REGJISTRI I OBJEKTEVE TE PRONESISE INDUSTRIALE

Lloji i Aplikimit
EPO patents
Nënlloji i Aplikimit
EPO Patent
(10) Numri dhe Data e Regjistrimit
Status
Refuzuar
(180) Data e mbarimit të afatit
(20) Numri dhe Data e Depozitimit
AL/P/2016/248 2016.05.26
(40) Numri dhe Data e Publikimit
(86) Data dhe Numri Ndërkombëtar i Depozitimit
12717168.4 2012.04.13
Status
Refuzuar
Data dhe Numri Ndërkombëtar i Publikimit
EP2697345 2016.03.23
(30) Detajet e Prioritetit
Kodi ID e prioritetit
EP 11162366
(51) Klasat e KNP-së (IPC)
(71/73) Aplikanti
Aplikanti Adresa
Polar Omega A/S Læssevejen 20, 6700 Esbjerg
(72) Shpikës
Emri Adresa
SOERENSEN, Hans Otto Egedesmindevej 87, DK-6715 Esbjerg N. , DK
JENSEN, Nils Christian Funders Alle 9, DK-6740 Bramming , DK
(74) Emri i Përfaqësuesit
Emri Adresa
Krenar LOLOÇI Rr. Deshmoret e 4 Shkurtit, pall.1/1, Kati II, Tirane, Shqiperi , Tiranë , AL
Krenar LOLOÇI Rr. Deshmoret e 4 Shkurtit, pall.1/1, Kati II, Tirane, Shqiperi , Tiranë , AL
(54) Titull
NJË PROCES PËR IZOLIMIN E NJË FOSFOLIPIDI
(57) Abstrakt
(58) Pretendime
Pretendim Përshkrim
1 Një proces për prodhimin e një produkti fosfolipid nga një vaj peshku që përfshin hapat e: - sigurimit të një vaji peshku që përmban lipide dhe fosfolipide; - në një hap të parë të nxjerrjes së tretësit polar, përzierjes së vajit të peshkut me një tretës polar, ku raporti i tretësit polar tek vaji i peshkut është 5:95 deri në 25:75; - centrifugimit të përzierjes së vajit të peshkut dhe tretësit polar për të ndarë nje fraksion polar nga një fraksion lipid; - në një hap të dytë të nxjerrjes së tretësit polar, përzierjes së fraksionit polar me tretësin polar dhe vajin e peshkut, i cili nuk është trajtuar në hapin e parë të nxjerrjes së tretësit polar për të siguruar një përzierje që përfshin deri në 5% tretës polar; 25% deri në 75% vaj peshku dhe fraksion polar për të balancuar; - ndarjes së përzierjes së fraksionit polar, tretësi polar dhe vaji i peshkut në një fraksion polar të përqendruar dhe një fraksion lipid; dhe -izolimit të fosfolipidit nga fraksioni i përqendruar polar.
2 Procesi sipas pretendimit 1, ku hapi i sigurimit të vajit të peshkut përfshin: - nxjerrjen e një materiali të peshkut me një tretës ekstraktant; - heqjen e tretësit ekstraktant për të siguruar vajin e peshkut; - opsionalisht nënshtrimin e vajit të peshkut në një ndarje të ngurtë-të lëngshme.
3 Procesi sipas çdonjërit prej pretendimeve 1 ose 2, ku hapi i ndarjes përfshin centrifugimin e përzierjes së fraksionit polar, tretësit polar dhe vajit të peshkut për të ndarë një fraksion polar të përqendruar nga një fraksion lipid.
4 Procesi sipas çdonjërit prej pretendimeve 1 deri në 3, ku tretësi polar është ujë.
5 Procesi sipas çdonjërit prej pretendimeve 1 deri në 4 që përfshin më tej hapin e centrifugimit të fraksionit polar ose fraksionit polar të përqendruar për të përqendruar fosfolipidet.
6 Procesi sipas çdonjërit prej pretendimeve 1 deri në 5, ku materiali i peshkut rrjedh nga prodhimi i ushqimit të peshkut, si një ushqim peshku ose një mbetje ushqimore e shtypur.
7 Procesi sipas çdonjërit prej pretendimeve 1 deri në 6, ku materiali i peshkut rrjedh nga ngjala e rërës (Hyperoplus sp., Gymnammodytes sp. ose Ammodytes sp., p.sh. Hyperoplus lanceolatus), peshku i imët (Sprattus sprattus), harengë (Clupea sp., p.sh.. Clupea harengus), sardele (Engraulis sp., p.sh. Engraulis ringens), peshku romb (Capros aper), peshku i fryer Norvegjez (Trisopterus esmarkii), Kapelin (Malotus villosus), Merluci Blu (Micromesistius poutassou), ose Skumbri Jack (Trachurus murphyi) ose nga krill, karkaleca deti, gaforre, karavidhe, karkaleca deti mantis, buburrec, plesht rëre.
8 Procesi sipas çdonjërit prej pretendimeve 1 deri në 7, ku materiali i peshkut rrjedh nga peshku i cili nuk i është nënshtruar trajtimit të nxehtësisë.
9 Procesi sipas çdonjërit prej pretendimeve 1 deri në 8, ku hapi i përzierjes së vajit të peshkut ose perzierjes së fraksionit polar dhe vajit të peshkut me tretësin polar kryhet në një temperaturë në rritje.
10 Procesi sipas çdonjërit prej pretendimeve 1 deri në 9,ku hapi i përzierjes së vajit të peshkut ose përzierjes së fraksionit polar dhe vajit të peshkut me tretësin polar kryhet në një temperaturë prej 5°C deri në 40°C.
11 Procesi sipas çdonjërit prej pretendimeve 1 deri në 10, ku izolimi i fosfolipidit nga fraksioni polar i përqëndruar përfshin distilimin vakuum të fraksionit polar për të hequr tretësin polar.
12 Procesi sipas çdonjërit prej pretendimeve 1 deri në 11, ku centrifugimi kryhet në një centrifugë me grumbull disqesh.
13 Procesi sipas çdonjërit prej pretendimeve 2 deri në 12, ku tretësi ekstraktant është një tretës polar, p.sh. heksane, ose ku tretësi ekstraktant është etanol ose një përzierje e etanolit dhe ujit.
14 Procesi sipas çdonjërit prej pretendimeve 2 deri në 13, ku nxjerrja me tretësin ekstraktant kryhet në një temperaturë në rritje.
15 Procesi sipas çdonjërit prej pretendimeve 2 deri në 13, ku nxjerrja me tretësin ekstraktant kryhet në një temperaturë prej 5°C deri në 40°C.