REGJISTRI I OBJEKTEVE TE PRONESISE INDUSTRIALE

Lloji i Aplikimit
EPO patents
Nënlloji i Aplikimit
EPO Patent
(10) Numri dhe Data e Regjistrimit
5881 2016.08.19
Status
Refuzuar
(180) Data e mbarimit të afatit
2033.12.18
(20) Numri dhe Data e Depozitimit
AL/P/2016/347 2016.07.13
(40) Numri dhe Data e Publikimit
2016.09.21
(86) Data dhe Numri Ndërkombëtar i Depozitimit
13867643.2 2013.12.18
Status
Refuzuar
Data dhe Numri Ndërkombëtar i Publikimit
EP2826723 2016.04.20
(30) Detajet e Prioritetit
Kodi ID e prioritetit
RU 2012156941
(51) Klasat e KNP-së (IPC)
(71/73) Aplikanti
Aplikanti Adresa
Sokol, Konstantin Pavlovich Pr-t. Sotsialisticheskiy 130, Kv. 41, Altaysky kray, g. Barnaul 656015
(72) Shpikës
Emri Adresa
Sokol, Konstantin Pavlovich Pr-t. Sotsialisticheskiy 130, Kv. 41, Altaysky kray, g. Barnaul 656015 , RU
(74) Emri i Përfaqësuesit
Emri Adresa
Krenar LOLOÇI Rr. Deshmoret e 4 Shkurtit, pall.1/1, Kati II, Tirane, Shqiperi , Tiranë , AL
Krenar LOLOÇI Rr. Deshmoret e 4 Shkurtit, pall.1/1, Kati II, Tirane, Shqiperi , Tiranë , AL
(54) Titull
METODA ANTI-VJEDHJE DHE PAKETIMI PËR ARTIKUJ TË RËNDËSISHËM DHE ME VLERË
(57) Abstrakt
(58) Pretendime
Pretendim Përshkrim
1 Metoda për mbrojtjen kundrejt një hapjeje të një paketimi të artikujve kritik ose me vlerë, ku paketimi projektohet nga të paktën një material me shtresë të vetme me një mjet mbrojtës (2) të pashkatërrueshëm pas hapjes, ku mjeti mbrojtës (2) i pashkatërrueshëm pas hapjes së paketimit rregullohet në pjesën e jashtme ose brenda materialit të paketimit dhe/ose brenda strukturës së shtresave të lidhura në mënyrë të pandashme të materialit të paketimit, sipërfaqet e secilit prej elementëve të paketimit të cilat vijnë në kontakt kur bashkohen, rregullohen paralel ose pjerrët me njëra-tjetrën në një kënd prej 0.0 deri në 90.0° me një lidhje me mbyllje, ku lidhja me mbyllje projektohet në mënyrë tri-dimensionale dhe në formën e të paktën një hapi midis sipërfaqeve të kontaktit, trashësia e materialit të paketimit tejkalon lartësinë me 1.5 deri në 50.0 herë dhe projektohet në seksion të kryqëzuar në formën e një linje tërthore ose një gjarpëruese dhe në këtë mënyrë mbi të paktën njërën prej sipërfaqeve (6 ose 7) të lidhjes me mbyllje projektohet të paktën një mjet mbrojtës shtesë (9, 21) i pashkatërrueshëm pas hapjes së paautorizuar.
2 Metoda sipas Pretendimit 1, karakterizuar në atë që mjetet në vazhdim përdoren si mjete mbrojtëse (2) të pashkatërrueshëm pas hapjes, duke përmbajtur gjithashtu si mjete mbrojtëse shtesë (9, 21): imazhe që përmbajnë hije gri të figurës, të një kodi, linja optike, përçues të dritës, barkode RF, shtypje gravurë me kontrast, që përmbajnë mikro-tekste, filigranë, filigramës dhe/ose imazhe të përputhshme të ngjyrave dhe fibrave magnetike të metalizuara, fluoreshente, të padukshme në kushte normale, shenja, fije dhe shirita mbrojtës, vrima, grila, holograme ose një shenjë të krijuar sipas një procesi erozioni të shkëndijës, një material i cili oksidohet dhe çngjyroset pas hapjes, për shembull, përbërje mangani, plastik mekanofore, e cila mund të ndryshojë ngjyrën e saj nën tensione mekanike, përzierje e tretësirës së jodit dhe dekstrinës, të cilat zbatohen mbi zonën e kontaktit të sipërfaqeve të kontaktit dhe zhduken pas pranimit të ajrit, ose kombinime të tyre.
3 Metoda sipas Pretendimit 1, karakterizuar në atë që të paktën materiali me shtresë të vetme i paketimit projektohet në mënyrë të pandashme me mjetin mbrojtës (2), ndërsa shtresat lidhen me anë të ngjitjes, kimikisht ose termikisht me të paktën një zonë të tejdukshme.
