REGJISTRI I OBJEKTEVE TE PRONESISE INDUSTRIALE

Lloji i Aplikimit
EPO patents
Nënlloji i Aplikimit
EPO Patent
(10) Numri dhe Data e Regjistrimit
5965 2016.09.27
Status
Regjistruar
(180) Data e mbarimit të afatit
2030.06.17
(20) Numri dhe Data e Depozitimit
AL/P/2016/432 2016.08.24
(40) Numri dhe Data e Publikimit
2016.10.21
(86) Data dhe Numri Ndërkombëtar i Depozitimit
10788596.4 2010.06.17
Status
Regjistruar
Data dhe Numri Ndërkombëtar i Publikimit
EP2444266 2016.05.25
(30) Detajet e Prioritetit
Kodi ID e prioritetit
CN 200910053257
(51) Klasat e KNP-së (IPC)
(71/73) Aplikanti
Aplikanti Adresa
Shanghai E-propulsion Auto Technology Co., Ltd. Rm. 516 Bldg.1 No. 563 Song Tao Rd. Zhangjiang Hi, Tech Park, Shanghai 201203
(72) Shpikës
Emri Adresa
ZHU, Jun No. 201 AnYan Rd., JiaDing, Shanghai 201804 , CN
GAO, Weimin No. 201 AnYan Rd., JiaDing, Shanghai 201804 , CN
LU, Jiangang No. 201 AnYan Rd., JiaDing, Shanghai 201804 , CN
GE, Hailong No. 201 AnYan Rd., JiaDing, Shanghai 201804 , CN
LUO, Sidong No. 201 AnYan Rd., JiaDing, Shanghai 201804 , CN
WANG, Jian No. 201 AnYan Rd., JiaDing, Shanghai 201804 , CN
(74) Emri i Përfaqësuesit
Emri Adresa
Krenar LOLOÇI Rr. “ Dëshmorët e 4 Shkurtit”, Pall. 1/1, Kati 2, Tiranë, Shqipëri , AL
Krenar LOLOÇI Rr. “ Dëshmorët e 4 Shkurtit”, Pall. 1/1, Kati 2, Tiranë, Shqipëri , AL
(54) Titull
SISTEM DREJTIMI HIBRID
(57) Abstrakt
(58) Pretendime
Pretendim Përshkrim
1 Një sistem drejtimi hibrid për automjete, që përfshin një motor me forcë tërheqëse kryesor (17), një motorino-gjenerator të integruar (4), një motor (1), një bosht kryesor (8), një pajisje të uljes së shpejtësisë të fazës së parë (9), një pajisje të uljes së shpejtësisë të fazës së dytë (5) dhe një friksion primar (16), ku boshti kryesor (8) lidhet me motorin me forcë tërheqëse kryesor (17), një disk drejtimi (2) i friksionit primar (16) lidhet me motorinon-gjenerator të integruar (4) dhe motorin (1), një disk i drejtuar (3) i friksionit primar (16) lidhet me boshtin kryesor (8), dhe sistemi i drejtimit hibrid prodhon energji përmes pajisjes së uljes së shpejtësisë të fazës së parë (9), ku sistemi i drejtimit hibrid përfshin më tej: një friksion të parë (15), motori me forcë tërheqëse kryesor (17) që është lidhur me pajisjen e uljes së shpejtësisë të fazës së parë (9) përmes friksionit të parë (15); një friksion të dytë (12), motori me forcë tërheqëse kryesor (17) që është lidhur me pajisjen e uljes së shpejtësisë të fazës së dytë (5) përmes friksionit të dytë (12) dhe që është lidhur më pas me pajisjen e uljes së shpejtësisë të fazës së parë (9) përmes pajisjes së uljes së shpejtësisë të fazës së dytë (5); një bosht transmisioni të dytë (11) dhe një bosht transmisioni të tretë (6), ku friksioni i dytë (12) lidhet me pajisjen e uljes së shpejtësisë të fazës së dytë (5) përmes boshtit të transmisionit të dytë (11), dhe pajisja e uljes së shpejtësisë e fazës së dytë (5) lidhet me pajisjen e uljes së shpejtësisë të fazës së parë (9) përmes boshtit të transmisionit të tretë (6), ku boshti i transmisionit i tretë (6) vendoset në paralel me boshtin kryesor (8) dhe karakterizohet në atë që: një transmetim i vazhdueshëm i energjisë realizohet nëpërmjet kontrollimit të një shkëputjeje/lidhjeje sinkrone të friksionit të parë (15) dhe friksionit të dytë (12); dhe friksioni i parë (15) sigurohet në një hapësirë të formuar nga një mbështetëse rotori (14) e motorit me forcë tërheqëse kryesor (17) dhe boshtit kryesor (8); dhe friksioni i dytë (12) sigurohet në një hapësirë të formuar nga një mbështetëse rotori (14) e motorit me forcë tërheqëse kryesor (17) dhe boshtit kryesor (8).
2 Sistemi i drejtimit hibrid sipas pretendimit 1, ku sistemi i drejtimit hibrid përfshin më tej një bosht transmisioni të parë (10), përmes së cilit friksioni i parë (15) lidhet me pajisjen e uljes së shpejtësisë të fazës së parë (9).
3 Sistemi i drejtimit hibrid sipas pretendimit 2, ku një disk i drejtuar i friksionit të parë (15) lidhet me një marsh drejtimi të fazës së parë të pajisjes së uljes së shpejtësisë të fazës së parë (9) përmes boshtit të transmisionit të parë (10), një disk drejtimi i friksionit të parë (15) lidhet me një mbështetëse rotori (14) të motorit me forcë tërheqëse kryesor (17), dhe mbështetësja e rotorit (14) e motorit me forcë tërheqëse kryesor (17) lidhet me boshtin kryesor (8).
