Lloji i Aplikimit
EPO patents
Nënlloji i Aplikimit
EPO Patent
(10) Numri dhe Data e Regjistrimit
5891
2016.08.23
Status
Regjistruar
(180) Data e mbarimit të afatit
2027.10.18
(20) Numri dhe Data e Depozitimit
AL/P/2016/377
2016.07.26
(40) Numri dhe Data e Publikimit
2016.09.21
(86) Data dhe Numri Ndërkombëtar i Depozitimit
07824232.8
2007.10.18
Status
Regjistruar
Data dhe Numri Ndërkombëtar i Publikimit
EP2076539
2016.06.08
(30) Detajet e Prioritetit
Kodi | ID e prioritetit |
---|---|
GB | 620729 |
(51) Klasat e KNP-së (IPC)
(71/73) Aplikanti
Aplikanti | Adresa |
---|---|
UCB Biopharma SPRL | Allée de la Recherche 60, 1070 Brussels |
(72) Shpikës
Emri | Adresa |
---|---|
ADAMS, Ralph | UCB Celltech, 208 Bath Road, Slough Berkshire SL1 3WE , GB |
POPPLEWELL, Andrew George | UCB Celltech, 208 Bath Road, Slough Berkshire SL1 3WE , GB |
RAPECKI, Stephen Edward | UCB Celltech, 208 Bath Road, Slough Berkshire SL1 3WE , GB |
(74) Emri i Përfaqësuesit
Emri | Adresa |
---|---|
Aleksandra ARSENI | Rr.Reshit Çollaku, Pall. Shallvare, Shk.5,Ap70/4 Tirane. , AL |
Aleksandra ARSENI | Rr.Reshit Çollaku, Pall. Shallvare, Shk.5,Ap70/4 Tirane. , AL |
(54) Titull
MOLEKULA TE ANTITRUPAVE QE LIDHEN ME IL-17A DHE IL-17F
(57) Abstrakt
(58) Pretendime
Pretendim | Përshkrim |
---|---|
1 | Antitrup neutralizues që lidh IL-17A human dhe IL-17F human, që përmban një zinxhir të rëndë dhe zinxhir të lehtë ku domain i ndryshueshëm i zinxhirit të rëndë përmban sekuencën e dhënë në SEK ID NO:9 dhe domain i ndryshueshëm i zinxhirit të lehtë përmban sekuencën e dhënë në SEK ID NO:7 ose një sekuencë të paktën 95% identike me të dhe ku antitrupi ka një afri për IL-17A prej më mirë sesa 20pM dhe një afri për IL-17F prej më mirë sesa 2nM. |
2 | Antitrup neutralizues sipas pretendimit 1, që ka një zinxhir të rëndë që përmban sekuencën e dhënë në SEK ID NO:9 dhe zinxhir të lehtë që përmban sekuencën e dhënë në SEK ID NO:7. |
3 | Antitrup neutralizues sipas pretendimit 2 që lidh IL-17A human dhe IL-17F human, që ka një zinxhir të rëndë që përmban sekuencën e dhënë në SEK ID NO:15 dhe një zinxhir të lehtë që përmban sekuencën e dhënë në SEK ID NO:11. |
4 | Antitrup neutralizues sipas cdonjërit prej pretendimeve 1 deri 3 ku antitrupi është një antitrup i plotë ose një fragment funksionalisht aktiv ose derivat i tij. |
5 | Antitrup neutralizues sipas pretendimit 4 ku fragmenti antitrup është Fab, Fab’, F(ab’)2, scFv ose një fragment epitop-lidhës i tij. |
6 | Antitrup neutralizues sipas pretendimit 4 ose pretendimit 5, ku antitrupi ose fragmenti i tij është antitrup CDR-i transplatuar. |
7 | Antitrupi sipas cdonjërit prej pretendimeve 1-6, ku antitrupi ose fragment i tij është lidhur me një ose më shumë molekula të efektshme. |
8 | Një sekuencë ADN e izoluar që kodon zinxhirat e lehtë dhe të rëndë të një antitrupi sipas cdonjërit prej pretendimeve 1 deri 6. |
