REGJISTRI I OBJEKTEVE TE PRONESISE INDUSTRIALE

Lloji i Aplikimit
EPO patents
Nënlloji i Aplikimit
EPO Patent
(10) Numri dhe Data e Regjistrimit
5949 2016.09.19
Status
Regjistruar
(180) Data e mbarimit të afatit
2032.05.11
(20) Numri dhe Data e Depozitimit
AL/P/2016/393 2016.08.05
(40) Numri dhe Data e Publikimit
2016.10.21
(86) Data dhe Numri Ndërkombëtar i Depozitimit
12741399.5 2012.05.11
Status
Regjistruar
Data dhe Numri Ndërkombëtar i Publikimit
EP2707892 2016.06.08
(30) Detajet e Prioritetit
Kodi ID e prioritetit
SI 201100162
(51) Klasat e KNP-së (IPC)
(71/73) Aplikanti
Aplikanti Adresa
Iskra Zascite d.o.o. Stegne 35, 1000 Ljubljana
(72) Shpikës
Emri Adresa
JURICEV, Igor Smrekarjeva 19, 6310 Izola , SI
(74) Emri i Përfaqësuesit
Emri Adresa
FATOS DEGA NIKOLLA TUPE; Nd. 2; H. 4; Ap. 30; NJËSIA ADMINISTRATIVE NR. 5; NJËSIA BASHKIAKE NR. 5; 1019; TIRANË, TIRANË, TIRANË , TIRANË , AL
FATOS DEGA NIKOLLA TUPE; Nd. 2; H. 4; Ap. 30; NJËSIA ADMINISTRATIVE NR. 5; NJËSIA BASHKIAKE NR. 5; 1019; TIRANË, TIRANË, TIRANË , TIRANË , AL
(54) Titull
Çelës shtesë mbitensioni me disk rrotullues dhe me bllok elektronik të posaçëm për rritjen e jetëgjatësisë së një komponenti që punon në kushte mbitensioni
(57) Abstrakt
(58) Pretendime
Pretendim Përshkrim
1 Një çelës shtesë mbitensioni me disk rrotullues dhe me bllok elektronik të posaçëm për rritjen e jetëgjatësisë së një komponenti që punon në kushte mbitensioni, që karakterizohet me atë se ka një tub shkarkimi gazi (3) të lidhur në seri me një bobinë (5) dhe një rezistor (4) me karakteristikë termike pozitive, dhe një tub shkarkimi gazi (6) të lidhur në paralel me të; se një pikë e përbashkët e këtyre dy degëve parandalon rrugën e kalimit të rrymës nëpërmjet tubit të shkarkimit të gazit (3) te një prej terminaleve, që mund të lidhet te një linjë ose përcjellës neutral, nëpërmjet varistorëve te një pikë tokëzimi; se nuk ka kalim rryme në ndonjë prej këtyre dy degëve, meqenëse varistorët janë galvanikisht të ndarë ndërmjet terminalit morsetë (klemës) dhe pikës së tokëzimit; se në rast të rritjes së menjëhershme të rrymës tubi i shkarkimit të gazit (6) shkarkon nëpëmjet një dege të varistorëve (7 dhe 8) në pikën e tokëzimit; se varistorët (7 dhe 8) kanë secili çelësin e vet rrotullues (9 dhe 10).
2 Çelësi shtesë i mbitensionit me disk rrotullues dhe me bllok elektronik të posaçëm për rritjen e jetëgjatësisë së një komponenti që punon në kushte mbitensioni sipas pretendimit 1, që karakterizohet me atë se ka një korpus (1), që përfshin çelësin e parë rrotullues (9) të varistorit (7), çelësin e dytë rrotullues (10) të varistorit (8), se ka tubin e shkarkimit të gazit të mbitensionit (3), bobinën (5), dhe rezistorin (4) mbi një qark të stampuar (11) dhe një mikroçelës (12) në anën tjetër të qarkut të stampuar (11); se ndërmjet varistorit (7) dhe varistorit (8) ka një elektrodë (13) që shërben si mbajtëse e tubit të shkarkimit të gazit (6); se korpusi (1) mbulohet me një kapak (2), forma e të cilit përputhet me formën e fundit të korpusit (1) dhe formën e elementeve brenda tij; se një kontakt i detalit të përkulur (711) të çelësit termik bëhet i mundur përmes vrimës (91) të çelësit të parë rrotullues (9) mbi trupin e varistorit (7), ku çelësi është gjithashtu një elektrodë lidhëse (71); se kontakti i varistorit (7) dhe i detalit të përkulur (711) bëhet me anë të një flusi ngjitës të ndjeshëm ndaj temperaturës; se në këtë pozicion, elektroda (71) mban diskun rrotullues (92) në pozicionin fillestar bashkë me sustën helikoidale (93) në gjendje të tensionuar; se veshi (941) i pllakës kërcitëse (94) futet në mënyrë që të rrijë ngjitur pas skajit (1051) të indikatorit (105) të sinjalizimit të gjendjes fillestare; se një skaj tjetër (712) i elektrodës lidhëse (71) shtrëngohet te terminali morsetë (14); se një terminal morsetë i dytë (15) lidhet me elektrodën (61) të tubit të shkarkimit të gazit (6); se përmes vrimës (101) të çelësit të dytë rrotullues (10) mbi trupin e varistorit (8) bëhet kontakti i detalit të përkulur (811) të çelësit termik - që është njëkohësisht edhe një elektrodë lidhëse (81); se kontakti i varistorit (8) dhe i detalit të përkulur (811) bëhet me një flus ngjitës të ndjeshëm ndaj temperaturës; se në këtë pozicion, elektroda (81) mban diskun rrotullues (102) në pozicionin