID NO: 22, 24 dhe 26, dhe një regjion të ndryshueshëm të vargut të lehtë (LCVR) që përfshin sekuencat e vargut të lehtë CDR1, CDR2 dhe CDR3 të përkatësisht SEQ ID NO: 30, 32 dhe 34. |
| 9 | Përdorimi sipas pretendimit 8, ku antitrupi ose fragmenti i tij përmban (a) një sekuencë HCVR të SEQ ID NO: 20 ose 116 dhe një sekuencë LCVR të SEQ ID NO: 28 ose 118, ose (b) një kombinim HCVR/LCVR të SEQ ID NO: 20/28 ose 116/118. |