REGJISTRI I OBJEKTEVE TE PRONESISE INDUSTRIALE

Lloji i Aplikimit
EPO patents
Nënlloji i Aplikimit
EPO Patent
(10) Numri dhe Data e Regjistrimit
5912 2016.08.31
Status
Refuzuar
(180) Data e mbarimit të afatit
2033.03.26
(20) Numri dhe Data e Depozitimit
AL/P/2016/321 2016.06.28
(40) Numri dhe Data e Publikimit
2016.09.21
(86) Data dhe Numri Ndërkombëtar i Depozitimit
13722584.3 2013.03.26
Status
Refuzuar
Data dhe Numri Ndërkombëtar i Publikimit
EP2831349 2016.04.27
(30) Detajet e Prioritetit
Kodi ID e prioritetit
IT 20120068
(51) Klasat e KNP-së (IPC)
(71/73) Aplikanti
Aplikanti Adresa
General Membrane S.p.A. Via Venezia 28, 30020 Ceggia (VE)
(72) Shpikës
Emri Adresa
CODOGNOTTO, Lionello Preti Crt T8b16, Il-Ponta Ta Tigne, Sliema , MT
DRIGO, Michele Via Borgo Fiume 13/A, 31100 Treviso , IT
(74) Emri i Përfaqësuesit
Emri Adresa
Krenar LOLOÇI Rr. Deshmoret e 4 Shkurtit, pall.1/1, Kati II, Tirane, Shqiperi , Tiranë , AL
Krenar LOLOÇI Rr. Deshmoret e 4 Shkurtit, pall.1/1, Kati II, Tirane, Shqiperi , Tiranë , AL
(54) Titull
SISTEMI ME NJË PAJISJE PËR NXEHJEN DHE LIDHJEN E FLETËVE PREJ MEMBRANASH BITUMINOZE OSE SINTETIKE
(57) Abstrakt
(58) Pretendime
Pretendim Përshkrim
1 Sistemi që përfshin një pajisje (10,20) për nxehjen dhe lidhjen e fletëve (11, 12, 111, 121) prej membranash bituminoze ose sintetike (100), dhe që përfshin të paktën një fletë të parë (11, 12, 111, 121) prej një membrane bituminoze ose sintetike (100), e cila është për t’u shtruar tek të paktën një shtresë bazë (141) në mënyrë që të përftojë një mbështjellje të papërshkueshme nga uji, membrana e lartpërmendur (100) që ka të paktën një shtresë të poshtme që përmban një përzierje bituminoze dhe të paktën një shtresë të sipërme, e cila përmban një material polimerik, ku një trup (13, 23) i pajisjes (10,20) që është formuar nga një shtresë e hollë prej materiali polimerik i cili mund të lidhet kimikisht me material bituminoz dhe që ka një zhvillim kryesisht gjatësor (A) vendoset mbi një skaj të parë (11 a, 21a) ose integrohet në një skaj të parë (11 a,21 a) të fletës së parë të lartpërmendur (11, 21, 111, 121) prej membrane bituminoze ose sintetike (100), në mënyrë që të lidhë skajin e parë të lartpërmendur tek një skaj i dytë (12a, 22a) i një flete të dytë (12, 22, 111, 121) prej membrane sintetike ose bituminoze (100), trupi i lartpërmendur (13, 23) që është siguruar me një faqe të sipërme (13a, 23a), e cila është në thelb e sheshtë dhe e mbështjellur me material ngjitës dhe e cila përfshin një shtresë të hollë (16, 26) që mbështjellë faqen e sipërme (13a, 23a) të trupit të lartpërmendur (13, 23) dhe e lëvizsshme nga faqa e sipërme e lartpërmendur (13a, 23a), në mënyrë të tillë që faqa e lartpërmendur kontakton skajin e dytë të lartpërmendur (12a, 22a) të fletës së lartpërmendur (11, 12, 21, 22, 111, 121) prej membrane sintetike ose bituminoze (100), karakterizuar në atë që të paktën një shtresë e sipërme e membranës së lartpërmendur (100) përmban një material elektrikisht përcjellës të pajisjes si një material ferromagnetik ose një përcjellës elektrik fleksibël, në mënyrë të tillë që membrana e lartpërmendur (100) mund të nxehet, ku sistemi i lartpërmendur përfshin një pajisje induktor (171) pajisja induktor e lartpërmendur (171) që është një rul, i aftë për të kaluar mbi membranën (100) gjatë shtrirjes së fletëve, i cili lidhet me një gjenerator dhe me një sistem kontrolli, në gjendje për të transferuar tek pajisja induktor e lartpërmendur (171) një rrymë elektrike të alternuar me frekuencë të ndryshueshme midis 2 kHz dhe 1.8 MHz, si rrjedhim në gjendje për të kontrolluar shpejtësinë e avancimit të pajisjes induktor (171) mbi membranën e lartpërmendur (100) si edhe temperaturën e pjesëve të vetme të materialit elektrikisht përcjellës të lartpërmendur.
2 Sistemi siç pretendohet në pretendimin 1, karakterizuar në atë që materiali elektrikisht përcjellës i lartpërmendur formohet nga një fletë ose rrjet elektrik i pandërprerë ose nga një shtresë e hollë plastike e veshur ose nga një emulsion i pluhurit përcjellës të vendosur mbi një polimer ose matriks ujor ose nga një masë ose nga një shtresë e hollë.
3 Sistemi siç pretendohet në të paktën njërin prej pretendimeve të mësipërm, karakterizuar në atë që pajisja e lartpërmendur përfshin të paktën dy rezistenca elektrike (14, 15), që formojnë degëzime të një qarku elektrik, të cilat lidhen në mënyrë mekanike me trupin e lartpërmendur (13, 23) dhe të cilat vendosen përgjatë drejtimit gjatësor të lartpërmendur (A) të trupit të lartpërmendur (13, 23), në mënyrë që të nxehin skajet (11 a, 12a, 21 a, 22a) e fletëve të lartpërmendura (11, 12, 21, 22, 111, 121) dhe të bashkojnë në mënyrë reciproke skajet e lartpërmendura (11 a, 21 a, 12a, 22a).
4 Sistemi siç pretendohet në pretendimin 3, karakterizuar në atë që një pjesë lidhëse përbëhet prej një përzierje prej materiali elastomerik dhe rrëshira "Të nxehta-Të shkrira" që kanë një temperaturë vulkanizimi në thelb midis 40°C dhe 80°C.
5 Sistemi siç pretendohet në të paktën njërin prej pretendimeve të mësipërm, karakterizuar në atë që rezistencat elektrike të lartpërmendura (14, 15) formohen nga një material i zgjedhur nga një masë elektrikisht përcjellëse, një material metalik elektrikisht përcjellës dhe një bojë elektrikisht përcjellëse.