REGJISTRI I OBJEKTEVE TE PRONESISE INDUSTRIALE

Lloji i Aplikimit
EPO patents
Nënlloji i Aplikimit
EPO Patent
(10) Numri dhe Data e Regjistrimit
5813 2016.06.30
Status
Refuzuar
(180) Data e mbarimit të afatit
2033.01.21
(20) Numri dhe Data e Depozitimit
AL/P/2016/293 2016.06.15
(40) Numri dhe Data e Publikimit
2016.07.19
(86) Data dhe Numri Ndërkombëtar i Depozitimit
13700903.1 2013.01.21
Status
Refuzuar
Data dhe Numri Ndërkombëtar i Publikimit
EP2804734 2016.04.13
(30) Detajet e Prioritetit
Kodi ID e prioritetit
EP 12152009
(51) Klasat e KNP-së (IPC)
(71/73) Aplikanti
Aplikanti Adresa
Luye Pharma AG Am Windfeld 35, 83714 Miesbach
(72) Shpikës
Emri Adresa
GRADER, Ludwig Lenaustrasse 8, 56626 Andernach , DE
PIOTROWSKI, Holger Glückaufstrasse 2, 83727 Schliersee , DE
(74) Emri i Përfaqësuesit
Emri Adresa
Ela SHOMO PANIDHA Euromarkpat Albania LTD , Rr. A.Z. Çajupi, Pall. 20/4, Ap.15, Tiranë , AL
Ela SHOMO PANIDHA Euromarkpat Albania LTD , Rr. A.Z. Çajupi, Pall. 20/4, Ap.15, Tiranë , AL
(54) Titull
HUMBJE E REDUKTUAR E MATERIALIT TË TIPIT RRJETË NË PRODHIMIN E FASHATURAVE
(57) Abstrakt
(58) Pretendime
Pretendim Përshkrim
1 Një metodë për të prodhuar sisteme për administrimin transdermal ose permukozal (nëpërmjet mukozës) e substancave aktive, ku metoda përmban hapat si më poshtë vijon: - sigurimin e një rrjete filmi transportuese të veshur (10) e cila përmban një rrjetë filmi transportuese (1) me një substancë aktive - që përmban veshje (2) të ngjitur në të, ku zonat depozituese të substancës aktive (12) janë të përcaktuara në rrjetën e filmit transportues të veshur (10) në mënyrë të tillë që zonat depozituese të substancës aktive (12) janë sistemuar në drejtimin e rrjetës (1) të rrjetës së filmit transportues të veshur (10) në dy ose më shumë rradhë në mënyrë të tillë që rradhët nuk mund të ndahen nëpërmjet një vije të drejtë pa prerë kësisoj zonat depozituese të substancës aktive (12), dhe në mënyrë të tillë proporcioni i sipërfaqes së rrjetës së filmit transportues të veshur (10) që nuk përdoret si zonë depozituese e substancës aktive (12) duke mos marrë parasysh zonat skajore të rrjetës së filmit transportues të veshur (10) është më pak se 39% e zonës së përgjithshme të rrjetës së filmit transportues të veshur (10); dhe - ndarjen (S4) e rrjetës së filmit transportues të veshur (10) në drejtimin e rrjetës (1) në dy ose më shumë nën-rrjeta (15a, 15b, 15c, 15d) në mënyrë të tillë që secila nën-rrjetë përmban një rradhë me zonë depozituese të substancës aktive (12), ku pas ndarjes asnjëra prej zonave depozituese të substancës aktive (12) nuk pritet.
2 Metoda sipas pretendimit 1, ku metoda përmban të paktën njërin prej hapave të mëposhtëm: - ndryshimin (S5) e pozicionit të nën-rrjetave (15a, 15b, 15c, 15d) në raport me njëra-tjetrën në mënyrë të tillë që asnjëra prej nën-rrjetave nuk aktivizon anash ndonjërën prej nën-rrjetave të tjera. - zhvendosjen (S6) e nën-rrjetave (15a, 15b, 15c, 15d) në raport me njëra-tjetrën në drejtimin e rrjetës (1) në mënyrë të tillë që nën-rrjetat që shtrihen paralelisht në një drejtim 90° ndaj drejtimit të rrjetës (1) mund të ndahen në vija të drejta në mënyrë të tillë që përftohen porcione individuale ku secila prej tyre përmban vetëm një zonë depozituese të substancës aktive (12), dhe ku pas ndarjes asnjëra prej zonave depozituese të substancës aktive (12) nuk pritet.
3 Metoda sipas secilit prej pretendimeve 1 deri në 2, ku zonat depozituese të substancës aktive (12) janë sistemuar në mënyrë të tillë që sistemimi nuk ka bosht rrotullues tetrad, preferueshëm në mënyrë të tillë që sistemimi përmban elementet e simetrisë p6m.
4 Metoda sipas secilit prej pretendimeve 1 deri në 3, ku zonat depozituese të substancës aktive (12) përcaktohen nga formimi i presionit (S2) të rrjetës së filmit transportues të veshur (10) dhe ku metoda opsionalisht përmban hapin e mëtejshëm si vijon: - largimin (S3) (shkëputjen) e rajoneve të rrjetës së filmit transportues të veshur (10) të cilat nuk janë përcaktuar si zona depozituese të substancës aktive (12).
