Lloji i Aplikimit
EPO patents
Nënlloji i Aplikimit
EPO Patent
(10) Numri dhe Data e Regjistrimit
6337
2017.02.28
Status
Regjistruar
(180) Data e mbarimit të afatit
2030.11.18
(20) Numri dhe Data e Depozitimit
AL/P/2016/517
2016.10.05
(40) Numri dhe Data e Publikimit
2017.03.30
(86) Data dhe Numri Ndërkombëtar i Depozitimit
14151683.1
2010.11.18
Status
Regjistruar
Data dhe Numri Ndërkombëtar i Publikimit
EP2722045
2016.07.06
(30) Detajet e Prioritetit
| Kodi | ID e prioritetit |
|---|---|
| US | 262470 |
| US | 382709 |
(51) Klasat e KNP-së (IPC)
(71/73) Aplikanti
| Aplikanti | Adresa |
|---|---|
| Helsinn Healthcare SA | Via Pian Scairolo 9, 6912 Lugano-Pazzallo |
(72) Shpikës
| Emri | Adresa |
|---|---|
| Bonadeo, Daniele | Via Ronco Capo Caccia, 32, 21030 Casalzuigno (Varese) , IT |
| Cannella, Roberta | Via al Colle 42, 21100 Varese , IT |
| Rossi, Giorgia | Via della Libertà, 1A, 22012 Cernobbio (Como) , IT |
| Trento, Fabio | Via Alla Valle, 20 B, 22020 Parè (Como) , IT |
| Braglia, Riccardo | Via Pian Scairolo 9, 6912 Lugano-Pazzallo , CH |
| Cantoreggi, Sergio | Via Sarone 21/A, 6955 Cagiallo , CH |
(74) Emri i Përfaqësuesit
| Emri | Adresa |
|---|---|
| Ditika HOXHA | Rr.'' Emin Duraku'' , Pall.6/1, Ap.4-02 Tiranë, Shqipëri , AL |
| Ditika HOXHA | Rr.'' Emin Duraku'' , Pall.6/1, Ap.4-02 Tiranë, Shqipëri , AL |
(54) Titull
PËRBËRJA PËR TRAJTIMIN E PËRZIERJES DHE TË VJELLËS ME NDËRMJETËSIM QENDROR
(57) Abstrakt
(58) Pretendime
| Pretendim | Përshkrim |
|---|---|
| 1 | Një përbërje farmaceutike që përmban një kombinim të (i) netupitantit ose të një kripe të tij, të pranueshme nga pikpamja farmaceutike, (ii) të një antagonisti të 5-HT3 ose të një kripe të tij, të pranueshme nga pikpamja farmaceutike, (iii) dhe të deksametazonit, në të cilën: a) netupitanti në fjalë, ose kripa e tij, e pranueshme nga pikpamja farmaceutike, është e pranishme në një sasi efektive, e cila është efikase për të trajtuar të përzierat dhe të vjellat gjatë fazave akute dhe të vona të të vjellave, dhe që penetron (depërton) në qarkullimin sistemik, nëpërmjet barierës hemato-encefalike dhe zë të paktën 70% të receptorëve NK1 në striatum 72 orë pas përdorimit (administrimit) në fjalë; b) antagonisti i 5-HT3 ose një kripë e tij, e pranueshme nga pikpamja farmaceutike, është e pranishme në një sasi efikase nga pikpamja terapeutike, që është efikase për të trajtuar të përzierat dhe të vjellat gjatë fazës akute dhe të vonë; dhe c) deksametazoni është i pranishëm në një dozë të parë, prej të cilës është joefikas kundër të përzierave dhe të vjellave kur ai përdoret vetëm, por është efikas kundër të përzierave dhe të vjellave kur përdoret në kombinim me netupitantin në fjalë, ku doza e parë në fjalë përmban nga 50 deri në 70% të një doze minimale efikase, kur ajo përdoret vetëm. |
| 2 | Përbërja farmaceutike sipas pretendimit 1, në të cilën netupitanti zë të paktën 80% të receptorëve NK1 në striatum 72 orë pas përdorimit në fjalë. |
| 3 | Përbërja farmaceutike sipas pretendimit 1 deri në 2, në të cilën sasia efikase nga pikpamja terapeutike e netupitantit, përmban afërsisht nga 200 deri në afërsisht 400 mg netupitant, ose një kripë prej tij, të pranueshme nga pikpamja farmaceutike. |
| 4 | Përbërja farmaceutike sipas pretendimit 1 deri në 3, në të cilën sasia efikase nga pikpamja terapeutike e netupitantit përmban rreth 300mg netupitant si bazë e lirë. |
| 5 | Përbërja farmaceutike sipas pretendimit 1 deri në 4, në të cilën doza minimale në fjalë e deksametazonit, efikase nga pikpamja terapeutike, kur ajo përdoret vetëm, përmban nga afërsisht 16mg deri në afërsisht 20mg deksametazon. |
| 6 | Përbërja farmaceutike sipas pretendimit 1 deri në 5, në të cilën antagonisti i 5- HT3 është ondansetron ose palonosetron. |
| 7 | Përbërja farmaceutike sipas pretendimit 1 deri në 6, në të cilën sasia efikase në fjalë nga pikpamja terapeutike e antagonistit 5-HT3 përmban nga afërsisht 0,25 deri në afërsisht 0,75mg palonosetron ose një kripe të tij, të pranueshme nga pikpamja farmaceutikisht. |
| 8 | Përbërja farmaceutike sipas pretendimit 1 deri në 7, në të cilën sasia efikase në fjalë nga pikpamja terapeutike, e antagonistit 5-HT3 përmban nga afërsisht 0,56mg klorhidrat të palonosetronit , që i korespondon afërsisht 0,5mg palonosetron si bazë e lirë. |
| 9 | Përbërja farmaceutike sipas pretendimit 1 deri në 8, që është e përdorueshme (e administrueshme) në rrugë orale (nga goja). |
| 10 | Përbërja farmaceutike sipas pretendimit 1 derinë 8, që është e përdorueshme në rrugë orale, që përmban : a) rreth 300mg netupitant si bazë e lirë; b) rreth 0,56mg klorhidrat të palonosetron , që i korespondon rreth 0,5mg palonosetron si bazë e lirë; dhe c) rreth 12mg deksametazon, netupitanti në fjalë, klorhidrati i palonosetronit dhe deksametazoni që janë përdorur ditën e parë. |
| 11 | Përbërja farmaceutike sipas pretendimit 1 deri në 10, në të cilën netupitanti fuqizon efektin terapeutik të deksametazonit. |
| 12 | Një përbërje farmaceutike që përmban një kombinim të një sasie efikase nga pikpamja terapeutike të netupitantit ,ose të një kripe të tij të pranueshme nga pikpamja farmaceutike, dhe të një sasie efikase nga pikpamja terapeutike të palonosetronit, ose të një kripe të tij të pranueshme nga pikpamamja farmaceutike. |
| 13 | Përbërja farmaceutike sipas pretendimit 12, e përshtatshme për një përdorim oral, që përmban nga afësisisht 0,25 deri në afërsisht 0,75mg palonosetron, ose një kripë të tij, të pranueshme nga pikpamja farmaceutike. |
| 14 | Përbërja farmaceutike sipas pretendimit 13, që përmban afërsisht 300mg netupitant si bazë të lirë, dhe afërsisht 0,56mg klorhidrat të palonosetronit. |
| 15 | Përbërja farmaceutike, ose netupitanti sipas pretendimit 11 deri në 14, ku netupitanti nxit biovlefshmërinë e palonosetronit. |