REGJISTRI I OBJEKTEVE TE PRONESISE INDUSTRIALE

Lloji i Aplikimit
EPO patents
Nënlloji i Aplikimit
EPO Patent
(10) Numri dhe Data e Regjistrimit
5811 2016.06.30
Status
Regjistruar
(180) Data e mbarimit të afatit
2030.08.17
(20) Numri dhe Data e Depozitimit
AL/P/2016/217 2016.05.11
(40) Numri dhe Data e Publikimit
2016.07.19
(86) Data dhe Numri Ndërkombëtar i Depozitimit
10809599.3 2010.08.17
Status
Regjistruar
Data dhe Numri Ndërkombëtar i Publikimit
EP2467450 2016.05.04
(30) Detajet e Prioritetit
Kodi ID e prioritetit
US 272100
(51) Klasat e KNP-së (IPC)
(71/73) Aplikanti
Aplikanti Adresa
Brack Capital Energy Technologies Limited Lophitis Business Centre 249 28th October St., 3rd Fl., 3035 Limassol
(72) Shpikës
Emri Adresa
FILBY, John 103 Douglas Park Blvd SE, Calgary Alberta T2Z 2L1 , CA
AVIEZER, Shai P.O. Box : Central, 73188 Shilat , IL
TANNENBAUM, Eli 40 Hatchelot St., 45264 Hod-Hasharon , IL
(74) Emri i Përfaqësuesit
Emri Adresa
FATOS DEGA NIKOLLA TUPE; Nd. 2; H. 4; Ap. 30; NJËSIA ADMINISTRATIVE NR. 5; NJËSIA BASHKIAKE NR. 5; 1019; TIRANË, TIRANË, TIRANË , TIRANË , AL
FATOS DEGA NIKOLLA TUPE; Nd. 2; H. 4; Ap. 30; NJËSIA ADMINISTRATIVE NR. 5; NJËSIA BASHKIAKE NR. 5; 1019; TIRANË, TIRANË, TIRANË , TIRANË , AL
(54) Titull
NXJERRJA E RËRAVE BITUMINOZE
(57) Abstrakt
(58) Pretendime
Pretendim Përshkrim
1 Një proces për ndarjen e materialit inorganik nga rëra bituminoze e pakondicionuar, që përfshin: (a) vënien në kontakt të rërës bituminoze të pakondicionuar me të paktën një tretës alifatik të lehtë të përzgjedhur nga grupi i përbërë nga pentan, hekzan, izo-hekzan, neo- hekzan, ciklohekzan, heptan dhe përziera e tyre, duke përdorur një mjedis bluarës, për prodhimin e një mase; (b) transferimi i masës së fituar në hapin (a) në një aglomerator për të lejuar formmimin e materialit inorganik të aglomeruar që përmban të paktën një pjesë materiali inorganik të imët dhe të ashpër (kokërmadh) të masës së sipërpërmendur; dhe (c) ndarja e materialit inorganik të aglomeruar dhe e materialit inorganik të ashpër të paaglomeruar të masës së sipërpërmendur, nga masa e sipërpërmendur për të fituar një pulpë që përmban të paktën bitum të tretur pjesërisht, të paktën asfalten të shpërhapur pjesërisht dhe grimca të imta të paaglomeruara, ku rëra bituminoze e pakondicionuar është një burim i ngurtë natyror me përmbajtje nafte, jodetyrimisht i përpunuar para hapit (a) me një ose më shumë para-përpunime të përzgjedhura nga grupi i përbërë nga zvogëlimi përmasor, përpunimi termik për përshtatjen e temperaturës së rërës bituminoze para futjes në kontaktor dhe heqja e oksigjenit të kapur brënda rërës bituminoze.
2 Një proces sipas pretendimit 1, ku tretësi alifatik i lehtë është hekzan.
3 Një proces sipas pretendimit 1 ose 2, ku rëra bituminoze e pakondicionuar përzgjidhet nga rëra e lagur me naftë e pakondicionuar ose rëra e lagur me ujë e pakondicionuar.
