Lloji i Aplikimit
EPO patents
Nënlloji i Aplikimit
EPO Patent
(10) Numri dhe Data e Regjistrimit
5878
2016.08.18
Status
Regjistruar
(180) Data e mbarimit të afatit
2031.06.22
(20) Numri dhe Data e Depozitimit
AL/P/2016/320
2016.06.28
(40) Numri dhe Data e Publikimit
2016.09.21
(86) Data dhe Numri Ndërkombëtar i Depozitimit
11728508.0
2011.06.22
Status
Regjistruar
Data dhe Numri Ndërkombëtar i Publikimit
EP2480675
2016.04.06
(30) Detajet e Prioritetit
| Kodi | ID e prioritetit |
|---|---|
| US | 357314 |
| US | 357317 |
(51) Klasat e KNP-së (IPC)
(71/73) Aplikanti
| Aplikanti | Adresa |
|---|---|
| Regeneron Pharmaceuticals, Inc. | 777 Old Saw Mill River Road, Tarrytown, NY 10591 |
(72) Shpikës
| Emri | Adresa |
|---|---|
| MACDONALD, Lynn | 16 Gedney Way, White Plains, NY 10605 , US |
| STEVENS, Sean | 355 Berry Street 413, San Francisco, CA 94158 , US |
| GURER, Cagan | 8 Pamela Lane, Valhalla, NY 10595 , US |
| MURPHY, Andrew, J. | 10 Newton Court, Croton-on-Hudson, NY 10520 , US |
| HOSIAWA, Karolina, A. | 14 Church Street 2nd Floor, Tarrytown, NY 10591 , US |
(74) Emri i Përfaqësuesit
| Emri | Adresa |
|---|---|
| Krenar LOLOÇI | Rr. Deshmoret e 4 Shkurtit, pall.1/1, Kati II, Tirane, Shqiperi , Tiranë , AL |
| Krenar LOLOÇI | Rr. Deshmoret e 4 Shkurtit, pall.1/1, Kati II, Tirane, Shqiperi , Tiranë , AL |
(54) Titull
MINJ QË SHPREHIN NJË VARG TË LEHTË ME LAMBDA HUMANE TË NDRYSHUESHME DHE REGJIONE TË PANDRYSHUESHME TË MIUT
(57) Abstrakt
(58) Pretendime
| Pretendim | Përshkrim |
|---|---|
| 1 | Një mi që përmban një alel të vargut të lehtë endogjen λ (lambda) të paorganizuar, që përmban një lambda humane (hVλ) të ndryshueshme dhe një lambda humane të paorganizuar që lidhet me segmentin e gjenit (hJλ), ku miu përmban një delecion të një grupi të parë të gjeneve Vλ-Jλ-Cλ të alelit në fjalë të vargut të lehtë endogjen λ, dhe zëvendësim, të plotë ose të pjesshëm, të segmenteve të gjeneve Vλ-Jλ të grupit të dytë të gjeneve Vλ-Jλ-Cλ të alelit në fjalë me segmentet e gjeneve humane në fjalë Vλ dhe Jλ, të cilat lidhen në mënyrë funksionale me një regjion të pandryshueshëm, të paprekur të gjenit (Cλ) lambda të miut të grupit të dytë në fjalë të gjeneve Vλ-Jλ-Cλ, kështu miu shpreh një varg të lehtë të rrjedhur nga një hVλ, një hJλ dhe një gjen Cλ i miut, ku përforcuesit endogjenë Enh 2.4, përforcuesi lambda 3 i miut (Enh) dhe Enh 3.1 ruhen të paprekur në alelin në fjalë të vargut të lehtë λ. |
| 2 | Miu i pretendimit 1, ku aleli i vargut të lehtë endogjen λ (lambda) përmban një mori segmentesh të gjenit human Vλ. |
| 3 | Miu i çdonjërit prej pretendimeve pararendëse, ku aleli i vargut të lehtë endogjen λ (lambda) përmban: (a) të paktën 12 segmente të paorganizuara të gjenit Vλ; ose (b) 13 deri 28 segmente të paorganizuara të gjenit Vλ. |
| 4 | Miu i pretendimit 3, ku segmentet e gjenit human Vλ përfshijnë (a) hVλ3-l, hVλ4-3, hVλ2-8, hVλ3-8, hVλ3-10, hVλ2-11, dhe hVλ3-12; ose (b) hVλ2-14, hVλ3-16, hVλ2-18, hVλ3-19, hVλ3-21, hVλ3-22, hVλ2-23, hVλ3-25, dhe hVλ3-27. |
| 5 | Miu i pretendimit 1, ku aleli i vargut të lehtë endogjen λ (lambda) përmban një segment të paorganizuar të gjenit Jλ, i cili është hJλl. |
