REGJISTRI I OBJEKTEVE TE PRONESISE INDUSTRIALE

Lloji i Aplikimit
EPO patents
Nënlloji i Aplikimit
EPO Patent
(10) Numri dhe Data e Regjistrimit
5852 2016.08.10
Status
Refuzuar
(180) Data e mbarimit të afatit
2030.09.06
(20) Numri dhe Data e Depozitimit
AL/P/2016/246 2016.05.26
(40) Numri dhe Data e Publikimit
2016.09.21
(86) Data dhe Numri Ndërkombëtar i Depozitimit
10766300.7 2010.09.06
Status
Refuzuar
Data dhe Numri Ndërkombëtar i Publikimit
EP2614952 2016.03.30
(30) Detajet e Prioritetit
(51) Klasat e KNP-së (IPC)
(71/73) Aplikanti
Aplikanti Adresa
Molecor Tecnologia, S.L. C/ Duero 34, 28840 Mejorada Del Campo
(72) Shpikës
Emri Adresa
MUÑOZ DE JUAN, Ignacio Molecor Tecnología S.L., C/ Duero 34, E-28840 Mejorada del Campo (Madrid) , ES
(74) Emri i Përfaqësuesit
Emri Adresa
Krenar LOLOÇI Rr. Deshmoret e 4 Shkurtit, pall.1/1, Kati II, Tirane, Shqiperi , Tiranë , AL
Krenar LOLOÇI Rr. Deshmoret e 4 Shkurtit, pall.1/1, Kati II, Tirane, Shqiperi , Tiranë , AL
(54) Titull
PAJISJA DHE METODA PËR PRODHIMIN E GRYKAVE TË TUBAVE PLASTIK TË ORIENTUAR NË MËNYRË BIAKSIALE ME GUARNICIONE TË IZOLUARA TË INTEGRUARA
(57) Abstrakt
(58) Pretendime
Pretendim Përshkrim
1 Aparatet e prodhimit të tubit konik plastik të orientuar në mënyrë biaksiale me guarnicion të integruar, i cili përfshin mjete të nxehjes (21), mjete të ftohjes (22), dhe një mandrinë cilindrike e cila përfshin: një sektor të parë (5), prej diametri të jashtëm të njëjtë si ose më të madh se ai i diametrit të jashtëm të tubit të orientuar në mënyrë biaksiale (1), i parapërcaktuar për të pranuar prerjen skajore të tubit të lartpërmendur dhe me një diametër të jashtëm të përshtatshëm për paraqitjen e guarnicionit (12), një sektor cilindrik të dytë (14), me diametër më të madh se ai i sektorit të parë (5), i cili strukturohet si bllokues i guarnicionit (12), dhe një sektor të tretë (15), koncentrik dhe të jashtëm me sektorin e dytë (14), karakterizuar në atë që sektori i parë (5) formohet nga të paktën tri segmente (6, 7, 8) të ndarë nga grometa (9, 10, 11), sektori i dytë (14) që gjithashtu ndahet nga sektori i parë (5) nga njëra prej grometave të lartpërmendura (11), dhe një dhomë (16) e hapur me sektorin e dytë (14) në njërin prej skajeve të tij përcaktohet midis sektorit të dytë (14) dhe sektorit të tretë (15), ku gjendet një rondele (17) e cila lejon hyrjen e prerjes skajore dhe izolon dhomën (16) nga jashtë, si edhe në atë që të paktën dy prej segmentëve të lartpërmendur (10, 11) të sektorit të parë (5), sektorit të dytë (14) dhe sektorit të tretë (15) lidhen me mjetet e nxehjes (21) dhe/ose me mjetet e ftohjes (22) të rregulluar nga një njësi kontrolli (20) e cila lejon ndryshimin selektiv dhe të pavarur të temperaturës të segmentëve (10, 11) dhe sektorëve (14, 15) të lartpërmendur dhe si pasojë e tubit për të favorizuar modelimin e folesë duke shmangur çorientimin e tubit.
2 Aparatet e prodhimit të tubit konik plastik të orientuar në mënyrë biaksiale me guarnicion të integruar në përputhje me pretendimin 1, karakterizuar në atë që ai përfshin mjete të gjenerimit të vakuumit (23) të lidhur me hapjet (13.1, 13.2, 13.3, 13.4) e përcaktuara në secilin prej sektoreve (5, 14, 15) me rregulim të pavarur të vakuumit për t’u gjeneruar në sektorët e lartpërmendur (5, 14, 15) nga njësia e kontrollit (20).
3 Aparatet e prodhimit të tubit konik plastik të orientuar në mënyrë biaksiale me guarnicion të integruar në përputhje me pretendimin 1, karakterizuar në atë që ai përfshin hapje (13.1, 13.2, 13.3, 13.4) në secilin prej sektorëve (5, 14, 15) të lidhur me mjetet e nxehjes dhe/ose ftohjes për qarkullimin e një lëngu të nxehjes dhe/ose ftohjes.
4 Aparatet e prodhimit të tubit konik plastik të orientuar në mënyrë biaksiale me guarnicion të integruar në përputhje me pretendimin 2, karakterizuar në atë që hapjet (13.1, 13.2, 13.3, 13.4) lidhen gjithashtu me mjetet e nxehjes (21) dhe/ose ftohjes (22) për qarkullimin e lëngut të nxehjes dhe/ose ftohjes, dhe lëngu është ajër.
5 Aparatet e prodhimit të tubit konik plastik të orientuar në mënyrë biaksiale me guarnicion të integruar në përputhje me çdonjërin prej pretendimeve 2 deri në 4, karakterizuar në atë që hapjet (13.1, 13.2) e sektorit të parë (5) përcaktohen përkatësisht në segmentin e dytë (7) dhe në segmentin e tretë (8).
