Lloji i Aplikimit
EPO patents
Nënlloji i Aplikimit
EPO Patent
(10) Numri dhe Data e Regjistrimit
5879
2016.08.18
Status
Regjistruar
(180) Data e mbarimit të afatit
2026.04.28
(20) Numri dhe Data e Depozitimit
AL/P/2016/330
2016.07.06
(40) Numri dhe Data e Publikimit
2016.09.21
(86) Data dhe Numri Ndërkombëtar i Depozitimit
06728546.0
2006.04.28
Status
Regjistruar
Data dhe Numri Ndërkombëtar i Publikimit
EP1877700
2016.04.27
(30) Detajet e Prioritetit
| Kodi | ID e prioritetit |
|---|---|
| IT | 20050207 |
(51) Klasat e KNP-së (IPC)
(71/73) Aplikanti
| Aplikanti | Adresa |
|---|---|
| BEG S.p.A. | Piazza di Spagna, 66, 00187 Roma |
(72) Shpikës
| Emri | Adresa |
|---|---|
| BECCHETTI, Francesco | PYROLB S.r.l., Piazza di spagna, 66, I-00187 Roma , IT |
| VON CHRISTEN, Franz-Eicke | PYROLB S.r.l., Piazza di spagna, 66, I-00187 Roma , IT |
(74) Emri i Përfaqësuesit
| Emri | Adresa |
|---|---|
| Krenar LOLOÇI | Rr. Deshmoret e 4 Shkurtit, pall.1/1, Kati II, Tirane, Shqiperi , Tiranë , AL |
| Krenar LOLOÇI | Rr. Deshmoret e 4 Shkurtit, pall.1/1, Kati II, Tirane, Shqiperi , Tiranë , AL |
(54) Titull
PROCESI I INTEGRUAR PËR TRAJTIMIN E MBETURINAVE NËPËRMJET PIROLIZËS DHE IMPIANTI I LIDHUR ME TË
(57) Abstrakt
(58) Pretendime
| Pretendim | Përshkrim |
|---|---|
| 1 | Një proces për trajtimin, nëpërmjet pirolizës, e mbeturinave të ngurta të përbëra të paktën pjesërisht prej mbeturinash të ngurta komunale, ku mbeturinat për t’u trajtuar i nënshtrohen një faze të pirolizës në brendësi të një ose më shumë reaktorëve me tambur të rrotullueshëm (14), me prodhimin e një rryme të gazit të pirolizës (17) dhe një mbetje të ngurtë qymyrguri (18) të përbëra kryesisht prej koks të pirolizës, karakterizuar nga fakti që mbeturinat për t’u trajtuar të lartpërmendura ndahen paraprakisht në të paktën dy fraksione, i pari prej të cilëve , i një madhësie pjesëze më të vogël dhe përmbajtje lagështire më të madhe, i nënshtrohet një hapi të tharjes paraprake në një ose më shumë tharës me tambur të rrotullueshëm (6) përpara se të furnizohet – së bashku me fraksionet e tjera të mbeturinave (10) – në fazën e pirolizës së lartpërmendur, dhe nga fakti që mbeturinat e ngurta qymyrquri të lartpërmendura (18) të përftuara nga faza e pirolizës i nënshtrohen më tej një hapi të gazifikimit (25) për të rikuperuar një fraksion të gazit të sintezës së mëtejshme (27), i cili shtohet më pas në rrymën e gazit të pirolizës së lartpërmendur (17) për t’u furnizuar në një fazë të rikuperimit të energjisë me prodhimin e energjisë termale, mbetja e ngurtë (29) e hapit të gazifikimit të lartpërmendur që përfaqëson në thelb lëndën përfundimtare të mbeturinave të të gjithë procesit. |
| 2 | Një proces sipas pretendimit 1, ku mbeturinat për t’u trajtuar të lartpërmendura (1) ndahen paraprakisht ne tri fraksione të cilat përmbajnë, përveç fraksionit të parë të lartpërmendur prej madhësie pjesëze më të vogël dhe përmbajtje lagështire më të madhe dhe një fraksion të thatë të dytë (8) prej madhësie pjesëze më të madhe se i pari, gjithashtu një fraksion të tretë, të thatë dhe prej madje madhësie trashësie më të madhe se i dyti, i cili i nënshtrohet një hapi të copëtimit paraprak (9) për të homogjenizuar madhësinë e tij me fraksionin e dytë të lartpërmendur përpara se të furnizohet, së bashku me fraksionet e tjera të mbeturinave, në fazën e pirolizës së lartpërmendur (14). |