| 6 | Miu i pretendimit 1, ku aleli i vargut të lehtë endogjen λ (lambda) përmban katër segmente të paorganizuara të gjenit human Jλ. |
| 7 | Miu i pretendimit 6, ku katër segmentet e paorganizuara të gjenit human Jλ janë Jλ1, Jλ2, Jλ3 dhe Jλ7. |
| 8 | Miu i pretendimit 1, ku alelit të vargut të lehtë endogjen λ (lambda) i mungon një segment endogjen i gjenit Vλ. |
| 9 | Miu i çdonjërit prej pretendimeve 1 deri në 3, 5 dhe 8, ku aleli i vargut të lehtë endogjen κ (kapa) është i fshirë. |
| 10 | Miu i pretendimit 1, ku aleli i vargut të lehtë endogjen λ (lambda) përmban: (a) një sekuencë të afërt të lokusit të vargut të lehtë human λ, që përfshin nga Vλ3-12 deri Vλ3-1; (b) një sekuencë të afërt të lokusit të vargut të lehtë human λ, që përfshin nga Vλ3-29 deri Vλ3-1; ose (c) një sekuencë të afërt të lokusit të vargut të lehtë human λ, që përfshin nga Vλ3-29 deri Vλ3-1 dhe një sekuencë të afërt të lokusit të vargut të lehtë human λ, që përfshin nga Vλ5-52 deri Vλ1-40. |
| 11 | Një qelizë e izoluar që shpreh një varg të lehtë të rrjedhur nga një hVλ, një hJλ dhe një gjen Cλ i miut, ku qeliza është nga, ose e përftuar nga, miu i çdonjërit prej pretendimeve pararendëse, dhe ku qeliza përmban një Vλ humane të riorganizuar dhe një segment të riorganizuar të gjenit human Jλ dhe një delecion të një grupi të parë të gjeneve Vλ-Jλ-Cλ të alelit në fjalë të vargut të lehtë endogjen λ të miut dhe zëvendësim, të plotë ose të pjesshëm, të segmenteve të gjeneve Vλ-Jλ të grupit të dytë të gjeneve Vλ-Jλ-Cλ të alelit në fjalë me segmentet e gjeneve humane në fjalë Vλ dhe Jλ, të cilat lidhen në mënyrë funksionale me një regjion gjeni Cλ të pandryshueshëm, të paprekur të miut të grupit të dytë në fjalë të gjeneve Vλ-Jλ-Cλ dhe ku përforcuesit endogjenë Enh 2.4, përforcuesi lambda 3 i miut (Enh) dhe Enh 3.1 ruhen të paprekur në alelin në fjalë të vargut të lehtë λ. |
| 12 | Qeliza e izoluar e pretendimit 11, ku qeliza është një qelizë B. |
| 13 | Një qelizë staminale embrionale (ES) e miut që përmban një alel të vargut të lehtë endogjen λ (lambda), që përmban një Vλ humane të paorganizuar dhe një segment të paorganizuar të gjenit human Jλ, ku qeliza përmban një delecion të një grupi të parë të gjeneve Vλ-Jλ-Cλ të alelit në fjalë të vargut të lehtë endogjen λ të miut dhe një zëvendësim, të plotë ose të pjesshëm të segmenteve të gjeneve Vλ-Jλ të grupit të dytë të gjeneve Vλ-Jλ-Cλ të alelit në fjalë me segmentet e gjeneve humane në fjalë Vλ dhe Jλ, të cilat lidhen në mënyrë funksionale me një regjion të pandryshueshëm, të paprekur të gjenit Cλ të miut të grupit të dytë në fjalë të gjeneve Vλ-Jλ-Cλ, ku përforcuesit endogjenë Enh 2.4, përforcuesi lambda 3 i miut (Enh) dhe Enh 3.1 ruhen të paprekur në alelin në fjalë të vargut të lehtë λ. |
