Lloji i Aplikimit
EPO patents
Nënlloji i Aplikimit
EPO Patent
(10) Numri dhe Data e Regjistrimit
5772
2016.06.06
Status
Regjistruar
(180) Data e mbarimit të afatit
2032.05.31
(20) Numri dhe Data e Depozitimit
AL/P/2016/222
2016.05.13
(40) Numri dhe Data e Publikimit
2016.06.27
(86) Data dhe Numri Ndërkombëtar i Depozitimit
12729030.2
2012.05.31
Status
Regjistruar
Data dhe Numri Ndërkombëtar i Publikimit
EP2714740
2016.03.30
(30) Detajet e Prioritetit
| Kodi | ID e prioritetit |
|---|---|
| EP | 11168644 |
(51) Klasat e KNP-së (IPC)
(71/73) Aplikanti
| Aplikanti | Adresa |
|---|---|
| Bayer Intellectual Property GmbH | Alfred-Nobel Strasse 50, |
(72) Shpikës
| Emri | Adresa |
|---|---|
| FREIBERG, Christoph | Lipkenskothen 10, 42113 Wuppertal , DE |
| OTTO, Christiane | Jägerstrasse 2, 42117 Wuppertal , DE |
| LINDEN, Lars | Bruchstr. 72, 40235 Düsseldorf , DE |
| HARRENGA, Axel | Sadowastr. 17, 42115 Wuppertal , DE |
| TRAUTWEIN, Mark | Narzissenweg 4, 42489 Wülfrath , DE |
| GREVEN, Simone | Am Schneckenacker 45, 41541 Dormagen , DE |
| WILMEN, Andreas | Arndtstr. 5, 50676 Köln , DE |
(74) Emri i Përfaqësuesit
| Emri | Adresa |
|---|---|
| Krenar LOLOÇI | Rr. Deshmoret e 4 Shkurtit, pall.1/1, Kati II, Tirane, Shqiperi , Tiranë , AL |
| Krenar LOLOÇI | Rr. Deshmoret e 4 Shkurtit, pall.1/1, Kati II, Tirane, Shqiperi , Tiranë , AL |
(54) Titull
ANTITRUPI MAT3 QË NEUTRALIZON RECEPTORIN PROLAKTIN DHE PËRDORIMI TERAPEUTIK I TIJ
(57) Abstrakt
(58) Pretendime
| Pretendim | Përshkrim |
|---|---|
| 1 | Antitrupi Mat3 ose fragmentet antigjen-lidhës të tij, i cili antagonizon sinjalizimin e ndërmjetësuar nga receptori prolaktin, ku antitrupi ose fragmentet antigjen-lidhës të tij përfshin a. një rajon të rëndë të ndryshueshëm me një sekuencë amino acide sipas SEQ ID NO: 1, dhe b. një rajon të lehtë të ndryshueshëm me një sekuencë amino acide sipas SEQ ID NO: 2. |
| 2 | Antitrupi ose fragmentet antigjen-lidhës të tij, sipas pretendimit 1, ku antitrupi ose fragmentet antigjen-lidhës të tij përbëhet prej një rajon antigjen-lidhës që lidhet në mënyrë specifike tek një ose më shumë rajone të fushës ekstraqelizore të receptorit prolaktin (PRLR) nga njeriu, majmuni dhe miu, dhe ku sekuencat amino acide të PRLR të njeriut janë paraqitur nëpërmjet sekuencave amino acide nga pozicioni 1 deri në 210 të SEQ ID NO: 12 dhe variantet polimorfike të njeriut të SEQ ID NO: 12, nëpërmjet sekuencave amino acide nga pozicioni 1 deri në 210 të PRLR të majmunit sipas SEQ ID NO: 11 dhe të PRLR të miut sipas SEQ ID NO: 13. |
| 3 | Antitrupi ose fragmentet antigjen-lidhës të tij sipas pretendimit 2, ku afiniteti tek fusha ekstraqelizore e PRLR nga njeriu, majmuni dhe miu është 100 nM, më pak se 30 nM, ose me një afinitet prej 10 nM, dhe ku afiniteti është matur nëpërmjet rezonancës plasmon të sipërfaqes, për shembull Biakore. |
| 4 | Antitrupi ose fragmentet antigjen-lidhës të tij sipas pretendimit 1, ku antitrupi përbëhet prej një rajoni antigjen-lidhës që lidhet në mënyrë specifike tek një ose më shumë rajone të fushës ekstraqelizore të PRLR të njeriut dhe ku afiniteti është 10 nM ose 1 nM, dhe ku afiniteti është matur nëpërmjet rezonancës plasmon të sipërfaqes, për shembull Biakore. |
| 5 | Antitrupi ose fragmentet antigjen-lidhës të tij sipas secilit prej pretendimeve 1 deri në 4 ku fushat e pandrysueshme të zinxhirit të rëndë janë IgG1, IgG2, IgG3 ose IgG4 të modifikuara ose të pamodifikuara. |
| 6 | Një sekuencë e acidit nukleik të izoluar që kodon një antitrup ose fragment antigjen-lidhës sipas secilit prej pretendimeve 1 deri në 5. |
