REGJISTRI I OBJEKTEVE TE PRONESISE INDUSTRIALE

Lloji i Aplikimit
EPO patents
Nënlloji i Aplikimit
EPO Patent
(10) Numri dhe Data e Regjistrimit
5959 2016.09.22
Status
Regjistruar
(180) Data e mbarimit të afatit
2031.04.13
(20) Numri dhe Data e Depozitimit
AL/P/2016/236 2016.05.19
(40) Numri dhe Data e Publikimit
2016.10.21
(86) Data dhe Numri Ndërkombëtar i Depozitimit
11720618.5 2011.04.13
Status
Regjistruar
Data dhe Numri Ndërkombëtar i Publikimit
EP2558148 2016.04.13
(30) Detajet e Prioritetit
Kodi ID e prioritetit
TR 201003238
TR 201003091
TR 201002877
(51) Klasat e KNP-së (IPC)
(71/73) Aplikanti
Aplikanti Adresa
Sima Patent ve Lisanslama Hizmetleri Ltd.Sti. Yildiz Teknik Üniversitesi, Davutpasa Kampüsü, Teknoloji Gelistirme Bölgesi D Blok K:3, Esenler/Istanbul
(72) Shpikës
Emri Adresa
BILGIC, Mahmut Tozkoparan Mah. General, Ali Riza Gurcan Cad. Merter Is, Merkezi Bagimsiz Bolum No: 2/13, Merter/Istanbul 34173 , TR
(74) Emri i Përfaqësuesit
Emri Adresa
Krenar LOLOÇI Rr. Deshmoret e 4 Shkurtit, pall.1/1, Kati II, Tirane, Shqiperi , Tiranë , AL
Krenar LOLOÇI Rr. Deshmoret e 4 Shkurtit, pall.1/1, Kati II, Tirane, Shqiperi , Tiranë , AL
(54) Titull
BUTONI I PIPËZËS SË INHALATORIT ME PLUHUR TË THATË
(57) Abstrakt
(58) Pretendime
Pretendim Përshkrim
1 Një pajisje inhalacioni e përshtatshme për shpërndarjen e medikamentit në formë pluhuri të thatë nga një ambalazh blistër i përbërë prej një pluraliteti prej qeskash blistër të cilat janë ndarë në intervale të barabarta, secila prej të cilave përfshin medikamentin në formë pluhuri të thatë; pajisja e inhalacionit që përfshin: - një pipëz (14) që mundëson pacientin të thithë medikamentin në formë pluhuri të thatë nga blistëri i hapur në përdorim; -një mekanizëm ingranazhi që mundëson në përdorimin e ambalazhit blistër të indeksohet dhe medikamentin në formë pluhuri të thatë të bëhet gati për inhalacion; - një kapak të rrotullueshëm të pipëzës (2) që fsheh pipëzën (14) dhe që shkakton mekanizmin e ingranazhit; - një ingranazh transmisioni (12) i cili është një komponent i mekanzimit të ingranazhit dhe bashkohet me kapakun e pipëzës (2) përmes një pikë lidhjeje të një kapaku të pipëzës (29), dhe - një strehë (10) të vendosur midis një elementi të strehës së sipërme (4a) dhe një elementi të strehës së poshtme (4b) në të cilën ambalazhi blistër dhe mekanizmi i ingranazhit bashkëngjiten, dhe - një tapë (31) për parandalimin e lëvizjes së kapakut të pipëzës (2) karakterizuar në atë që: tapa (31) përbëhet prej një arpioni (31a), një butoni me shtypje (31b) dhe një pjesë mbështetëse (31c); ku arpioni (31a) lidhet me një pjesë të ndërprerë (2c) mbi sipërfaqen e brendshme të kapakut të pipëzës për të parandaluar lëvizjen e kapakut të pipëzës (2) kur kapaku i pipëzës (2) është në një pozicion në të cilin pipëza (14) është plotësisht e mbuluar, dhe butoni me shtypje (31b) që lëviz në mënyrë sinkrone me arpionin (31a) shtypet për të mundësuar kapakun e pipëzës (2) të rrotullohet për vendosjen në veprim të pajisjes së inhalacionit ndërsa pjesa mbështetëse (31c) çahet për të lejuar butonin me shtypje (31b) të shtypet.
2 Një pajisje inhalacioni sipas pretendimit 1, ku kapaku i pipëzës (2) që shkakton mekanizmin e ingranazhit mund të gjendet në njërin nga dy pozicionet; - Në pozicionin e parë kapaku i pipëzës (2) qendron mbi pjesët e dala (23a, 24a) në njërin skaj të rrugës rrotulluese, pipëza (14) është plotësisht e mbuluar dhe pajisja është në modalitet gatishmërie, - Në pozicionin e dytë kapaku i pipëzës qendron mbi pjesët e dala (23b, 24b) në skajin tjetër të rrugës rrotulluese dhe një dozë e medikamentit me pluhur të thatë është gati për inhalacion për shkak të vendosjes në veprim të pajisjes.
