Lloji i Aplikimit
EPO patents
Nënlloji i Aplikimit
EPO Patent
(10) Numri dhe Data e Regjistrimit
5810
2016.06.29
Status
Regjistruar
(180) Data e mbarimit të afatit
2032.12.30
(20) Numri dhe Data e Depozitimit
AL/P/2016/208
2016.05.09
(40) Numri dhe Data e Publikimit
2016.07.19
(86) Data dhe Numri Ndërkombëtar i Depozitimit
12468006.7
2012.12.30
Status
Regjistruar
Data dhe Numri Ndërkombëtar i Publikimit
EP2725588
2016.03.02
(30) Detajet e Prioritetit
| Kodi | ID e prioritetit |
|---|---|
| SI | 201200318 |
(51) Klasat e KNP-së (IPC)
(71/73) Aplikanti
| Aplikanti | Adresa |
|---|---|
| Razvojni Center eNem Novi Materiali d.o.o. | Podvine 36, 1410 Zagorje ob Savi |
(72) Shpikës
| Emri | Adresa |
|---|---|
| Boskovic Nejc | Ivanke Ferjancic 10, Idrija , SI |
(74) Emri i Përfaqësuesit
| Emri | Adresa |
|---|---|
| FATOS DEGA | NIKOLLA TUPE; Nd. 2; H. 4; Ap. 30; NJËSIA ADMINISTRATIVE NR. 5; NJËSIA BASHKIAKE NR. 5; 1019; TIRANË, TIRANË, TIRANË , TIRANË , AL |
| FATOS DEGA | NIKOLLA TUPE; Nd. 2; H. 4; Ap. 30; NJËSIA ADMINISTRATIVE NR. 5; NJËSIA BASHKIAKE NR. 5; 1019; TIRANË, TIRANË, TIRANË , TIRANË , AL |
(54) Titull
MODUL MBROJTËS NGA MBITENSIONI
(57) Abstrakt
(58) Pretendime
| Pretendim | Përshkrim |
|---|---|
| 1 | Një modul mbrojtës nga mbitensioni që ka një një korpus (1) me një kunj ushqimi të filetuar (1a) që karakterizohet me atë se në rast mbitensioni një varistor (2) nxehet duke shkaktuar nxehjen e materialit të shkrirshëm në pistonin (3), i cili çliron unazën e para-tensionuar (5) që shtyn pllakën (4) kundrejt murit të korpusit (1), duke krijuar kështu një qark të shkurtër ndërmjet kunjave ushqyese (1a dhe 8a); se një fund i korpusit (1) është i pajisur me një varistor (2) mbi të cilin ka një piston (3) me vrima të çpuara (3a dhe 3b) në dy anë paralele, ndërmjet të cilave vendoset një mur anësor i lëvizshëm në formën e një pllake (4); se muri anësor i lëvizshëm (4) pajiset në faqen e sipërme me vrimat e çpuara (4a dhe 4b) dhe në faqet anësore me dy vrimat (4c); se ana e brendëshme e pllakës (4) pajiset me mbajtësin e një suste (5) të shtypur në mënyrë të tillë që pjesa e jashtme e pllakës (4) të jetë në një nivel me anën e jashtme të pistonit (3); se një material i shkrirshëm derdhet ose futet brënda vrimave të çpuara të sipërpërmendura (3a dhe 3b) dhe vrimat e çpuara paralele (4a dhe 4b); se një pllakë (7) mbi të cilën shtrëngohet një tel fleksibël (6), shtrëngohet me vidat (7a dhe 7b) në vrimat e çpuara (4a dhe 4b); se pistoni (3) mbyllet prej një pistoni (8) që ka një kunj cilindrik (8a) që funksionon gjithashtu njëkohësisht si një kunj lidhës i dytë; se kunji cilindrik (8a) i pistonit (8) pajiset me një trup izolues drejtkëndor (9) me një mur të prerë që lejon pllakën (4) të hyjë në kontakt me murin e korpusit (1) në rast mbitensioni në varistorin (2); se trupi (9) bashkë me varistorin (2), pistoni (3) me pllakën (4), teli (6) mbi pllakën (7) dhe pistoni (8) shtyhen në drejtim të fundit të korpusit (1) prej sustës (10) që shtypet prej kapakut (11) me një vrimë të rrumbullakët (11 a) pranë kunjit (8a). |
| 2 | Moduli mbrojtës nga mbitensioni sipas pretendimit 1, që karakterizohet me atë se pistoni (3) pajiset me disa vrima të çpuara në dy muret anësore paralele dhe me një ose disa vrima të çpuara në pjesën fundore të pistonit (3); se muri anësor i lëvizshëm (4) pajiset me dy ose disa vrima të çpuara në faqen e sipërme dhe me dy ose disa vrima të çpuara në faqet anësore dhe/ose me një vrimë në faqen fundore. |
| 3 | Moduli mbrojtës nga mbitensioni sipas pretendimit 2, që karakterizohet me atë se ai pajiset në brendësi të korpusit (1) me varistorin (2), mbi të cilin vendoset një piston (31) me një pllakë të lëvizshme (41); se një kunj cilindrik (41a) i pajisur me një sustë (51) vendoset perpendikularisht te pllaka (41); se pllaka (41) me sustën (51) vendoset në një mur (31a) të pistonit (31) dhe fiksohet me një material të shkrirshëm (12). |