Lloji i Aplikimit
EPO patents
Nënlloji i Aplikimit
EPO Patent
(10) Numri dhe Data e Regjistrimit
5918
2016.09.01
Status
Regjistruar
(180) Data e mbarimit të afatit
2033.01.22
(20) Numri dhe Data e Depozitimit
AL/P/2016/273
2016.06.06
(40) Numri dhe Data e Publikimit
2016.09.21
(86) Data dhe Numri Ndërkombëtar i Depozitimit
13152278.1
2013.01.22
Status
Regjistruar
Data dhe Numri Ndërkombëtar i Publikimit
EP2617912
2016.04.20
(30) Detajet e Prioritetit
| Kodi | ID e prioritetit |
|---|---|
| SE | 1250045 |
| US | 201261589644 |
(51) Klasat e KNP-së (IPC)
(71/73) Aplikanti
| Aplikanti | Adresa |
|---|---|
| Vastint Hospitality B.V. | Hettenheuvelweg 51, 1101 BM Amsterdam |
(72) Shpikës
| Emri | Adresa |
|---|---|
| Malakauskas, Giedrius | Koninginneweg 150-2, 1075 ED Amsterdam , NL |
| Baltramiejunas, Marius | Prinses Margrietlaan 16, 1182BG Amstelveen , NL |
| Müller, Harald Dieter | Ul. Wileska 42, 80-215 Gdansk , NL |
| Andersson, Erik Roger | Bielawa, ul. Czeslawa Niemena 26, 05-520 Konstancin Jeziorna , PL |
| Hattig, Thomas | Drève d'Argenteuil 52, 1410 Waterloo , BE |
| Sodemann, Steen Torben | Sijsjeslaan 13, 3080 Tervuren , BE |
| Müller, Philip | Ul. Wilenska 42, 80-215 Gdansk , PL |
(74) Emri i Përfaqësuesit
| Emri | Adresa |
|---|---|
| Krenar LOLOÇI | Rr. Deshmoret e 4 Shkurtit, pall.1/1, Kati II, Tirane, Shqiperi , Tiranë , AL |
| Krenar LOLOÇI | Rr. Deshmoret e 4 Shkurtit, pall.1/1, Kati II, Tirane, Shqiperi , Tiranë , AL |
(54) Titull
Modul i parafabrikuar për një ndërtesë
(57) Abstrakt
(58) Pretendime
| Pretendim | Përshkrim |
|---|---|
| 1 | Një modul i parafabrikuar (2) që ka një anë laterale të konfiguruar për t’u lidhur me një mori panelesh (4, 6) dhe pllakash (8) për formimin e një pjese të një ndërtese (B), moduli i lartpërmendur (2) që përfshin: katër mure (34) që zgjaten ndërmjet një pllake dyshemeje (36) dhe një pllake tavani (38) për të formuar një formë kuboide drejtkëndore; një ndarje (10) brenda formës kuboide të lartpërmendur; dhe pajisje të brendshme (WC, WB), të paktën disa prej të cilave që janë lidhur me instalime teknike të vendosura brenda formës kuboide të lartpërmendur; ku një zonë e lagësht është krijuar brenda modulit të lartpërmendur (2); dhe ku moduli i lartpërmendur (2) është konstruktuar si një strukturë që mban ngarkesë që ka katër mure të lartpërmendur (34) e siguruar me një pjesë qendrore prej druri të rrafshët që përfshin të paktën një shtresë izolimi; karakterizuar në atë që zona e lagësht e lartpërmendur është krijuar brenda modulit të lartpërmendur (2) nëpërmjet sigurimit të shtresave të papërshkueshme nga uji mbi anët e brendshme të mureve (34) dhe pllakës së dyshemesë (38) së ndarjes (10); dhe në atë që pjesa qendrore prej druri e rrafshët e lartpërmendur përfshin gjithashtu lëndë druri të ndër-laminuar e cila është vendosur ngjitur me të paktën një shtresë izolimi të lartpërmendur. |
| 2 | Moduli sipas pretendimit 1, që përfshin më tej mure të brendshme (35) që formojnë të paktën dy ndarje brenda formës kuboide. |
| 3 | Moduli sipas pretendimit 2, ku muret e brendshme (35) janë siguruar të tillë që dy ndarjet e veçuara janë formuar, ku secila prej ndarjeve të lartpërmendura është e gatshme për t’u zënë nga rezidentët e vetë të saj. |