6 Aparatet e prodhimit të tubit konik plastik të orientuar në mënyrë biaksiale me guarnicion të integruar në përputhje me pretendimin 4, karakterizuar në atë që hapjet (13.3) e sektorit të dytë (14) lidhen me njësinë e gjenerimit të vakuumit kur hapjet (13.4) e sektorit të tretë (15) lidhen me mjetet e nxehjes (21) ose anasjelltas.
7 Aparatet e prodhimit të tubit konik plastik të orientuar në mënyrë biaksiale me guarnicion të integruar në përputhje me pretendimin 1, karakterizuar në atë që mjetet e nxehjes (21) përshtaten për të nxehur në një temperaturë në mënyrë të tillë që ai lejon segmentet (6, 7, 8) dhe sektorët (5, 14, 15) për të arritur temperaturën Vicat të plastikës.
8 Aparatet e prodhimit të tubit konik plastik të orientuar në mënyrë biaksiale me guarnicion të integruar në përputhje me pretendimin 1, karakterizuar në atë që sektori i tretë (15) inkorporon në skajin e tij ballor një projektor (18) të lëngut të ftohjes të orientuar drejt sektorit të parë (5) i cili lejon të kryhet një ftohje e lokalizuar.
9 Aparatet e prodhimit të tubit konik plastik të orientuar në mënyrë biaksiale me guarnicion të integruar në përputhje me pretendimin 1, karakterizuar në atë që segmenti i tretë (8) ka një diametër pak më të vogël se ai i segmentit të dytë (7).
10 Procesi i prodhimit të tubit konik plastik të orientuar në mënyrë biaksiale me guarnicion të integruar, i cili bën përdorimin e apareteve të përshkruara në çdonjërin prej pretendimeve të mësipërm dhe i cili bazohet mbi një fole të përcaktuar në prerjen skajore të tubit plastik të orientuar në mënyrë biaksiale (1) të konfiguruar nga: një zonë e futjes (3) ngjitur me pjesën me një diametër nominal (2) të tubit, prej diametri më të madh se diametri nominal i lartpërmendur, një zonë strehë të guarnicionit (4) ngjitur me zonën e futjes (3), me një diametër të ndryshueshëm më të madh se ai i zonës së futjes (3), dhe një zonë e buzës ngjitur me zonën e strehës (4) të pajisur me pjerrësi nga lart, në mënyrë të preferuar më pak se 60°, karakterizuar në atë që ai përfshin fazat vijuese: a) paraqitjen e një guarnicioni (12) përmes sektorit të parë (5) të mandrinës deri në arritjen e sektorit të dytë (14) i cili do të shërbejë si bllokues, duke u strehuar përreth segmentit të tretë (8), b) paraqitjen e mandrinës së bashku me guarnicionin (12) brenda prerjes skajore për t’u paraqitur, c) nxehjen e zonës së buzës në mënyrë të tillë që buza humb diametër deri në qendrimin mbi sektorin e dytë (14) i cili shërben si një mbështetje për të garantuar një ngushtim të rregullt, d) tërheqjen aksiale të mandrinës për të lejuar buzën të tkurret dhe të arrijë segmentin e tretë (8) buza që është përshtatur me diametrin e jashtëm të saj, e) tërheqjen aksiale të mandrinës në mënyrë të tillë që buza të arrijë segmentin e dytë dhe të ftohet në kontakt me të, f) nxjerrjen përfundimtare të mandrinës për të prodhuar folenë.
11 Procesi i prodhimit të tubit konik plastik të orientuar në mënyrë biaksiale me guarnicion të integruar në përputhje me pretendimin 10, karakterizuar në atë që zona e strehës së guarnicionit (4) ka dy pjesë, një pjesë të parë (10.2,10.3) të pjerrësisë nga lart të pozicionuar pas zonës së futjes (3) dhe një pjesë të dytë (10.3, 10.4, 10.5) të konfigurimit konkav nga brenda e cila zgjatet pas pjesës së parë (10.2, 10.3) dhe përfundon në zonën e buzës, kjo pjesë e dytë (10.3, 10.4, 10.5) që është formuar me orientimin aksial më të madh të gjithë folësë.
12 Procesi i prodhimit të tubit konik plastik të orientuar në mënyrë biaksiale me guarnicion të integruar në përputhje me çdonjërin prej pretendimeve 10 ose 11, karakterizuar në atë që gjatë fazës së nxehjes së temperaturës T1 të segmentit të parë (6) është temperaturë ambienti, temperatura T2 e segmentit të dytë (7) është nën temperaturën e ambientit dhe, temperaturat: T3 e segmentit të tretë (8), T4 e sektorit të dytë (14) dhe T5 e sektorit të tretë (15), janë afër me temperaturën Vicat të plastikës.
13 Procesi i prodhimit të tubit konik plastik të orientuar në mënyrë biaksiale me guarnicion të integruar në përputhje me çdonjërin prej pretendimeve 10 ose 11, karakterizuar në atë që përfshin një fazë shtesë të ngjeshjes së buzës përpara tërheqjes aksiale të përshkruar në fazën e), e përbërë prej lëvizjes së mandrinës drejt prerjes për të prekur sektorin e tij të dytë (14) kundrejt buzës, më pas ftohjen e tij nëpërmjet lëngut të ftohjes i cili del nga segmenti i dytë (7).
14 Procesi i prodhimit të tubit konik plastik të orientuar në mënyrë biaksiale me guarnicion të integruar në përputhje me pretendimin 13, karakterizuar në atë që ftohja e buzës forcohet në mënyrë plotësuese përmes projektimit të ftohësit nga projektori (18) mbi buzë.