Lloji i Aplikimit
EPO patents
Nënlloji i Aplikimit
EPO Patent
(10) Numri dhe Data e Regjistrimit
5829
2016.07.18
Status
Regjistruar
(180) Data e mbarimit të afatit
2031.06.22
(20) Numri dhe Data e Depozitimit
AL/P/2016/215
2016.05.10
(40) Numri dhe Data e Publikimit
2016.08.09
(86) Data dhe Numri Ndërkombëtar i Depozitimit
11728509.8
2011.06.22
Status
Regjistruar
Data dhe Numri Ndërkombëtar i Publikimit
EP2480676
2016.04.06
(30) Detajet e Prioritetit
| Kodi | ID e prioritetit |
|---|---|
| US | 357317 |
| US | 357314 |
(51) Klasat e KNP-së (IPC)
(71/73) Aplikanti
| Aplikanti | Adresa |
|---|---|
| Regeneron Pharmaceuticals, Inc. | 777 Old Saw Mill River Road, Tarrytown, NY 10591 |
(72) Shpikës
| Emri | Adresa |
|---|---|
| MACDONALD, Lynn | 16 Gedney Way, White Plains, NY 10605 , US |
| STEVENS, Sean | 355 Berry Street 413, San Francisco, CA 94158 , US |
| GURER, Cagan | 8 Pamela Lane, Valhalla, NY 10595 , US |
| MURPHY, Andrew, J. | 10 Newton Court, Croton-on-Hudson, NY 10520 , US |
| HOSIAWA, Karolina, A. | 14 Church Street 2nd Floor, Tarrytown, NY 10591 , US |
(74) Emri i Përfaqësuesit
| Emri | Adresa |
|---|---|
| Krenar LOLOÇI | Rr. Deshmoret e 4 Shkurtit, pall.1/1, Kati II, Tirane, Shqiperi , Tiranë , AL |
| Krenar LOLOÇI | Rr. Deshmoret e 4 Shkurtit, pall.1/1, Kati II, Tirane, Shqiperi , Tiranë , AL |
(54) Titull
MINJTË ME VARG TË LEHTË HIBRID
(57) Abstrakt
(58) Pretendime
| Pretendim | Përshkrim |
|---|---|
| 1 | Një mi që përmban: një segment të paorganizuar të gjenit (hVλ) të vargut të lehtë të ndryshueshëm të imunoglobulinës humane λ dhe një segment (hJλ) të gjenit shoqërues human λ lidhur në mënyrë funksionale me një segment të gjenit (Cκ) të vargut të lehtë të pandryshueshëm të imunoglobulinës κ të një miu, në një lokus të vargut të lehtë të imunoglobulinës κ endogjene të miut, ku në lokusin e përmendur ruhen elementi përforcues intronik κ mbi gjenin Cκ (i emërtuar Eκί) dhe përforcuesi 3' κ nën gjenin Cκ (i emërtuar Eκ3'), ku miu shpreh një antitrup që përmban një varg të lehtë, i cili përmban një sekuencë të riorganizuar humane Vλ-Jλ dhe një sekuencë Cκ të miut. |
| 2 | Miu i pretendimit 1, ku miut i mungon ose në thelb nuk ka një segment të gjenit Vκ funksional dhe i mungon ose në thelb nuk ka një segment të gjenit Jκ funksional të miut. |
| 3 | Miu i pretendimit 1, që përmban një tërësi segmentesh të paorganizuara hVλ të gjenit. |
| 4 | Miu i pretendimit 3, ku tërësia e segmenteve të paorganizuara hVλ të gjenit përmban: (a) të paktën 12 segmente hVλ të gjenit; ose (b) 13 deri 28 ose më shumë segmente hVλ të gjenit. |
| 5 | Miu i pretendimit 4, ku segmentet hVλ të gjenit përfshijnë 3-1, 4-3, 2-8, 3-9, 3-10, 2-11 dhe 3-12. |
| 6 | Miu i pretendimit 4, ku segmentet hVλ të gjenit përfshijnë 2-14, 3-16, 2-18, 3-19, 3-21, 3-22, 2-23, 3-25 dhe 3-27. |
| 7 | Miu i pretendimit 1, ku segmenti Jλ i gjenit human është Jλ1 human. |
| 8 | Miu i pretendimit 1, ku miu përmban katër segmente Jλ të gjenit human, ku preferohet që katër segmentet Jλ të gjenit human të jenë Jλ1, Jλ2, Jλ3 dhe Jλ7. |
| 9 | Miu i pretendimit 1, ku lokusi i vargut të lehtë λ të miut është fshirë plotësisht ose pjesërisht. |
| 10 | Miu i pretendimit 1, ku lokusi i vargut të lehtë κ endogjen të miut përmban (a) një sekuencë të afërt të lokusit të vargut të lehtë λ human që përfshin nga hVλ3-12 deri në hVλ3-1; (b) një sekuencë të afërt të lokusit të vargut të lehtë λ human që përfshin nga hVλ3-27 deri në hVλ3-1; ose (c) një sekuencë të afërt të lokusit të vargut të lehtë λ human që përfshin nga hVλ5-52 deri hVλ1-40 dhe një sekuencë të afërt të lokusit të vargut të lehtë λ human që përfshin nga hVλ3-29 deri hVλ3-1. |
| 11 | Një qelizë e izoluar që shpreh një antitrup që përmban një varg të lehtë, i cili përmban një sekuencë të riorganizuar humane Vλ-Jλ dhe një sekuencë Cκ të miut, ku qeliza është nga, ose është e përftueshme nga, miu i çdonjërit prej pretendimeve pararendëse dhe ku qeliza përmban një hVλ dhe një hJλ të lidhur në mënyrë funksionale me një segment Cκ të gjenit të miut, në një lokus endogjen të vargut të lehtë të imunoglobulinës K të miut, ku në lokusin e përmendur ruhen elementi përforcues intronik κ mbi gjenin Cκ (i emërtuar Eκί) dhe përforcuesi 3' κ nën gjenin Cκ (i emërtuar Eκ3'). |
