REGJISTRI I OBJEKTEVE TE PRONESISE INDUSTRIALE

Lloji i Aplikimit
EPO patents
Nënlloji i Aplikimit
EPO Patent
(10) Numri dhe Data e Regjistrimit
6009 2016.10.18
Status
Regjistruar
(180) Data e mbarimit të afatit
2031.05.31
(20) Numri dhe Data e Depozitimit
AL/P/2016/439 2016.08.30
(40) Numri dhe Data e Publikimit
2016.11.18
(86) Data dhe Numri Ndërkombëtar i Depozitimit
11725383.1 2011.05.31
Status
Regjistruar
Data dhe Numri Ndërkombëtar i Publikimit
EP2575890 2016.06.01
(30) Detajet e Prioritetit
Kodi ID e prioritetit
EP 10382154
(51) Klasat e KNP-së (IPC)
(71/73) Aplikanti
Aplikanti Adresa
Laboratorios Farmacéuticos Rovi, S.A. C/ Julián Camarillo 35, 28037 Madrid / ES,
(72) Shpikës
Emri Adresa
GUTIERRO ADURIZ, Ibon c/ Julián Camarillo 35, E-28037 Madrid , ES
GÓMEZ OCHOA, María Teresa c/ Julián Camarillo 35, E-28037 Madrid , ES
(74) Emri i Përfaqësuesit
Emri Adresa
Krenar Loloçi Rr. Deshmoret e 4 Shkurtit, Pall.1/1, Kati 2, Tiranë , AL
Krenar Loloçi Rr. Deshmoret e 4 Shkurtit, Pall.1/1, Kati 2, Tiranë , AL
(54) Titull
PËRBËRJE E INJEKTUESHME ANTIPSIKOTIKE ME LËSHIM GRADUAL
(57) Abstrakt
(58) Pretendime
Pretendim Përshkrim
1 Një përbërje e injektueshme me lëshim gradual , që përfshin: -një bar i cili është risperidon dhe/ose 9-OH-risperidon në çdo kombinim të tij; -të paktën një polimer biokompatibël i cili është një kopolimer i bazuar në acid laktik dhe glikolik që ka një raport monomeri të acidit laktik në glikolik në gamën nga 50:50 deri në 75:25, dhe -të paktën një tretës që përzihet në ujë me një moment dipol rreth 3,9-4,3 D, ku viskoziteti i tretësirës që përfshin polimerin dhe tretësin është midis 0,5 dhe 3,0 Pa.s dhe raporti i masës tretës/bar është midis 10 dhe 4, karakterizuar në atë që raporti i masës bar/polimer është midis 25 dhe 35% i shprehur si përqindje e peshës së barit në lidhje me barin plus polimerin, dhe në atë që shpërndarja e madhësisë së grimcave të barit është: -më pak se 10% grimca më të vogla se 10 mikronë; -më pak se 10% grimca më të mëdha se 225 mikronë, dhe -një vlerë dO.5 në gamën nga 60-130 mikronë.
2 Përbërja sipas pretendimit 1, ku tretësi është dimetilsulfoksid (DMSO).
3 Përbërja sipas pretendimeve 1 ose 2, ku raporti i masës bar/polimer është rreth 33%.
4 Përbërja sipas çdonjërit prej pretendimeve 1 deri në 3, ku raporti i masës tretës/bar është midis 5 dhe 4.
5 Përbërja sipas pretendimit 4, ku raporti i masës tretës/bar është rreth 4,66.
6 Përbërja sipas çdonjërit prej pretendimeve të mëparshëm ku raporti i masës midis peshës së tretësirës që përfshin polimerin dhe tretësin dhe barin është midis 15 dhe 5.
7 Përbërja sipas pretendimit 6, ku raporti i masës midis peshës së tretësirës që përfshin polimerin dhe tretësin dhe barin është midis 12 dhe 5.
8 Përbërja sipas pretendimit 7, ku raporti i masës midis peshës së tretësirës që përfshin polimerin dhe tretësin dhe barin është midis 7 dhe 6,5.
9 Përbërja sipas pretendimit 8, ku raporti i masës midis peshës së tretësirës që përfshin polimerin dhe tretësin dhe barin është rreth 6,66.
10 Përbërja sipas çdonjërit prej pretendimeve të mëparshëm që përfshin më tej Mg(OH)2 në një raport molar midis 2/3 dhe 2/5, i shprehur si raport molar i barit në Mg(OH)2.
11 Përbërja e çdonjërit prej pretendimeve të mëparshëm e cila është një përbërje sterile.
12 Përbërja e çdonjërit prej pretendimeve të mëparshëm për trajtimin e skizofrenisë ose çrregullimeve bipolare në trupin e njeriut.
13 Një set farmaceutik i përshtatshëm për formimin në vend të një implanti të biodegradueshëm në një trup që përfshin përbërjen e çdonjërit prej pretendimeve 1-12, ku bari dhe polimeri biokompatibël ndodhen në një enë të parë, dhe tretësi ndodhet në një enë të dytë, të veçantë.
14 Seti farmaceutik sipas pretendimit 13, ku të paktën njëra nga enët e parë dhe e dytë është një shiringë, një shishkë, një pajisje ose një fishek, me një përdorim ose jo.
15 Seti farmaceutik sipas pretendimit 14, ku të dyja enët e parë dhe e dytë janë shiringa me një përdorim.
16 Seti farmaceutik sipas pretendimit 15, ku shiringat janë të lidhshme nëpërmjet një pajisjeje lidhëse ose një peri të drejtë.