REGJISTRI I OBJEKTEVE TE PRONESISE INDUSTRIALE

Lloji i Aplikimit
EPO patents
Nënlloji i Aplikimit
EPO Patent
(10) Numri dhe Data e Regjistrimit
6344 2017.02.28
Status
Refuzuar
(180) Data e mbarimit të afatit
2032.02.09
(20) Numri dhe Data e Depozitimit
AL/P/2016/449 2016.09.01
(40) Numri dhe Data e Publikimit
2017.03.30
(86) Data dhe Numri Ndërkombëtar i Depozitimit
14155432.9 2012.02.09
Status
Refuzuar
Data dhe Numri Ndërkombëtar i Publikimit
EP2732879 2016.06.08
(30) Detajet e Prioritetit
Kodi ID e prioritetit
IT 20110320
(51) Klasat e KNP-së (IPC)
(71/73) Aplikanti
Aplikanti Adresa
Chrysopoeia S.r.l. Via Enrico Mattei 10, 20010 Pogliano Milanese
(72) Shpikës
Emri Adresa
Zubani Lorenzo Via G. Cesare, 2,I-25015 Desenzano del Garda , IT
Trebucchi, Piervittorio Via G. Cesare, sn, I-25010 Rivoltella del Garda (BS) , IT
Eich, Norbert Via G. Di Vittorio, 25/C 10, I-20060 Mediglia (MI) , IT
(74) Emri i Përfaqësuesit
Emri Adresa
Krenar Loloçi Rr. Deshmoret e 4 Shkurtit, Pall.1/1, Kati 2, Tiranë , AL
Krenar Loloçi Rr. Deshmoret e 4 Shkurtit, Pall.1/1, Kati 2, Tiranë , AL
(54) Titull
MULLI PËR BLUARJEN E MBETURINAVE
(57) Abstrakt
(58) Pretendime
Pretendim Përshkrim
1 Mulliri (20) për bluarjen e mbeturinave (R), që përfshin: të paktën një dhomë të bluarjes (22) të përcaktuar nga një mur anësor (24) dhe nga një dysheme (26), dhe të paktën dy rotorë (301, 302) të rrotullueshëm rreth boshteve X1 dhe X2, respektive, në thelb vertikale, secili prej rotorëve (301, 302) që përfshin një gllavinë (32) dhe një mori zinxhirësh (34) të lidhur me gllavinën (32) dhe të projektuar, gjatë rrotullimit të rotorit (30), për të fshirë një pjesë të dhomës së bluarjes (22), karakterizuar në atë që mulliri (20) përfshin më tej një ose më shumë dhoma thithëse (48) të ndara nga dhoma e bluarjes (22) me anë të grilave (40), dhomat thithëse (48) të përshtatura për t’u mbajtur nën një vakuum me anë të një impianti thithës (50).
2 Mulliri (20) sipas Pretendimit 1, ku një vëllim i bluarjes (28) përcaktohet për secilin rotor (30) nëpërmjet futjes në mënyrë boshtore të perimetrit përbrenda të cilin zinxhirët (34) e rotorit (30) e rrotullojnë.
3 Mulliri (20) sipas Pretendimit 2, ku dhoma e bluarjes (22) sigurohet nga sasia neto e vëllimeve të bluarjes (28) të rotorëve të vetëm (30), të tillë që nuk ka asnjë pjesë të zonës së planit të dhomës së bluarjes (22) e cila nuk përmbahet brenda njërit prej vëllimeve të bluarjes (28) dhe e cila si pasojë nuk preket nga rrotullimi i të paktën një zinxhiri (34).
4 Mulliri (20) sipas çdonjërit prej Pretendimeve 2 ose 3, ku muri anësor (24) formohet në mënyrë që të ndjekë në mënyrë precize profilin e vëllimeve të bluarjes (28).
5 Mulliri (20) sipas çdonjërit prej Pretendimeve 2 deri në 4, ku vëllimet e bluarjes (28) e rotorëve të ndryshëm (30) janë ngjitur me njëri-tjetrin në çifte, duke përcaktuar një zonë tangjente (38) përmes së cilës dy vëllimet (28) komunikojnë me njëri-tjetrin.
6 Mulliri (20) sipas pretendimit të mëparshëm, ku në zonat tangjente (38) nuk ka asnjë pengesë të fiksuar të cilat pengojnë kalimin e një trupi nga njëri vëllim i bluarjes (281) të një rotori (301) tek vëllimi i bluarjes (282) së rotorit ngjitur (302).
7 Mulliri (20) sipas çdonjërit prej pretendimeve të mëparshëm, ku zinxhirët (34) lidhen tek rotori respektiv (30) në një mënyrë të ngurtë por të lëvizsshme.
8 Mulliri (20) sipas çdonjërit prej pretendimeve të mëparshëm, ku grilat (40) e dhomës së bluarjes (22) projektohen për të lejuar, gjatë operimit të mullirit (20), largimin e pjesëzës tashmë të bluar të mbetjeve e cila ka arritur një madhësi të thërrmijës mjaftueshëm të butë.
9 Mulliri (20) sipas çdonjërit prej pretendimeve të mëparshëm, ku boshtet e rrotullimit X të rotorëve 30 fiksohen, të dy në lidhje me njëri-tjetrin dhe në lidhje me muret (24) e dhomës së bluarjes (22).
10 Mulliri (20) sipas pretendimit 1, ku dyshemeja e dhomave thithëse (48) komunikon me një vidhë ushqyese (52) të projektuar për të larguar mbetjet tashmë të bluara.
11 Mulliri (20) sipas çdonjërit prej pretendimeve të mëparshëm, që përfshin më tej një motor (44) për drejtimin në mënyrë rrotulluese të një rotori (30), motori (44) që ndodhet përbrenda gllavinës (32) së rotorit (30).
12 Mulliri (20) sipas çdonjërit prej pretendimeve të mëparshëm, që përfshin më tej të paktën një kapak (42) për lejimin e heqjes periodike të përbërësve të pablueshëm.
13 Mulliri (20) sipas pretendimit të mëparshëm, që përfshin më tej të paktën një motor (44) për drejtimin në mënyrë rrotulluese të të paktën dy rotorëve të lartpërmendur (301, 302) dhe ku hapja e kapakut (42) kontrollohet në mënyrë automatike në varësi të konsumimit të energjisë së motorit (44).
14 Mulliri (20) sipas Pretendimit 12 ose 13, ku hapja e kapakut (42) kontrollohet në mënyrë automatike në varësi të temperaturës në rrotullimin e masës së mbetjeve R.
15 Impianti për riciklimin e energjisë nga mbetjet (R), që përfshin një mulli (20) sipas çdonjërit prej pretendimeve të mëparshëm dhe një aparat për djegie të projektuar për djegien optimale të Karburantit që Rrjedh nga Mbeturinat e prodhuara nga mulliri (20).