| 12 | Qeliza e izoluar e pretendimit 11, ku qeliza është qelizë B. |
| 13 | Një qelizë staminale embrionale (ES) e izoluar e miut, që përmban një segment të pariorganizuar të gjenit (hVλ) të vargut të lehtë të ndryshueshëm të imunoglobulinës humane λ dhe një segment të gjenit (hJλ) shoqërues λ human të lidhur në mënyrë funksionale me një segment të gjenit Cκ të miut, në një lokus të vargut të lehtë të imunoglobulinës κ endogjene të miut, ku në lokusin e përmendur ruhen elementi përforcues intronik κ mbi gjenin Cκ (i emërtuar Eκί) dhe përforcuesi 3' κ nën gjenin Cκ (i emërtuar Eκ3'). |
| 14 | Një mi që përmban embrion të përbërë nga ose të përftueshëm nga qeliza ES e miut të pretendimit 13, ku embrioni i miut përmban një segment të paorganizuar të gjenit (hVλ) të vargut të lehtë të ndryshueshëm të imunoglobulinës humane λ dhe një segment të gjenit (hJλ) shoqërues λ human lidhur në mënyrë funksionale me një segment të gjenit Cκ të miut, në një lokus të vargut të lehtë të imunoglobulinës κ endogjene të miut, ku në lokusin e përmendur ruhen elementi përforcues intronik κ mbi gjenin Cκ (i emërtuar Eκί) dhe përforcuesi 3' κ nën gjenin Cκ (i emërtuar Eκ3'). |
| 15 | Një hibridomë që përmban një sekuencë të paorganizuar të gjenit të vargut të lehtë të imunoglobulinës, që rrjedh nga miu i pretendimit 1, sekuencën e organizuar që përmban një segment të gjenit hVλ, një segment të gjenit hJλ lidhur në mënyrë funksionale me një segment të gjenit Cκ të miut, në një lokus të vargut të lehtë të imunoglobulinës κ endogjene të miut, ku në lokusin e përmendur ruhen elementi përforcues intronik κ mbi gjenin Cκ (i emërtuar Eκί) dhe përforcuesi 3' κ nën gjenin Cκ (i emërtuar Eκ3') dhe ku hibridoma shpreh një antitrup që përmban një varg të lehtë që përmban një sekuencë të riorganizuar humane Vλ-Jλ dhe një sekuencë Cκ të miut. |
| 16 | Përdorimi i qelizës B të pretendimit 12 për të formuar një hibridomë që përmban një sekuencë të riorganizuar të gjenit të vargut të lehtë të imunoglobulinës që rrjedh nga miu i pretendimit 1, sekuencën e riorganizuar që përmban një segment të gjenit hVλ, një segment të gjenit hJλ lidhur në mënyrë funksionale me segmentin Cκ të gjenit të miut në një lokus të vargut të lehtë të imunoglobulinës κ endogjene të miut, ku në lokusin e përmendur ruhen elementi përforcues intronik κ mbi gjenin Cκ (i emërtuar Eκί) dhe përforcuesi 3' κ nën gjenin Cκ (i emërtuar Eκ3') dhe ku hibridoma shpreh një antitrup që përmban një varg të lehtë që përmban një sekuencë të riorganizuar humane Vλ-Jλ dhe një sekuencë Cκ të miut. |
| 17 | Në mi që përmban: (a) 12 deri 40 segmente (hVλ) të pariorganizuara të gjenit të regjionit të ndryshueshëm të vargut të lehtë të imunoglobulinës humane λ dhe të paktën një segment të gjenit human Jλ (hJλ) lidhur në mënyrë funksionale me një gjen Cκ të miut, në një lokus të vargut të lehtë të imunoglobulinës κ endogjene të miut, ku në lokusin e përmendur ruhen elementi përforcues intronik κ mbi gjenin Cκ (i emërtuar Eκί) dhe përforcuesi 3' κ nën gjenin Cκ (i emërtuar Eκ3'); dhe (b) një sekuencë e acidit nukleik intergjenik human Vκ-Jκ e ndodhur ndërmjet segmenteve 12 deri 40 të gjenit të regjionit të ndryshueshëm të imunoglobulinës humane dhe të paktën një sekuencë të acidit nukleik human Jλ; ku miu shpreh një antitrup që përmban një varg të lehtë, i cili përmban një sekuencë të riorganizuar humane Vλ-Jλ dhe një sekuencë Cκ të miut. |
| 18 | Miu i pretendimit 1, ku miu përmban (a) 12 segmente të gjenit Vλ; ose (b) 28 ose më shumë segmente të gjenit human Vλ. |
| 19 | Një metodë për të formuar një antitrup te një mi, e cila përfshin (a) ekspozimin e një miu sipas çdonjërit prej pretendimeve 1 deri 10 ose 17 ndaj një antigjeni; (b) lejimin që miu të zhvillojë një reagim imun ndaj antigjenit; dhe (c) izolimin nga miu i (b) të një antitrupi që njeh në mënyrë specifike antigjenin, ose izolimin nga miu i (b) të një qelize që përmban një domen imunoglobuline që njeh në mënyrë specifike antigjenin, ku antitrupi përmban një varg të lehtë që rrjedh nga segmenti i gjenit Vλ human, një segment i gjenit Jλ human dhe një gjen Cκ të miut. |