4 Sistemi i drejtimit hibrid sipas pretendimit 2, ku boshti kryesor (8) dhe boshti i transmisionit i parë (10) vendosen në mënyrë koaksiale, dhe boshti i transmisionit i parë (10) sigurohet në periferi të boshtit kryesor (8) si një bosht i zgavërt.
5 Sistemi i drejtimit hibrid sipas pretendimit 4, ku një disk i drejtuar i friksionit të dytë (12) lidhet me një marsh drejtimi të fazës së dytë të pajisjes së uljes së shpejtësisë të fazës së dytë (5) përmes boshtit të transmisionit të dytë (11), një marsh drejtimi i fazës së dytë lidhet me një ingranazh urë të pajisjes së uljes së shpejtësisë të fazës së parë (9) përmes boshtit të transmisionit të tretë, një disk drejtimi i friksionit të dytë (12) lidhet me një mbështetëse rotori (14) të motorit me forcë tërheqëse kryesor (17), dhe mbështetësja e rotorit (14) të motorit me forcë tërheqëse kryesor (17) lidhet me boshtin kryesor (8).
6 Sistemi i drejtimit hibrid sipas pretendimit 3, ku boshti kryesor (8) dhe boshti i transmisionit i parë (10) vendosen në mënyrë koaksiale, dhe boshti i transmisionit i parë (10) sigurohet në periferi të boshtit kryesor (8) si një bosht i zgavërt.
7 Sistemi i drejtimit hibrid sipas pretendimit 6, ku një disk i drejtuar (3) i friksionit të dytë (12) lidhet me një marsh drejtimi të fazës së dytë të pajisjes së uljes së shpejtësisë të fazës së dytë (5) përmes boshtit të transmisionit të dytë, një marsh i drejtuar i fazës së dytë lidhet me një ingranazh urë të pajisjes së uljes së shpejtësisë të fazës së parë (9) përmes boshtit të transmisionit të tretë (6), një disk drejtimi (2) i friksionit të dytë (12) lidhet me një mbështetëse rotori (14) të motorit me forcë tërheqëse kryesor (17).
8 Sistemi i drejtimit hibrid sipas pretendimit 5, ku boshti kryesor (8), boshti i transmisionit i parë (10) dhe boshti i transmisionit i dytë (11) vendosen në mënyrë koaksiale, ku boshti i transmisionit i dytë vendoset në periferi të boshtit kryesor (8) si një bosht i zgavërt.
9 Sistemi i drejtimit hibrid sipas çdonjërit prej pretendimeve 1 deri në 8, ku friksioni primar (16) sigurohet në një hapësirë të formuar nga një mbështetëse rotori (41) e motorinos-gjenerator të integruar (4) dhe boshtit kryesor (8); disku i drejtimit (2) i friksionit primar (16) lidhet në mënyrë të drejtpërdrejtë me një mbështetëse rotori (41) të motorinos-gjenerator të integruar (4).
10 Sistemi i drejtimit hibrid sipas çdonjërit prej pretendimeve 1 deri në 9, ku momentet e inercisë së një rotori (42) dhe një mbështetëse rotori (41) të motorinos-gjenerator të integruar (4) dhe disku i drejtimit (2) i friksionit primar (16) janë ekuivalente me atë të një volanti motori konvencional.
11 Sistemi i drejtimit hibrid sipas çdonjërit prej pretendimeve 1 deri në 4 dhe 6, ku pajisja e uljes së shpejtësisë të fazës së parë (9) përfshin një marsh drejtimi të fazës së parë, një marsh të drejtuar të fazës së parë dhe një ingranazh urë, ku marshi i drejtimit i fazës së parë ingranohet me njëri-tjetrin me ingranazhin urë në një drejtim pingul me boshtin kryesor (8), ingranazhi urë ingranohet me njëri-tjetrin me marshin e drejtuar të fazës së parë, dhe marshi i drejtuar i fazës së parë lidhet nga ana e tij me një strehë të një diferenciali (7).
12 Sistemi i drejtimit hibrid sipas çdonjërit prej pretendimeve 5, 7 ose 8, ku pajisja e uljes së shpejtësisë së fazës së parë (9) përfshin një marsh drejtimi të fazës së parë dhe një marsh të drejtuar të fazës së parë, ku marshi i drejtimit i fazës së parë ingranohet me njëri-tjetrin me ingranazhin urë në një drejtim pingul me boshtin kryesor (8), ingranazhi urë ingranohet me njëri-tjetrin me marshin e drejtuar të fazës së parë, dhe marshi i drejtuar i fazës së parë lidhet nga ana e tij me një strehë të një diferenciali (7).
13 Sistemi i drejtimit hibrid sipas çdonjërit prej pretendimeve 1 deri në 12, pajisja e uljes së shpejtësisë së fazës së dytë (5) përfshin një marsh drejtimi të fazës së dytë, një marsh të drejtuar të fazës së dytë, dhe marshi i drejtimit i fazës së dytë ingranohet me njëri-tjetrin me marshin e drejtuar të fazës së dytë në një drejtim pingul me boshtin kryesor (8).
14 Sistemi i drejtimit hibrid sipas çdonjërit prej pretendimeve 5 deri në 13, ku disku i drejtuar (3) i friksionit primar (16) lidhet me njërin skaj të boshtit kryesor (8) përmes një suste të thithjes së goditjeve (19).
15 Sistemi i drejtimit hibrid sipas çdonjërit prej pretendimeve 1 deri në 14, ku friksioni i parë (15) dhe/ose friksioni i dytë (12) është një friksion i thatë ose friksion i lagur.