REGJISTRI I OBJEKTEVE TE PRONESISE INDUSTRIALE

Lloji i Aplikimit
EPO patents
Nënlloji i Aplikimit
EPO Patent
(10) Numri dhe Data e Regjistrimit
6039 2016.10.31
Status
Regjistruar
(180) Data e mbarimit të afatit
2035.05.28
(20) Numri dhe Data e Depozitimit
AL/P/2016/535 2016.10.11
(40) Numri dhe Data e Publikimit
2016.11.18
(86) Data dhe Numri Ndërkombëtar i Depozitimit
15169729.9 2015.05.28
Status
Regjistruar
Data dhe Numri Ndërkombëtar i Publikimit
EP2953142 2016.07.20
(30) Detajet e Prioritetit
Kodi ID e prioritetit
US 201462007126
US 201514715770
(51) Klasat e KNP-së (IPC)
(71/73) Aplikanti
Aplikanti Adresa
RIPD ASSETS LTD 66 Akropoleos, Acropolis Tower, Strovolos, 2012 Nicosia
(72) Shpikës
Emri Adresa
Tsovilis, Thomas 22, Bafras Str., 66100 Drama , GR
Giannelaki, Eva 2, Vassileos Irakliou Str., 66100 Drama , GR
Asimakopoulou, Fani 14, Adrianou Str., Nea Philadelphia, 14341 Athens , GR
Bakatsias, Konstantinos 34A Aristidou Str., Gerakas, 15344 Athens , GR
Politis, Zafiris 5, 25th Martiou Str., St. Stefanos, 14565 Athens , GR
(74) Emri i Përfaqësuesit
Emri Adresa
Vladimir NIKA Bul.B.Curri, Pall.2/3/24, Tirane , AL
Vladimir NIKA Bul.B.Curri, Pall.2/3/24, Tirane , AL
(54) Titull
NJESI MBROJTESE NGA MBITENSIONI MODULAR
(57) Abstrakt
(58) Pretendime
Pretendim Përshkrim
1 Njësi modulare mbrojtëse nga mbitensioni për lidhjen elektrike të një linje të parë elektrike dhe/ose një linjë të dytë elektrike tek një linjë përcjellësish mbrojtës (PE) në rastin e një mbitensioni në linjën e parë ose të dytë elektrike, njësia mbrojtëse nga mbitensioni është e përbërë nga: një kuti njësi që përcakton një hapësirë kutie; një pajisje të parë dhe të dytë për mbrojtjen nga mbitensionet (SPD), secila e vendosur në hapësirën e kutisë, secila nga pajisjet SPD e parë dhe të dytë, përfshin: një elektrodë të parë në formën e një kapëse metalike që përcakton një hapësirë kapëse; një elektrodë të dytë e vendosur në kapësen metalike; dhe një element varistor i lidhur midis dhe elektrikisht i lidhur me secilën nga elektrodat e parë dhe e dytë, ku elementi varistor është i formuar nga një material varistor; një burmë të parë linje për të lidhur linjën e parë elektrike me njësinë mbrojtëse nga mbitensioni, ku burma e parë e linjës është lidhur elektrikisht me elektrodën e dytë të pajisjes së parë SPD; një burmë e dytë linje për të lidhur linjën e dytë elektrike me njësinë mbrojtëse nga mbitensioni, ku burma e dytë e linjës është lidhur elektrikisht me elektrodën e dytë të pajisjes së dytë SPD; dhe një burmë përcjellësi PE për të lidhur linjën e përcjellësit PE me njësinë mbrojtëse nga mbitensioni, ku burma e përcjellësit PE është lidhur elektrikisht me kapësen metalike të pajisjes së dytë SPD; ku strehimi metalik i pajisjes së parë SPD është lidhur elektrikisht me burmën e përcjellësit PE nëpërmjet kapëses metalike të pajisjes së dytë SPD.
2 Njësi mbrojtëse nga mbitensioni sipas pretendimit 1 ku: njësia mbrojtëse nga mbitensioni përfshin një pajisje të tretë SPD të vendosur në hapësirën e kutisë dhe përfshin: një elektrodë të parë në formën e një kapëse metalike që përcakton një hapësirë kapëse; një elektrodë të dytë të vendosur në hapësirën kapëse; dhe një element varistor të kapur midis dhe elektrikisht të lidhur me secilën nga elektroda e parë dhe elektroda e dytë, ku elementi varistor është i formuar nga një material varistor; njësia mbrojtëse nga mbitensioni përfshin një burmë të tretë linje për të lidhur një linjë të tretë elektrike me njësinë mbrojtë nga mbitensioni, ku burma e tretë e linjës është e lidhur elektrikisht me elektrodën e dytë të pajisjes së tretë SPD; dhe kapësja metalike e pajisjes së tretë SPD është e lidhur elektrikisht me burmën e përcjellësit PE përmes kapëses metalike të pajisjes së dytë SPD.
3 Njësi mbrojtëse nga mbitensionet sipas pretendimit 1 ose 2, ku njësia mbrojtëse nga mbitensionet më tej përfshin një modul mbrojtës nga mbiintensitetet i lidhur elektrikisht midis kapëses metalike të pajisjes së dytë SPD dhe burmës së përcjellësit PE.
4 Njësi mbrojtëse nga mbitensionet sipas pretendimit 3, ku moduli mbrojtës nga mbiintensitetet përfshin një tub me shkarkim gazi.