9 | Vektor klonues ose shprehjeje që përmban një ose më shumë sekuenca ADN sipas pretendimit 8. |
10 | Vektor sipas pretendimit 9, ku vektori përmban sekuencat e dhëna në SEK ID NO:14 dhe SEK ID NO:18. |
11 | Qelizë pritëse për shprehje të një antitrupi sipas cdonjërit prej pretendimeve 1 deri 6 që përmban: i) sekuenca ADN që kodon zinxhirin e rëndë të antitrupit në fjalë, dhe ii) sekuencë ADN që kodon zinxhirin e lehtë të antitrupit në fjalë ku sekuencat ADN jepen në një ose më shumë vektorë klonues ose shprehjeje. |
12 | Qelizë pritëse sipas pretendimit 11 që përmban një ose më shumë vektorë klonues ose shprehjeje sipas pretendimit 9 ose pretendimit 10. |
13 | Proces për prodhimin e antitrupit të cdonjërit prej pretendimeve 1 deri 6, që përmban kultivimin e qelizës pritëse të pretendimit 11 dhe izolimin e antitrupit. |
14 | Përbërje farmaceutike që përmban një antitrup sipas cdonjërit prej pretendimeve 1 deri 6, në kombinim me një ose më shumë prej eksipientit, diluentit ose mbajtësit farmaceutikisht të pranueshëm. |
15 | Përbërje farmaceutike sipas pretendimit 14, që përmban në mënyrë shtesë përbërës të tjerë aktivë. |
16 | Antitrup sipas cdonjërit prej pretendimeve 1 deri 6 ose përbërje farmaceutike sipas pretendimit 14 ose pretendimit 15, për përdorim në terapi. |
17 | Antitrup sipas cdonjërit prej pretendimeve 1 deri 6 ose përbërje farmaceutike sipas pretendimit 14 ose pretendimit 15, për përdorim në trajtimin ose profilaksinë e një crregullimi pathologjik të ndërmjetësuar nga IL-17A dhe/ose IL-17F ose që është i shoqëruar me një nivet të ngritur të IL-17A dhe/ose IL-17F ku crregullimi pathologjik është zgjedhur nga grupi që përbëhet nga infeksione (virale, bakteriale, fungale dhe parazitike), shok endotoksik i shoqëruar me infeksion, artrit, artrit reumatoid, azma, sëmundje pelvik inflamatore, Sëmundja e Alzheimerit, sëmundja e Crohnit, Sëmundja e Peyronieit, sëmundja coeliake, sëmundje e fshikëzës së tëmthit, sëmundja e Pilonidalit, peritoniti, psoriaza, vaskuliti, ngjitje e indeve kirurgjikale, goditje, Diabeti i Llojit I, artriti lyme, meningoencefalit, crregullime inflamatore me ndërmjetësim imun të sistemit nervor qendror dhe periferal si sklerozat e shumëfishta dhe sindroma Guillain-Barr, crregullime të tjera autoimune, pankreasi, trauma (kirurgji), sëmundje transplatim-ndaj-pritje, refuzim transplanti, kancer (të dyja tumore të ngurta si melanoma, hepatoblastoma, sarkoma, carcinoma e qelizës skuamoze, kancere të qelizës kalimtare, kancere vezoreje dhe malinjansitë hematologjike dhe në vecanti leucemia mielogjenoze akute, leucemia mielogjenoze kronike, kanceri gastrik dhe kanceri i kollonës), sëmundje zemre duke përfshirë sëmundje ishemike si infarkti miokardiak po ashtu edhe ateroskleroza, koagulimi intravaskular, thërrmim i kockave, osteoporoza, periodontiti dhe hipoklorhidia. |