3 Një pajisje inhalacioni sipas pretendimit 1, ku kapaku i pipëzës (2) i pajisjes së inhalacionit bashkohet me mekanizmin e ingranazhit nëpërmjet ingranazhit të transmisionit (12) përmes një pikë lidhjeje (29) të kapakut të pipëzës.
4 Një pajisje inhalacioni sipas pretendimit 1 dhe 3, ku forma e skajit të ingranazhit të transmisionit (12a) që lidhet me kapakun e pipëzës (2) është e ndryshme nga forma e skajit tjetër të ingranazhit të transmisionit (12b).
5 Një pajisje inhalacioni sipas pretendimit 4, ku zona e sipërfaqes së skajit të ingranazhit të transmisionit (12a) që lidhet me kapakun e pipëzës (2) është në kufirin prej 30-100 mm2.
6 Një pajisje inhalacioni sipas pretendimit 5, ku zona e sipërfaqes së skajit të ingranazhit të transmisionit (12a) që lidhet me kapakun e pipëzës (2) është në kufirin prej 32-90 mm2.
7 Një pajisje inhalacioni sipas pretendimit 6, ku zona e sipërfaqes së skajit të ingranazhit të transmisionit (12a) që lidhet me kapakun e pipëzës (2) është në kufirin prej 40-80 mm2.
8 Një pajisje inhalacioni sipas pretendimit 4, ku forma e skajit të ingranazhit të transmisionit (12a) që lidhet me kapakun e pipëzës (2) është katërkëndore.
9 Një pajisje inhalacioni sipas pretendimit 8, ku forma e skajit të ingranazhit të transmisionit (12a) që lidhet me kapakun e pipëzës (2) është trapezoide.
10 Pajisja e inhalacionit (1) sipas pretendimit 1, ku një rrugë e kufizuar sigurohet nëpërmjet zgjatimeve (23a, 23b; 24a, 24b) mbi elementët e strehës së sipërme (4a) dhe të poshtme (4b).
11 Pajisja e inhalacionit (1) sipas pretendimit 1, ku kapaku i pipëzës (2) lëviz në mënyrë rrotulluese duke qenë rrëshqitës mbi elementët e strehës së sipërme (4a) dhe të poshtme (4b).
12 Pajisja e inhalacionit (1) sipas çdonjërit prej pretendimeve të mësipërm, ku kapaku i pipëzës i lartpërmendur (2) rrotullohet përgjatë një rruge me distancë të qendrueshme që ndërprerjet (23a, 23b; 24a, 24b) e elementëve të strehës së sipërme dhe të poshtme përcaktohen nga një kënd i fiksuar në kufirin prej 30° deri në 160°, sipas formës së pajisjes, në përgjigje të secilës vendosje në veprim të pajisjes.
13 Pajisja e inhalacionit (1) sipas pretendimit 1, ku ka një pjesë të gdhendur (2a) në njërin skaj të kapakut të pipëzës (2) në mënyrë të tillë që të lejojë kapakun e pipëzës të rrotullohet lehtësisht.
14 Pajisja e inhalacionit (1) sipas pretendimit 1, ku të gjithë komponentët e mekanizmit të ingranazhit lidhen në mënyre të drejtpërdrejtë ose në mënyrë indirekte me njëri tjetrin.
15 Pajisja e inhalacionit (1) sipas qoftë njërit prej pretendimeve 1 ose 14, ku mekanizmi i ingranazhit i lartpërmendur përbëhet prej; - një ingranazhi transmisioni (12) i cili vendos në veprim pajisjen (1) nëpërmjet transmetimit të lëvizjes së këndit të qendrueshëm të kapakut të pipëzës (2) tek një rrotë e dhëmbëzuar me arpion indeksuese (3); - një rrote indeksuese (8) e cila sinkronizohet me rrotën e dhëmbëzuar me arpion indeksuese (3) dhe mundëson ambalazhin blistër (15) të indeksohet në përdorim; - një ingranazhi të rrotës gjarpëruese (6) i cili lëviz një rrotë gjarpëruese (13) përmes një rrote mekanizmi (5) sipas rrotullimit të rrotës indeksuese (8); - një ingranazhi krahu (11) dhe një inganazhi baze (7) që transmetojnë lëvizjen e rrotës indeksuese (8) tek rrota e kundërt (9); - një ingranazhi të kundërt (9) i cili paraqet numrin e qeskave blistër të papërdorura (15a) të mbetura në pajisjen (1) në përdorim.