Lloji i Aplikimit
EPO patents
Nënlloji i Aplikimit
EPO Patent
(10) Numri dhe Data e Regjistrimit
6338
2017.02.28
Status
Refuzuar
(180) Data e mbarimit të afatit
2032.03.30
(20) Numri dhe Data e Depozitimit
AL/P/2016/499
2016.09.26
(40) Numri dhe Data e Publikimit
2017.03.30
(86) Data dhe Numri Ndërkombëtar i Depozitimit
12002349.4
2012.03.30
Status
Refuzuar
Data dhe Numri Ndërkombëtar i Publikimit
EP2644781
2016.06.29
(30) Detajet e Prioritetit
(51) Klasat e KNP-së (IPC)
(71/73) Aplikanti
Aplikanti | Adresa |
---|---|
JAN DE NUL N.V. | Tragel 60, 9308 Hofstade-Aalst |
(72) Shpikës
Emri | Adresa |
---|---|
Blomme, Willy, Oscar | Provincieweg 42, 8470 Gistel , BE |
Fordeyn, Jan Etienne Diane | Korianderstraat 2 C, 9000 Gent , BE |
Malherbe, Bernard | Sint Geroffstraat 7, 9031 Gent , BE |
(74) Emri i Përfaqësuesit
Emri | Adresa |
---|---|
Ditika HOXHA | Rr.'' Emin Duraku'' , Pall.6/1, Ap.4-02 Tiranë, Shqipëri , AL |
Ditika HOXHA | Rr.'' Emin Duraku'' , Pall.6/1, Ap.4-02 Tiranë, Shqipëri , AL |
(54) Titull
MJETE POMPIMI TË DESTINUARA PËR TU TËRHEQUR NGA NJË DRAGË ZVARRITËSE ME THITHJE DHE DRAGË ZVARRITËSE ME THITHJE E PAJISUR ME KËTO MJETE POMPIMI
(57) Abstrakt
(58) Pretendime
Pretendim | Përshkrim |
---|---|
1 | Mjete pompimi të destinuara për tu tërhequr nga dragë zvarritëse me thithje (2) , mjetet e pompimit (1) përmbajnë të paktën: - Një pompë zhytëse (7); - Një tub thithës (10) të montuar në një grykë hyrëse (8) të pompës zhytëse (7); - Një tub shkarkimi (11) të montuar në një grykë dalje (9) të pompës zhytëse (7); - Një grykë të tubit thithës (12) në një fund të lirë (13) të tubit thithës (10) për të thithur një përzierje të ujit dhe materialeve të shtratit të detit (5) nëpërmjet tubit thithës (10); - Një strukturë rrëshqitëse (3) me një bazë të poshtme (4) të destinuar për tu tërhequr mbi një sipërfaqje toke të shtratit të detit (5) ose bazament detar me anë të telave tërheqës (6,47,48) - Mjete lidhëse (27) për të lidhur telat tërheqës (6,47,48) me strukturën rrëshqitëse (3); - Pompa zhytëse (7) është instaluar në ose mbi strukturën rrëshqitëse (3), karakterizuar në atë që struktura rrëshqitëse (3) me pompën zhytëse (7) është përshtatur që të tërhiqet me anë të telave tërheqës (6,47,48) që varen prej një anije me dragë zvarritëse me thithje (2) ndërsa përdoret për thithjen e përzierjes së ujit dhe materialeve të shtratit të detit (5) përmes grykës së tubit thithës (10), me tubin thithës (10) me grykën e tubit thithës (12) në fundin e tij të lirë (13) që zgjatet prej pompës zhytëse (7) jashtë një pjese të pasme (19) të strukturës rreshqitëse (3), grykën e tubit thithës (12) që është e pajisur me një kokë rrëshqitëse të dragës (14), ku tubi i shkarkimit (11) është një tub shkarkimi fleksibël (11) për të shkarkuar përzierjen e ujit dhe materialeve të shtratit të detit të thithura përmes grykës së tubit thithës (12) të tubit thithës (10) brenda anije-dragës zvarritëse me thithje (2) ose brenda një strukture për shkarkimin e mbeturinave jashtë anijes, e njëjtë me një barkë, një zonë shkarkimi e mbeturinave në bregdet ose të tjerë të ngjashëm me to. |