fillestar bashkë me sustën helikoidale (103) në gjendje të tensionuar; se maja (1041) e pllakës kërcitëse (104) futet në kushinetën e indikatorit të sinjalizimit të gjendjes fillestare; se një skaj tjetër i elektrodës lidhëse (81) shtrëngohet te terminali morsetë (14); se terminali morsetë i dytë (15) lidhet me elektrodën (61) e tubit të shkarkimit të gazit (6); se kur nxehja e trupit të varistorit (7) arrin nivelin kritik për shkak të rritjeve të menjëhershme të rrymës dhe rryma e rritur kalon nëpërmjet trupit të varistorit (7), flusi ngjitës i ndjeshëm ndaj temperaturës, që lidh së bashku elektrodën e zgjidhshme (711) dhe trupin e varistorit (7), shkrihet; se si rezultat, elektroda e zgjidhshme (71) çlirohet dhe çvendoset përmes vrimës (91) të çelësit rrotullues (9) në një pozicion të çtensionuar duke çliruar për pasojë diskun rrotullues (92) që ishte në pozicion fillestar deri në këtë moment; se nën ndikimin e forcës shtytëse të sustës helikoidale (93), disku rrotullues (92) lëviz me shpejtësi të madhe këndore nga një pozicion fundor te një pozicion fundor tjetër dhe mbulon vrimën (91) në mbajtësin e çelësit rrotullues (9), duke parandaluar kështu shfaqjen e harkut elektrik; se lëvizja e diskut rrotullues (92) nis pllakën kërcitëse (94) që çliron me veshin e vet (941) një indikator (105) që lëviz nga një pozicion vertikal në një pozicion horizontal, kur ai shtyn me veshin e vet (1051) pllakën indikatore (106); se kur pllaka indikatore me ngjyrë të kuqe (106) çvendoset, shfaqet shenja e ndërprerjes së ndalimit të mbitensionit në dritaren e tejdukshme (21) të kapakut (2); se çvendosja e indikatorit (105) çliron mikroçelësin (12) që dërgon një sinjal mbi gjendjen e ndalimit të mbitensionit te sistemi i kontrollit të instalimit nëpërmjet terminalit morsetë (16); se kur nxehja e trupit të varistorit (8) arrin nivelin kritik për shkak të rritjeve të menjëhershme të rrymës dhe rryma e rritur kalon nëpërmjet trupit të varistorit (8), flusi ngjitës i ndjeshëm ndaj temperaturës, që lidh së bashku elektrodën e zgjidhshme (811) dhe trupin e varistorit (8), shkrihet; se si rezultat, elektroda e zgjidhshme (81) çlirohet dhe çvendoset përmes vrimës (101) të çelësit rrotullues (10) në një pozicion të çtensionuar duke çliruar për pasojë diskun rrotullues (102) që ishte në pozicion fillestar deri në këtë moment; se nën ndikimin e forcës shtytëse të sustës helikoidale (103), disku rrotullues (102) lëviz me shpejtësi të madhe këndore nga një pozicion fundor te një pozicion fundor tjetër dhe mbulon vrimën (101) në mbajtësin e çelësit rrotullues (10), duke parandaluar kështu shfaqjen e harkut elektrik; se lëvizja e diskut rrotullues (102) nis pllakën kërcitëse (104) që çliron me veshin e vet (1041) një indikator (105) që lëviz nga një pozicion vertikal në një pozicion horizontal, kur ai shtyn me veshin e vet (1041) pllakën indikatore (107); se kur pllaka indikatore me ngjyrë të kuqe (107) çvendoset, shfaqet shenja e ndërprerjes së ndalimit të mbitensionit në dritaren e tejdukshme (22) të kapakut (2); se çvendosja e indikatorit (105) çliron mikroçelësin (12) që dërgon një sinjal mbi gjendjen e ndalimit të mbitensionit te sistemi i kontrollit të instalimit nëpërmjet terminalit morsetë (16).
3 Çelësi shtesë i mbitensionit me disk rrotullues dhe me bllok elektronik të posaçëm për rritjen e jetëgjatësisë së një komponenti që punon në kushte mbitensioni sipas pretendimit 1, që karakterizohet me atë se ka tre ose më shumë çelësa rrotullues të lidhur në paralel ndërmjet daljes së pikës së përbashkët të qarkut paralel të tubit të shkarkimit të gazit (6) me bobinën e lidhur në seri 5, tubin e shkarkimit të gazit (3) dhe rezistorin (4).
4 Çelësi shtesë i mbitensionit me disk rrotullues dhe me bllok elektronik të posaçëm për rritjen e jetëgjatësisë së një komponenti që punon në kushte mbitensioni sipas pretendimit 1, që karakterizohet me atë se një prag i mbingarkesës mbi një vlerë të deklaruar caktohet me precision duke dimensionuar volumin e varistorit, elektrodat lidhëse të varistorit metalik, dhe përzgjedhjen e pikës së shkrirjes së flusit ngjitës të çelësit termik; se zgjedhja e materialit të trupit të varistorit dhe elektrodat e varistorit kontribuojnë gjithashtu në vendosjen e saktë të pragut të mbylljes së sigurt të varistorit.