| 3 | Një proces sipas pretendimeve 1 ose 2, ku fraksioni i parë i lartpërmendur prej madhësie pjesëze më të vogël dhe përmbajtje lagështire më të madhe ka madhësi më të vogël se 80 mm dhe një lagështi fillestare që varion midis 55% dhe 60%, ndërsa lagështia e mbetur pas hapit të tharjes paraprake të lartpërmendur (6) është prej 20-25%. |
| 4 | Një proces sipas pretendimit 2, ku fraksioni i thatë i dytë i lartpërmendur (8) ka madhësi që varion midis 80 mm dhe 300 mm, dhe fraksioni i thatë i tretë i lartpërmendur prej madje madhësie trashësie më të madhe ka madhësi që fillon mbi 300 mm. |
| 5 | Një proces sipas pretendimit 1, ku tharja paraprake e lartpërmendur e fraksionit të parë të mbeturinave në një ose më shumë tharësit me tambur të rrotullueshëm të lartpërmendur (6) kryhet duke përdorur, si lëng ngrohës, avullin që del në fazën e prodhimit të energjisë termale të lartpërmendur. |
| 6 | Një proces sipas çdonjërit prej pretendimeve 1-5, ku faza e lartpërmendur e rikuperimit të energjisë me prodhimin e energjisë termale kryhet nëpërmjet nënshtrimit të rrymës së gazit të pirolizës së lartpërmendur (17) dhe rrymës së gazit të sintezës së lartpërmendur (27) në djegien në brendësi të një dhome të djegies (31), me prodhimin e nxehtësisë e cila përdoret për të nxehur tubat e një boileri me avull (34). |
| 7 | Një proces sipas pretendimit 6, ku një ose më shumë reaktorë të pirolizës me tambur të rrotullueshëm të lartpërmendur (14) nxehen në mënyrë indirekte duke qarkulluar, jashtë secilit prej tamburëve të lartpërmendur, gazrat që dalin nga dhoma e djegies e lartpërmendur (31). |
| 8 | Një proces sipas çdonjërit prej pretendimeve të sipërpërmendur, ku hapi i lartpërmendur i gazifikimit për rikuperimin e një fraksioni të gazit të sintezës së mëtejshme (27) kryhet duke furnizuar mbeturinat e ngurta qymyrquri të lartpërmendura të përftuara nga faza e pirolizës, pas eleminimit të çdo përbërësi të hekurit (20), në një ose më shumë reaktorë të gazifikimit me tambur të rrotullueshëm (25), me prodhimin e fraksionit të gazit të sintezës së mëtejshme të lartpërmendur (27) si një produkt të gaztë, dhe një mbetje të ngurtë (28) të varfëruar më tej nga karboni si mbeturina përfundimatre të procesit. |
| 9 | Një proces sipas pretendimit 8, ku sasia e mbetjes së ngurtë të lartpërmendur (28, 29) të përftuar nga operimi i gazifikimit është 10-15% e peshës totale të materialit të mbeturinave fillestare të furnizuara në proces. |
| 10 | Një proces sipas pretendimit 8, ku vëllimi i mbetjes së ngurtë të lartpërmendur (28, 29) të përftuar nga operimi i gazifikimit është 5-10% i vëllimit total të materialit të mbeturinave fillestare të furnizuara në proces. |
| 11 | Një impiant për trajtimin, nëpërmjet pirolizës, të mbeturinave të ngurta të përbëra të paktën pjesërisht prej mbeturinash të ngurta komunale sipas procesit të përshkruar në pretendimin 2, që përfshin elementët kryesorë të ndërlidhur vijues: A) një seksion të marrjes dhe depozitimit të mbeturinave (37, 38, 1); B) një seksion të para-trajtimit të mbeturinave (4-10) që siguron për ndarjen e mbeturinave në tri fraksione prej të cilave i pari, prej madhësie pjesëze më të vogël dhe përmbajtje lagështire më të madhe, furnizohet në një ose më shumë tharës me tambur të rrotullueshëm (6), dhe i treti, i thatë dhe prej madhësie trashësie më të madhe, furnizohet tek një ose më shumë pjesë të copëtuara (9); C) një seksion për pirolizën (14-18) e të tri fraksioneve