REGJISTRI I OBJEKTEVE TE PRONESISE INDUSTRIALE

Lloji i Aplikimit
National Patent
Nënlloji i Aplikimit
National Patent
(10) Numri dhe Data e Regjistrimit
7063 2018.02.01
Status
Refuzuar
(180) Data e mbarimit të afatit
2036.10.26
(20) Numri dhe Data e Depozitimit
AL/P/2016/565 2016.10.26
(40) Numri dhe Data e Publikimit
2018.11.14
(86) Data dhe Numri Ndërkombëtar i Depozitimit
Status
Refuzuar
Data dhe Numri Ndërkombëtar i Publikimit
(30) Detajet e Prioritetit
(51) Klasat e KNP-së (IPC)
(71/73) Aplikanti
Aplikanti Adresa
Armand Hajdar Hasani Rruga "Demir Progri", Pallati "Besa R", hyrja 4, kati 6, ap.24, Tiranë
(72) Shpikës
Emri Adresa
Armand Hajdar Hasani Rruga "Demir Progri", Pallati "Besa R", hyrja 4, kati 6, ap.24, Tiranë , AL
(74) Emri i Përfaqësuesit
(54) Titull
3A-pump, pompe me nje metode te re te pompimit te lengjeve pa energji
(57) Abstrakt
(58) Pretendime
Pretendim Përshkrim
1 3A-pump është pompë me një metodë të re të pompimit të lëngjeve që përfshin: – dhomën punuese (1) nga e cila do të ngrihet uji me anë të pistonit (8); – tubin e shtytjes (2) nëpërmjet të cilit shtyhet uji në lartësi nga dhoma punuese (1) me anë të pistonit (8); – enën e sipërme (3) e cila shërben për akumulimin e ujit të shkarkuar nga tubi i shtytjes (2) në skajin e sipërm të tij; – enën e poshtme (4) e cila është në nivel më të ulët se ena e sipërme (3) por më lart nga niveli i ujit që do të pompohet,dhe lartësia nga niveli i ujit që do të pompohet deri në lartësinë e shkarkimit të enës së poshtme (4) është dhe vetë lartësia e pompimit; – kondrapeshën (5), një trup me peshë që mundëson në saj të forcës gravitacionale lëvizjen e pistonit (8); – valvul kontrolli (6) që shërben për shkarkimin e enës së poshtme (4); – tubin (7) për shkarkimin e ujit nga ena e sipërme (3) në enën e poshtme (4); – pistonin (8) që shërben për ngritjen e ujit lart; – hapësirat (9) për mbushjen e enës punuese (1) e cila zhytet në rezervuarin e ujit (A) nga i cili do të pompohet ujë; – materialin bashkëlidhës (10) që mbashkëlidh pistonin (8) me kondrapeshën (5) – valvulat e moskthimit të pistonit (11) që hapen dhe mundësojnë kalimin e ujit vetëm në lëvizjen e pistonit (8) nga lart-poshtë; dhe – mekanizmin (12) që mundëson lëvizjen e pistonit (8) dhe kondrapeshës (5) në mënyrë të zhdrejtë.
2 3A-Pump sipas pretendimit 1 ku me shkarkimin e ujit nga ena e sipërme (3) në enën e poshtme (4) dhe mbushjen e saj me ujë duke qenë valvula e kontrollit (6) mbyllur, kondrapesha (5) ngrihet lart dhe pistoni (8) ulet poshtë.
3 3A-Pump sipas pretendimit 1 ku me uljen e pistonit (8) poshtë hapen valvulat e moskthimit të pistonit (11) të cilat mundësojnë mbushjen e dhomës punuese (1) me ujë së bashku me hapësirat (9), duke kaluar uji në to, ndërkohë që kalimi i ujit nëpërmjet valvulave te moskthimit (11) mundëson dhe lëvizjen e pistonit (8) lirshëm pa hasur në rezistencën e ujit.
4 3A-Pump sipas pretendimit 1 ku me shkarkimin e ujit nga ena e poshtme (4) dhe zbrazjen e saj, kondrapesha (5) ulet poshtë në saj të forcës gravitacionale dhe ngre lart pistonin (8) i cili shtyn ujin që ndodhet në dhomën punuese (1) lart.
5 3A-Pump sipas pretendimit 1 ku uji i ngritur lart nga dhoma punuese (1) me anë të pistonit (8) shkarkohet në skajin e sipërm të tubit të shtytjes (2) dhe akumulohet në enën e sipërme (3).
6 3A-Pump sipas pretendimeve 1, 2 dhe 4 ku lëvizja e kondrapeshës (5) me pistonin (8) janë në mënyrë të zhdrejtë me njëri-tjetrin, kur kondrapesha (5) ulet pistoni (8) ngrihet dhe anasjelltas kur kondrapesha (5) ngrihet pistoni (8) ulet.
7 3A-Pump sipas pretendimit 1 ku lëvizja e pistonit (8) poshtë-lart zhvendos ujin lart nga dhoma punuese (1) nëpërmjet tubit të shtytjes (2) dhe e shkarkon atë në skajin e sipërm të tubit të shtytjes (2), ku uji më pas akumulohet në enën e sipërme (3).
8 3A-pump sipas pretendimit 1 ku ena e sipërme (3) dhe ena e poshtme (4) janë mbi nivelin e ujit që do te pompohet, dhe ku ena e sipërme (3) është në nivel më të lartë nga ena e poshtme (4).
9 3A-pump është një metodë për pompimin e lëngjeve që përfshin hapat e: a) mbushjes së enës së poshtme (4) me ujë, ngritjen e kondrapeshës (5) lart dhe zhvendosjen e pistonit (8) poshtë; b) shkarkimit të ujit nga ena e poshtme (4), uljen e kondrapeshës (5) në saj të forcës gravitacionale dhe ngritjen e pistonit (8) lart; c) zhvendosjen e ujit lart nga lëvizja e pistonit (8) lart dhe akumulimin e ujit në enën e sipërme (3) pasi ajo shkarkohet nga tubi i shtytjes (2) në skajin e sipërm të tij; dhe d) shkarkimit të ujit nga ena e sipërme (3) në enën e poshtme (4) dhe mbushjen e saj;