REGJISTRI I OBJEKTEVE TE PRONESISE INDUSTRIALE

Lloji i Aplikimit
EPO patents
Nënlloji i Aplikimit
EPO Patent
(10) Numri dhe Data e Regjistrimit
6123 2016.11.24
Status
Regjistruar
(180) Data e mbarimit të afatit
2030.09.09
(20) Numri dhe Data e Depozitimit
AL/P/2016/515 2016.09.30
(40) Numri dhe Data e Publikimit
2016.12.15
(86) Data dhe Numri Ndërkombëtar i Depozitimit
10757885.8 2010.09.09
Status
Regjistruar
Data dhe Numri Ndërkombëtar i Publikimit
EP2475384 2016.08.10
(30) Detajet e Prioritetit
Kodi ID e prioritetit
US 241171
(51) Klasat e KNP-së (IPC)
(71/73) Aplikanti
Aplikanti Adresa
Merial, Inc. 3239 Satellite Boulevard, Bldg, 500, Duluth, Georgia 30096
(72) Shpikës
Emri Adresa
DETRAZ, Noel Joseph, Francois 43 Rue Julien, F-69003 Lyon , FR
RIGAUT, Guillaume 45 rue du Rhône, 69007 Lyon , FR
(74) Emri i Përfaqësuesit
Emri Adresa
Ela SHOMO PANIDHA Euromarkpat Albania LTD , Rr. A.Z. Çajupi, Pall. 20/4, Ap.15, Tiranë , AL
Ela SHOMO PANIDHA Euromarkpat Albania LTD , Rr. A.Z. Çajupi, Pall. 20/4, Ap.15, Tiranë , AL
(54) Titull
FORMULIME TË REJA VAKSINE TË PËRBËRA NGA NDIHMËSA QË PËRMBAJNË SAPONIN
(57) Abstrakt
(58) Pretendime
Pretendim Përshkrim
1 Një përbërje vaksine e cila përmban një emulsion të injektueshëm vaj-në-ujë (O/W), që përmban: (i) një tretësirë ujore e cila përmban të paktën një imunogjen i cili është një virus joaktiv i sëmundjes Këmbë-dhe-Gojë, një cirkovirus derri i tipit 2 joaktiv (PCV-2), ose një bakter Mycoplasma hyopneumoniae; (ii) një tretësirë ujore e cila përmban saponin në një sasi e cila varion nga 0.35 mg/dozë në 3.0 mg/dozë; (iii) një tretësirë ujore e cila përmban hidroksid alumini ku përqendrimi i hidroksidit të aluminit varion ndërmjet 0.065% w/v deri në 1.0% w/v; (iv) një vaj mineral; (v) një surfaktant (një substancë e cila synon të reduktojë tensionin sipërfaqësor të një lëngu në të cilin është tretur) lipofilik jo-jonik; (vi) një surfaktant hidrofilik jo-jonik i cili ka një vlerë të lartë të ekuilibrit hidrofilik-lipofilik (HLB) e cila varion ndërmjet 13 dhe 40; dhe (vii) një surfaktant hidrofilik jo-jonik i cili ka një vlerë të ulët të ekuilibrit hidrofilik-lipofilik (HLB) e cila varion ndërmjet 9 dhe 13.
2 Përbërja e vaksinës e pretendimit 1, ku surfaktanti hidrofilik jo-jonik me vlerë të lartë të HLB-së është i pranishëm në një përqendrim i cili varion ndërmjet 0.1 deri në 1.5% të shprehur si një raport i peshës ndaj vëllimit të emulsionit (w/v), dhe ku përqendrimi i përgjithshëm i surfaktantëve, si raport i peshës ndaj vëllimit të emulsionit (w/v), varion nga 4% deri në afërsisht 8%.
3 Përbërja e vaksinës e pretendimit 1, ku surfaktanti hidrofilik jo-jonik me vlerë të ulët të HLB-së është i pranishëm në një përqendrim i cili varion ndërmjet 1% deri në 8% i shprehur si një raport i peshës ndaj vëllimit të emulsionit (w/v).
4 Përbërja e vaksinës e pretendimit 1, ku surfaktanti lipofilik jo-jonik është i pranishëm në një përqendrim i cili varion nga 0.1% deri në 2.5% të shprehur si një raport i peshës ndaj vëllimit të emulsionit (w/v).
5 Përbërja e vaksinës e pretendimit 1 ku vaji mineral është i pranishëm në një përqendrim i cili varion nga 20% deri në 40% (v/v), dhe ku emulsioni ka një temperaturë të ndërrimit të fazës (PIT) e cila varion ndërmjet afërsisht 33 °C deri në afërsisht 66 °C.