të mbeturinave (10) që vijnë nga seksioni i para-trajtimit të mëparshëm dhe grumbullohen, që përfshin një ose më shumë reaktorë të pirolizës me tambur të rrotullueshëm (14), të cilët prodhojnë një rrymë të gazit të pirolizës (17) dhe një mbetje të ngurtë qymyrguri (18); D) një seksion të gazifikimit (25-28) për mbetjen e ngurtë qymyrguri (18, 22) të përftuar nga seksioni i mëparshëm, që përfshin një ose më shumë reaktorë të gazifikimit me tambur të rrotullueshëm (25), të cilët prodhojnë një rrymë të gazit të sintezës (27) dhe një mbetje të ngurtë (28) që përfaqëson në thelb lëndën përfundimtare të mbeturinave (29) të të gjithë procesit; E) një seksion të prodhimit të energjisë termale që fillon nga rrymat e përbashkëta të gazit të pirolizës (17) dhe gazit të sintezës (27) të lartpërmendura, që përfshin një dhomë të djegies (31) për gazrat e lartpërmendura; F) një seksion për trajtimin dhe largimin e gazit të shkarkuar (35, 40) me një gyp të bashkëngjitur (42). |
| 12 | Një impiant sipas pretendimit 11, që përfshin elementin e metejshëm vijues: G) një seksion të prodhimit të energjisë elektrike (34, 36, 39) që fillon nga energjia termale e lartpërmendur e prodhuar në seksionin E), që përfshin një gjenerator me avull (34) që furnizon një turbinë avulli (36) të lidhur me një gjenerator energjie. |
| 13 | Një impiant sipas pretendimeve 11 ose 12, ku ndarja e lartpërmendur e mbeturinave në tri fraksione kryhet duke kaluar materialin e mbeturinave në një ose më shumë ndarëse të rrotullueshme (4). |
| 14 | Një impiant sipas pretendimit 12, ku tharësit me tambur të rrotullueshëm të lartpërmendur (6) përdorin, si lëng ngrohës, avullin e nxjerrë nga gjeneratori me avull i lartpërmendur (34). |
| 15 | Një impiant sipas çdonjërit prej pretendimeve 11-14, ku një ose më shumë reaktorë të pirolizës me tambur të rrotullueshëm të lartpërmendur (14) përdorin, si lëng ngrohës, gazrat e ngrohtë të nxjerra nga dhoma e djegies e lartpërmendur (31). |
| 16 | Një impiant sipas çdonjërit prej pretendimeve 11-15, ku në drejtim të rrymës së secilit prej një ose më shumë reaktorët e pirolizës së lartpërmendur (14) përgjatë rrugës së gazit të pirolizës sigurohet një separator elektrostatik (32) për depluhurizimin e gazit të pirolizës së lartpërmendur (17). |
| 17 | Një impiant sipas secilit prej pretendimeve 11-16, ku një ose më shumë reaktorët e gazifikimit me tambur të rrotullueshëm të lartpërmendur (25) furnizohen me ajër si agjent i gazifikimit, i cili furnizohet përmes difuzorëve të injeksionit të kontrolluar (26). |
| 18 | Një impiant sipas çdonjërit prej pretendimeve 11-17, ku seksioni i gazifikimit i lartpërmendur për mbetjen e ngurtë qymyrguri përfshin gjitahshtu një seksion të trajtimit (28) për mbetjen e ngurtë që përfaqëson lëndën përfundimtare të mbeturinave të procesit, me një rezervë të shtypjes (29) për mbeturinat e lartpërmendura. |
| 19 | Një impiant sipas çdonjërit prej pretendimeve 11-18, ku seksioni i pirolizës i lartpërmendur përmban gjithashtu një seksion (20) për eleminimin e përbërësve të hekurit nga mbetja e ngurtë qymyrguri (18) e përftuar nga piroliza. |
| 20 | Një impiant sipas çdonjërit prej pretendimeve 11-19, ku seksioni i trajtimit të gazit të shkarkuar të lartpërmendur (35, 40) përfshin një filtër pëlhure të llojit qese dhe një reaktor të thatë për largimin e merkurit dhe ndotësve të tjerë me anë të karbonit aktiv dhe gëlqeres së hidratuar. |