REGJISTRI I OBJEKTEVE TE PRONESISE INDUSTRIALE

Lloji i Aplikimit
EPO patents
Nënlloji i Aplikimit
EPO Patent
(10) Numri dhe Data e Regjistrimit
5906 2016.08.30
Status
Regjistruar
(180) Data e mbarimit të afatit
2031.02.01
(20) Numri dhe Data e Depozitimit
AL/P/2016/367 2016.07.21
(40) Numri dhe Data e Publikimit
2016.09.21
(86) Data dhe Numri Ndërkombëtar i Depozitimit
11701678.2 2011.02.01
Status
Regjistruar
Data dhe Numri Ndërkombëtar i Publikimit
EP2531518 2016.05.04
(30) Detajet e Prioritetit
Kodi ID e prioritetit
GB 201001602
(51) Klasat e KNP-së (IPC)
(71/73) Aplikanti
Aplikanti Adresa
Cytovation AS Mo̸llendalsveien 65 C, 5009 Bergen
(72) Shpikës
Emri Adresa
PRESTEGARDEN, Lars Hunstadsvingen 13M, N-5053 Bergen , NO
(74) Emri i Përfaqësuesit
Emri Adresa
Krenar LOLOÇI Rr. Deshmoret e 4 Shkurtit, pall.1/1, Kati II, Tirane, Shqiperi , Tiranë , AL
Krenar LOLOÇI Rr. Deshmoret e 4 Shkurtit, pall.1/1, Kati II, Tirane, Shqiperi , Tiranë , AL
(54) Titull
PËRBËRJET OLIGOPEPTIDIKE DHE PËRDORIMET E TYRE
(57) Abstrakt
(58) Pretendime
Pretendim Përshkrim
1 Një përbërje oligopeptidike që përfshin: (i) sekuencën amino acide të YGRKKRRQRRRGKTLRVAKAIYKRYIE (SEQ ID NO: 40; ose (ii) një sekuencë amino acide që ka të paktën 85% identitet sekuence me sekuencën e SEQ ID NO: 40; ku përbërja e (i) ose (ii) ka aktivitet në frenimin e rritjes dhe/ose qendrueshmërisë së qelizave mikrobike dhe të kancerit, ku në mënyrë të preferuar përbërja oligopeptide ka sekuencën e SEQ ID NO: 40.
2 Një përbërje oligopeptidike e pretendimit 1, ku përbërja përfshin një ose më shumë D-amino acide, ku në mënyrë të preferuar përbërja është një përbërje inverse që përmban të gjithë D-amino acidet.
3 Një përbërje oligopeptidike e njërit prej pretendimeve 1 ose 2 ku përbërja ka një ose më shumë prej vetive të mëposhtme: a) një ngarkesë neto në pH 7.0 prej 10-13, b) një pl prej 12 deri në 13; c) një hidrofilicitet mesatar prej 0.7 deri në 1.0 dhe/ose d) një raport të mbetjeve hidrofilike/numri total i mbetjeve prej 45-60%.
4 Një përbërje oligopeptidike e çdonjërit prej pretendimeve 1 deri në 3 ku përbërja është anti-bakteriale dhe citotoksike.
5 Një përbërje oligopeptidike e çdonjërit prej pretendimeve 1 deri në 4 e cila është në mënyrë të përzgjedhur citotoksik drejt qelizave të kancerit, dhe/ose ku përbërja mund të reduktojë madhësinë e tumorit.
6 Një molekulë e acidit nukleik që kodon një sekuencë amino acide siç përcakothet në njërin prej pretendimeve 1 ose 2, ose plotësuesi i molekulës së acidit nukleik të lartpërmendur.
7 Një vektor që përfshin një molekulë të acidit nukleik të pretendimit 6.
8 Një qelizë e izoluar e cila është modifikuar nëpërmjet futjes së një molekule të acidit nucleik ose vektorit të pretendimit 6 ose 7.
9 Një kompozim farmaceutik që përfshin një përbërje oligopeptidike ose molekulë të acidit nukleik të çdonjërit prej pretendimeve 1 deri në 7, së bashku me një eksipient farmaceutikisht të pranueshëm.
10 Një përbërje oligopeptidike, molekulë e acidit nukleik ose kompozim i çdonjërit prej pretendimeve 1 deri në 9 për përdorim në terapi, në mënyrë të preferuar për përdorim në luftimin e infeksionit mikrobik ose për përdorim në trajtimin e kancerit; ku kur përdoret në trajtimin e kancerit, në mënyrë të preferuar kanceri është zgjedhur nga truri, mushkëritë, gjiri ose kanceri i kolonës ose melanoma dhe/ose ku përbërja oligopeptidike, molekula e acidit nukleik, kompozimi ose medikamenti është për shpërndarje lokale tek kanceri; ose ku kur përdoret për luftimin e infeksionit mikrobik, infeksioni mikrobik është në mënyrë të preferuar një infeksion bakterial.
11 Përdorimi i përbërjes oligopeptidike ose molekulës së acidit nukleik të çdonjërit prej pretendimeve 1 deri në 9 në prodhimin e një medikamenti për luftimin e infeksionit mikrobik dhe/ose trajtimin e kancerit.
12 Një produkt që përfshin një përbërje oligopeptidike, molekulë të acidit nukleik ose kompozim të çdonjërit prej pretendimeve 1 deri në 9 dhe një agjent të dytë terapeutikisht aktiv si një preparat i kombinuar për përdorim të ndarë, të njëkohshëm ose sekuencial në frenimin e qendrueshmërisë dhe/ose rritjes së një qelize të kancerit ose mikrobike.
13 Një set që përfshin një përbërje oligopeptidike, molekulë të acidit nukleik ose kompozim të çdonjërit prej pretendimeve 1 deri në 9 dhe një agjent të dytë terapeutikisht aktiv.
14 Një set ose produkt i pretendimit 12 ose 13 ku agjenti i dytë terapeutikisht aktiv është aktiv kundrejt kancerit ose infeksionit mikrobik ose kancerit, dhe/ose ku agjenti i dytë terapeutikisht aktiv është një agjent kemioterapie, agjent anti-neoplastik, antibiotik, ose agjent antiviral ose antifungal.
15 Një metodë in vitro ose ex vivo për frenimin e qendrueshmërisë dhe/ose rritjes së një mikroorganizmi ose qelize të kancerit, metoda e lartpërmendur që përfshin kontaktin e mikroorganizmit të lartpërmendur me një përbërje oligopeptidike, ose kontaktin e qelizës së kancerit të lartpërmendur me një përbërje oligopeptidike ose molekulë të acidit nukleik, të çdonjërit prej pretendimeve 1 deri në 6.