2 | Mjete pompimi (1) sipas pretendimit 1, karakterizuar në atë që tubi thithës (10) përmban mjete (19) për të ndryshuar pjerrësinë e kokës rrëshqitëse të dragës në lidhje me bazën e poshtme (4) të strukturës rrëshqitëse (3) dhe për të vendosur pjerrësinë e kokës rrëshqitëse sipas një këndi të dëshiruar pjerrësie. |
3 | Mjete pompimi (1) sipas secilit prej pretendimeve të mëparshme, karakterizuar në atë që struktura rreshqitëse (3) ka një gjatësi (L) prej 20 m ose më shumë. |
4 | Mjete pompimi (1) sipas secilit prej pretendimeve të mëparshme, karakterizuar në atë që pompa zhytëse është një pompë centrifugale që ka një fuqi pompimi të paktën 5000 kW. |
5 | Mjete pompimi (1) sipas secilit prej pretendimeve të mëparshme, karakterizuar në atë që struktura rreshqitëse (3) është në formë pyke, duke pasur një bazë të poshtme (4) dhe një pjesë të sipërme (27) të cilat janë përkulur kundrejt njëra tjetrës në drejtimin e kokës rrëshqitëse të dragës (14) me një kënd pjerrësie (B) që korrespondon me një kënd pjerrësie (C) të tubit thithës (10) në grykën hyrëse të pompës zhytëse (8). |
6 | Mjete pompimi (1) sipas secilit prej pretendimeve të mëparshme, karakterizuar në atë që midis kokës rrëshqitëse të dragës (14) dhe strukturës rrëshqitëse (3) tubi thithës (10) është pajisur me një bashkim kardanik (19) prej së cilit mund të vendoset këndi i pjerrësisë (A) i kokës rrëshqitëse të dragës (14) në lidhje me bazën e poshtme (4) të strukturës rrëshqitëse (3). |
7 | Mjete pompimi (1) sipas secilit prej pretendimeve të mëparshme, karakterizuar në atë që struktura rrëshqitëse (3) është pajisur me serbatorë me çakull ose serbatorë lundrueshmërie për të kontrolluar trysninë e tokës në sipërfaqjen e tokës së shtratit të detit ose bazamentin detar (5). |
8 | Mjete pompimi (1) sipas secilit prej pretendimeve të mëparshme, karakterizuar në atë që struktura rrëshqitëse (3) është pajisur me një ose më shumë instrumenta për të siguruar prodhimin dhe monitorimin e pozicionit dhe/ose kontrollin: - Një transmetues për të përcaktuar një pozicion; - Një trysni, shpejtësi dhe/ose një instrument matës të përqëndrimit për të matur përzierjen e mbledhur nga gërryerja. - Një helikë për kontrollin e pozicionit për të kontrolluar pozicionin e strukturës rrëshqitëse përgjatë një zbritje nga anija në shtratin e detit dhe ngjitjes nga shtrati i detit në anije (31) ; - Një sensor për matjen e thellësisë; dhe - Një sensor pjerrësie. |
9 | Mjete pompimi (1) sipas secilit prej pretendimeve të mëparshme, karakterizuar në atë që struktura rrëshqitëse (3) përmban një pompë uji motorike (16) të lidhur me një rrjet tubacionesh ujore (17) që kanë hundëza me rrymë uji (18) në afërsi të kokës rrëshqitëse (14) për të shkëputur materialet e shtratit të detit (5) me anë të ujit të nxjerrë përmes hundëzave (18) nën trysninë e krijuar nga pompat motorike të ujit (16). |
10 | Mjete pompimi (1) sipas secilit prej pretendimeve të mëparshme, karakterizuar në atë që koka rrëshqitëse e dragës (14) ka një maskë mbrojtëse të kontrollueshme dhe të përshtatshme (15). |