| 7 | Një sekuencë e acidit nukleik të izoluar sipas pretendimit 6, ku sekuencat e acidit nukleik të izoluar janë sipas SEQ ID NO: 3 dhe 4. |
| 8 | Vektori i shprehjes që përfshin një sekuencë të acidit nucleik të pretendimit 6 ose 7. |
| 9 | Qeliza bartëse që përfshin vektorin e pretendimit 8 ose një molekulë të acidit nukleik të pretendimit 6 ose 7, ku qeliza bartëse është një qelizë bartëse eukariotike e lartë, një qelizë bartëse eukariotike e ulët, ose një qelizë prokariotike. |
| 10 | Qeliza bartëse e pretendimit 9, ku qeliza bartëse eukariotike e lartë është një qelizë gjitari. |
| 11 | Qeliza bartëse e pretendimit 9, ku qeliza bartëse eukariotike e ulët është një qelizë maja. |
| 12 | Qeliza bartëse e pretendimit 9, ku qeliza prokariotike është një qelizë bakteriale. |
| 13 | Një metodë e përdorimit të qelizës bartëse të secilit prej pretendimeve 9 deri në 12 për të prodhuar një antitrup ose fragment antigjen-lidhës, që përfshin kultivimin e qelizës bartëse të pretendimit 9 nën kushte të përshtatshme dhe rikuperimin e antitrupit të lartpërmendur. |
| 14 | Një antitrup ose fragment antigjen-lidhës i prodhuar nëpërmjet metodës së pretendimit 13. |
| 15 | Një antitrup ose fragment antigjen-lidhës i secilit prej pretendimeve 1 deri në 5 që është pastruar në të paktën 95% homogjenitet sipas peshës. |
| 16 | Një antitrup ose fragment antigjen-lidhës sipas secilit prej pretendimeve 1 deri në 5 për përdorim si një medikament. |
| 17 | Një kompozim farmaceutik që përfshin antitrupin ose fragmentin antigjen-lidhës sipas secilit prej pretendimeve 1 deri në 5 dhe një bartës farmaceutikisht të pranueshëm që përfshin eksipientë dhe ndihmës. |
| 18 | Seti që përfshin një antitrup të pretendimit 1 deri në 5 që përfshin një sasi terapeutikisht efektive të antitrupit Mat3, të paketuar në një konteiner, seti i lartpërmendur që përfshin opsionalisht një agjent terapeutik të dytë, dhe që përfshin më tej një etiketë të bashkëngjitur tek ose të paketuar me konteinerin, etiketa që përshkruan përmbajtjet e konteinerit dhe që siguron tregues dhe/ose udhëzime në lidhje me përdorimin e përmbajtjeve të konteinerit për të trajtuar endometriozën, adenomiozën, sëmundjen beninje të gjirit dhe mastalgjinë, frenimin e të ushqyerit me gji, humbjen e flokëve hiper- dhe normoprolaktinemike, hiperplazinë beninje të prostatës, fibroidet ose për përdorim në kontraceptimin jo-hormonal të femrës ose për të trajtuar gratë nën terapi të hormoneve të kombinuar, terapinë e estrogjenit plus progestin, për të frenuar shtimin e qelizave epiteliale mamare ose për trajtimin dhe parandalimin e kancerit të gjirit rezistent ndaj antiestrogjenit. |
| 19 | Antitrupi ose fragmenti antigjen-lidhës sipas secilit prej pretendimeve 1 deri në 5 për përdorim në një medikament për trajtimin dhe/ose parandalimin e endometriozës dhe adenomiozës, endometriozës interne. |
| 20 | Antitrupi ose fragmenti antigjen-lidhës sipas secilit prej pretendimeve 1 deri në 5 për përdorim në një medikament për trajtimin e sëmundjes beninje të gjirit dhe mastalgjinës. |
| 21 | Antitrupi ose fragmenti antigjen-lidhës sipas secilit prej pretendimeve 1 deri në 5 për përdorim në një medikament për trajtimin ose parandalimin e kancerit të gjirit rezistent ndaj antiestrogjenit. |
| 22 | Kompozimi farmaceutik sipas pretendimit 17 që përfshin antitrupa PRLR ose fragment antigjen-lidhës sipas secilit prej pretendimeve 1 deri në 5, në kombinim më të paktën një tjetër agjent. |