| 4 | Moduli sipas çdonjërit prej pretendimeve të mësipërm, ku shtresa e izolimit e lartpërmendur është një strukturë multi-shtresë që përfshin një shtresë të brendshme prej materiali zhurmëmbytjeje akustike dhe/ose materiali rezistent ndaj zjarrit, opsionalisht material izolimi nxehtësie, dhe një shtrese të jashtme, në mënyrë të preferuar prej kartonxhese. |
| 5 | Moduli sipas çdonjërit prej pretendimeve të mësipërm, ku porcionet e skajit të sipërm të katër mureve (34) zgjaten përtej sipërfaqes së jashtme të pllakës së tavanit (36), dhe/ose ku porcionet e skajit të poshtëm të katër mureve (34) zgjaten përtej sipërfaqes së jashtme të pllakës së dyshemesë (38). |
| 6 | Moduli sipas çdonjërit prej pretendimeve të mësipërm, që përfshin më tej të paktën një bosht (16, S) të konfiguruar për të rregulluar instalimet teknike. |
| 7 | Moduli sipas pretendimeve 2 dhe 6, që përfshin më tej një bosht të dytë (S) për rregullimin e instalimeve teknike, boshtet e lartpërmendura që shërbejnë dy ndarjet e modulit (2). |
| 8 | Moduli sipas çdonjërit prej pretendimeve të mësipërm, ku instalimet teknike të lartpërmendura përfshijnë të paktën një tub ventilimi (16), dhe/ose të paktën një kabëll të rrjetit të elektricitetit, dhe/ose të paktën një kabëll elektrik të voltazhit të ulët opsionalisht të lidhur me të paktën një bord të shpërndarjes, dhe/ose të paktën një gyp të furnizimit të ujit (96-98), dhe/ose të paktën një tub të kanalizimit të ujit (100, 102), dhe/ose një sistem ngrohjeje me bazë uji, dhe/ose një sistem ftohjeje, dhe/ose një sistem të impiantit ujitës. |
| 9 | Moduli sipas çdonjërit prej pretendimeve të mësipërm, që përfshin më tej të paktën një mjet të lidhjes për lidhje më pas me një panel (4, 6) ose pllakë (8) të parafabrikuar ose modul tjetër të parafabrikuar (2) me anë të një pajisjeje lidhëse (70, 80). |
| 10 | Moduli sipas pretendimit 9, ku mjeti i lidhjes i lartpërmendur është konfiguruar për të pranuar një lidhës dinamik (80) dhe/ose një lidhës statik (70) ose një njësi lidhëse që kombinon një lidhës statik dhe dinamik. |
| 11 | Moduli sipas çdonjërit prej pretendimeve të mësipërm, që përfshin më tej ndërprerje të rreshtimit (30, 32) të siguruara mbi porcionet e skajit të sipërm të mureve të modulit të lartpërmendur, dhe zgjatime të rreshtimit (26, 28) të siguruara mbi porcionet e skajit të poshtëm të mureve të modulit të lartpërmendur, për rreshtimin e një moduli të parë tek një modul i dytë i grumbulluar në modulin e parë. |
| 12 | Moduli sipas çdonjërit prej pretendimeve 5-11, ku mjetet bashkuese për instalimet teknike të lartpërmendura janë të aksesueshme në zonën (18) e formuar nga pjesa e porcioneve të skajit të sipërm të mureve të lartpërmendur (34) që zgjaten përtej sipërfaqes së jashtme të pllakës së tavanit (36). |
| 13 | Moduli sipas çdonjërit prej pretendimeve të mësipërm, ku përmasat e modulit (2) janë përafërsisht 6,5 m në gjatësi, rreth 2,5 m në thellësi dhe rreth 3,0 m në lartësi. |
| 14 | Një ndërtesë që përfshin të paktën një modul të parafabrikuar (2) siç pretendohet në çdonjërin prej pretendimeve të mësipërm. |