11 | Mjete pompimi (1) sipas secilit prej pretendimeve të mëparshme, karakterizuar në atë që koka rrëshqitëse e dragës (14) është pajisur me mjete për të liruar shtratin e detit, që përfshijnë një ose më shumë prej elementeve të mëposhtme: - një dhëmbëz gërryese në formë dalte; - një dhëmbëz gërryese-copëtuese; -një mjet prerës me rrymë;dhe, -një pajisje prerëse. |
12 | Dragë zvarritëse me thithje (2) e pajisur me mjete pompimi sipas secilit prej pretendimeve të mësipërme, karakterizuar në atë që përmban të paktën: - Një anije (31) të pajisur me një sistem shkarkimi në anije për të shkarkuar një përzierje ujit dhe të materialeve të shtratit të detit (5) brenda një kontenieri dhe/ose me një sistem për shkarkimin e përzierjen në fjalë jashtë anijes (31); - Një tub shkarkimi (11) i mjeteve të pompimit (1) i cili është montuar në grykën dalëse (9) të pompës zhytëse (7) dhe i cili është i lidhur me sistemin e shkarkimit në anije ose jashtë saj, ku mjetet e pompimit (1) janë të destinuara për të thithur një përzierje të ujit dhe materialeve të shtratit të detit (5) përmes një gryke thithëse (12) të tubit thithës (10) dhe shkarkimin e saj në sistemin e shkarkimin në anije ose jashtë saj; - Kabllo pozicionimi (6) për të ngjitur dhe për të zbritur mjetet e pompimit (1) në lidhje me anijen (31) dhe për të tërhequr mjetet e pompimit (1) kur përdoren për gërryerje; dhe, - Instalime elektrike umbelikale (23) duke siguruar një linjë elektrike tek mjetet e pompimit (1) e cila përmban të paktën një instalim të furnizimit me energji elektrike në pompën zhytëse (7); Dhe struktura rrëshqitëse (3) gjithashtu është pajisur me mjete lidhëse/bashkuese (27) për të lidhur kabllot e pozicionimit (6) me strukturën rrëshqitëse (3) dhe instalimet elektrike umbelikale (23) janë lidhur ndërmjet anijes (31) dhe strukturës rrëshqitëse (3). |
13 | Dragë zvarritëse me thithje (2) sipas pretendimit 12, karakterizuar në atë që tubi i shkarkimit (11) është një tub shkarkimi fleksibël (11) , një bobinë mbështjellëse e tubit të shkarkimit (53) është vendosur në anije (31) në të cilën tubi fleksibël i shkarkimit (11) mund të mbështillet për të ruajtur tubin fleksibël (11) në anije dhe nga e cila ai mund të lëshohet për përdorimin e mjeteve të pompimit (1). |
14 | Dragë zvarritëse me thithje (2) sipas pretendimit 13, karakterizuar në atë që bobina mbështjellëse e tubit të shkarkimit (53) është pajisur me një pajisje kontrolli për të rregulluar shpejtësinë e mbështjelljes dhe lëshimit dhe për të tërheqjen ose tensionimin e tubit të shkarkimit (11). |
15 | Dragë zvarritëse me thithje (2) sipas secilit prej pretendimeve të mëparshme 12 deri në 14, karakterizuar në atë që anija (31) është pajisur me një sistem lëshimi dhe tërheqje (LARS) (36) në afërsi të pjesës së pasme (33) të anijes (31), për të zbritur strukturën rrëshqitëse (3) prej pozicionit brenda anijes në një pozicion brenda në ujë dhe anasjelltas. |