| 14 | Një embrion miu që përmban, të prodhuar nga, ose të përftuar nga, qeliza ES e miut të pretendimit 13, ku embrioni i miut përmban një alel të vargut të lehtë endogjen λ (lambda), që përmban një Vλ humane të paorganizuar dhe një segment të paorganizuar të gjenit human Jλ, ku qeliza përmban një delecion të një grupi të parë të gjeneve Vλ-Jλ-Cλ të alelit në fjalë të vargut të lehtë endogjenik λ dhe një zëvendësim, të plotë ose të pjesshëm të segmenteve të gjeneve Vλ-Jλ të grupit të dytë të gjeneve Vλ-Jλ-Cλ të alelit në fjalë me segmentet e gjeneve humane në fjalë Vλ dhe Jλ, të cilat lidhen në mënyrë funksionale me një regjion të pandryshueshëm, të paprekur të gjenit Cλ të miut të grupit të dytë në fjalë të gjeneve Vλ-Jλ-Cλ, ku përforcuesit endogjenë Enh 2.4, përforcuesi lambda 3 i miut (Enh) dhe Enh 3.1 ruhen të paprekur në alelin në fjalë të vargut të lehtë λ. |
| 15 | Përdorimi i qelizës B të pretendimit 12 për të krijuar një hibridomë, që shpreh një varg të lehtë të rrjedhur nga një hVλ, një hJλ dhe një gjen Cλ i miut, ku hibridoma është nga, ose e përftuar nga, miu i çdonjërit prej pretendimeve 1 deri në 10, ku qeliza përmban një Vλ human të riorganizuar dhe një segment të riorganizuar të gjenit human Jλ, dhe një delecion të një grupi të parë të gjeneve Vλ-Jλ-Cλ të alelit në fjalë të vargut të lehtë endogjen λ të miut dhe zëvendësim, të plotë ose të pjesshëm, të segmenteve të gjeneve Vλ-Jλ të grupit të dytë të gjeneve Vλ-Jλ-Cλ të alelit në fjalë me segmentet e gjeneve humane në fjalë Vλ dhe Jλ, të cilat janë lidhur në mënyrë funksionale me një regjion të pandryshueshëm, të paprekur të gjenit Cλ të miut të grupit të dytë në fjalë të gjeneve Vλ-Jλ-Cλ dhe ku përforcuesit endogjenë Enh 2.4, përforcuesi lambda 3 i miut (Enh) dhe Enh 3.1 ruhen të paprekur në alelin në fjalë të vargut të lehtë λ. |
| 16 | Një hibridomë që shpreh një varg të lehtë të rrjedhur nga një hVλ, një hJλ dhe një gjen Cλ i miut, ku hibridoma është nga, ose e përftuar nga, miu i çdonjërit prej pretendimeve 1 deri në 10, ku qeliza përmban një Vλ human të riorganizuar dhe një segment të riorganizuar të gjenit human Jλ, dhe një delecion të një grupi të parë të gjeneve Vλ-Jλ-Cλ të alelit në fjalë të vargut të lehtë endogjen λ të miut, dhe zëvendësim, të plotë ose të pjesshëm të segmenteve të gjeneve Vλ-Jλ të grupit të dytë të gjeneve Vλ-Jλ-Cλ të alelit në fjalë me segmentet e gjeneve humane në fjalë Vλ dhe Jλ, të cilat lidhen në mënyrë funksionale me një regjion të pandryshueshëm, të paprekur të gjenit Cλ të miut të grupit të dytë në fjalë të gjeneve Vλ-Jλ-Cλ dhe ku përforcuesit endogjenë Enh 2.4, përforcuesi lambda 3 i miut (Enh) dhe Enh 3.1 ruhen të paprekur në alelin në fjalë të vargut të lehtë λ. |
| 17 | Një metodë për të prodhuar një antitrup te një mi, e cila përfshin: (a) të ekspozosh një mi sipas pretendimit 1 ndaj një antigjeni; (b) të lejosh miun të zhvillojë një përgjigje imune ndaj antigjenit; dhe (c) të izolosh nga miu i (b) një antitrup, i cili njeh në mënyrë specifike antigjenin, ose të izolosh nga miu i (b) një qelizë që përmban një domen imunoglobuline që njeh në mënyrë specifike antigjenin, ose të identifikosh te miu i (b) një sekuencë të acidit nukleik që kodon një domen të ndryshueshëm të vargut të rëndë dhe/ose lehtë, që lidh antigjenin, ku antitrupi përmban një varg të lehtë të rrjedhur nga një hVλ, një hJλ dhe një gjen Cλ i miut. |