REGJISTRI I OBJEKTEVE TE PRONESISE INDUSTRIALE

Lloji i Aplikimit
EPO patents
Nënlloji i Aplikimit
EPO Patent
(10) Numri dhe Data e Regjistrimit
5955 2016.09.21
Status
Refuzuar
(180) Data e mbarimit të afatit
2034.09.19
(20) Numri dhe Data e Depozitimit
AL/P/2016/402 2016.08.16
(40) Numri dhe Data e Publikimit
2016.10.21
(86) Data dhe Numri Ndërkombëtar i Depozitimit
14003252.5 2014.09.19
Status
Refuzuar
Data dhe Numri Ndërkombëtar i Publikimit
EP2862828 2016.05.25
(30) Detajet e Prioritetit
Kodi ID e prioritetit
BE 201300704
(51) Klasat e KNP-së (IPC)
(71/73) Aplikanti
Aplikanti Adresa
JAN DE NUL N.V. Tragel 60, 9308 Hofstade-Aalst
(72) Shpikës
Emri Adresa
De Backer, Robert Tragel 60, 9308 Aalst-Hofstade , BE
Standaert, Rutger Tragel 60, 9308 Aalst-Hofstade , BE
(74) Emri i Përfaqësuesit
Emri Adresa
Ditika HOXHA Rr.'' Emin Duraku'' , Pall.6/1, Ap.4-02 Tiranë, Shqipëri , AL
Ditika HOXHA Rr.'' Emin Duraku'' , Pall.6/1, Ap.4-02 Tiranë, Shqipëri , AL
(54) Titull
NJË PAJISJE PËR PËSHTJELLJEN (NË FORMË BOBINE) DHE LËSHIMIN E NJË KABLLI DHE NJË METODË PËSHTJELLJEN E NJË KABLLI
(57) Abstrakt
(58) Pretendime
Pretendim Përshkrim
1 Një pajisje (2) për mbështjelljen dhe lëshimin e një kablli (3), ku kjo pajisje (2) përmban një karusel kabllor të sipërm në formë rrotulle (5) që është e rrotullueshme rreth një boshti rrotullimi të sipërm (A) dhe një karusel kabllor të poshtëm (4) që është i rrotullueshëm rreth një boshti rrotullimi gjeometrik të poshtëm (A), ku në një mënyrë të parë funksionimi karuseli kabllor i poshtëm (4) mund të rrotullohet në mënyrë të pavarur nga karuseli kabllor i sipërm (5) dhe në një mënyrë të dytë funksionimi në mënyrë të sinkronizuar me karuselin kabllor të sipërm (5), ku pjesa e poshtme e karuselit kabllor të sipërm (5) është pajisur me një kalim qëndror të kabllit (10), ku midis karuselit kabllor të sipërm (5) dhe karuselit kabllor të poshtëm (4) pajisja (2) është pajisur me një krah drejtues të parë (13) për kabllin (3), ku ky krah drejtues i parë (13) të drejton jashtë prej boshtit i poshtëm rrotullimit (A) dhe është i rrotullueshëm rreth boshtit të poshtëm të rrotullimit (A), ku krahu i parë drejtues (13) është përshtatur që të jetë i lidhur në një pikë fikse në mënyrën e parë të funksionimit në mënyrë që karuseli kabllor i poshtëm (4) është i rrotullueshëm në lidhje me krahun e parë drejtues (13), dhe ku në një mënyrë të dytë funksionimi krahu i parë drejtues (13) është përshtatur që të jetë i lidhur me karuselin kabllor të poshtëm (4) në mënyrë që krahu i parë drejtues (13) dhe karuseli kabllor i poshtëm (4) mund të rrotullohen vetëm bashkë.
2 Pajisja sipas pretendimit 1, karakterizuar në atë që boshti i sipërm i rrotullimit (A) përputhet me boshtin e poshtëm të rrotullimit (A).