5 Njësi mbrojtëse nga mbitensionet sipas pretendimit 3 ose 4, ku të paktën një nga pajisjet e parë, e dytë dhe e tretë SPD përfshin një element elastomer që izolon elektrikisht elektrodën e parë nga elektroda e dytë duke polarizuar elektrodën e parë dhe të dytë për të aplikuar një ngarkesë ngjeshëse në elementin varistor të tyre.
6 Njësi mbrojtëse nga mbitensionet sipas pretendimit 5, ku elementi elastomer izolant është i formuar nga gomë silikoni.
7 Njësi mbrojtëse nga mbitensionet sipas çdonjerit prej pretendimeve 3 deri në 6, ku të paktën njëra nga pajiset e parë, e dytë dhe e tretë SPD përmban një tub me shkarkim gazi (DPT) i kapur dhe elektrikisht i lidhur midis elementit varistor dhe një nga elektrodat e parë dhe e dytë.
8 Njësi mbrojtëse nga mbitensionet sipas çdonjerit prej pretendimeve 3 deri në 7, ku të paktën njëra nga pajiset e parë dhe e dytë SPD përmban një tub me shkarkim gazi (DPT) i kapur dhe elektrikisht i lidhur midis elementit varistor dhe një nga elektrodat e parë dhe e dytë.
9 Njësi mbrojtëse nga mbitensionet sipas çdonjerit prej pretendimeve 3 deri në 8, ku: njësia mbrojtëse nga mbitensioni më tej përfshin një burmë neutrale për të lidhur një linjë neutrale të njësisë mbrojtëse nga mbitensioni; burma neutrale është e lidhur elektrikisht me kapësen metalike të pajisjes së dytë SPD; dhe moduli mbrojtës nga mbiintesitetet nuk është lidhur elektrikisht midis kapëses metalike të pajisjes së dytë SPD dhe burmës neutrale.
10 Njësi mbrojtëse nga mbitensionet sipas çdonjerit prej pretendimeve 3 deri në 9, ku kapëset metalike të pajisjeve të para, të dyta dhe të treta SPD, janë kapëse metalike diskrete individuale, që janë vendosur në lidhje të mbivendosura dhe të vidhosura njëra me tjetrat me anë të një mori bulonash.
11 Njësi mbrojtëse nga mbitensionet sipas çdonjerit prej pretendimeve 3 deri në 10, ku: secila nga pajisjet e para, të dyta dhe të treta SPD, përfshin një kapak që mbulon hapësirën kapëse; dhe kapakët janë fiksuar tek kapëset metalike me të paktën një bulon.
12 Njësi mbrojtëse nga mbitensionet sipas çdonjerit prej pretendimeve 3 deri në 10, që përfshin një element kapës të pajisjes metalike unitare SPD, ku kapëset metalike të pajisjes SPD të parë, të dytë dhe të tretë, janë secila pjesë integrale të elementit kapës të pajisjes unitare SDP dhe hapësirave kapëse të përcaktuara aty.
13 Njësi mbrojtëse nga mbitensionet sipas pretendimit 3, që përfshin më tej pajisje SPD të katërta, të pesta dhe të gjashta, secilat të vendosur në kavitetin e brendshëm, ku: secila nga pajisjet SPD e katërt, e pestë dhe e gjashtë përfshin: një elektrodë të parë në formën e një kapëse metalike që përcakton një hapësirë kapëse; një elektrodtë të dytë të vendosur në hapësirën kapëse; dhe një element varistor i kapur midis dhe elektrikisht i lidhur me secilën nga elektroda e parë dhe elektroda e dytë, ku elementi varistor është i formuar nga një material varistor; burma e parë e linjës është gjithashtu e lidhur elektrikisht me elektrodën e dytë të pajisjes së katërt SPD; burma e dytë e linjës është gjithashtu e lidhur elektrikisht me elektrodën e dytë të pajisjes së pestë SPD; dhe burma e tretë e linjës është gjithashtu e lidhur elektrikisht me elektrodën e dytë të pajisjes së gjashtë SPD.
14 Njësi mbrojtëse nga mbitensionet sipas pretendimit 13 ku: burma e parë e linjës është e lidhur elektrikisht me elektrodat e dyta të pajisjeve të para dhe të katërta SDP me një suport të parë me urë metalike; burma e dytë e linjës është e lidhur elektrikisht me elektrodat e dyta të pajisjeve të dyta dhe të pesta SDP me një suport të dytë me urë metalike; dhe burma e tretë e linjës është e lidhur elektrikisht me elektrodat e dyta të pajisjeve të treta dhe të gjashta SPD me një suport të tretë me urë metalike.
15 Njësi mbrojtëse nga mbitensionet sipas çdonjerit prej pretendimeve 1 deri në 14, ku: hapësirat kapëse kanë formë cilindrike; dhe profilet e jashtme të kapëseve metalike janë në thelb me formë katrore.
16 Njësi mbrojtëse nga mbitensionet sipas çdonjerit prej pretendimeve 1 deri në 15, ku: kutia e njësisë përfshin një kanal shinë Din të përcaktuar në të; kutia e njësisë konfigurohet në mënyrë që të montohet njësia mbrojtëse nga mbitensionet në një shinë DIN; dhe njësia mbrojtëse nga mbitensionet është konform me standartin DIN.