REGJISTRI I OBJEKTEVE TE PRONESISE INDUSTRIALE

Lloji i Aplikimit
EPO patents
Nënlloji i Aplikimit
EPO Patent
(10) Numri dhe Data e Regjistrimit
6068 2016.11.15
Status
Regjistruar
(180) Data e mbarimit të afatit
2031.02.03
(20) Numri dhe Data e Depozitimit
AL/P/2016/486 2016.09.19
(40) Numri dhe Data e Publikimit
2016.12.15
(86) Data dhe Numri Ndërkombëtar i Depozitimit
11713035.1 2011.02.03
Status
Regjistruar
Data dhe Numri Ndërkombëtar i Publikimit
EP2531154 2016.06.22
(30) Detajet e Prioritetit
Kodi ID e prioritetit
FR 1000457
(51) Klasat e KNP-së (IPC)
(71/73) Aplikanti
Aplikanti Adresa
Laboratoires THEA 12, rue Louis Blériot Zone Industrielle du Brézet, 63100 Clermont-Ferrand
(72) Shpikës
Emri Adresa
DEFEMME, Alain 7 rue des Galoubies, F-63400 Chamalieres , FR
MERCIER, Fabrice 34 avenue Léon Blum, F-63000 Clermont-Ferrand , FR
(74) Emri i Përfaqësuesit
Emri Adresa
Ditika HOXHA Rr.Emin Duraku, Pall.6/1, Nr.4-02 Tirane , AL
Ditika HOXHA Rr.Emin Duraku, Pall.6/1, Nr.4-02 Tirane , AL
(54) Titull
FLAKON PËR PAKETIMIN (MBAJTJEN) E NJË LIKUIDI I CILI KA NJË KOKË SHPËRNDARËSE ME PIKA
(57) Abstrakt
(58) Pretendime
Pretendim Përshkrim
1 Flakon për paketimin e një likuidi për tu shpërndarë me pika, i cili përmban një rezervuar që ka një mur i cili mund të deformohet në mënyrë të kthyeshme me elasticitet nga futja e ajrit brenda rezervuarit në fjalë me anë të një koke shpërndarëse, me anë të së cilës likuidi shpërndahet nën efektin e një presioni që ushtrohet kundrejt murit në fjalë, ku koka shpërndarëse në fjalë përmban një pjesë të futur me një trup të zbrazët, me anë të së cilit është fiksuar (montuar) në një mënyrë të mbyllur (vulosur) në një qafë të flakonit, në komunikim me rezervuarin në fjalë, dhe një majë shpërndarëse e cila projektohet si një vazhdim i trupit në fjalë jashtë flakonit dhe që është pajisur me një kanal qëndror i cili hapet në një grykë-dalje të likuidit, ashtu si edhe një membranë filtrimi antibakterial, e cila është pjesërisht hidrofilike dhe pjesërisht hidrofobike dhe e cila fiksohet përgjatë pjesës së futur në fjalë në bazën e majës në fjalë, në mënyrë që të lejojë kalimin e likuidit në drejtimin e shpërndarjes dhe, në drejtimin e kundërt, kalimin e ajrit i cili është bërë që të kthehet nëpërmjet kompesimit në flakon pasi likuidi të jetë shpërndarë, pjesa e futur në fjalë përmban një shtresë poroze e cila rregullon rrjedhjen e likuidit që kalon përmes saj në drejtimin e membranës, e karakterizuar nga ajo që, pjesa e futur (4) përfundon brenda rezervuarit në fjalë, përtej shtresës në fjalë, në një bazë që formon harqe gjatësore (13) të cilat mbajnë një disk qëndror (11) dhe formojnë ndërmjet tyre kalime të cilat janë të hapura për qarkullim rrezor, kundrejt periferisë së rezervuarit, të ajrit që hyn në flakon pasi ka kaluar përmes shtresës në fjalë.
2 Flakon sipas pretendimit 1, i karakterizuar nga ajo që, disku qëndror në fjalë ka një diametër më të vogël se diametri i brendshëm i pjesës së futur (4) dhe është qëndërzuar në boshtin e flakonit, në mënyrë që të lërë një hapësirë boshe për kalimin e ajrit përqark tij, ndërsa krijon një pengesë për një rrymë boshtore të drejtëpërdrejtë që vjen prej pjesës së futur.
3 Flakon sipas pretendimit 2, i karakterizuar nga ajo që, pjesa e futur (4) është montuar në qafën (10) e flakonit me bazën e saj e cila shtrihet në nivelin e një pjese të ngushtuar (20) të murit periferik të flakonit, në mënyrë që ajri që hyn, i cili drejtohet në trajtë rrezore drejt murit periferik të flakonit nga bllokimi i krijuar prej diskut qëndror, drejtohet në një fluks të petëzuar përgjatë murit në fjalë.
4 Flakon sipas secilit prej pretendimeve nga 1 deri në 3, i karakterizuar nga ajo që, janë tre harqe (13), të cilët janë vendosur në një distancë këndore të barabartë nga njëri tjetri rreth boshtit të qafës së flakonit.
5 Flakon sipas secilit prej pretendimeve nga 1 deri në 4, i karakterizuar nga ajo që, shtresa poroze është një shtresë mikroporoze e një materiali hidrofobik në formën e një shajaku që ka një diametër të pores të barazvlefshëm me 20 deri në 120µm.
6 Flakon sipas secilit prej pretendimeve nga 1 deri në 5, i karakterizuar nga ajo që, distanca midis sipërfaqjes së sipërme dhe shtresës poroze (8) dhe membranës (7) është më e madhe se 2 mm, në mënyrë të preferueshme, më e madhe ose e barabartë me përafërsisht 3 mm.
7 Flakon sipas pretendimit 6, i karakterizuar nga ajo që, distanca ndërmjet sipërfaqjes së sipërme dhe shtresës poroze (8) dhe mebranës (7) është nga 4 deri në 10 mm, në mënyrë të preferueshme, nga 5 deri në 9 mm.
8 Flakon sipas secilit prej pretendimeve nga 1 deri në 7, i karakterizuar nga ajo që, harqet e pjesës së futur (13) kanë një lartësi nga 1 deri në 5 mm, në mënyrë të preferueshme, nga 2 deri në 4 mm.
9 Flakon sipas secilit prej pretendimeve nga 1 deri në 7, i karakterizuar nga ajo që, pjesa e futur (4) është montuar në flakon nga futja me forcë brenda qafës (10) së flakonit, dhe nga ajo që ai përfshin në skajin e tij të sipërm një unazë (14) me një diametër më të madh, e cila qëndron në anë të kundërt të skajit të sipërm të qafës (10) së flakonit në mënyrë që të sigurojë një pozicionim korrekt të pjesës së futur në fjalë (4) në qafën në fjalë (10).
10 Flakon sipas pretendimit 8 ose 9, i karakterizuar nga ajo që, sipërfaqja e jashtme e pjesës së futur (4) është pajisur me një sërë O-unazash të shpërndara në mënyrë rrezore.
11 Flakon sipas secilit prej pretendimeve nga 1 deri në 7, i karakterizuar nga ajo që, shtresa poroze (8) përbëhet nga polietilen me dëndësi të ulët.
12 Flakon sipas secilit prej pretendimeve të mëparshme, i karakterizuar nga ajo që, ai është përdorur për paketimin e një likudi që përmban komponime të cilat kanë karakteristika tensio-aktive, në veçanti pika për syrin.