6 Përbërja e vaksinës e pretendimit 1 ku surfaktanti hidrofilik jo-jonik me vlerë të ulët të HLB-së është përzgjedhur nga grupi i cili konsiston në triestere të acidit yndyror të etoksiluara të sorbitanit, diestere të acidit yndyror të etoksiluara të sorbitanit, monoestere të acidit yndyror të etoksiluara të sorbitanit, alkoole yndyrore të etoksiluara, acide yndyrore të etoksiluara, vaj kastori i etoksiluar dhe kombinime të tyre, dhe ku esteri i esterit të acidit yndyror të etoksiluar të përmendur është përzgjedhur nga grupi i cili konsiston në oleat, palmitat, stearat, izostearat, laurat dhe kombinime të tyre.
7 Përbërja e vaksinës e pretendimit 1, ku surfaktanti lipofilik jo-jonik është përzgjedhur nga grupi i cili konsiston në estere të acidit yndyror të sorbitanit, estere të acidit yndyror të manidit, estere të acidit yndyror të di-etoksiluara të manidit, estere të acidit yndyror të tri-etoksiluara të manidit, estere të acidit yndyror të tetra-etoksiluara të manidit dhe kombinime të tyre, dhe ku esteri i estereve të acidit yndyror është përzgjedhur nga grupi i cili konsiston në oleat, palmitat, stearat, izostearat, laurat dhe kombinime të tyre.
8 Përbërja e vaksinës e pretendimit 1, ku vaji mineral është përzgjedhur nga grupi i cili konsiston në vaj parafine, skualan, pristan, vaj poliizobuteni, vaj poliziobuteni i hidrog-jenizuar, vaj polidekeni, vaj poliizopreni, vaj poliizopropeni dhe, kombinime të tyre.
9 Përbërja e vaksinës e pretendimit 1, e cila përmban vaj parafine, një monoester të acidit yndyror të sorbitanit si një surfaktant lipofilik jo-jonik, një triester i acidit yndyror të etoksiluar të sorbitanit si një surfaktant hidrofilik jo-jonik me vlerë të ulët të HLB-së dhe një kopolimer-bllokues jo-jonik si një surfaktant hidrofilik jo-jonik me vlerë të lartë të HLB-së.
10 Përbërja e vaksinës e pretendimit 1 ku surfaktanti hidrofilik jo-jonik me vlerë të lartë tëHLB-së është përzgjedhur nga grupi i cili konsiston në monoestere të acidit yndyror të etoksiluara të sorbitanit, alkoole yndyrore të etoksiluara, acide yndyrore të etoksiluara, kopolimer-bllokues jo-jonik, dhe kombinime të tyre, dhe ku monoesteri i etoksiluar i sorbitanit është përzgjedhur nga grupi i cili konsiston në monolaurat të etoksiluar të sorbitanit, monopalmitat i etoksiluar i sorbitanit, monostearat i etoksiluar i sorbitanit, monooleat i etoksiluar i sorbitanit, dhe kombinime të tyre.
11 Përbërja e vaksinës e pretendimit 9, ku monoesteri i acidit yndyror të sorbitanit është një monooleat sorbitani, triesteri i acidit yndyror të etoksiluar të sorbitanit është një trioleat i etoksiluar i sorbitanit dhe kopolimeri-bllokues jo-jonik është një polimer poliok-sietilen/polioksipropilen (POE-POP).
12 Përbërja e vaksinës e pretendimit 11, ku vaji i parafinës është i pranishëm në një përqendrim i cili varion nga 10% deri në 40% v/v, monooleati i sorbitanit është i pra-nishëm në një përqendrim i cili varion nga 0.2% deri në 1.5% w/v, trioleati i etoksiluar i sorbitanit është i pranishëm në një përqendrim i cili varion nga 2% deri në 5% w/v dhe POE-POP është i pranishëm në një përqendrim i cili varion nga 0.1% deri në 0.5% w/v; ose vaji i parafinës është i pranishëm në një përqendrim prej 29.3% v/v, monooleati i sorbitanit është i pranishëm në një përqendrim prej 0.6% w/v, trioleati i etoksiluar i sor-bitanit është i pranishëm në një përqendrim prej 3.4% w/v dhe POE-POP është i pra-nishëm në një përqendrim prej 0.25% w/v.
13 Përbërja e vaksinës e pretendimit 11 për tu përdorur në induktimin e një përgjigjeje im-unologjike tek një kafshë kundër një patogjeni.
14 Përbërja e vaksinës për tu përdorur sipas pretendimit 13, ku përbërja e vaksinës është për tu administruar nëpërmjet injektimit ndërmuskulor (IM), intradermal (ID) ose nënlëkurë (SC), ose atëherë kur administrimi është bërë me anë të një injektuesi pa gjilpërë.