16 | Dragë zvarritëse me thithje (2) sipas pretendimit 15, karakterizuar në atë që sistemi i lëshimit dhe tërheqjes (LARS) (36) përmban të paktën : - Një shtresë mbështetëse (38) për mbështetjen e strukturës rrëshqitëse (3) në kuverten (35) e anijes (31); - Një skelet (39) për të mbajtur pezull strukturën rrëshqitëse (3), që ka një komplet këmbësh (40;41) të lidhur me njëri tjetrin me anë të një binari të sipërm (42), këmbët (40;41) janë montuar në anën e djathtë të përparme (43) dhe nga ana e portit (44) respektivisht në kuvertën (35) e anijes (31) në një mënyrë të rrotullueshme me anë të një menteshe (45) në një mënyrë të tillë që skeleti (39) të mund të rrotullohet nga një pozicion pingul me kuvertën (35) e anijes (31) në një pozicion të pjerrët ku struktura rrëshqitëse 93) është varur pezull në skelet (39) jashtë anijes (31); - Një ose më shumë rrotulla për kabllot e pozicionimit (46) për të orientuar kabllot e mbajtjes pezull dhe/ose ato të tërheqjes (6); dhe - Një ose më shumë rrotulla për instalimet kabllore umbelikale (51) për të orientuar instalimet kabllore umbelikale (23). |
17 | Dragë zvarritëse me thithje (2) sipas secilit prej prendimeve 12 deri në 16, karakterizuar në atë që struktura rrëshqitëse (3) është montuar në një slitë. |
18 | Dragë zvarritëse me thithje (2) sipas secilit prej prendimeve 12 deri në 16, karakterizuar në atë që struktura rrëshqitëse (3) është montuar në rrota. |
19 | Dragë zvarritëse me thithje (2) sipas secilit prej prendimeve 12 deri në 16, karakterizuar në atë që struktura rrëshqitëse (3) është montuar në shina. |
20 | Dragë zvarritëse me thithje (2) sipas secilit prej prendimeve 12 deri në 19, karakterizuar në atë që struktura rrëshqitëse (3) është pajisur me një sistem pozicion-matës për të matur pozicionin nënujor të strukturës rrëshqitëse (3) në lidhje me anijen (31), ku sistemi pozicion-matës i jep të dhëna një kontrolluesi pozicioni i cili kontrollon pozicionin e strukturës rrëshqitëse (3) me anë të kabllove pozicionuese (6). |
21 | Dragë zvarritëse me thithje (2) sipas secilit prej prendimeve 12 deri në 20, karakterizuar në atë që tubi thithës (10) ose tubi i shkarkimit (11) është pajisur me një ose më shumë valvula shkarkimi me vakum dhe/ose një ose më shumë valvula emergjence. |
22 | Dragë zvarritëse me thithje (2) sipas secilit prej pretendimeve 12 deri në 20, karakterizuar në atë që struktura rrëshqitëse (3) është pajisur me një ose më shumë prej pajisjeve të mëposhtme shtesë: - Një ushqyes hidraulik; - Një sistem me rryme uji; - Një sistem me lëshim të shpejtë për tubat ose kabllot me lëshim në distancë të lidhur në strukturën rrëshqitëse; - Një ushqyes elektrik shtesë dhe sistem kontrolli;dhe - Një sistem rikuperimi emergjent; |
23 | Dragë zvarritëse me thithje (2) sipas secilit prej pretendimeve 12 deri në 22, karakterizuar në atë që struktura rrëshqitëse (3) është pajisur me një pajisje me rrymë e destinuar për të shkëputur strukturën rrëshqitëse (3) në rast se toka e shtratit të detit (5) përbëhet nga sedimente të bashkuara të shtratit të detit ose në rast se çdo fluidizim i shtresës mbështetëse të shtratit të detit (5) kërkon një veprim të tillë. |