4 Metoda sipas Pretendimit 1, karakterizuar në atë që sipërfaqet e kontaktit të elementëve të paketimit të lidhshme me njëra-tjetrën projektohen me lidhjen me mbyllje 1.0 deri në 100.0 mm të gjerë dhe në formën e të paktën dy shiritave (19, 20), ku shiritat (19, 20) krijohen mbi skajet e elementëve të paketimit në kontakt.
5 Metoda sipas Pretendimit 1, karakterizuar në atë që mjetet mbrojtëse (2) në formën e linjave optike shtesë (26) të pashkatërrueshëm pas hapjes projektohen të paktën në një kënd të paracaktuar prej 5.0 deri në 90.0° me nivelin e materialit.
6 Metoda sipas Pretendimit 1 karakterizuar në atë që mjetet mbrojtëse (2) rregullohen në formën e një përçuesi të dritës (25) të pashkatërrueshëm pas një hapje të paautorizuar ose në formën e linjave optike (26) mbi sipërfaqen kontakt të sipërfaqeve të kontaktit të paketimit sipas njerit prej trupëzimeve sipas një algoritëm (model) të paracaktuar, konkretisht të tillë që ato kryqëzohen me njëra-tjetrën të paktën dy herë ose shtrihen në një distancë të paracaktuar nga njëra-tjetra dhe/ose projektohen pjerrët me njëra-tjetrën ose si valë ose duke formuar forma gjeometrike të dyja të parregullta si edhe të rregullta, si një rreth, katror, drejtkëndësh, trekëndësh, romb.
7 Metoda sipas Pretendimit 1, karakterizuar në atë që një material i fortë, elastik e i qendrueshëm ndaj përdorimit, për shembull, përdoret polipropilene i tendosur biaksial ose uniaksial ose polietilene bashkë-ekstruzive.
8 Metoda sipas Pretendimit 1 karakterizuar në atë që detajet e kërkuara në lidhje me artikullin përkatës zbatohen me një ngjyrë të padukshme në kushte normale si mjet mbrojtës shtesë (21) mbi sipërfaqen e paketimit, dimensionet e të cilës krahasohen me dimensionet e artikullit që do të paketohet, ku keto detaje përmbajnë një logo, një emër shoqërie ose emër të një organizate, një datë të prodhimit të paketimit, një paketues dhe adresat e një dërguesi dhe një marrësi.
9 Paketimi për artikuj kritik dhe me vlerë për mbrojtjen kundrejt falsifikimit të të paktën një materiali me shtresë të vetme me një mjet mbrojtës, ku paketimi projektohet me të paktën dy shtresa të lidhura me njëra-tjetrën në mënyrë të pandashme, shtresat lidhen kimikisht ose me anë të ngjitjes ose me anë të saldimit të nxehtë me ndihmën e kopolimerëve ose polietileneve bashkë-ekstruzive, paketimi projektohet në formën e një konteineri me një trup (1), një bazë dhe një kapak (5) ose në formën e një shiriti paketimi (18) për bashkëmbylljen e artikullit që do të paketohet, sipërfaqet e elementëve të paketimit që do të lidhen me njëra-tjetrën ose të anëve të shiritit të paketimit (18) rregullohen në këtë mënyrë paralel ose pjerrët me njëra-tjetrën në një kënd prej 0.0 deri në 90.0° me lidhjen me mbyllje, lidhaj me mbyllje projektohet në mënyrë tri-dimensionale dhe në formën e të paktën një hapi midis sipërfaqeve të kontaktit, trashësia e materialit të paketimit tejkalon lartësinë me 1.5 deri në 50.0 herë dhe projektohet në seksion të kryqëzuar në formën e një linje tërthore ose një gjarpëruese, e cila lidh sipërfaqet e kontaktit dhe në këtë mënyrë mbi të paktën njërën prej sipërfaqeve (6,7) të lidhjes me mbyllje projektohet të paktën një mjet mbrojtës shtesë (21), i cili është i pashkatërrueshëm pas hapjes së paautorizuar.
10 Paketimi sipas pretendimit 9, karakterizuar në atë që baza e konteinerit (15) ose një pjesë e saj projektohet në formën e të paktën një shiriti (16), gjerësia e të cilit është e barabartë me 0.2 deri në 0.5 herë të diametrit ose 0.2 deri në 0.5 herë të gjerësisë së bazës dhe atë që baza e konteinerit (15) ose një pjesë e saj projektohet e lakuar nga brenda, në mënyrë që të parandalojë një lëvizje të artikullit të paketuar (17) në konteiner gjatë inspektimit të tij dhe transportit të tij.
11 Paketimi sipas pretendimit 9, karakterizuar në atë që lidhja me mbyllje mbi sipërfaqet e kontaktit të elementëve të paketimit projektohet në formën e palosjeve (28), atë që këndet e animit të palosjeve (28) me njëra-tjetrën janë 10.0 deri në 75.0° dhe atë që këndet e animit të palosjeve (28) projektohen në këtë mënyrë si mjete mbrojtëse shtesë (21) të barabarta, në rritje ose në zbritje ose të alternuara.