3 Pajisja sipas pretendimit 2 karakterizuar në atë që boshti i sipërm i rrotullimit (A) është vertikal.
4 Pajisja sipas secilit prej pretendimeve të mëparshmë, karakterizuar në atë që karuseli kabllor i sipërm (5) është pajisur me një pengesë vertikale (7) përreth kalimit të kabllit.
5 Pajisja sipas pretendimit 4, karakterizuar në atë që është pajisur me një krah drejtues të dytë (18) për kabllin (3), që është lidhur në karuselin kabllor të sipërm (5) në mënyrë që krahu drejtues i dytë (18) dhe karuseli kabllor i sipërm (5) të mund të rrotullohen sëbashku, ku ky krah drejtues i dytë (18) ka një skaj fundor të parë (19) që është në boshtin e sipërm të rrotullimit (A) dhe ka një skaj fundor të dytë (2) që është në një pikë mbi pengesën (7) ose jashtë saj në një drejtim rrezor por që shtrihet mbi karuselin kabllor të sipërm (5).
6 Pajisja sipas pretendimit 5, karakterizuar në atë që krahu drejtues i dytë (18) është përkulur në formën e një pikëpyetje, ku skaji fundor i parë (19) lidhet me kalimin e kabllit (10) .
7 Pajisje sipas secilit prej pretendimeve të mëparshme, karakterizuar nga fakti që është pajisur me një krah të rrotullueshëm (12) për të drejtuar kabllin (3) nga një grumbull kablli tek pajisja (2), ku ky krah i rrotullueshëm (12) ka një fund me të paktën një pozicion të parë, direkt mbi kalimin e kabllit (10) ose direkt mbi krahun e dytë drejtues (18) dhe një pozicion të dytë direkt mbi seksionin e karuselit kabllor të sipërm (5) që shtrihet jashtë pengesës (7).
8 Strukturë lundruese (1) që është pajisur me një pajisje (2) sipas secilit prej pretendimeve të mëparshme.
9 Strukturë lundruese sipas pretendimit 8, karakterizuar në atë që është pajisur me një kuvertë (11) ku karuseli kabllor i sipërm (5) është mbi kuvertën (11) dhe karuseli kabllor i poshtëm (4) është poshtë kuvertës (11).
10 Strukturë lundruese sipas pretendimit 8 ose 9, karakterizuar në atë që struktura lundruese është një anije (1).
11 Strukturë lundruese sipas pretendimit 10 karakterizuar në atë që struktura lundruese është një anije (1) për kabllot që shtrihen mbi ose në shtratin e një trupi ujor.
12 Metodë për mbështjellejen e një kablli (3), përmes së cilës në një hap të parë një kabëll (3) drejtohet përmes një kalimi kabllor qëndror (10) në fundin e një karuseli kabllor të sipërm (5) në një krah drejtues të parë (13) të rrotullueshëm por që nuk rrotullohet, dhe nga aty drejtohet në një karusel kabllor të poshtëm që rrotullohet (4) dhe mbështillet aty, nga ku më pas në një hap të dytë krahu drejtues i parë (13), karuseli kabllor i sipërm (5) dhe karuseli kabllor i poshtëm (4) janë kthyer të dy dhe kablli (3) është mbështjellë në karuselin kabllor të sipërm (5).
13 Metodë për të shtrirë një kabëll (3) mbi ose në shtratin e një trupi ujor, karakterizuar në atë që ajo shfrytëzon një strukturë lundruese (1) me anë të së cilës kablli shtrihet dhe që përfshin një metodë sipas pretendimit 12 për të pajisur strukturën lundruese (1) me një sasi të caktuar kablli (3) përpara se të shtrihet kablli (3).
14 Metodë sipas pretendimit 12 ose 13, karakterizuar në atë që ajo shfrytëzon një pajisje sipas secilit prej pretendimeve nga 1 në 7 ose një strukturë lundruese sipas secilit prej pretendimeve nga 7 në 11.