REGJISTRI I OBJEKTEVE TE PRONESISE INDUSTRIALE

Lloji i Aplikimit
EPO patents
Nënlloji i Aplikimit
EPO Patent
(10) Numri dhe Data e Regjistrimit
5865 2016.08.16
Status
Regjistruar
(180) Data e mbarimit të afatit
2027.02.28
(20) Numri dhe Data e Depozitimit
AL/P/2016/278 2016.06.07
(40) Numri dhe Data e Publikimit
2016.09.21
(86) Data dhe Numri Ndërkombëtar i Depozitimit
07752109.4 2007.02.28
Status
Regjistruar
Data dhe Numri Ndërkombëtar i Publikimit
EP1996238 2016.04.06
(30) Detajet e Prioritetit
Kodi ID e prioritetit
US 778026
US 801645
US 802992
US 821492
US 846658
US 848195
(51) Klasat e KNP-së (IPC)
(71/73) Aplikanti
Aplikanti Adresa
Vaxart, Inc. 600 Townsend Street Suite 120E, San Francisco, CA 94103
(72) Shpikës
Emri Adresa
TUCKER, Sean, N. 146 Laidley Street, San Francisco, California 94131 , US
(74) Emri i Përfaqësuesit
Emri Adresa
Krenar LOLOÇI Rr. Deshmoret e 4 Shkurtit, pall.1/1, Kati II, Tirane, Shqiperi , Tiranë , AL
Krenar LOLOÇI Rr. Deshmoret e 4 Shkurtit, pall.1/1, Kati II, Tirane, Shqiperi , Tiranë , AL
(54) Titull
VEKTORËT ADENOVIRALË KIMERIKË DHE ARN VIRALE ME VARG TË DYFISHTË SI AGONIST TË RECEPTORIT TLR-3
(57) Abstrakt
(58) Pretendime
Pretendim Përshkrim
1 Një vektor shprehës adenoviral, kimerik, ku vektori në fjalë përmban një kasetë shprehëse, që përmban elementet e mëposhtme: (a) një nxitës të parë, të lidhur në mënyrë funksionale me një acid nukleik që kodon një agonist të receptorit 3 (TLR-3), ku agonisti i TLR-3 është ARN virale me varg të dyfishtë, heterologe, dhe ku acidi nukleik që kodon agonistin e TLR-3 përmban një sekuencë të përzgjedhur nga grupi i përbërë nga: SEQ ID nr.: 3, 4, 5, 8, 9, 10, 11 dhe 12; dhe (b) një nxitës të dytë, të lidhur në mënyrë funksionale me një acid nukleik që kodon një polipeptid imunogjenik heterolog.
2 Vektori shprehës adenoviral kimerik i pretendimit 1, ku nxitësi i parë dhe nxitësi i dytë janë të njëjtë, ku në mënyrë opsionale nxitësi i parë dhe nxitësi i dytë janë secili nxitës të CMV-së.
3 Një përbërje imunogjenike që përmban vektorin shprehës të çdonjërit prej pretendimeve pararendëse dhe një bartës farmaceutikisht të pranueshëm.
4 Një vektor shprehës adenoviral kimerik, ku vektori në fjalë përmban një kasetë shprehëse, e cila përmban elementet e mëposhtme: (a) një nxitës të parë të lidhur në mënyrë funksionale me një acid nukleik që kodon një agonist të receptorit (TLR-3), ku agonisti i TLR-3 është ARN virale me varg të dyfishtë, heterologe; dhe (b) një nxitës të dytë të lidhur në mënyrë funksionale me një acid nukleik që kodon një polipeptid imunogjenik heterolog për përdorim në një metodë trajtimi që shkakton një përgjigje imune, ku metoda në fjalë përfshin administrimin e një sasie imunogjenikisht efikase të vektorit te një subjekt gjitar, të tillë si njeriu, ku përgjigja imune është e drejtuar kundër polipeptidit heterolog dhe ku rruga e administrimit përzgjidhet nga grupi që përfshin rrugën orale, intranazale dhe mukozale, si p.sh. ajo vaginale.
5 Vektori për përdorim e pretendimit 4, ku polipeptidi heterolog shprehet në një qelizë të përzgjedhur nga grupi që përbëhet nga një qelizë dentritike, një qelizë M (microfold) dhe një qelizë epiteliale intestinale.
6 Vektori i pretendimit 1, ku ARN-ja virale heterologe, me varg të dyfishtë, është një molekulë artificiale ARN-je (shRNA).
7 Një përbërje imunogjenike, ku përbërja në fjalë përmban: (a) një vektor shprehës adenoviral kimerik që përmban një nxitës të lidhur në mënyrë funksionale me një acid nukleik që kodon një polipeptid imunogjenik heterolog; (b) një agonist të TLR-3, ku agonisti i TLR-3 është ARN virale heterologe, me varg të dyfishtë; dhe (c) një bartës farmaceutikisht të pranueshëm; për përdorim në një metodë trajtimi që shkakton një përgjigje imune, ku metoda në fjalë përfshin administrimin e një sasie imunologjikisht efikase të përbërjes te një subjekt gjitar, të tillë si njeriu, kur përgjigja imune është e drejtuar kundër polipeptidit heterolog dhe ku rruga e administrimit është përzgjedhur nga grupi që përfshin rrugën orale, intranazale dhe mukozale, si p.sh. ajo vaginale.
8 Përbërja për përdorim e pretendimit 7, ku nxitësi është një promotor i CMV-së.
9 Përbërja për përdorim e pretendimit 7, ku agonisti i TLR-3 është një acid nukleik që përmban një sekuencë të përzgjedhur nga grupi i përbërë nga SEQ ID nr.: 3, 4, 5, 8, 9, 10, 11 dhe 12.
10 Përbërja për përdorim e pretendimit 7, ku polipeptidi heterolog shprehet në një qelizë të përzgjedhur nga grupi i përbërë nga një qelizë dentritike, një qelizë M (microfold) dhe një qelizë epiteliale intestinale.
11 Përbërja për përdorim e pretendimit 7, ku ARN-ja virale heterologe, me varg të dyfishtë, është një molekulë artificiale ARN-je (shRNA).
12 Vektori i pretendimit 1, vektori për përdorim i pretendimit 4 ose përbërja për përdorim e pretendimit 7, kur polipeptidi heterolog është: (a) një polipeptid HIV env, si p.sh. një polipeptid i përzgjedhur nga grupi i përbërë nga gp41, gp120 dhe gp160; (b) një polipeptid i influencës HA; (c) një antigjen i virusit herpes simpleks (HSV); ose (d) një antigjen i virusit të papilomës humane (HPV).