REGJISTRI I OBJEKTEVE TE PRONESISE INDUSTRIALE

Lloji i Aplikimit
EPO patents
Nënlloji i Aplikimit
EPO Patent
(10) Numri dhe Data e Regjistrimit
6007 2016.10.18
Status
Refuzuar
(180) Data e mbarimit të afatit
2033.04.24
(20) Numri dhe Data e Depozitimit
AL/P/2016/435 2016.08.26
(40) Numri dhe Data e Publikimit
2016.11.18
(86) Data dhe Numri Ndërkombëtar i Depozitimit
13725829.9 2013.04.24
Status
Refuzuar
Data dhe Numri Ndërkombëtar i Publikimit
EP2847498 2016.06.08
(30) Detajet e Prioritetit
Kodi ID e prioritetit
IT 20120694
(51) Klasat e KNP-së (IPC)
(71/73) Aplikanti
Aplikanti Adresa
MIB ITALIANA S.p.A. Via Garibaldi 6, 35020 Casalserugo (PD)
(72) Shpikës
Emri Adresa
BORMIOLI, Lorenzo Via Carlo Cerato 14, I-35100 Padova , IT
(74) Emri i Përfaqësuesit
Emri Adresa
FATOS DEGA NIKOLLA TUPE; Nd. 2; H. 4; Ap. 30; NJËSIA ADMINISTRATIVE NR. 5; NJËSIA BASHKIAKE NR. 5; 1019; TIRANË, TIRANË, TIRANË , TIRANË , AL
FATOS DEGA NIKOLLA TUPE; Nd. 2; H. 4; Ap. 30; NJËSIA ADMINISTRATIVE NR. 5; NJËSIA BASHKIAKE NR. 5; 1019; TIRANË, TIRANË, TIRANË , TIRANË , AL
(54) Titull
Valvul kontrolli me petale me guarnicion për njësitë e lidhjes ndarazi të tubave fleksibël
(57) Abstrakt
(58) Pretendime
Pretendim Përshkrim
1 Një valvul kontrolli (5, 5') për njësitë lidhëse të tubave fleksibël, që përmban një bashkësi petalesh (segmente ose sektorë) (6, 7; 6', 7') të rrotullueshme ndërmjet një pozicioni të hapjes së plotë dhe një pozicioni të mbylljes së plotë, ku petalet e rrotullueshme të sipërpërmendura (6, 7; 6', 7') që kanë forma dhe përmasa të ndryshme alternohen në çift përgjatë perimetrit të njësisë lidhëse, dhe ku petalet me përmasë më të vogël (6, 6') që kanë formë kryesisht trekëndore me faqe anësore të drejta (38) dhe fund të rrumbullakuar (36), tentojnë të mbështeten hermetikisht te faqet anësore përkatëse të petaleve të tjera fqinjë (33) dhe te pjesët e kurbëzuara (34) të petaleve me përmasë më të madhe kur valvula mbyllet, që karakterizohet nga ajo se faqet anësore të sipërpërmendura (38) dhe fundi i rrumbullakuar i sipërpërmendur (36) i petaleve me përmasë më të vogël (6, 6') kanë një kavitet të pandërprerë (80) me seksion tërthor bishtdallëndysheje dhe vrimë anësore të vogël (81) në të cilën vendoset dhe mbahet një guarnicion (82) me seksion tërthor kryesisht rrethor dhe funde të fiksuara në mënyrë të heqshme te fundet e largëta të faqeve anësore të sipërpërmendura (38).
2 Valvula e kontrollit sipas pretendimit 1, që karakterizohet nga ajo se pikat e fiksimit të fundeve të guarnicionit (82) vendosen pranë pikave të rrotullimit (63) të petalit (6, 6') në mënyrë që ato të kooperojnë me unazën hermetizuese (86) të vendosur në çdo trup të njësisë lidhëse për të siguruar gjithashtu hermetizim përkundrejt rrjedhjeve të mundshme anësore të produktit nga pjesa e brendshme te pjesa e jashtme e njësisë lidhëse.
3 Valvula e kontrollit sipas pretendimit 1 ose 2, që karakterizohet nga ajo se kaviteti i sipërpërmendur (80) që bujt guarnicionin (82) shtrihet përgjatë një sipërfaqeje të pjerrët të petalit (6, 6') që kontakton me një sipërfaqe të pjerrët kooperuese të petalit fqinj (7, 7').
4 Valvula e kontrollit sipas cilitdo prej pretendimeve 1 deri 3, që karakterizohet nga ajo se fundet e guarnicionit të sipërpërmendur (82) mbahen nëpërmjet ngjeshjes ndërmjet sipërfaqes (57) të petalit dhe shpatullës me gungë (84) të një pllake kyçëse (83) që mbahet në gjendje të shtypur nëpërmjet bullonit shtrëngues (85).
5 Valvula e kontrollit sipas cilitdo prej pretendimeve paraprirëse, që karakterizohet nga ajo se petalet (7; 7') me përmasë më të madhe kanë formë kryesisht trekëndore me fund në formë V (31), anët e të cilit tentojnë të ngjeshen hermetikisht me anët përkatëse të fundeve në formë V (31) të petaleve fqinje (7, 7') me përmasë më të madhe, dhe kanë gjithashtu faqe anësore të drejta (33) me një pjesë të kurbëzuar (34) të pajisur me një shkallë të kurbëzuar që del (zgjatohet) anash (35), dhe petalet (6, 6') me përmasë më të vogël kanë nga ana tjetër një formë kryesisht trekëndore me fund të rrumbullakuar (36) që i mbivendoset shkallës së kurbëzuar të sipërpërmendur (35) të petaleve fqinje (7, 7') me përmasë më të madhe kur valvula mbyllet, dhe kap fort anash pjesën e kurbëzuar të sipërpërmendur (34) të petaleve fqinje (7, 7') me përmasë më të madhe, dhe faqet anësore të drejta të sipërpërmendura (38) që kapin fort faqet anësore të drejta (33) të petaleve fqinje me përmasë më të madhe (7, 7') kur valvula mbyllet.