4 Një proces sipas pretendimit 1 ose 2, ku në hapin (b) shtohet në aglomerator të paktën një agjent lidhës.
5 Një proces sipas pretendimit 4, ku të paktën një agjent lidhës përzgjidhet nga uji, një mjedis ujor, pulpë gipsi gëlqereje, një flokulant dhe përzierje e tyre, ku agjenti lidhës shtohet në sasi ndërmjet 0.1 %peshë dhe 0.5%peshë.
6 Një proces sipas pretendimit 1 ose 2, që përfshin edhe: (d) ndarjen e grimcimtave nga pulpa që merret në hapin (c), nën efektin e temperaturës dhe/ose presionit për të tretur të paktën një pjesë të asfaltenit; (e) përpunimin e materialit inorganik në kushte që lejojnë të paktën rishpërhapjen e pjesshme të asfaltenit që përmbahet në materialin inorganik të sipërpërmendur; dhe (f) ndarjen e asfaltenit të rishpërhapur nga materiali inorganik për të fituar lëng bituminoz thelbësisht të lirë nga asfalteni dhe grimcimtat, ku rishpërhapja përfshin riformimin e asfaltenit të patretur si një fazë të dallueshme nga lëngu bituminoz.
7 Një proces sipas pretendimit 6, ku ndarja e secilit ose e të dy hapave (d) dhe (f) bëhet me një mjet me princip centrifugal të përzgjedhur nga një centrifugë, një hidrociklon, dhe çdo kombinim i tyre.
8 Një proces sipas pretendimit 7, ku uji futet te pulpa e hapit (d) ose te lëngu bituminoz i hapit (f) para ndarjes selektive me një mjet me princip centrifugal të përzgjedhur nga një centrifugë, një hidrociklon, dhe çdo kombinim i tyre.
9 Një proces sipas pretendimit 6, ku rishpërhapja e hapit (e) bëhet nëpërmjet bashkëshoqërimit të bërthamave të përzgjedhura nga një grimcë e materialit inorganik hidrofobik, një shtues polimerik, një shtues organik me peshë të madhe molekulare dhe një material grimcor asfalten.
10 Një proces sipas pretendimit 1 ose 2, që përfshin edhe përpunimin e pulpës së hapit (c) në kushte që lejojnë ndarjen e lëngut bituminoz nga asfalteni dhe grimcimtat që e shoqërojnë atë, dhe përpunimin pasues të asfaltenit dhe grimcimtave që e shoqërojnë atë për ndarjen selektive të grimcimtave nga asfalteni.
11 Një proces sipas pretendimit 10, ku para ndarjes selektive, asfalteni dhe grimcimtat përpunohen nën efektin e temperaturës dhe/ose presionit për të tretur të paktën një pjesë të asfaltenit.
12 Një proces sipas pretendimit 10, ku ndarja selektive bëhet nën efektin e temperaturës dhe/ose presionit për të tretur të paktën një pjesë të asfaltenit.
13 Një proces sipas pretendimit 10, ku ndarja e lëngut bituminoz nga asfalteni dhe grimcimtat që e shoqërojnë, ose ndarja selektive e grimcimtave nga asfalteni, bëhet me një mjet me princip centrifugal të përzgjedhur nga një centrifugë, një hidrociklon, dhe çdo kombinim i tyre.
14 Një proces sipas pretendimit 10, ku në ndarjen selektive asfalteni dhe grimcimtat që e shoqërojnë atë përpunohen me të paktën një solvent të aftë të tresë të paktën një pjesë të asfaltenit.
15 Një proces sipas pretendimit 14, ku të paktën një solvent përzgjidhet nga hekzan, benzen, toluen, ksilen, nafta, kloroform, triklormetan, tetraklormetan, trikloretan, limonen dhe përzierje e tyre.