5 Metoda sipas secilit prej pretendimeve 1 deri në 4, ku depozitat e substancave aktive ose zonat depozituese të substancave aktive, përkatësisht, janë rrethore ose eliptike dhe/ose ku depozitat e substancës aktive ose zonat depozituese të substancës aktive, përkatësisht, janë të gjitha të barabarta në madhësi.
6 Një pajisje për të prodhuar sisteme për administrimin transdermal ose permukozal të substancave aktive të cilat përmbajnë: - një objekt ndarës (230) për të ndarë një rrjetë filmi transportuese (10) në të cilën aplikohet një substancë aktive - që përmban veshje (2) në mënyrë përfshirëse në dy ose më shumë nën-rrjeta (15a, 15b, 15c, 15d) të cilat të paktën pjesërisht në mënyrë anësore bashkohen me njëra-tjetrën, - një objekt ndryshues (240) i projektuar për të ndryshuar pozicionin e nën-rrjetave (15a, 15b, 15c, 15d) në raport me njëra-tjetrën në mënyrë të tillë që asnjëra prej nën-rrjetave nuk bashkon në mënyrë anësore ndonjërën prej nën-rrjetave të tjera.
7 Pajisja sipas pretendimit 6, e cila përfshin më tej: - një objekt balancues (250) të projektuar për të zhvendosur nën-rrjetat individuale (15a, 15b, 15c, 15d) në raport me njëra-tjetrën sipas drejtimit të rrjetës (1) së rrjetës së filmit transportues të veshur (10) në mënyrë të tillë që kalon tërthorazi sipas drejtimit të rrjetës rajonet fqinjë të tjera (11) të nën-rrjetave të ndryshme që kanë për qëllim të formojnë depozita për substancat aktive (12) duke mos pasur ndryshim (ΔI) ndaj njëra-tjetrës sipas drejtimit të rrjetës.
8 Pajisja sipas pretendimit 6 ose 7, ku objekti ndryshues (240) për të rritur distancën ndërmjet nën-rrjetave (15a, 15b, 15c, 15d) është projektuar në mënyrë të tillë që shtrirja e tërthortë e dy rajoneve (11) të sistemuar shumë në afërsi të nën-rrjetave menjëherë fqinje për të formuar depozitat e substancës aktive (12) është e barabartë ose më e madhe se shuma e shtrirjeve të tërthorta të këtyre rajoneve.
9 Pajisja sipas pretendimit 8, ku objekti ndryshues (240) për të rritur distancën ndërmjet nën-rrjetave (15a, 15b, 15c, 15d) ka të paktën një strukturë rrotulluese për të bllokuar anash një nën-rrjetë sipas drejtimit të rrjetës (1).
10 Pajisja sipas secilit prej pretendimeve 6 deri në 9, e cila për më tej ka një objekt konturues (210) i cili përdoret për ndarjen e substancës aktive - që përmban veshje (2) për të formuar depozitat e substancës aktive, ku objekti konturues (210) për më tej është projektuar për t’i vendosur depozitat e substancës aktive brenda rajoneve (11) që kanë për qëllim të formojnë depozitat e substancës aktive (12) në mënyrë të tillë që distanca minimale e gjeometrive ndaj skajeve të bordurave të rajoneve (11) përputhet me një vlerë të dhënë.
11 Pajisja sipas secilit prej pretendimeve 6 deri në 10, e cila për më tej ka një objekt shkëputës (220) të projektuar për të eleminuar dimensionet (13) e rajoneve (11) të cilat nuk formojnë depozitat e substancës aktive (12).
12 Një pajisje konturimi (210) për tu përdorur në një pajisje sipas secilit prej pretendimeve 6 deri në 11, ku pajisja konturuese (210) është një pajisje shpuese, tehet shpuese të të cilës janë sistemuar në mënyrë të tillë që, kur përdoret pajisja shpuese në formën e shpimit të përshkallëzuar (S2), formohen depozita të substancës aktive (12) të sistemuara në rradhë, ku rradhët në fjalë bashkohen njëra me tjetrën në mënyrë të tillë që hapësira e vlefshme ndërmjet dy depozitave fqinje të substancës aktive (12) të një rradhe përdoret gjithashtu nga një rajon (11) që ka për qëllim të formojë depozita të substancës aktive (12) të një rradhe e cila është sistemuar menjëherë pranë kësaj rradhe.
13 Pajisja e konturimit (210) sipas pretendimit 12, ku rradhët bashkohen me njëri-tjetrin në mënyrë të tillë që hapësira e disponueshme ndërmjet dy depozitave fqinje të substancës aktive (12) të një rradhe përdoret gjithashtu nga një depozitë e substancës aktive (12) e një rradhe e cila është sistemuar menjëherë në afërsi të kësaj rradhe.
14 Pajisja e konturimit (210) sipas pretendimit 12 ose 13, ku tehet shpuese janë montuar në mënyrë të tillë që një sistemim i depozitave të substancave aktive (12) mund të shpohet, duke pasur elementet e simetrisë së grupit p6m.